Tag: strukturat

  • Berisha të hënën në Spak, Noka mobilizon strukturat: Të gjithë para selisë së skapit në 8.30

    Berisha të hënën në Spak, Noka mobilizon strukturat: Të gjithë para selisë së skapit në 8.30

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet të hënën, në orën 08:30, në SPAK.

    Për këtë arsye, Partia Demokratike nëpërmjet Flamur Nokës u bën thirrje të gjitha strukturave të saj, të jenë të pranishëm në mënyrë të organizuar dhe paqësore në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje përpara zyrave të SPAK.

    Mesazhi i Flamur Nokës
    Të dashur miq. Diten e Hene ne ora 8:30 Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jete ne dyert e SKAP it Ju lutem te mobilizojme strukturat e degeve per te qene te gjithe aty.. Ora 8:30 perpara selise SKAP-it . Faleminderit

    Top Channel

  • Hetimi i kr*mit zgjedhor, drejtori i Rendit: Po verifikohet çdo paligjshmëri

    Hetimi i kr*mit zgjedhor, drejtori i Rendit: Po verifikohet çdo paligjshmëri

    Katër ditë pas çeljes së fushatës zgjedhore në Lushnjë u arrestua një 38 vjeçar për korrupsion në zgjedhje, pasi i kishte ofruar para një qytetari për të votuar një parti politike në zgjedhjet e 11 Majit. Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Agron Çeli pranon se ka të tjera raste denoncimi për të cilat është duke u punuar për të goditur çdo paligjshmëri.
    ”Sipas parashikimeve të Kodit Penal, për krimet zgjedhore ne jemi duke i zbatuar përditë me të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e SPAK-ut dhe të prokurorive të rretheve. Ka pasur raste, për të gjitha rastet që kemi marrë njoftim, janë njoftuar strukturat dhe është goditur çdo paligjshmëri që është evidentuar në terren”, tha për A2 CNN Agron Çeli, drejtor i Rendit Publik.

    Kush kryen korrupsion në zgjedhje, sipas Kodit Penal rrezikon burgim nga 1 deri në 5 vite. I njëjti dënim është edhe nëse një qytetar kapet duke fotografuar votën. Drejtori Çeli thotë se kushdo që del mbi ligjin do të ndëshkohet. ”Çdo paligjshmëri do të ndëshkohet. Asnjë qytetar në rast se evidentohet nuk do të mbetet pa ndëshkuar nga strukturat e posaçme që merren me hetimin e këtyre krimeve zgjedhore”, tha Çeli.
    Ai shpjegon se kur një efektiv mund të ndërhyjë brenda apo jashtë këtyre qendrave. Që prej muajit shkurt janë trajnuar 6500 efektivë të Policisë së Shtetit nga niveli bazë deri te strukturat më të larta të saj për mënyrën si do të procedohet me krimet zgjedhore dhe si do të garantohet rendi gjatë procesit të 11 majit. Këto trajnime janë bërë në bashkëpunim me OSBE, SPAK, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

  • Hetimi i krimit zgjedhor, drejtori i Rendit: Kemi denoncime, po verifikohet çdo paligjshmëri

    Hetimi i krimit zgjedhor, drejtori i Rendit: Kemi denoncime, po verifikohet çdo paligjshmëri

