Tag: strukturë

  • Salianji: Edi Rama ka rënë, qeveris mbi frikën, SPAK po e mban në pushtet kryeministrin

    Salianji: Edi Rama ka rënë, qeveris mbi frikën, SPAK po e mban në pushtet kryeministrin

    Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e krijuar me premtimin për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, jo vetëm që ka dështuar në misionin e saj, por është shndërruar në një instrument politik në duart e kryeministrit Edi Rama.Ervin Salianji tha se që pas krijimit të SPAK, korrupsioni në nivelet e larta zyrtare nuk është ulur, por përkundrazi, është rritur.Sipas Salianjit, krijimi i SPAK duhej të kishte si qëllim, parandalimin e korrupsionit përmes frikës nga ndëshkimi. Mirëpo, realiteti tregoi të kundërtën, për ish ligjvënësin.“Nga momenti i krijimit të SPAK e deri tek dosjet për të cilat flasim, po shohim që standardi në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë është më i rritur,” theksoi Salianji.Për ish demokratin, SPAK dhe e gjithë reforma në drejtësi funksionojnë si një mjet presioni në duart e kryeministrit. “Drejtësia, kështu siç është sot, është instrumenti më i fortë që e mban në pushtet Edi Ramën,” u shpreh ati, teksa risolli në vëmendje raste specifike si ai i ministres Belinda Balluku, e cila u mor e pandehur vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve, apo arrestimi i zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës.Ervin Salianji, shkoi më tej ku tha se kryeministri Rama ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi SPAK dhe e përdor atë për të konsoliduar pushtetin, duke mbajtur nën kontroll jo vetëm qeverinë e parlamentin, por edhe sistemin e drejtësisë, biznesin dhe median.Çfarë ka sjellë kjo? Të, tani do ta nis nga eksperienca. Çfarë ka sjellë? Nëse SPAK-u do të kishte një, po themi, pasojë apo diçka pozitive për shoqërinë, do të ishte që për shkak të frikës që mund të ishte krijuar potencialisht, po themi, dhënia fund e pandëshkueshmërisë, atëherë do të kishim korrupsion më pak. Nga momenti i krijimit të SPAK-ut dhe deri tek dosja që po flasim dhe tek shumë dosje të tjera, po shohim që standardi në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë është më i rritur. Pra, së pari, qëllimi bazë, sipas jush por edhe sipas asaj që, që u tha kur u votua, që SPAK-u do t’i japi fund pandëshkueshmërisë, se, se ky nuk është spektakël në jetë njerëzore për të futur njerëz në burg, biem dakord apo jo? Këtu është, cila është e mira publike? Pra në shoqëri, nuk e ka sjellë këtë të mirë publike, që SPAK-u si strukturë e krijuar për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të goditur korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, të ketë sjellë këtë pasojë.Dosjet po na e tregojnë që në momentin që është krijuar SPAK-u, korrupsioni sipas kësaj që ju thatë prapë, majës së ajsbergut të dosjeve që kanë dalë në lidhje me, me korrupsionin, të jetë më i ulët, është më i lartë. Së dyti, unë mendoj një gjë, meqenëse jemi te kjo, te kjo temë. Drejtësia, në këndvështrimin tim, kjo që u quajt drejtësi e re, me të gjithë elementët, për shoqërinë ka sjellë katastrofë, se një njeri në gjykatat e zakonshme që janë 95% e njerëzve, gjyqet zgjasin minimalisht shtatë-tetë vjet. Por drejtësia, kështu siç është sot, dhe unë do