Tag: strukturuar

  • Hetimet për “Bankers”, listës i shtohen 3 vepra penale të reja…Zyrtarë të lartë shtetëror të përfshirë?

    Hetimet për “Bankers”, listës i shtohen 3 vepra penale të reja…Zyrtarë të lartë shtetëror të përfshirë?

    bankers

    TIRANË- Hetimet për “Bakers Petroleum” janë zgjeruar, duke marrë të tjera përmasa deri në nivelet shtetërore. Detaje të reja mbi hetimet janë zbuluar nga SPAK në dosjen e regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve për muajin tetor. SPAK është përgjigjur mbi veprat penale mbi të cilët po hetohet afera “Bankers”, ku rezulton se është regjistruar procedim penal për plot 8 vepra penale, mes tyre vihen re 3 vepra të reja. 
    Bëhet fjalë për “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, që nënkupton se SPAK po heton pushtetarët që janë përfshirë në afera me kinezët.
    Po ashtu, listës i shtohen edhe “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, përveç veprave penale të tjera të regjistruara më herët nga Prokuroria e Fierit. 
    Këto janë 8 veprat penale mbi të cilat po hetohet “Bankers”:
    1- “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”; 
    2- “Fshehja e të ardhurave”;
    3- “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”; 
    4- “Shpërdorimi i detyrës”;
    5- “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”; 
    6- “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”;
    7- “Grupi i strukturuar kriminal”;
    8- “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,  të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 181/a, 287, 28, 260, 248, 333/a dhe 334 të Kodit Penal”.

    Në “Bankers Petroleum” u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’. Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se kompania shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite. Edhe pse ‘Bankers’ nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 mld lekë naftë, por ka deklaruar humbje për vite me radhë, duke shmangur tatimet. Ndaj edhe dëmi i dyshuar në buxhetin e shtetit përmes përfitimit fiktiv të TVSH-së llogaritet në miliona euro./ZËRI

  • GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

    GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur sot vendimin për çështjen penale ndaj të pandehurve Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Procesi u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar, çka solli edhe uljen e dënimeve me një të tretën.

    Gjykata shpalli fajtor Florian Habilajn për dy episode të veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve”, njëri i mbetur në tentativë, të kryer në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për akuzën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Fillimisht, për të tre akuzat, gjykata caktoi një dënim të vetëm prej 15 vitesh burg, i cili u ul në 10 vite në zbatim të gjykimit të shkurtuar. Habilaj do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

    Edhe i pandehuri Armando Sulaj u shpall fajtor për “Trafikim narkotikësh” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Pas aplikimit të nenit 55, dënimi i tij i bashkuar ishte 9 vite burg, i cili u reduktua në 6 vite përfundimtare. Edhe Sulaj do ta vuajë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë.
    Për Sabaudin Çelajn, gjykata përcaktoi fillimisht një dënim të bashkuar prej 15 vitesh burg për “Trafikim narkotikësh” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Me uljen për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 10 vite burg në një burg të sigurisë së lartë
    Tigrens Mëzuraj u dënua me një dënim të vetëm prej 9 vitesh burg, i reduktuar në 6 vite pas uljes ligjore për shkak të gjykimit të shkurtuar. Edhe ai do të kryejë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
    gijotina.com/

  • Akuza për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal/ GJKKO dënon me 32 vite burg 4 pjesëtarët e grupit Habilaj

    Akuza për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal/ GJKKO dënon me 32 vite burg 4 pjesëtarët e grupit Habilaj