    Katër ditë pas çeljes së fushatës zgjedhore, në Lushnjë u arrestua një 38-vjeçar për korrupsion në zgjedhje, pasi i kishte ofruar para një qytetari për të votuar një parti politike në zgjedhjet e 11 Majit. Deri më tani ky është rasti i vetëm që është çuar në arrestim, por drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit Agron Çeli pranon për a2cnn se ka të tjera raste denoncimi për të cilat është duke u punuar për të goditur çdo paligjshmëri.
    “Sipas parashikimeve të Kodit Penal, për krimet zgjedhore ne jemi duke i zbatuar përditë me të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e SPAK-ut dhe të prokurorive të rretheve. Ka pasur raste, për të gjitha rastet që kemi marrë njoftim, janë njoftuar strukturat dhe është goditur çdo paligjshmëri që është evidentuar në terren”, tha për A2 CNN Agron Çeli, drejtor i Rendit Publik.
    Kush kryen korrupsion në zgjedhje, sipas Kodit Penal rrezikon burgim nga 1 deri në 5 vite. I njëjti dënim është edhe nëse një qytetar kapet duke fotografuar votën. Drejtori Çeli thotë se kushdo që del mbi ligjin do të ndëshkohet.
    “Çdo paligjshmëri do të ndëshkohet. Asnjë qytetar në rast se evidentohet nuk do të mbetet pa ndëshkuar nga strukturat e posaçme që merren me hetimin e këtyre krimeve zgjedhore”, tha Çeli.
    Sipas ligjit, çdo punonjës policie ditën e zgjedhjeve duhet të qëndrojë 150 metra larg qendrave të votimit. Çeli shpjegon se kur një efektiv mund të ndërhyjë brenda apo jashtë këtyre qendrave.
    “Vendimi i fundit që ka dalë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë caktuar dy koordinatorë. Koordinatorët me evidentimin e rastit do të njoftojnë sallat e kontrollit në drejtoritë vendore ose drejtuesin e shërbimit që është i nivelit të mesëm dhe menjëherë Policia e Shtetit do të marrë masat për ndërhyrjen e menjëhershme në ambientet e jashtme. Ndërsa në ambientet e brendshme funksionon mënyra tjetër që sekretari i qendrës së votimit njofton Policinë e Shtetit dhe Policia e Shtetit menjëherë shkon për të ndërhyrë në qendrën e votimit”.
    Që prej muajit shkurt janë trajnuar 6500 efektivë të Policisë së Shtetit nga niveli bazë deri te strukturat më të larta të saj për mënyrën si do të procedohet me krimet zgjedhore dhe si do të garantohet rendi gjatë procesit të 11 majit. Këto trajnime janë bërë në bashkëpunim me OSBE, SPAK, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

  • Kishin listat, kërcënonin qytetarët’/ Spahia: Strukturat kriminale janë partnerë të hapur të qeverisë në fushatë

    Kishin listat, kërcënonin qytetarët’/ Spahia: Strukturat kriminale janë partnerë të hapur të qeverisë në fushatë

    Kishin listat, kërcënonin qytetarët’/ Spahia: Strukturat kriminale janë partnerë të hapur të qeverisë në fushatë

    Kandidati për deputet i PD në Shkodër, Bardh Spahia, deklaroi në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV se Shkodra dhe qytetarët e saj kanë qenë viktima të krimit të organizuar dhe parave të pista gjatë proceseve zgjedhore. Ai tha se qytetarët kanë përjetuar dhunë psikologjike dhe fizike përmes intimidimit dhe kërcënimeve nga grupe kriminale dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore. Spahia theksoi se këto grupe synonin të impononin vullnetin e tyre në zgjedhje.

    Ai përmendi një “industri të mirëfilltë” narkotrafiku, të mbështetur dhe të përdorur nga qeveria për qëllime elektorale. Sipas tij, rrjeti kriminal i drogës është kthyer në partner të qeverisjes, duke kontrolluar territore dhe ndikuar në vota. Spahia tha se në zgjedhjet e fundit në Shkodër, strukturat kriminale ishin të angazhuara hapur dhe nuk kishin frikë nga shteti. Ai shtoi se kërcënimet ndaj qytetarëve dhe drejtuesve të PD kishin nisur muaj para ditës së votimit. Gjithashtu, ai paralajmëroi se krimi elektoral është i lidhur jo vetëm me krimin e organizuar, por edhe me institucionet shtetërore.