them kështu siç, siç unë e shoh, është instrumenti më i fortë që e mban pushtetin Edi Ramën. Po pse mo do bëjmë kot ne, pse e shqetëson Edi Ramën që mbasi ka mbaruar zgjedhjet merret e pandehur Belinda Balluku? Pse e shqetëson Ramën që pasi ka mbaruar punë me zgjedhjet arrestohet Erjon Veliaj që i shkon në favor? Pse, po të ndjek prap logjikën tënde që u bë të gjithë bashkë. Ne kundër Veliajt kemi qenë. Lajmi është që u bë Edi Rama kundër. Se ne çfarë do bënim bashkë? Ne jemi kundër dhe e kemi denoncuar gjatë gjithë kohës. Po tani, tani unë kam një gjë. Po ne nuk i dimë, ne nuk i dimë. A të përdorim logjikën? A kemi ne luftë të brendshme, a ka luftë të brendshme në Partinë Socialiste dhe i bën Edi Rama apo jo këto lëvizje? Kjo mbetet të shihet. Një gjë është fakt ama, që në gjithçka që i duhet Edi Ramës, kjo strukturë nuk ka ndërhyrë.
    Dhe po ju them një që është thelbësore: Task forca e krijuar me bujë, janë bërë kaq shumë mbledhje, janë bërë kaq shumë tam-tame mediatike sikur çfarë po bëjnë, dhe nuk ka ndërhyrë në asnjë rast, në asnjë rast të denoncuar nga opozita apo nga shoqëria. Ka ndërhyrë vetëm kur Edi Rama i thoshte atij si e kishte emrin ai Martina, çfarë e kishte ai tipi. Të nesërmen i shkuan atij deri në zyrë. Kur i tha Rama po luan me dy porta. Pra ishte një strukturë mbikqyrëse për të kërcënuar çdo element me probleme me ligjin që mund të kishte potencial për të lëvizur drejt opozitës dhe nuk ishte me Edi Ramën. Dhe nëse thua, dhe këtu bie dakord unë, po mo Rama ka ndikim domethënës. Pra Rama mund t’i bëjë dëm cilitdo me ndikimin domethënës që ka mbi SPAK. A mund të ketë, a mund të ketë ndonjë element i cili për arsye të caktuara mund të dalë nga kjo? Deri sot nuk e kemi parë. Rasti i Belinda Ballukut deri tani mund të duket si rast. Po të shohim. Pse ju mendoni që Ben Ahmetajn e bëri SPAK-u pasi Rama kishte thënë po të isha unë prokuror, ky do dënohej nuk dihet se sa? Pse Erjon Veliajn e ka bërë pa pasur shkeljen e syrit të Edi Ramës? Po më thoni ju një rast deri sot, po pse, cili është krimineli më i madh, ku di unë, Lefter Kokën që e dënojnë për çdo gjë që bëhet në Shqipëri nja pesë herë?
    Ore e gjithë kjo zhurma që bëjmë ne, në fund të ditës janë burgosur gjithsej nja 20 zyrtarë të lartë. Një pjesë që as i konsideron njeri. Pse kjo ka qenë këto milionat euro, ky investimi i madh, kjo pritshmëria e madhe e shqiptarëve? A ka sot një gjë zotëri? Dhe këtë, dhe këtë mund të përgjigjesh pastaj. Cili është elementi kryesor në drejtësi për shoqërinë? Që është po themi thelbësor për funksionimin e një shoqërie demokratike? Është parandalimi. Po pse mo ndëshkimi i njerëzve dhe ngritja e një kulture? Sot Edi Rama qeveris mbi frikën. E di, e di çfarë kanë frikë më shumë njerëzit sot? Ja këtë drejtësinë që themi ne është e pavarur. Sepse Edi Rama sot nuk kujdeset për asnjë gjë dhe i ka të gjithë sektorët e shkatërruar dhe është në qeverisje dramatike për vendin. E mban me frikën dhe frika kryesore që kanë njerëzit është kjo strukturë dhe strukturat e tjera të drejtësisë të cilat i ka lepe-peqe po njësoj siç ka grupin parlamentar, po njësoj siç ka qeverinë, po njësoj siç ka bashkinë, po njësoj siç ka biznesin, po njësoj siç ka segmente të caktuara të medias.
