Tag: strukturat

  • Përmbytjet në Qarkun Shkodër/ Emergjencat Civile bëjnë bilancin: Ja sa shtëpi ndodhen nën ‘pushtetin’ e ujit

    Përmbytjet në Qarkun Shkodër/ Emergjencat Civile bëjnë bilancin: Ja sa shtëpi ndodhen nën ‘pushtetin’ e ujit

    Pas intensitetit të lartë të reshjeve të shiut dhe prurjeve të jashtëzakonshme të përrenjve, situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet më e qetë në këto momente.

    Sipas Mbrojtjes Civile dhe njësitë përkatëse të qarkut, Prefekti i Qarkut Shkodër, problematikat kryesore janë evidentuar në njësinë administrative Gur i Zi (fshatrat Gur i Zi, Juban, Verracak) dhe në njësinë administrative Bërdicë (Bërdicë e Sipërme, Mali Hebaj, Beltojë, Bërdicë e Madhe, Bërdicë e Mesme, Trush).

    Është konstatuar prezencë uji në rreth 25–30 banesa në njësinë Bërdicë dhe 10–15 banesa në Gur i Zi.

    Për shkak të reshjeve të dendura, situata në territorin e Baskisë Vau i Dejës është përkeqësuar ndjeshëm.

    Dalja nga shtrati e përroit Glina ka përmbytur rreth 100 banesa dhe disa hektarë tokë bujqësore.

    Në lidhje me përroin e Glinës, është e domosdoshme kryerja e investimeve rehabilituese për të shmangur pasojat e përmbytjeve.

    Njoftimi i plotë:

    Të gjitha strukturat vendore (Emergjencat Civile, NSHPP, IMT, Policia Bashkiake, MNZ dhe strukturat e tjera mbështetëse) janë angazhuar me burime njerëzore dhe mjete logjistike për zhbllokimin e nyjeve, pastrimin e kanaleve dhe inerteve, si dhe për ndihmë ndaj banorëve.

    Janë përdorur 3 eskavatorë, 3 fadroma, 2 kamionë, 3 kamionçina, pompa thithëse dhe mjete “pick-up” për normalizimin e situatës. Tokat bujqësore janë përmbytur në njësinë Gur i Zi dhe në zonën e Nënshkodrës (Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana e Malit) në masën rreth 70%.

    Theksohet se prurjet e ujit kanë prekur zona që nuk janë përfshirë as gjatë përmbytjeve të vitit 2010. Nuk ka persona të evakuuar deri në këto momente.

    Ka mungesë energjie elektrike në pjesë të Bardhajve dhe Rrencit, për shkak të djegies së një transformatori. Situata është në monitorim të vazhdueshëm, pasi gjatë natës parashikohet vazhdim i reshjeve me intensitet deri në mesnatë.

    Bashkia Vau Dejës

    Për shkak të reshjeve të dendura, situata në territorin e bashkisë është përkeqësuar ndjeshëm. Dalja nga shtrati e përroit Glina ka përmbytur rreth 100 banesa dhe disa hektarë tokë bujqësore.

    Në lidhje me përroin e Glinës, është e domosdoshme kryerja e investimeve rehabilituese për të shmangur pasojat e përmbytjeve. Strukturat operative të bashkisë janë në gatishmëri të plotë dhe kanë ndjekur situatën në terren që prej orëve të para të mëngjesit. Janë raportuar rrëshqitje dherash dhe përmbytje infrastrukture në rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit dhe fshatrave. Deri tani është evidentuar një rast evakuimi. Strukturat operative vijojnë punën në terren në mbështetje të banorëve.

    Bashkia Pukë

    Vijojnë reshjet intensive të shiut. Raportohen probleme në rrugët rurale të njësive administrative Gjegjan, Rrapë, Qelëz dhe Qetërr, me rrëshqitje dherash, rënie gurësh dhe vërshime ujërash. Furnizimi me energji elektrike është me ndërprerje të herëpashershme. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

    Bashkia Fushë Arrëz

    Reshjet e shiut vazhdojnë me intensitet të lartë. Ka prezencë të konsiderueshme ujërash në rrugë, si dhe rrëshqitje dherash e rënie gurësh në rrugët auto-rurale të njësive administrative të bashkisë. Furnizimi me energji elektrike ka pasur shkëputje periodike në disa fshatra të njësive Qafë-Mali, Iballë, Blerim dhe Fierzë. Deri tani nuk raportohen probleme të tjera nga Emergjencat Civile.

    Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë

    Sasia e reshjeve në 24 orët e fundit në Qarkun Shkodër ka kaluar 200 mm, me reshje që vijojnë me intensitet të lartë. Veprat e mbrojtjes nga përmbytjet (argjinaturat, digat dhe diga e rezervuarit Shtodër) nuk paraqesin probleme. Kanalet kryesore të kullimit funksionojnë, por prurjet janë jashtë kapaciteteve përcjellëse. Si pasojë, në disa zona të banuara në Vau Dejës, Bushat, Melgushë dhe Gur i Zi, uji ka dalë jashtë seksioneve të kanaleve. Nivelet e lumenjve Buna, Drin dhe Kir aktualisht janë poshtë kuotave të rrezikimit.

    Reshjet e shiut vijojnë në të gjithë territorin e qarkut me intensitet të ulët deri mesatar. Strukturat vendore të Mbrojtjes Civile, bashkitë dhe institucionet mbështetëse janë në gatishmëri të plotë, duke ndjekur situatën në terren dhe ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

  • Përmbytjet në qarkun e Shkodrës, Shtabi i Emergjencave bën bilancin e shtëpive nën ‘pushtetin’ e ujit dhe dëmet e shkaktuara nga shiu

    Përmbytjet në qarkun e Shkodrës, Shtabi i Emergjencave bën bilancin e shtëpive nën ‘pushtetin’ e ujit dhe dëmet e shkaktuara nga shiu

    Pas intensitetit të lartë të reshjeve të shiut dhe prurjeve të jashtëzakonshme të përrenjve, situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet më e qetë në këto momente.

    Sipas Mbrojtjes Civile dhe njësitë përkatëse të qarkut, Prefekti i Qarkut Shkodër, problematikat kryesore janë evidentuar në njësinë administrative Gur i Zi (fshatrat Gur i Zi, Juban, Verracak) dhe në njësinë administrative Bërdicë (Bërdicë e Sipërme, Mali Hebaj, Beltojë, Bërdicë e Madhe, Bërdicë e Mesme, Trush).

    Është konstatuar prezencë uji në rreth 25–30 banesa në njësinë Bërdicë dhe 10–15 banesa në Gur i Zi.

    Njoftimi i plotë:

    Të gjitha strukturat vendore (Emergjencat Civile, NSHPP, IMT, Policia Bashkiake, MNZ dhe strukturat e tjera mbështetëse) janë angazhuar me burime njerëzore dhe mjete logjistike për zhbllokimin e nyjeve, pastrimin e kanaleve dhe inerteve, si dhe për ndihmë ndaj banorëve.

    Janë përdorur 3 eskavatorë, 3 fadroma, 2 kamionë, 3 kamionçina, pompa thithëse dhe mjete “pick-up” për normalizimin e situatës. Tokat bujqësore janë përmbytur në njësinë Gur i Zi dhe në zonën e Nënshkodrës (Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana e Malit) në masën rreth 70%.

    Theksohet se prurjet e ujit kanë prekur zona që nuk janë përfshirë as gjatë përmbytjeve të vitit 2010. Nuk ka persona të evakuuar deri në këto momente.

    Ka mungesë energjie elektrike në pjesë të Bardhajve dhe Rrencit, për shkak të djegies së një transformatori. Situata është në monitorim të vazhdueshëm, pasi gjatë natës parashikohet vazhdim i reshjeve me intensitet deri në mesnatë.

    Bashkia Vau Dejës

    Për shkak të reshjeve të dendura, situata në territorin e bashkisë është përkeqësuar ndjeshëm. Dalja nga shtrati e përroit Glina ka përmbytur rreth 100 banesa dhe disa hektarë tokë bujqësore.

    Në lidhje me përroin e Glinës, është e domosdoshme kryerja e investimeve rehabilituese për të shmangur pasojat e përmbytjeve. Strukturat operative të bashkisë janë në gatishmëri të plotë dhe kanë ndjekur situatën në terren që prej orëve të para të mëngjesit. Janë raportuar rrëshqitje dherash dhe përmbytje infrastrukture në rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit dhe fshatrave. Deri tani është evidentuar një rast evakuimi. Strukturat operative vijojnë punën në terren në mbështetje të banorëve.