    Spahia: E gjithë Shkodra dhe shkodranët, për hir të së vërtetës, kanë qenë viktimë e përdorimit të krimit të organizuar dhe parave të pista të trafiqeve për efekte elektorale.Që gjithë qytetarët e Shkodrës kanë vuajtur në kurrizin e tyre të gjithë dhunën e jashtëzakonshme gjatë atij procesi zgjedhor. Dhunën psikologjike, shpeshherë edhe fizike, nëpërmjet intimidimit dhe kanosjes nga ana e këtyre grupeve kriminale, por jo vetëm.Ka qenë intimidim dhe kërcënim edhe nga drejtues të të gjitha institucioneve shtetërore të cilët impononin vullnetin e zgjedhësve në atë fushatë.

    E përmblodhi shumë mirë zoti Hoxha kur tha që këtu kemi të bëjmë me atë çka është evidente tani më, me një industri të mirëfilltë, përdorimi, trafikimi, prodhimi të lëndëve narkotike, e cila është e qartë që është e ideuar, është e iniciuar, e mbështetur dhe e koordinuar nga qeveria dhe madje e përdorur pastaj po nga qeveria për ta rikthyer në favor të saj nëpërmjet përdorimit, në zgjedhjet elektorale.

    Unë do ta konsideroja të gjithë atë rrjet kriminal të narkotikëve si partner tani më të faktuar në partneritet me qeverisjen, të cilëve u krijohen hapësira të mjaftueshme për të kontrolluar territorin shqiptar dhe pastaj u kërkohen favoret për efekte elektorale.

    Më evidente se kudo tjetër, për mendimin tim, ka qenë përdorimi i këtyre strukturave kriminale kudo në zgjedhjet e fundit në 2023 në Bashkinë Shkodër.

    Ishte një përdorim i cili të jepte të kuptoje qartë se këto grupe nuk kishin më frikë sepse nuk ndiheshin në kontestim apo në rivalitet me strukturat e shtetit, por ishin të mbështetura hapur dhe ishin partnerë në një krim elektoral që po kryhej jo thjesht gjatë ditës së votimit, jo thjesht nga ato pamje të atyre autokolonave të makinave që kanë parë shqiptarët.

    Ai krim elektoral kishte filluar muaj më parë datës së zgjedhjeve, ku me lista të qarta thirreshin dhe kërcënoheshin jo thjesht demokratët, por edhe qytetarët e thjeshtë, persona influentë, deri edhe njerëz të strukturave të larta të PD, drejtuesve të PD të cilëve u kërkohej mosangazhimi, dhe kërcënoheshin haptas në rast angazhimi në zgjedhje.Unë po fokusohem vetëm te krimi elektoral i lidhur me strukturat kriminale, por mos harrojmë kemi edhe krimin elektoral të lidhur direkt edhe me strukturat e shtetit dhe institucionet e shtetit.

  • Sali Berisha vizitë në Fier, takim me kandidatët dhe strukturat e PD-së

    Sali Berisha vizitë në Fier, takim me kandidatët dhe strukturat e PD-së

    VIDEO

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një ndalesë të shkurtër në qytetin e Fierit, ku u takua me kandidatët për deputetë dhe strukturat drejtuese të PD-së në këtë qark. Takimi u mbajt në shtabin elektoral të PD-së për Qarkun Fier, pranë shkollës së mesme “Petro Sota”.

    Gjatë vizitës, Berisha theksoi rëndësinë e organizimit dhe mobilizimit përballë zgjedhjeve të ardhshme, ndërsa përshëndeti përkushtimin e anëtarëve dhe simpatizantëve demokratë në Fier. Pas takimit, ai u nis drejt Vlorës, ku pritet të marrë pjesë në prezantimin zyrtar të kandidatëve të koalicionit “PD-ASHM” për Qarkun Vlorë. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

  • Referencat për hotelet, Tatimet dërgojnë formularin: Deklaroni kapacitetin dhe shfrytëzueshmërinë

