Kronikë E Premte, 14 Nëntor 2025 15:23
Paola Janaqi, motra e 36-vjeçarit që u gjet i vdekur në banesë bashkë me gruan e tij, bën thirrje që trupi i vëllait të saj të sillet në Shqipëri. Ajo zbuloi detaje nga ngjarja tragjike, duke thënë se më vëllanë kishte folur një ditë para ngjarjes, dhe se i kishte thënë që kishte dalë xhiro pasi ishte i stresuar. Andon Janaqi (36 vjeç) dhe Anjeza Zeneli (30 vjeçe), çifti shqiptar me origjinë nga Korça të cilët u gjetën pa shenja jete brenda banesës së tyre në Francë.
”Unë dua që vëllanë ta sjellin këtu, se nuk kemi kushte. Mamaja me një rrogë lan borxhet, s’ka ç’bën vetë. Dua vetëm vëllanë ta sjellin këtu, nuk duam gjë tjetër. Me vëllain folëm dje, më tha që mirë jam po dal një xhiro se jam shumë i stresuar. Kishte si ankth, trembje, kaq më tha. Flasim më vonë më tha dhe nuk më telefonoi. I telefonova 2-3 herë nuk ma hapi më. Sot e morra vesh, më erdhën më thanë vdiq vëllai të bëheni të fortë, kaq më thanë mua.
Nuk dinim që kishte konflikte, sa herë që flisnim thoshte mirë jemi, ti mos ki merak, kaq folëm dhe nuk më mori më në telefon. Kanë dy fëmijë. Thonë që fëmijët do t’i marri shteti, ne duam që fëmijët ti marrim këtu, i duam një ne dhe një nga gjyshja tjetër. I kemi plagë në zemër fëmijët. Fëmijët janë 9 vjeç dhe 3 vjeç. Nuk kemi folur dhe nuk duam të flasim me familjarët e nuses”, u shpreh ajo.
Tag: stresuar
-

”Po dal xhiro, jam i stresuar”, motra e Andonit rrëfen bisedën e fundit: Fëmijët do ti marri shteti
-

Ngjarja e rëndë e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit me të vëllanë: Ishte i stresuar…
Paola Janaqi, motra e 36-vjeçarit shqiptar që u gjet i vdekur në banesë bashkë me gruan e tij, ka dhënë një prononcim për Top Channel, ku ka bërë thirrje që trupi i vëllait të saj të sillet në Shqipëri.
Ajo zbuloi detaje nga ngjarja tragjike, duke thënë se më vëllanë kishte folur një ditë para ngjarjes, dhe se i kishte thënë që kishte dalë xhiro pasi ishte i stresuar.
Më tej tha për gazetaren e TCH, Dhorjela Çule se e kishte telefonuar më vonë, por nuk i ishte përgjigjur thirrjeve.
“Unë dua që vëllanë ta sjellin këtu, se nuk kemi kushte, se mamaja nuk ka me një rrogë lan borxhet, s’ka ç’bën vetë. Dua vetëm vëllanë ta sjellin këtu, nuk duam gjë tjetër.
Me vëllain folëm dje, më tha që mirë jam po dal një xhiro se jam shumë i stresuar. Kishte si ankth, trembje, kaq më tha. Flasim më vonë më tha dhe nuk më telefonoi. I telefonova 2-3 herë nuk ma hapi më. Sot e morra vesh, më erdhën më thanë vdiq vëllai të bëheni të fortë, kaq më thanë mua. Nuk dinim që kishte konflikte, sa herë që flisnim thoshte mirë jemi, ti mos ki merak, kaq folëm dhe nuk më mori më në telefon. Kanë dy fëmijë. Thonë që fëmijët do t’i marri shteti, ne duam që fëmijët ti marrim këtu, i duam një ne dhe një nga gjyshja tjetër. I kemi plagë në zemër fëmijët. Fëmijët janë 9 vjeç dhe 3 vjeç. Nuk kemi folur dhe nuk duam të flasim me familjarët e nuses”, u shpreh ajo.
Andon Janaqi (36 vjeç) dhe Anjeza Zeneli (30 vjeçe), çifti shqiptar me origjinë nga Korça të cilët u gjetën pa shenja jete brenda banesës së tyre në Francë. -