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dhënë vendimin për çështjen ndaj Florian Habilajt, Armando Sulajt, Sabaudin Çelajt dhe Tigrens Mëzurajt, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, ndërsa vendimi është shpallur nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Esmeralda Xhili, Arbana Selmanaj dhe Migena Laska.
    Sipas vendimit nr. 79, datë 5 dhjetor 2025, GjKKO ka deklaruar fajtor Florian Habilajn për disa episode të trafikimit të narkotikëve, përfshirë një rast të mbetur në tentativë, si dhe për krijim të grupit të strukturuar kriminal. Pasi u bashkuan dënimet në një të vetëm prej 15 vitesh burg dhe u aplikua ulja me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 10 vite heqje lirie në një burg të sigurisë së lartë.
    Armando Sulaj u dënua fillimisht me 9 vite burg për trafik narkotikësh dhe 2 vite për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Gjykata bashkoi dënimet në një masë prej 9 vitesh, të cilat pas uljes me një të tretën përfunduan në 6 vite burg. Edhe ai do ta kryejë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë.
    Sabaudin Çelaj u shpall fajtor për trafikim narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe u dënua me 15 vite burg, si dhe me 3 vite të tjera për grup të strukturuar kriminal. Pas bashkimit të dënimeve dhe përfitimit të uljes 1/3 nga procedura e shkurtuar, ai do të vuajë gjithashtu 10 vite burg.

    Ndërkohë, Tigrens Mëzuraj u dënua me 8 vite burg për trafikim narkotikësh dhe me 2 vite për grup të strukturuar kriminal. Dënimet u bashkuan në një masë prej 9 vitesh, të cilat, pas uljes për procedurë të shkurtuar, përfunduan në 6 vite heqje lirie që do të kryhen në një burg të sigurisë së lartë.
    GjKKO vendosi që të gjitha shpenzimet procedurale dhe gjyqësore t’u ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. Palët kanë të drejtë ankimi në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit.

  • GJKKO jep vendimin/ Grupi Habilaj, ja sa u dënua secili prej të akuzuarve

    GJKKO jep vendimin/ Grupi Habilaj, ja sa u dënua secili prej të akuzuarve

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur sot vendimin për çështjen penale ndaj të pandehurve Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Procesi u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar, çka solli edhe uljen e dënimeve me një të tretën.
    Gjykata shpalli fajtor Florian Habilajn për dy episode të veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve”, njëri i mbetur në tentativë, të kryer në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për akuzën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Fillimisht, për të tre akuzat, gjykata caktoi një dënim të vetëm prej 15 vitesh burg, i cili u ul në 10 vite në zbatim të gjykimit të shkurtuar. Habilaj do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
    Edhe i pandehuri Armando Sulaj u shpall fajtor për “Trafikim narkotikësh” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Pas aplikimit të nenit 55, dënimi i tij i bashkuar ishte 9 vite burg, i cili u reduktua në 6 vite përfundimtare. Edhe Sulaj do ta vuajë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë.
    Për Sabaudin Çelajn, gjykata përcaktoi fillimisht një dënim të bashkuar prej 15 vitesh burg për “Trafikim narkotikësh” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Me uljen për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 10 vite burg në një burg të sigurisë së lartë.
    Tigrens Mëzuraj u dënua me një dënim të vetëm prej 9 vitesh burg, i reduktuar në 6 vite pas uljes ligjore për shkak të gjykimit të shkurtuar. Edhe ai do të kryejë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

  • Ja sa u dënua secili prej të akuzuarve/ GJKKO jep vendimin për grupin e Habilajt

    Ja sa u dënua secili prej të akuzuarve/ GJKKO jep vendimin për grupin e Habilajt

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dhënë vendimin për çështjen ndaj Florian Habilajt, Armando Sulajt, Sabaudin Çelajt dhe Tigrens Mëzurajt, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, ndërsa vendimi është shpallur nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Esmeralda Xhili, Arbana Selmanaj dhe Migena Laska.
    Sipas vendimit nr. 79, datë 5 dhjetor 2025, GjKKO ka deklaruar fajtor Florian Habilajn për disa episode të trafikimit të narkotikëve, përfshirë një rast të mbetur në tentativë, si dhe për krijim të grupit të strukturuar kriminal. Pasi u bashkuan dënimet në një të vetëm prej 15 vitesh burg dhe u aplikua ulja me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 10 vite heqje lirie në një burg të sigurisë së lartë.
    Armando Sulaj u dënua fillimisht me 9 vite burg për trafik narkotikësh dhe 2 vite për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Gjykata bashkoi dënimet në një masë prej 9 vitesh, të cilat pas uljes me një të tretën përfunduan në 6 vite burg. Edhe ai do ta kryejë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë.
    Sabaudin Çelaj u shpall fajtor për trafikim narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe u dënua me 15 vite burg, si dhe me 3 vite të tjera për grup të strukturuar kriminal. Pas bashkimit të dënimeve dhe përfitimit të uljes 1/3 nga procedura e shkurtuar, ai do të vuajë gjithashtu 10 vite burg.