    Dhe ne të themi që në këtë situatë paskemi ndonjë diferencë? Cila është diferenca? Sot kemi një gjë se hyjmë tek SPAK-u. E di çfarë ka treguar ky rasti i fundit? Si dhe rastet e mëparshme. Shqiptarët sot paguajnë tre herë. Të paktën të jemi të vërtetë, mos bëjmë, mos të krijojmë me ligj disa struktura të reja. Shqiptarët sot paguajnë nja ku di unë, dhjetëra njerëz të cilët punojnë tek KPP, APP, komision, komisione të bërjes së tenderave, kanë sisteme elektronike për bërjen e këtyre tenderave, miliona euro që shpenzohen për të mos pasur, mos pasur deformim. Një. Pra paguhen sistemet, paguhen, prit se nuk luajmë, kaluam këtu ku është thelbi. Paguajnë njerëzit që punojnë në këto dhe ndërkohë tenderat prapë janë të gjithë të paracaktuar. E dimë ne, Rama i cakton këto. Nuk ka gjë në Republikën e Shqipërisë dhe po qe se ka një njeri, një njeri që e beson, se mund ta thotë. Një njeri që e beson që ka një gjë në këtë republikë sot që del jashtë vëmendjes së Ramës edhe që bëhet pa pasur dakordësinë e Ramës, unë pastaj dorëzohem. Ama sot, nëse do të ishte ky SPAK-u kështu siç thoni ju, me me po themi me këtë ndikimin domethënës, po do kishte pak element, element të pavarësisë, ore po ky Edi Rama a duhet të thirrej për atë foton se e ka denoncuar te Çim Peka Arben Ahmetaj? A e ka thënë para se të, se denoncimi ka ardhur nga këtu për këtë çështje si fillim. Ka thënë Edi Rama ka shkuar në këtë vend në Ankara, ja ku keni foton, ja ku keni tenderin. Parimi, parimi është ky, se te parimi flasim edhe me rastin. Tani vijmë te kjo. Nëse ka, po jo mo nuk e nisa keq, e nisa shumë mirë dhe po e vazhdoj shumë mirë. Dhe këtu ka një, këtu, këtu ka një gjë. Po mirë të na gjykojnë njerëzit se kush e ka gabim apo mirë. Këtu ka një gjë zotëri. Një strukturë e cila ka frikë ta thërrasë Edi Ramën për Ecoparkun, për këtë rastin e fotos atje në Ankara, për rastin e charterave, e charterave që është kërkuar komision hetimor dhe nuk ka guxim, se normal parlamenti jo e jo, por nuk ka guxim as SPAK-u. Për rastin e takimeve, me Gonigalin, për dhjetëra raste të tjera të denoncuara nga opozita dhe ne të themi që po se kjo strukturë qenka kështu. Tani po iki kësaj teme, unë mendoj këtë gjë, dy fjali tani dhe e mbylla se, se unë mendoj që thelbi është ky. Me me kushtet, se ju hymë në detaje. Sot ka një element, Edi Rama, merrni dhe, dhe i marrim me shembull po të doni, çdo kryeministër dhe çdo qeveri në botë. I ka rënë në sektorin e, në sektorin e punëve të brendshme, ministri është dënuar për kanabizimin e Shqipërisë. Në sektorin e shëndetësisë, ministri është nën hetim për dy konçesione shumë të rëndësishme. Në sektorin e energjisë dhe të infrastrukturës i ka, e ka sot të pandehur zëvendëskryeministren. Në bashki ke nja 15 deri tani të kapur në korrupsion. Dhe kryeministri nuk ka përgjegjësi politike dhe nuk jep dorëheqje, dhe këtu jam dakord unë me këtë, që Edi Rama ka rënë mo, po duhet ta dëshmojmë ne. Dhe patjetër jam dakord unë me atë që thotë, që thotë Çimi në fillim. Që po, shoqëria dhe opozita për ta udhëhequr shoqërinë drejt ndryshimit ka të gjithë, jo mundësinë po edhe pamundësinë për ta realizuar, kjo duhet parë. Por që në këto kushte të rrijë kryeministri Edi Rama, Boris Johnson dha dorëheqjen për një, se shkeli rregullat për një, për një darkë gjatë kohës së pandemisë.
     