    Bashkia Pukë

    Vijojnë reshjet intensive të shiut. Raportohen probleme në rrugët rurale të njësive administrative Gjegjan, Rrapë, Qelëz dhe Qetërr, me rrëshqitje dherash, rënie gurësh dhe vërshime ujërash. Furnizimi me energji elektrike është me ndërprerje të herëpashershme. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

    Bashkia Fushë Arrëz

    Reshjet e shiut vazhdojnë me intensitet të lartë. Ka prezencë të konsiderueshme ujërash në rrugë, si dhe rrëshqitje dherash e rënie gurësh në rrugët auto-rurale të njësive administrative të bashkisë. Furnizimi me energji elektrike ka pasur shkëputje periodike në disa fshatra të njësive Qafë-Mali, Iballë, Blerim dhe Fierzë. Deri tani nuk raportohen probleme të tjera nga Emergjencat Civile.

    Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë

    Sasia e reshjeve në 24 orët e fundit në Qarkun Shkodër ka kaluar 200 mm, me reshje që vijojnë me intensitet të lartë. Veprat e mbrojtjes nga përmbytjet (argjinaturat, digat dhe diga e rezervuarit Shtodër) nuk paraqesin probleme. Kanalet kryesore të kullimit funksionojnë, por prurjet janë jashtë kapaciteteve përcjellëse. Si pasojë, në disa zona të banuara në Vau Dejës, Bushat, Melgushë dhe Gur i Zi, uji ka dalë jashtë seksioneve të kanaleve. Nivelet e lumenjve Buna, Drin dhe Kir aktualisht janë poshtë kuotave të rrezikimit.

    Reshjet e shiut vijojnë në të gjithë territorin e qarkut me intensitet të ulët deri mesatar. Strukturat vendore të Mbrojtjes Civile, bashkitë dhe institucionet mbështetëse janë në gatishmëri të plotë, duke ndjekur situatën në terren dhe ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

  • Demokrati Gjergji Nika në garë për Bashkinë e Vlorës: Opozita më ka bërë presion, PD mbështet kandidatin e majtë

    Demokrati Gjergji Nika në garë për Bashkinë e Vlorës: Opozita më ka bërë presion, PD mbështet kandidatin e majtë

    Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, Gjergji Nika, i cili aktualisht mban postin e këshilltarit bashkiak nga radhët e Partisë Demokratike, nuk e ka mbështetjen e partisë në këto zgjedhje të pjesshme. PD mbështet për kryebashkiak të Vlorës, kandidaturën e Dionis Sotën, të cilin Nika e ka cilësuar si të ardhur nga strukturat e majta, pra nga Partia Socialiste.
    Në në lidhje live në studion e ‘Sot Live në Shqipëri’, Nika sqaron se vendimi për të mos mbështetur atë në zgjedhjet e pjesshme, është marrë nga kryesia e Partisë Demokratike. Nika është shprehur se ajo që e shtyu për të shpallur kandidaturën e pavarur, ishte presioni i madh që i ushtroi opozita për të mos marrë pjesë në zgjedhje.
    “Duke pasur parasysh vendimin e PD për të mbështetur kandidatët e pavarur, pas daljes së zotit Zota dhe veprimet që bëri kryesia për të mbështetur Sotajn, unë kam pasur shumë presion shumë të madh nga strukturat e degës së PD në Vlorë dhe të gjitha strukturat e tjera opozitare. Këto më kanë shtyrë që të dal si kandidat. Strukturat e PD nuk janë në dakordësi për mbështetjen e këtij kandidati, janë vetëm 15 apo 20 persona që kanë dalë në mbështetje të këtij kandidati”, tha Nika.
    “Unë besoj që PD po luan për interesat e vetë personalë. Kur demokratët e vërtetë duan të futen në garë, gjithmonë i pengojnë. PD e Vlorës janë gjithmonë gati për tu futur në garë”, shtoi Nika.
    Ai ka sqaruar se fakti që dikur ka mbështetur Lulzim Bashën në kohën kur PD u përça, nuk mund të jetë një arsye që Berisha refuzon t’i japë mbështetje sot. Ai sqaron se në atë kohë ashtu si dhe tani, ka parë shumë padrejtësi të iniciuara nga kryesia e PD-së.
    “Nuk ka arsye. Unë nuk kam punuar asnjëherë në shtet dhe pozicionet e mija në PD kanë qenë pozicione vullnetare. Unë kam kaluar në vijën e mendimeve të Bashës sepse kam parë shumë padrejtësi që janë bërë nga dega qendrore. Këto padrejtësi po i shohim dhe sot. Nëse kam qenë me Bashën ai është demokrat, unë jam i PD”, tha Nika.