    Ndërkohë, Tigrens Mëzuraj u dënua me 8 vite burg për trafikim narkotikësh dhe me 2 vite për grup të strukturuar kriminal. Dënimet u bashkuan në një masë prej 9 vitesh, të cilat, pas uljes për procedurë të shkurtuar, përfunduan në 6 vite heqje lirie që do të kryhen në një burg të sigurisë së lartë.
    GjKKO vendosi që të gjitha shpenzimet procedurale dhe gjyqësore t’u ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. Palët kanë të drejtë ankimi në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit.

  • Toyota Yaris/ Apeli i GJKKO: Zarka të hetohet për grup të strukturuar kriminal

    Toyota Yaris/ Apeli i GJKKO: Zarka të hetohet për grup të strukturuar kriminal

    Toyota Yaris/ Apeli i GJKKO: Zarka të hetohet për grup të strukturuar kriminal
    SPAK i cilësoi gabim veprat penale për të pandehurit e dosjes “Toyota Yaris”, përfshirë ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, pasi të akuzuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.
    Ky është arsyetimi pse para pak javësh Apeli i Posaçëm Antikorrupsion prishi vendimin e Shkallës së Parë që e kishte dënuar Zarkën me 2.8 vite burg në aplikim të gjykimit të shkurtuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion
    Në të pestë faktet historike të vlerësuar si penale, mbi të cilat është gjendur fajtor i pandehuri z. A.Z., kanë marrë pjesë tre e më shumë persona, të cilët janë marrë vesh e kanë rënë dakord për kryerjen e një apo më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale apo të çfarëdo lloji”, thekson Apeli.
    Vendimi i Shkallës së Parë nuk u ankimua nga SPAK teksa Apeli vendosi mbi ankimin e Zarkës që në fakt kërkonte pafajësi.
    Sipas togave të zeza të Apelit, provat dhe rrethanat tregojnë qartë se jo vetëm Zarka, por edhe tre të pandehurit e tjerë të çështjes kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal , ndryshe nga vlerësimi i prokurorëve të çështjes, si dhe i gjyqtarëve të Shkallës së Parë, të cilët e cilësuan si bashkëpunim të thjeshtë në rrethana rënduese.
    Sipas SPAK-ut, prokurori dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme dhe që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve. Një prej çështjeve penale e njohur si “Toyota Auris”, u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.
    Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan fillimisht Klevi Çani, Edi Lika dhe Alban Mollaymeri, ndërsa u akuzuan kushërinjtë Elvis Vladi dhe Alfred Vladi. Gjashtë vjet më vonë, në vitin 2024, si rrjedhojë e të dhënave të përftuara nga aplikacioni Sky ECC, SPAK arrestoi prokurorin e Vlorës Aurel Zarka, avokatin Radovan Çela, Astrit Vladin – vëllain e Elvis Vladit – dhe shpalli në kërkim hetuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eriona Daupaj. Kjo dosje tashmë do të rigjykohet në Shkallën e Parë me një tjetër trupë gjykuese, por ende nuk dihet nëse SPAK do të ushtrojë ankim përmes rekursit në Shkallën e Tretë (Gjykatën e Lartë).

  • U dënua me 4 vite burg, Apeli i Posaçëm shton akuzën për Aurel Zarkën, detyron SPAK-un ta hetojë për grup të strukturuar kriminal

    U dënua me 4 vite burg, Apeli i Posaçëm shton akuzën për Aurel Zarkën, detyron SPAK-un ta hetojë për grup të strukturuar kriminal