    Referencat për hotelet, Tatimet dërgojnë formularin: Deklaroni kapacitetin dhe shfrytëzueshmërinë

    Të gjithë strukturat akomoduese në vend do të duhet të plotësojnë formularin ku deklarojnë kapacitetin e tyre si dhe nivelin e shfrytëzimit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dërgoi pranë bizneseve formularin përkatës duke kërkuar që strukturat akomoduese pasi ta plotësojnë atë ta dërgojnë pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.“Në zbatim Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 160 datë 12.03.2025” Për përcaktimin e periudhës së shfrytëzimit të nivelit minimal të kapacitetit të shfrytëzimit të strukturave akomoduese” subjektet që ushtrojnë veprimtari si strukturë akomoduese duhet të deklarojnë për vitin 2025 kapacitetin dhe nivelin e shfrytëzueshmërisë brenda 30 ditëve nga data 13 mars 2025, data e botimit të VKM në fletoren zyrtare sipas formularit të parashikuar në këtë VKM.Deklarimi mund të dërgohet në formë shkresore në adresën e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit ose në mënyrë elektronike në adresën e emailit: [email protected] sipas formularit të deklaratës bashkëlidhur. Formulari i deklaratës është bashkëngjitur këtij njoftimi dhe mund të shkarkohet për plotësim. Ju kujtojmë se plotësimi dhe dorëzimi i formularit është detyrim ligjor për të gjitha strukturat akomoduese” thuhet në njoftimin e Tatimeve.Referenca për hoteletQeveria synon që të taksimi i hoteleve të bëhet mbi bazë të vlerave referencë llogaritur në dy periudha të ndryshme. Vendimi që specifikon detajet e kësaj praktike u miratua në datë 12 mars në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Pjesë e kësaj forme deklarimi do të jenë të gjithë strukturat akomoduese sipas kategorisë: “Bujtinë”; b) “Bllok apartamentesh”; c) “Motel”;ç) “Fjetje dhe mëngjes”; d) “Hotel”;dh) “Hotel i shpërndarë”; e) “Resort”;ë) “Strukture akomoduese e trashëgimisë kulturore”.Periudha e shfrytëzimit është ndarë në dy të tilla duke parashikuar pjesën më të mirë të vitit kur është dhe piku dhe atë më më të dobët që kryesisht përfshin muajt e ftohte. Kështu përkatësisht, nga data 1 maj deri në datën 30 shtator dhe nga data 1 tetor deri në datën 30 prill të çdo viti.Konkretisht niveli minimal i shfrytëzimit të strukturës akomoduese është: a) jo më pak se 65 % e kapacitetit të strukturës akomoduese për periudhën nga data 1 maj deri në datën 30 shtator; b) jo më pak se 30 % e kapacitetit të strukturës akomoduese për periudhën nga data 1 tetor deri në datën 30 prill.Vendimi përcakton se sipërmarrësit mund të zgjedhin të deklarojnë këtë nivel minimal shfrytëzimi i cili në sitën e Tatimeve vlerësohet nga zyra ose të deklarojë një tjetër që e parashikojnë vetë që në rast se është më i ulët se minimali do të bëhet objekt vlerësimi nga ana e autoriteteve për të parë saktësinë duke përfshirë të dhëna alternative nga terreni.Biznesi nuk është dakord me referencënPak ditë pasi qeveria njoftoi vendosjen e referencës bizneset e sektorit deklaruan se ajo nuk ishte reale dhe se sidomos gjatë muajve jashtë pikut niveli 30 për qind i shfytzueshmërisë është i paarritshëm.Për rajone të caktuara ky nivel luhatet mes 10-15 për qind. Sipas tyre vendosja e një reference përveçse do të detyrojë strukturat të mbyllin aktivitetin gjatë periudhës jashtë sezonit do të sjellë edhe një rrezik të shtuar për humbjen e fuqisë punëtore. Kjo e fundit do të kërkojë punë me stabilitet më të lartë ndërkohë që do ta vërë nën presion biznesin e turizmit gjatë sezonit të pikut për të ofruar një shërbim  cilësor./ N.Maho https://monitor.al/qeveria-u-futet-turisteve-ne-shtrat-si-referenca-po-corodit-turizmin/ Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Konfliktet në komunitet po zbehin fqinjësinë e mirë