  • Gushti muaj i mbarë, 35% turistë më shumë në hotele. Shifrat e INSTAT tregojnë mbizotërimin e të huajve

    Gushti muaj i mbarë, 35% turistë më shumë në hotele. Shifrat e INSTAT tregojnë mbizotërimin e të huajve

    Më shumë turistë se një vit më parë por jo drejt synimit të 15 milionë të huajve deri në fund të vitit. Ecuria e turizmit në vendin tonë në muajin gusht ka qenë edhe më e suksesshme se e gjithë periudha tjetër e vitit. 3.36 milionë turistë shtuan ndjeshëm sipas INSTAT edhe net-qëndrimet në strukturat akomoduese shqiptare.

    Me 35.1% u rrit ky tregues në të cilën përqindjen më të madhe e zënë të huajte.
    “Fundi i gushtit deri tani ka qenë më mirë. Kemi një rritje 30% krahasuar me vitin e kaluar. Në fillim janë të stepur nga rrjetet sociale por kur vinë në Shqipëri ndryshojnë mendim”, tha Jetmira Hoxha, eksperte ekonomie.
    Sipas INSTAT në gusht 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova (21%), Polonia (12%), Italia (10%). Franca dhe Gjermania kontribuuan secila me nga 7% të vizitorëve, ndërsa 43% e tyre ishin nga vende të tjera.
    “Turistët qëndrojnë në hotele se janë udhëtime të organizuara. Për strukturat akomoduese që pronotohen online kanë patur një rënie për shkak të turistëve që vojnë në mënyrë individuale dhe zgjedhin vet ku do të shkojnë. Nëse flasim për individët që kanë ardhur dhe kanë preferuar bregdetin kanë qenë me ture ditore. Por dhe vende të tjera që shfaqin histori si berati.”
    Më së shumti të huajt kanë preferuar të vizitojnë Tiranën, pasuar më tej nga vendet historike si dhe bregdeti.

    Top Channel

  • Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon mbledhja e Ramës me strukturat drejtuese të PS, si do të ndahen zonat në Tiranë

    Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon mbledhja e Ramës me strukturat drejtuese të PS, si do të ndahen zonat në Tiranë

    Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS, ka zhvilluar pasditen e kësaj të premteje një takim me strukturat socialiste në Tiranë.
    Në mbledhjen e cila zgjati rreth 40 minuta morën pjesë edhe deputetët të cilët ndonëse nuk janë pjesë e qarkut të Tiranës, janë rezidentë në kryeqytet.Lexo edhe :Related Posts
    Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku, ka mësuar se në mbledhje janë diskutuar ndarja e zonave për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit, ku do të angazhohen edhe drejtuesit politikë të qarqeve të cilët nuk kanë lidhje me zgjedhjet.

    Në mbledhjen me strukturat e PS të Tiranës, është bërë ndarja e zonave sipas njësive.
    Kushdo nga ministrat, drejtuesit politik dhe deputetët që ështe rezident në Tiranë dhe që nuk kanë zgjedhje në qarkun që kanë mbuluar më heret, janë vendosur në Tiranë për zgjedhjet.
    Toni Gogu do të mbulojë zonën e Ndroqit, Fatmir Xhafaj njësinë 10.
    Blendi Klosi dhe Eduard Shalsi rikthehen në Tiranë vetëm për fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit. Ulsi Manja po ashtu në Tiranë.
    Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia do të jetë i angazhuar në zonën e Dajtit, zonë të cilën e ka pasur me herët.
    Gjithashtu mësohet se në këtë mbledhje është diskutuar vetëm për Bashkinë e Tiranës, ndërsa sa i përket bashkive të tjera si Berati, Tepelena, Cerriku, Vlora dhe Mati do të ketë një tjetër mbledhje javën e ardhshme.
     

  • Rama përfundon takimin me strukturat e PS, u ndan ‘porositë’ për zgjedhjet në Tiranë

    Rama përfundon takimin me strukturat e PS, u ndan ‘porositë’ për zgjedhjet në Tiranë

    Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht Kryeministri Edi Rama ka përfunduar mbeldhjen me strukturat e PS Tiranë në kuadër të zgjedhjeve të 9 Nëntorit. Kur Tirana dhe 5 bashki të tjera shkojnë më 9 nëntor në zgjedhje, nga ky takim Rama ka lënë disa porosi e udhëzime.
    Kjo mbledhje vjen pas një mesazhi të dërguar të enjten pranë anëtarëve të PS Tiranë. Në takim morën pjesë dhe ministrat dhe ish-deputetët e Tiranës.
    Rama e ka shpallur Ogerta Manastirliun kandidaten për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e parakohshme, e cila së fundmi mbajti postin e drejtuese politike të Tiranës dhe ish-Ministre e Arsimit.Më parë Manastirliu ka mbuluar dhe Ministren e Shëndetësisë.