  • “Strukturë mafioze”/ Reagon ashpër deputeti: Shteti që nuk jep drejtësi…

    “Strukturë mafioze”/ Reagon ashpër deputeti: Shteti që nuk jep drejtësi…

    Deputeti i PD, Ivi Kaso, theksoi se një shteti që nuk jep drejtësi mbetet vetëm një strukturë mafioze.Ai tha se PD është e përkushtuar për një reformë të vërtetë në drejtësi, ku sipas tij, ndëshkon kapjen dhe përdorimin politik.
    “Ne vijojmë të jemi për përkushtuar në një reformë të vërtet në drejtësi. Të bazuar tek përgjegjësi, meritokracia, balancimi i pushteteve. Dhe jo tek kapja dhe përdorimi politik.
    Ne besojmë që një shtet që nuk jep drejtësi nuk është shtet ai mbetet një strukturë mafioze.” tha Kaso.

  • “Strukturë kriminale e centralizuar, me Edi Ramën në krye”/ PL, shpërthen ashpër: Modeli mafioz i pushtetit

    “Strukturë kriminale e centralizuar, me Edi Ramën në krye”/ PL, shpërthen ashpër: Modeli mafioz i pushtetit

    Partia e Lirisë, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Tedi Blushi, denoncoi këtë të hënë se ndërsa 251 kriminelë shëtisin të lirë, opozita mbahet pas hekurave.
    Sipas tij, kjo është prova më e qartë e kapjes totale të shtetit nga mafia nën regjimin e kryeministrit Edi Rama.
    Deklarata e plotë:
    Në çdo vend normal që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian, ky akt i kapitullimit të shtetit të së drejtës para krimit të organizuar do të ishte fundi i çdo qeverie.
    Por, në Shqipërinë e Edi Ramës, është suksesi i modelit mafioz të shtetit që ai ka ndërtuar duke kapur çdo pushtet dhe asgjësuar pavarësinë e çdo institucioni ligj-zbatues: drejtësi, polici, ushtri dhe shërbime sekrete.
    251 bosë të krimit të organizuar, trafikantë ndërkombëtarë dhe vrasës, janë në liri të plotë, sepse ata janë pjesë integrale e Narkopushtetit të Edi Ramës.
    Janë partnerët e tij të ngushtë elektoralë, mjetet e frikës, ushtria e tij personale që ble dhe vret votën e lirë dhe pengon dhunshëm rotacionin politik.
    Këtë e pranoi hapur edhe Parlamenti Europian, përmes kreut të misionit vëzhgues, Michael Gahler, që deklaroi publikisht se strukturat kriminale nuk lejojnë rotacionin e pushtetit në Shqipëri.
    Sot në Shqipëri nuk ka më shtet ligjor, por vetëm një strukturë kriminale të centralizuar, me Edi Ramën në krye të organizatës, që kontrollon gjithçka, institucionet, ekonominë dhe median, përmes dhunës, frikës, shantazhit, propagandës dhe korruptimit.
    Vetëm domosdoshmëria për shembjen e këtij regjimi dhe rikthimi i sovranitetit te qytetarët mbi shtetin është e vetmja zgjidhje që duhet t’i bashkojë sot më shumë se kurrë të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë.

  • “Miqtë e Vlorës”, kryebashkiaku Ermal Dredha: Gati një strukturë e re në bashki për promovimin e ideve të zhvillimit

    “Miqtë e Vlorës”, kryebashkiaku Ermal Dredha: Gati një strukturë e re në bashki për promovimin e ideve të zhvillimit

    Bashkia e Vlorës do të ngrejë një strukturë përfaqësuese e personaliteteve publike e cila do të quhet “Miqtë e Vlorës”.
    Kryetari i bashkisë së Vlorës në një postim në facebook ka njoftuar se në përbërje të kësaj strukture do të jenë, qytetarëve të shquar, figura të njohura vendase dhe nga diaspora, që kanë kontribuar ose kanë lidhje me qytetin e Vlorës.
    Dredha shkruan se “Miqtë e Vlorës” do të ndihmojnë për të nxitur ide të reja zhvillimi dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi ne fusha prioritare midis qeverisjes, biznesit, dhe shoqërisë civile.
    “Miqtë që kanë përparësi të mirat e qytetit, janë të mirëpritur, që të gjithë bashkë, të bëjmë më të mirën”, thotë ndër të tjera në mesazhin e tij kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha.