    Konfliktet në komunitet po zbehin fqinjësinë e mirë

    Fqinjësia e mirë, një tiparet me të cilin shqiptarët krenoheshin duket se po humbet për shkak të urbanizimit të vendit.“Edhe pse nga viti në vit problemet në komunitet kanë ardhur në ulje, sërish ato vijojnë  të jenë prezente në popullsinë shqiptare.  Të dhënat nga uniformat blu tregojnë se konfliktet me motive të dobëta që përfshijnë parkimin, problemet me ambientet e përbashkëta apo edhe konflikte (përplasje) të vogla mes banorëve janë ato që dominojnë në problematikat e komunitetit, ndërsa pjesa tjetër i referohet problemeve për çështjet e pronësisë”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.
    “Dinamika e konflikteve është e natyrave të ndryshme. Numri i konflikteve nga viti në vit ka ardhur në ulje. Për këtë tremujor janë rreth 5500 konflikte të evidentuara nga strukturat policore, ku dominojnë konflikte për motive banale dhe që nga konfliktet në ambienteve përbashkëta të banimit, prania e depozitave të ujit, zënia e hapësirave publike, apo zënka të momentit i bashkangjiten ato të konflikteve të pronësisë”, tha Gazment Shehu, shef i Sektorit të Policisë në Komunitet, Policia e Shtetit.Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kemi afro 10% më pak problematika në komunitet, por ajo që vihet re nga strukturat e policimit është se sezoni veror sjell edhe një rritje të konflikteve, dhe kryesisht për çështjen e parkimeve.
    “Sezoni turistik, rritja e fluksit të mjeteve, qytetarëve sjell një problematikë të shtuar të Policisë së Shtetit dhe trend rritës të këtyre konflikteve”, tha Shehu.
    Qarqet e mëdha janë ato që regjistrojnë edhe më shumë probleme, por në 93% të rasteve konfliktet zgjidhen me marrëveshje pa kaluar çështja në organet e tjera hetimore. Më pak konflikte regjistrohen në Kukës, Gjirokastër e Berat.
    “Qarku i  Tiranës, Vlorës, Shkodrës, Durrësit. konflikte të cilat gjenerojnë vepra, që përfshihen në Kodin Penal, deri 7 % e natyrës së konflikteve përfundojnë për hetime proceduriale nga strukturat e policisë”, tha Shehu.
    Konfliktet në komunitet po përfshijnë të gjitha grupmoshat, që nga adoleshentët, të rinjtë e deri tek të moshuarit.
    Tv Klan

  • “Meta në burg s’e pengon fushatën tonë, komunikojmë me letra e telefonata”, Haxhinasto: Do e fitojë mandatin, në Elbasan synojmë 7 deputet

    “Meta në burg s’e pengon fushatën tonë, komunikojmë me letra e telefonata”, Haxhinasto: Do e fitojë mandatin, në Elbasan synojmë 7 deputet