    aurel zarka

    TIRANË- Cilësimi i gabuar nga ana e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për mënyrën e bashkëpunimit të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, në kryerjen e veprës penale të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris” dhe hetime të tjera, çoi në prishjen e vendimit të dënimit të tij më 12 nëntor.
    Ish-prokurori Aurel Zarka u deklarua fajtor më 20 maj për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm të kryer në bashkëpunim dhe u dënua me 4 vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Klodian Braho, e gjetën të drejtë këtë vendimmarrje, por ankim ushtroi vetë i pandehuri Zarka, i cili këmbënguli në pafajësi.
    Sipas Gjykatës së Posaçme të Apelit, provat dhe rrethanat tregojnë qartë se jo vetëm Zarka, por edhe tre të pandehurit e tjerë të çështjes kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal – ndryshe nga vlerësimi i prokurorëve të çështjes, si dhe i gjyqtarëve të Shkallës së Parë, Erjon Çela, Rudina Palloj dhe Bib Ndreca, të cilët e cilësuan si bashkëpunim të thjeshtë në rrethana rënduese.
    Sipas SPAK-ut, prokurori Zarka dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – çështje që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.
    Interesi kryesor i të pandehurve duket se lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Auris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.
    Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan fillimisht Klevi Çani, Edi Lika dhe Alban Mollaymeri, ndërsa u akuzuan kushërinjtë Elvis Vladi dhe Alfred Vladi.
    Gjashtë vjet më vonë, në vitin 2024, si rrjedhojë e të dhënave të përftuara nga aplikacioni Sky EÇ, SPAK arrestoi prokurorin e Vlorës Aurel Zarka, avokatin Radovan Çela, Astrit Vladin – vëllain e Elvis Vladit – dhe shpalli në kërkim hetuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eriona Daupaj.

    Katër të pandehurit dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në disa raste kanë ofruar dhe premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë në 8 çështje penale, përfshirë gjykimin për sekuestrimin e 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit.
    Prokurorët Altin Dumani dhe Klodian Braho, të pyetur për koment përmes koordinatores për të drejtën e informimit në SPAK për vendimin e Apelit, nuk u përgjigjën deri në publikimin e këtij shkrimi.
    Grup i Strukturuar Kriminal
    Në vendimin e arsyetuar të trupit gjykues të Apelit të Posaçëm, të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça, Dhimitër Lara e Saida Dollani, renditen argumentet përse prokurori Zarka ka vepruar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
    Trupi gjykues i Apelit të Posaçëm vëren se Zarka është gjetur fajtor nga Shkalla e Parë për të pesë akuzat e ngritura nga prokurorët, për të cilat – në tre raste për bashkëpunim të thjeshtë si rrethanë rënduese.
    Sipas kolegjit të Apelit, në cilësimin e mënyrës së bashkëpunimit ka gabuar fillimisht prokurori, pas tij gjyqtari i seancës paraprake dhe në vijim edhe treshja gjykuese e themelit, duke e përcaktuar bashkëpunimin si rrethanë rënduese dhe jo si bashkëpunim të veçantë.
    Sipas kolegjit të Apelit të Posaçëm, nga aktet është e qartë se fajësia përtej çdo dyshimi të arsyeshëm që bie mbi të pandehurin Zarka, në të gjitha akuzat ndaj tij, është ajo e kryerjes së veprave penale nga së paku tre persona, që kërkon kualifikimin si grup i strukturuar kriminal.
    Kolegji i Apelit të Posaçëm thekson se bashkëpunimi konstatohet në ndikimin e paligjshëm në rastin e zëvendësimit të masave të sigurimit ndaj të pandehurve për çështjen “Toyota Auris”; në rastin e mosfillimit të procedimit dhe të hetimit pasuror të kryer atëherë. Po ashtu, evidentohet se bashkëpunimi i posaçëm në këto vepra penale është kryer jo vetëm nga të bashkëpandehurit Aurel Zarka, Erjona Daupaj, Radovan Çela dhe Astrit Vladi.
    “…Në të pestë faktet historike të vlerësuar si penale, mbi të cilat është gjendur fajtor i pandehuri z. A.Z., kanë marrë pjesë tre e më shumë persona, të cilët janë marrë vesh e kanë rënë dakord për kryerjen e një apo më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale apo të çfarëdo lloji”, argumenton Apeli.
    Kolegji vlerëson se në të pestë rastet e kryerjes së veprave penale nga i pandehuri Zarka kanë bashkëpunuar respektivisht jo më pak se 3 dhe 4 persona, duke përmbushur parashikimet e pikës 4 të nenit 28 të Kodit Penal, lidhur me grupin e strukturuar kriminal.
    Në këtë përcaktim të Kodit Penal parashikohet se “grupi i strukturuar kriminal është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale”.
    Po ashtu, përcaktohet se “grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht dhe nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar”.
    Apeli vëren se provohet përtej dyshimit të arsyeshëm se Zarka është marrë vesh me bashkëpunëtorët e tij për kryerjen e veprës penale pesë herë, se i ka kryer veprat penale për të realizuar përfitim material të shumave në euro dhe se bashkëpunimi është i paramenduar dhe i parallogaritur.
    Në vijim të analizës së legjislacionit dhe praktikave gjyqësore, Apeli arsyeton se gjykata mund t’i japë faktit një përcaktim të ndryshëm nga ai që ka bërë prokurori. Për të shmangur mundësinë e dënimit për një fakt tjetër nga ai që është objekt i gjykimit, për të cilin është përshtatur mbrojtja e Zarkës, si dhe për shkak se ankimi është kryer nga i pandehuri, është çmuar që të prishet vendimmarrja e Shkallës së Parë./BIRN