  • Zgjedhjet në 6 bashki, Rama mbërrin në selinë rozë, ja çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen me strukturat

    Zgjedhjet në 6 bashki, Rama mbërrin në selinë rozë, ja çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen me strukturat

    Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme strukturat politike të Partisë Socialiste në Tiranë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet që do të mbahen më 9 Nëntor në Bashkinë e Tiranës dhe në 5 bashki të tjera të vendit.
    Mbledhja pritet të nisë së shpejti dhe konfirmohet se kryeministri Rama ka mbërritur në takim.
    Pritet që në fokus të diskutimeve të jenë strategjitë elektorale, organizimi në terren dhe përzgjedhja e drejtuesve lokalë të fushatës.

  • “Strukturat, do marrin vendim”/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, reagon Lapaj: Publike e bëjmë kur…

    “Strukturat, do marrin vendim”/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, reagon Lapaj: Publike e bëjmë kur…

    Zgjedhjet e pjesshme lokale, ku përfshihet edhe Bashkia e Tiranës, kanë ndezur diskutimet politike, teksa Partia Socialiste ka shpallur tashmë kandidaten e saj, Ogerta Manastirliu.
    I ftuar në një emision televiziv, kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet u shpreh se vendimi për garën në Tiranë do të merret në mënyrë të organizuar dhe me konsultim të gjerë.
    “Ne jemi duke diskutuar. Sot kemi një mbledhje dhe jemi në vazhdim. Do të marrim vendimet e duhura duke pyetur të gjithë anëtarësinë dhe degët që kemi brenda dhe jashtë vendit. Ky është një proces. Unë jam për të garuar në zgjedhje, bëj pjesë tek këta njerëz. Ky është një vendim që i takon kryesisë, por ende nuk e ka një vendim. Strukturat do mblidhen dhe do marrin vendim”, tha Lapaj.
    Ky qëndrim i tij lë hapur mundësinë e një kandidature të tij për Tiranën, por gjithçka do të zyrtarizohet vetëm pas vendimit të kryesisë dhe strukturave të partisë, sipas Lapajt.

  • Situata me zjarret në vend/Kërkohet ndërhyrje me helikopter në fshatin Xath

    Situata me zjarret në vend/Kërkohet ndërhyrje me helikopter në fshatin Xath

    Në fshatin Xath të Fushë-Arrëzit, këtë të enjte është kërkuar ndërhyrje me helikopter.
    Strukturat e Emergjencave Civile të Shkodrës ndodhen në zonë dhe po koordinojnë veprimet me autoritetet e tjera për të përballuar situatën sa më lehtë, më shpejt dhe me më pak pasoja.
    “Strukturat e Emergjencave Civile në Shkodër ndodhen në terren, në fshatin Xath të Bashkisë Fushë-Arrëz, duke koordinuar veprimet me strukturat vendore, Forcat e Armatosura dhe helikopterin e mbërritur për ndërhyrje”, tha Ministria e Mbrojtjes në një njoftim.
    Bashkia e Fushë-Arrëzit ka thënë se po angazhon të gjitha kapacitetet njerëzore e logjistike, me mbështetje nga forcat e ushtrisë dhe komuniteti vendas.
    Terreni është tepër i vështirë, por pritet që me ndërhyrjen nga ajri të arrihet neutralizimi i zjarrit./tvklan

  • Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore

    Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama njofton se strukturat shtetërore vijojnë pa ndërprerje përpjekjet për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë vendin.
    Po ashtu, ai vlerësoi edhe ndihmën e partnerëve të huaj në këto operacione, me mjete fluturuese.
    Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
    “Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin.
    Gjatë 24 orëve të fundit:
    34 vatra aktive
    13 të izoluara dhe të shuara
    Në operacione janë angazhuar:
    Dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në të gjitha bashkitë e prekura
    Mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare
    5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair i sjellë bujarisht nga miqtë e shtrenjtë italianë.
    Qindra mjete, përfshirë autoambulanca dhe mjete transporti për evakuimin dhe mbështetjen e banorëve
    Vatra që kërkojnë vëmendje në vazhdim: Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe mjetet nga ajri po punojnë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës.
    Gatishmëria është maksimale dhe bashkëpunimi mes të gjitha strukturave shtetërore dhe mbështetja e partnerëve europianë dhe emiratas po vijon për të përballuar këtë situatë të vështirë”.