  • “Shkundi” bashkitë, Rama thirrje qytetarëve: Aplikoni për vendet bosh! Strukturë e re për Tiranën

    “Shkundi” bashkitë, Rama thirrje qytetarëve: Aplikoni për vendet bosh! Strukturë e re për Tiranën

    Edi Rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e aplikimeve për vende të reja pune në disa sektorë të njësive vendore, pas shkarkimit të drejtuesve vetëm pak ditë më parë, me urdhër të tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bën me dije se Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre.
    Kreu i qeverisë bën me dije se Vlora tashmë ka nisur e para fazën e intervistave, ndërkohë zbulon se për Bashkinë Tiranë është konceptuar një strukturë e re organizative, që më pas do të ndiqet edhe nga bashkitë e tjera. Në fund, Rama bën thirrje për të gjithë të interesuarit që të aplikojnë, teksa thekson se është koha e duhur që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
    Postimi i plotë i Ramës
    Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre.
    APLIKONI me kurajo dhe besim.
    Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore.
    Eshtë koha që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
    Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, nisi “furtunën” e shkarkimeve në qytetin e Vlorës. Në një vizitë të befasishme, Rama bëri thirrje për largimin e drejtorëve në këtë bashki. Më pas, vala e shkarkimeve u kërkua edhe në bashkitë e tjera, të cilat sipas tij, nuk kanë përmbushur detyrën e tyre./ZËRI/

     

  • Ndryshimet në pushtetin vendor, Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet të jenë gati për këtë proces

    Ndryshimet në pushtetin vendor, Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet të jenë gati për këtë proces

    Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka theksuar rëndësinë e pushtetit vendor në të gjitha çështjet e zhvillimit të vendit.
    Në një lidhje direkte në Klan News me gazetarin Besard Jacaj, Mazniku lidhur me shkarkimet masive dhe riorganizimin nëpër bashkitë e vendit e ka lidhur me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe nevojën e bashkive për të qenë gati për kalimin me sukses të këtij procesi.
    “Së pari pasi ne kemi nevojë t’iu japim një zhvillim të ri vendit. Padyshim një pjesë e rëndësishme e reformave ndodhin nga pushteti vendor dhe prandaj është e rëndësishme që dhe pushteti vendor të ristrukturohet në linjë me ato sfida që vendi ka përpara. Kemi parasysh që ne jemi në një fazë të negociatave të numrit më të madh të negociatave dhe brenda vjeshtës do të kemi të hapura të gjitha kapitujt që synojmë t’i mbyllim deri në 2027. Kjo përkon që të gjitha bashkitë të jenë gati për këtë proces, pasi një pjesë jo e vogël e ndërveprimit të BE me Shqipërinë në fakt zbatohet në nivel vendor dhe bashkitë duhet të jenë në një nivel më të lartë angazhimi, funksionimi, strukturimi dhe gadishmërie për t’u shërbyer qytetarëve të vendit.Kjo ka qenë ai mesazhi kryesor që një seri momentesh të ndryshme që kryeministri ka përcjellë gjatë kësaj kohe, për t’i dhënë mundësi bashkive që të jenë në një ton të ri dhe mënyrë të re se si ju shërbejnë qytetarëve”, theksoi Arbajn Mazniku.
    Ndërsa sa i përket kërkesave të Ramës për dorëheqje të drejtorëve, Mazniku nuk e quan një ndërhyrje të pushtetit qëndror. Sa i përket drejtorëve që kanë dhënë dorëheqjen, ministri thekson se është qartësuar që ato janë të mirëpritur që të rikandidojnë në këto procese.
    “Këto janë të gjithë, organzim i cili nuk është aq shumë organizim midis qeverisë dhe pushtetit qendror se sa është mes kryetarit të Partisë Socialiste dhe 55 kryetarëve të bashkisë të zgjedhur që janë të PS. Padyshim kur PS ka nevoje për një riorganizim dhe padyshim nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje por me një riorganizim. Kryetarët janë emërime të kryetarit dhe është mëse normale që PS të ristrukturohet dhe të riorganizohet. Nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje të mënyrës se si organizohen nga na administrative, por kemi të bëjmë me një riorganizim që në nivel politik PS ka të gjithë të drejtën të riorganizohet që tu shërbejë më mirë qytetarëve”, tha Mazniku.
    Lidhur me Akademinë e Pushtetit Vendor që pritet të drejtohet nga ai, Mazniku shprehet se kjo është një strukturë që ka qenë një angazhim  i vjetër i qeverisë. Ministri thekson se ajo do të jetë një strukturë që ndihmon bashkitë për aftësimin e tyre.
    “Është një strukturë që ka qenë një anazhim i vjetër i qeverisë. Një strukturë që ndihmon stafet e bashkive për aftësimin e tyre për çështje të ndryshme të përditshmërisë. Të gjitha punët që bashkitë bëjnë ne na rezulton që ne kemi mungesa kapaciteti dhe kemi nevojë që të ndajmë eksperiencat më të mira me njëri-tjetrin. Kjo strukturë do të përzgjedhi më të mirët në një fushë të caktuar dhe nëse ka një person më të mirë, ai person do të bëhet trajneri për njerëzit e tjerë në bashkitë e tjera. Ky është mekanizëm që synon që aftësitë më të mira nga vendet partnere si Zvicra, Austria, Holanda të marrim edhe atje aftësitë më të mira në mënyrë që të kemi kapacitetet më të mira dhe për të zhvilluar zonat ku ato janë”, theksoi Mazniku.

  • Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…

    Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…

    Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka theksuar rëndësinë e pushtetit vendor në të gjitha çështjet e zhvillimit të vendit.
    Në një lidhje direkte në Klan News me gazetarin Besard Jacaj, Mazniku lidhur me shkarkimet masive dhe riorganizimin nëpër bashkitë e vendit e ka lidhur me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe nevojën e bashkive për të qenë gati për kalimin me sukses të këtij procesi.
    “Së pari pasi ne kemi nevojë t’iu japim një zhvillim të ri vendit. Padyshim një pjesë e rëndësishme e reformave ndodhin nga pushteti vendor dhe prandaj është e rëndësishme që dhe pushteti vendor të ristrukturohet në linjë me ato sfida që vendi ka përpara. Kemi parasysh që ne jemi në një fazë të negociatave të numrit më të madh të negociatave dhe brenda vjeshtës do të kemi të hapura të gjitha kapitujt që synojmë t’i mbyllim deri në 2027. Kjo përkon që të gjitha bashkitë të jenë gati për këtë proces, pasi një pjesë jo e vogël e ndërveprimit të BE me Shqipërinë në fakt zbatohet në nivel vendor dhe bashkitë duhet të jenë në një nivel më të lartë angazhimi, funksionimi, strukturimi dhe gadishmërie për t’u shërbyer qytetarëve të vendit.Kjo ka qenë ai mesazhi kryesor që një seri momentesh të ndryshme që kryeministri ka përcjellë gjatë kësaj kohe, për t’i dhënë mundësi bashkive që të jenë në një ton të ri dhe mënyrë të re se si ju shërbejnë qytetarëve”, theksoi Arbjan Mazniku.
    Ndërsa sa i përket kërkesave të Ramës për dorëheqje të drejtorëve, Mazniku nuk e quan një ndërhyrje të pushtetit qendror. Sa i përket drejtorëve që kanë dhënë dorëheqjen, ministri thekson se është qartësuar që ato janë të mirëpritur që të rikandidojnë në këto procese.
    “Këto janë të gjithë, organizim i cili nuk është aq shumë organizim midis qeverisë dhe pushtetit qendror se sa është mes kryetarit të Partisë Socialiste dhe 55 kryetarëve të bashkisë të zgjedhur që janë të PS. Padyshim kur PS ka nevoje për një riorganizim dhe padyshim nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje por me një riorganizim. Kryetarët janë emërime të kryetarit dhe është mëse normale që PS të ristrukturohet dhe të riorganizohet. Nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje të mënyrës se si organizohen nga na administrative, por kemi të bëjmë me një riorganizim që në nivel politik PS ka të gjithë të drejtën të riorganizohet që tu shërbejë më mirë qytetarëve”, tha Mazniku.
    Lidhur me Akademinë e Pushtetit Vendor që pritet të drejtohet nga ai, Mazniku shprehet se kjo është një strukturë që ka qenë një angazhim i vjetër i qeverisë. Ministri thekson se ajo do të jetë një strukturë që ndihmon bashkitë për aftësimin e tyre.
    “Është një strukturë që ka qenë një anazhim i vjetër i qeverisë. Një strukturë që ndihmon stafet e bashkive për aftësimin e tyre për çështje të ndryshme të përditshmërisë. Të gjitha punët që bashkitë bëjnë ne na rezulton që ne kemi mungesa kapaciteti dhe kemi nevojë që të ndajmë eksperiencat më të mira me njëri-tjetrin. Kjo strukturë do të përzgjedhi më të mirët në një fushë të caktuar dhe nëse ka një person më të mirë, ai person do të bëhet trajneri për njerëzit e tjerë në bashkitë e tjera. Ky është mekanizëm që synon që aftësitë më të mira nga vendet partnere si Zvicra, Austria, Holanda të marrim edhe atje aftësitë më të mira në mënyrë që të kemi kapacitetet më të mira dhe për të zhvilluar zonat ku ato janë”, theksoi Mazniku./tvklan.al