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit flet për TCH, zbulon telefonatën e fundit me të vëllanë: Ishte i stresuar…
Paola Janaqi, motra e 36-vjeçarit shqiptar që u gjet i vdekur në banesë bashkë me gruan e tij, ka dhënë një prononcim për Top Channel, ku ka bërë thirrje që trupi i vëllait të saj të sillet në Shqipëri.
Ajo zbuloi detaje nga ngjarja tragjike, duke thënë se më vëllanë kishte folur një ditë para ngjarjes, dhe se i kishte thënë që kishte dalë xhiro pasi ishte i stresuar.
Më tej tha për gazetaren e TCH, Dhorjela Çule se e kishte telefonuar më vonë, por nuk i ishte përgjigjur thirrjeve.
“Unë dua që vëllanë ta sjellin këtu, se nuk kemi kushte, se mamaja nuk ka me një rrogë lan borxhet, s’ka ç’bën vetë. Dua vetëm vëllanë ta sjellin këtu, nuk duam gjë tjetër.
Me vëllain folëm dje, më tha që mirë jam po dal një xhiro se jam shumë i stresuar. Kishte si ankth, trembje, kaq më tha. Flasim më vonë më tha dhe nuk më telefonoi. I telefonova 2-3 herë nuk ma hapi më. Sot e morra vesh, më erdhën më thanë vdiq vëllai të bëheni të fortë, kaq më thanë mua. Nuk dinim që kishte konflikte, sa herë që flisnim thoshte mirë jemi, ti mos ki merak, kaq folëm dhe nuk më mori më në telefon. Kanë dy fëmijë. Thonë që fëmijët do t’i marri shteti, ne duam që fëmijët ti marrim këtu, i duam një ne dhe një nga gjyshja tjetër. I kemi plagë në zemër fëmijët. Fëmijët janë 9 vjeç dhe 3 vjeç. Nuk kemi folur dhe nuk duam të flasim me familjarët e nuses”, u shpreh ajo.
Andon Janaqi (36 vjeç) dhe Anjeza Zeneli (30 vjeçe), çifti shqiptar me origjinë nga Korça të cilët u gjetën pa shenja jete brenda banesës së tyre në Francë.Top Channel
-

Çfarë të hani kur jeni të stresuar
Edhe pse stresi mund të ndodhë gjatë çdo stine të vitit, fillimi i vjeshtës gjithmonë duket më i ngarkuar. Papritmas, vitit i mbeten vetëm disa muaj deri në fund dhe kështu, vetëm disa muaj për të arritur të gjitha qëllimet që kemi vendosur për veten.
Për të mbajtur një gjendje të ekuilibruar mendore, është e domosdoshme të ndiqni parimet bazë të mirëqenies: të flini mjaftueshëm, të bëni ushtrime fizike, por edhe të hani siç duhet. Ja disa ushqime dhe lëndë ushqyese që duhet të konsumojmë për të mbajtur energjinë lartë, shëndetin mendor stabil dhe nutrientët në nivel të mirë gjatë periudhave të stresit të shtuar.
“Kur jeni të stresuar, trupi konsumon sasi të mëdha energjie dhe nutrientësh,” shpjegon trajnerja shëndetësore me bazë në Milano, Verne Hanako. Ajo thekson se disa nutrientë janë veçanërisht të rrezikuar nga mungesa gjatë periudhave stresuese:
Antioksidantët – ndihmojnë në rregullimin e hormonit të stresit, kortizolit, dhe mbrojnë qelizat nga dëmtimi i shkaktuar nga stresi.
Magnezi – i përfshirë në stabilitetin nervor; ndihmon në promovimin e relaksimit.
Vitaminat B – të domosdoshme për metabolizmin e energjisë dhe shëndetin e nervave.
Hekuri – ndihmon në transportimin e oksigjenit; parandalon lodhjen dhe vështirësitë e përqendrimit të shkaktuara nga stresi.Disa nutrientë konsumohen shpejt kur trupi është i stresuar, ndaj është e rëndësishme t’i konsumoni me vetëdije. Fatmirësisht, një dietë e ekuilibruar mund t’i sigurojë lehtësisht.
Disa shembuj:
Vitaminat B – spinaq, avokado, banane
Magnezi – bajame, edamame, kikirikë, fara kungulli
Vitamina C – lakër jeshile, kiwi, agrume, speca të kuq
Hekuri – thjerrëza, brokoli, perime me gjethe, kashu, qiqra, fasule
Antioksidantët – boronica, dredhëza, lakër purpuri, arra, fara liri“Për të reduktuar dhe riparuar dëmtimet e shkaktuara nga stresi, është e rëndësishme të konsumoni ushqime me efekt antioksidant dhe anti-inflamator,” shpjegon Hanako. “Për shembull, manaferrat dhe kakao janë të pasura me polifenole, antioksidantë me vetitë anti-inflamatore që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave nga stresi.”
Studimet tregojnë se shëndeti i zorrëve ka lidhje të ngushtë me tolerancën ndaj stresit. Balancimi i baktereve të zorrëve ndikon në prodhimin e neurotransmetuesve si serotonina, dopamina dhe GABA, duke ndihmuar në rregullimin e reagimit ndaj stresit. Prandaj, rregullimi i mjedisit intestinal është një çelës i rëndësishëm për të ndërtuar një trup dhe mendje rezistente ndaj stresit.
Ushqime të fermentuara (probiotikë) – natto, miso, kimchi, lakër turshi
Ushqime prebiotike (fibra) – tërshërë, fasule, banane, fara liri
Polifenole – çaj jeshil, matcha, manaferrat, kakao, turmeric, ullinj
Acide yndyrore Omega-3 – fara chia, fara liri, arraDuke përfshirë këto ushqime në dietën tuaj të përditshme, mund të ndërtoni një trup më të rezistent ndaj stresit. Për shembull, një mëngjes me tërshërë dhe banane, ushqime tradicionale japoneze të fermentuara, ose një latte me matcha dhe kakao pas vakteve janë mënyra të shijshme dhe të lehta për ta bërë këtë.
-