    Partia e Lirisë po bëhet gati për nisjen e fushatës elektorale, por organizimi dhe puna ka nisur prej ditësh me strukturat, nëpërmjet takimeve.
    E renditur në koalicion me PD-në dhe 25 parti të tjera, Edmond Haxhinasto, kreu i komitetit drejtues kombëtar të PL-së, tha se synohet maksimumi me Aleancën për Shqipërinë Madhështore. Ai shtoi se mungesa e kryetarit Ilir Meta, i arrestuar dhe paraburgosur prej 21 tetorit 2024, edhe pse ndihet, nuk e pengon fushatën e partisë dhe qëllimet politike.
    Haxhinasto, i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, tha për moderatorin Arbër Hitaj se PL synon 7 mandate në qarkun e Elbasanit, ku dhe ai vetë është pjesë e listës së mbyllur për zgjedhjet parlamentare të 11 majit
    “Synojmë 7 mandate në Elbasan. Objektiv është marrja e një rezultati më të mirë nga viti 2021, por edhe fushata nëpërmjet programit. Ka varfërim masiv të qytetarëve të vendit, Elbasani më i prekuri, kjo ka detyruar 1 milion të largohen nga vendi. Kemi propozuar taksën e sheshtë 10%, lehtësira fiskale, fermerët, bujqësinë, pensionet, rrogat dhe ndihmat ekonomike, sikurse paga minimale 500 euro e mesatare 1200 euro”, shprehet ai.
    Por a pengon dhe dëmton objektivin e PL-së paraburgimi i kryetarit të saj Ilir Meta. Haxhinasto shprehet se Meta do marri më shumë nga të gjithë vota në listën e hapur dhe do zgjidhet deputet.
    “Komunikojmë me letra, por me disa telefonata, puna vijon e pandërprerë me strukturat dhe komunikimet me të. Ilir Meta do marrë më shumë vota. Nuk ndikon në fushatën e PL. Do jetë më i votuari në listën e hapur. Vizioni, përzgjedhja që ka bërë, ndjehen te strukturat e partisë dhe qytetarët. Pavarësisht situatës juridike, prezenca e tij në fushatën elektorale të 11 majit është e fuqishme”.

  • Berisha njofton datën e hapjes së fushatës elektorale, porosi për strukturat e PD-së

    Berisha njofton datën e hapjes së fushatës elektorale, porosi për strukturat e PD-së

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar nisjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, duke konfirmuar se mitingu i parë do të mbahet më 11 prill në Tiranë, në orën 19:00.
    Gjatë një takimi me drejtuesit politikë të PD-së dhe kryetarët e degëve, Berisha tha se hapja e fushatës do të jetë madhështore dhe se të gjitha strukturat e partisë janë të angazhuara për të realizuar një ngjarje historike. Ai kërkoi që të gjithë të kontribuojnë për një hapje të bukur dhe të suksesshme të fushatës.
    “Secili nga ju, kryetarë, drejtues qarqesh, kryetarë degësh, kandidatë për deputetë, do të bëj më të mirën, që të jetë hapja më e bukur dhe më e mirë që kemi bërë ndonjëherë në Shqipëri”, u shpreh Berisha.
    Ai shtoi gjithashtu se përfaqësues nga diaspora do të jenë të pranishëm në këtë ngjarje madhështore. Programi i fushatës, sipas Berishës, do të paraqitet në ditët në vijim.

  • Belinda Balluku: “Me Ceno Klosi dhe strukturat socialiste në Portëz. Me mobilizimin dhe entuziazmin e duhur për një tjetër fitore, edhe më bindëse”

    Belinda Balluku: “Me Ceno Klosi dhe strukturat socialiste në Portëz. Me mobilizimin dhe entuziazmin e duhur për një tjetër fitore, edhe më bindëse”

    “Me Ceno Klosi dhe strukturat socialiste në Portëz. Me mobilizimin dhe entuziazmin e duhur për një tjetër fitore, edhe më bindëse”- shkruan Belinda Balluku dhe publikon foto nga takimi. Balluku drejton qarkun e Fierit.
    Zv/kryeministrja Balluku synon një rezultat të madh në mandate deputetësh, ndaj shkon te takojë çdo banorë e familje. Ajo njihet për mënyrën popullore të komunikimit dhe e thjeshtë në bashkëbisedim, ndaj e respektojnë dhe e duan në qarkun ku ajo drejton fushatën e PS.

    Në krah ka edhe një administrator të suksesshëm dhe që për herë të parë i ka hyrë udhës së politikës, Ceno Klosin.