  • Apeli i Posaçëm korrigjon SPAK-un: Kryeprokurori i Vlorës dhe 3 të tjerët vepruan si grup i strukturuar kriminal

    Apeli i Posaçëm korrigjon SPAK-un: Kryeprokurori i Vlorës dhe 3 të tjerët vepruan si grup i strukturuar kriminal

  • Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK zbardh dinamikën: Hakmarrje për ekzekutimin e Boran Bërcanës dhe gruas së tij, roli…

    Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK zbardh dinamikën: Hakmarrje për ekzekutimin e Boran Bërcanës dhe gruas së tij, roli…

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur rolet e katër të pandehurve në vrasjen e Fatbardh Licit, krim i ndodhur me 10 Gusht 2018 ne qytetin e Shkodres. Prokuroria e Posaçme informon se krimi është organizuar nga Behar Brajoviq si shenjë hakmarrje për vrasjen e Boran Bërcanas dhe bashkëshortes së tij, Silvi Ndoci (të njohur të të pandehurve), ngjarje e ndodhur në korrik të vitit 2018, po ashtu në Shkodër. Sipas SPAK, Behar Brajoviq ia ka atribuuar vrasjen e dyfishtë Ibrahim Licit, nipit të Fatbardh Licit. Ekzekutori i drejtpërdrejtë, informon organi i akuzës, ka qënë Astmer Bilali, ndërsa autorët kanë lëvizur me një automjet të vjedhur. Pas krimit, mjeti është larguar në drejtim të zonës së Dobraçit, ka hyrë në njërën nga kthesat ku ndodhej banesa e Safet Rustemit dhe më pas është kthyer duke u larguar. Makina e autorëve është djegur po në zonën e Dobraçit. Pas krimit, Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa Astmer Bilali është larguar menjëherë drejt Tiranës, së bashku me të dashurën e tij Eria Ago, e cila rezulton të ketë përkrahur autorët pas kryerjes së vrasjes, sipas SPAK.
    Njoftimi i plotë i SPAK
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 112/2019 në ngarkim të të pandehurve: Behar Brajoviq – I akuzuar për kryerjen e veprave penale;“Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të  grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal;  “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/1 dhe 334/1/2 të Kodit Penal; Safet Rustemi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të  grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal;  “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/2 dhe 334/1/2 të Kodit Penal; Astmer Bilali, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të  grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal;  “Grup i strukturuar kriminal”  dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/2 dhe 334/1/2 të Kodit Penal; Eria Ago, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Përkrahja e autorit të krimit” e kryer në lidhje me veprën penale 333/a të këtij Kodi parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve hetimore dërguar për moskompetencë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka regjistruar procedimin penal nr. 112 të vitit 2019 në lidhje me veprat penale, “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim”,“Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim,  “Mbajtja pa leje prodhimi armëve lëndëve shpërthyese e municionit”  dhe ”Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 78-25, 79/ë-25, 109-25, 197, 278, 279 dhe 333/a i K.Penal. Hetimet në kuadër të këtij procedimi lidhen me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018. Nga tërësia e provave të grumbulluara rezulton e provuar se mes të pandehurve dhe familjes Lici, kanë ekzistuar konflikte të hershme, të lidhura kryesisht me kontrollin e territorit të qytetit të Shkodrës, të shoqëruara me ngjarje kriminale. Pas vrasjes së shtetasve, Boran Bërcana dhe bashkëshortes së tij, Silvi Ndoci (të njohur të të pandehurve) në korrik të vitit 2018, në Shkodër, i pandehur Behar Brajoviq, ia ka atribuar këtë vrasje, shtetasit Ibrahim Lici, nipit të shtetasit, Fatbardh Lici. Në dinamikë të këtyre ngjarjeve të ndodhura, i pandehuri Behar Brajoviq, në bashkëpunim të veçantë me të pandehurit, Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë organizuar dhe vrarë në datën 10.8.2018, në Shkodër, shtetasin Fatbardh Lici,  xhaxhain e shtetasit, Ibrahim Lici. Ekzekutori i drejtpërdrejtë ka qEnë i pandehuri Astmer Bilali. Të pandehurit Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë përdorur një mjet të vjedhur të markës, Benz ngjyrë gri me targa AA 760FX, i cili rezulton i vjedhur. Ata janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit, Sokol Lici, ku çdo ditë pothuajse në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen, vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici, xhaxhai i Ibrahimit. Viktima  ka qenë i ulur jashtë lokalit dhe pasi automjeti është afruar pranë tij, nga dera e pasagjerit ka zbritur i pandehuri Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur. Më pas mjeti është larguar në drejtim të zonës së Dobraçit, ka hyrë në njërën nga kthesat ku ndodhej banesa e të pandehurit Safet Rustemi dhe më pas është kthyer duke u larguar. Mjeti është djegur po në zonën e Dobraçit. Pasi personat kanë kryer vrasjen, i pandehuri Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa i pandehuri Astmer Bilali është larguar menjëherë drejt Tiranës, së bashku me të pandehurën Eria Ago, e cila rezulton të ketë përkrahur autorët pas kryerjes së vrasjes.