  • “AKU s’mund të jetë shërbim me duar në xhepa”/ Elezi: Të ristrukturohet sipas standardeve të BE

    “AKU s’mund të jetë shërbim me duar në xhepa”/ Elezi: Të ristrukturohet sipas standardeve të BE

    Eksperti i bujqësisë dhe sigurisë ushqimore, Ymer Elezi, në një intervistë, foli për urdhrin e fundit të ministrisë së Bujqësisë për të pezulluar inspektimet pa planifikim paraprak dhe të pamiratuara të AKU-së, si dhe ngritjen e një komisioni që do të testojë inspektorët e këtij institucioni.
    Ai tha se mirëpret këtë vendim, dhe tha se struktura duhet të ristrukturohet sipas standarteve të BE-së. Sipas tij, me këtë riorganizim duhet të garantohen disa elementë, duke nisur nga stafi professional. Një tjetër problem që duhet adresuar, theksoi ai, është edhe pajisja me mjetet e duhura teknologjike.
    “E mbështes dhe e nxis që kjo strukturë të ribëhet sipas standarteve të BE. Ajo që dua të them është për një strukturë të re por varet se si do ta bëjnë. A do të lënë strukturën e vjetër, apo do të ndërtojnë një të re. Duhet një testim professional, duhet me njohur edhe formatin e grupit të punës. Duhet të garantohen disa kushte, mundësi që struktura duhet të jetë vepruese dhe me standarte. E para janë elementet e nivelit të stafit profesional, procesi zgjedhës. Problemi i titullarëve që për hir të së vërtetës nga 2010 e deri më sot janë ndërruar 11 titullë të këtij institucioni. Një pjesë e tyre nuk kanë pasur fare lidhje me sigurinë ushqimore. Problemi tjetër është mbështetja me teknologjinë e kohës. Duhet testuar higjiena e ajrit, e ujit, të gjitha këto kërkojnë detektorë, elementë që ne të shkojmë në një rezultat final që të themi se ky produkt i përmbush kushtet. Të rriten mostrimet nëpërmjet analizave laboratorike. Duhet të rregullojmë marrëdhëniet midis edukimit të bizneseve dhe marrjes së masave për ato të pabindura. Duhet të rregullohen problemet ligjore.”, u shpreh Elezi.
    Sipas tij duhet të ndërtohet një Inspektoriat i Përgjithshëm që të përfshirë të gjitha fushat, nga siguria ushqimore dhe deri te ajo e peshkimit.
    “Të ketë një Inspektoriat të Përgjithshëm që duher të përfshirë të gjitha fushat, në parësi të jetë inspektoriatet qendrore sipas fushave, nga siguria ushqimore, mbrojtja e bimëve, edhe peshkimi. Kjo do të jetë struktura e re. Uroj që të mbështetet të testohet dhe ai grup pune që do të propozojë masat konkrete të marrë përsipër edhe riskun. Këtë strukturë e kemi propozuar që në 2017, por lobingjet politike dhe të bizneseve e kanë sjellë deri më sot”, shtoi ai.
    Duke u ndalur te paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama se nga e hëna do të ketë sekuestro të bulmetit që shihtet pa faturë, Elezi u shpreh:
    “Ai quhet biznes informal. Tregu informal njuk është vetëm qumështi por edhe disa produkte të industrisë së mishit. Çështja e informaliteitt luftohet me 4 hallka, është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, tatim taksat, policia dhe bashkia, e cila ka rol të rëndësishëm se është problem territorial. Këta struktura duhet të bashkohen bashkë dhe të evidentojnë se kush del në treg, por të ndjekin tregtarin se ku e merr këtë qumësht. “

  • IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, shemb objektin 2-katësh me strukturë betoni

    IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, shemb objektin 2-katësh me strukturë betoni

    Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje.
    Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë zonë.
    ‘Në kuadër të operacionit për zbatimin e ligjshmërisë në zonat e mbrojtura, është realizuar prishja e një objekti dykatësh me strukturë beton-arme, i ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me rregullat mjedisore’, thotë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

  • Komisioni për Dezinformimin/ Zhupa: Bord censurues, Trump e zhbëri pasi përdorej kundër kundërshtarëve!

    Komisioni për Dezinformimin/ Zhupa: Bord censurues, Trump e zhbëri pasi përdorej kundër kundërshtarëve!

    Ligjvënësja demokrate Ina Zhupa teksa mori fjalën në parlament, lidhur me nismëm ligjore për Dezinformimin, u shpreh se Komisioni i ngritur më herët, kishte si qëllim censurimin.

    Një komision, që konsiderohej si strukturë autoritare për të censuruar lirinë e fjalës, Zhupa tha se edhe memorandum Shqipëri-SHBA, u zhbë, për shkak se presidenti Trump e konsiderontë si ‘armë’ ndaj kundërshtarëve, një strukturë e ngritur nga administrate paraardhëse e Biden.

    Sipas Zhupës, një komision i tillë që tanimë kërkon të bëhet ligj, është në kundërshtim edhe me vetë rregulloren e BE për transparencën.

    E nisur se kjo, nga memorandum SHBA-Shqipëri. Trump, presidenti i SHBA-së e cilësoi këtë bord dezinformimi censurues, që ju kishit marrëveshjem dhe e konsideruar si strukturë autoritare për të censuruar lirinë e fjalës. Trump e konsideroi për t’u përdorur ndaj kundërshtarëve, ndaj u zhbë ky komision dhe me vullnetin e Trump. Atë që tashmë është demaskuar nga vetë presidenti i SHBA-së, që kishte qëllime të ndryshme nga ata të shpallura zyrtarisht.

    Ndryshe nga paçavurja që sillni ju, BE e ka fokusuar në transparencë. Strategjia e BE ka për synim transparencën, heqjen e llogarive false, ka për synim identifikimin e aktorëve të huaj, strategjia juaj s’i ka, por ka si qëllim forcimin e instiotucioneve në ndërhyrjen mediatike. Këto ndërhyrje legjitime, në një startegji normale duhet të rakordoheshin me BE, NATO apo me studion hibride në Holandë.

    Kur ngrihet një incitucion i ri, s’e përfshini koston financiare, që është shkelje e rregullores e ligjeve në Shqipëri.

    Kontrollin mediatik do ta bëjë qeveria, përmes start –up, do të bëjnë interesin e atij që jep fonde dhe më pas këto start up do vlerësojvë cilësinë e lajmit. Shteti do të mbështesë gazetarinë investigative, e thoni në projektligj. Do investigojë skandalet që do t’u presë ‘kokën’ Edi Rama, ndonjë kryebashkiak, apo skandal të opozitës.