  • Berisha: Prokuroria ka përdorur masat më lehtësuese ndaj Ballukut dhe Ramës! Ata janë një grup i strukturuar kriminal

    Berisha: Prokuroria ka përdorur masat më lehtësuese ndaj Ballukut dhe Ramës! Ata janë një grup i strukturuar kriminal

    Në një konferencë për shtyp, lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi dje Prokurorinë se ka marrë “masa lehtësuese” ndaj ministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama në hetimet për tunelin e Llogarasë. Ai tha se çdo veprim i Ballukut “është diktuar nga Rama” dhe se Prokuroria po lejon pengimin e hetimit.
    Berisha deklaroi se nga dosja “rezulton një grup i strukturuar kriminal” i përbërë nga zyrtarë të ministrisë dhe drejtorë të përfshirë në prokurime, që sipas tij kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare. “Çështja Rama-Balluku është unike në Europë. Unë u them shqiptarëve se prokuroria dhe gjykata kanë përdorur masat më lehtësuese që mund të përdornin ndaj Lubi Ballukut dhe Edi Ramës. Së pari, është faktuar tani në mënyrë të pamohueshme se çdo akt, çdo veprim i Lubi Ballukut për tunelin e Llogarasë është i diktuar nga Edi Rama. Dhe prokuroria jo vetëm që nuk ka ngritur akuzë, por po e lejon atë të bëjë gjithçka për të penguar hetimin, për të prishur provat, për të mbrojtur Belinda Ballukun, në fakt veten e tij. Së dyti, prokuroria ka qenë lehtësuese sepse cilido që lexon akuzën e saj, konstaton se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.
    Keqbërës të poshtër që janë sjellë me paratë e taksapaguesve shqiptarë në mënyrën më banditeske, që kanë vjedhur dhe shpërdoruar dhjetëra e qindra milionë në bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin. Dhe ky nuk është një person, por këtu janë Lubia, disa drejtorë, disa punonjës përgjegjës të prokurimeve, të gjithë së bashku, dhe prokuroria heziton t’i quajë ata siç janë, grup i strukturuar kriminal ose organizatë kriminale me dëme kolosale për qytetarët shqiptarë”, deklaroi dje Berisha.