Amorim: Që tani jam i stresuar për finalen e Europa League, duam t’u jam një trofe tifozëve
9 Maj 2025
11:35
Telesport
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, pas kualifikimit për në finale e Europa League, ka pranuar se është që tani i stresuar për ndeshjen e 21 majit në Bilbao, ku do të përballet me Tottenham.
“Djajtë e kuq” fituan 4-1 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në shtëpi ndaj Athletic Club luajtur në Old Trafford. Një trofe që do të jetë një “varkë shpëtimi” për dy ekipe që renditen në vendet 15-16 në Premier League.
Fituesi i Europa League do të kualifikohet direkt në Champions League sezonin e ardhshëm, duke i dhënë finales një rëndësi të madhe financiare. Amorim tha: “Jam i stresuar që tani për shkak të finales”.
“Nëse nuk e fitojmë, atëherë ku rrugëtim nuk do të thotë asgjë për ne. Jemi të lumtur që jemi kualifikuar kështu që le të shohim. Do të jetë një finale e madhe dhe ne do të përpiqemi të fitojmë”, tha Amorim.
“Është e vështirë të përshkruash se si është të jesh trajner i këtij klubi dhe dëshiron t’u japësh tifozëve diçka, sepse ne ishim shumë zhgënjyes në Premier League. Është më e pakta që mund të bëjmë për këta tifozë, për mbështetjen që na kanë dhënë në këtë sezon të vështirë”, tha Ruben Amorim. -

3 fjalitë që nuk i duhen thënë një njeriu të stresuar
Qoftë në planin profesional por edhe në ato bisedat e thjeshta mes njerëzve tanë në jetën tonë të përditshme, duhet pasur shumë kujdes kur flasim me dikë që është në gjëndje stresi të rënduar. Ne nuk jemi të gjithë të barabartë në mënyrën sesi ne e përballojmë stresin. Qëllimi sigurisht që është i mirë dhe nëse mendojmë se po e ndihmojmë dikë kur është në gjendje të rënduar stresi, kjo nuk do të thotë që të na lindi e drejta ta bëjmë të ndihet keq dikë duke e lënduar me fjalët që mund ti themi.
3 Fjalitë që nuk duhet tia themi kurrë dikujt që është i/e stresuar:
“Qetësohu”, fjalitë tipike të pa nevojshme dhe “përbuzëse” që përdoren rëndomë por praktikisht nuk e ndihmojnë aspak një njeri të stresuar. “Mjaft u stresove” ose “qetësohu” janë fjali klishe që nuk të çojnë asgjëkundi pasi të përfshijnë në një gjendje ku të lë të kuptojë se ky njeri gjenden vullnetarisht në këtë situatë dhe që mund të dalë kur të dojë ai vet nga kjo gjëndje.“Mjaft u lodhe kaq shumë duke menduar mbi këtë gjë”. Është e gabuar të prëtendosh dhe dhe të japësh këshilla në formë urdhëri për të hequr dorë nga mendimet negative që pasojnë gjëndjen e stresit tek dikush. Pasi si çdo sëmundje a shqetësim njerëzor, si stresi kronik apo ankthi, përfshihen nga simptoma të caktuara dhe nën këtë logjike duhet të kujtojmë se është e pamundur të heqim dorë në këtë formë nga ajo çka ndjejmë dhe për rrjedhojë nuk mund të pretendojmë të largojmë simptomat në këtë formë komunikimi përballë dikujt nën efektin e stresit.
“ Asgjë nuk ndryshon duke u stresuar dhe duke shqetësuar kaq shumë.”. Njerëzit në gjëndje stresi janë vazhdimisht të kontrolluar nga mendimet e tyre por të jemi edhe në frekuencën e të përmendurit se mendimet stresante nuk janë produktive dhe që nuk ia vlen të ndihen ashtu apo kështu se për ta është thjeshtë humbje kohe, sjell si rezultat një nënvlerësim të ndjenjave të tyre dhe një formë mungese respekti për mënyrën sesi ndihen duke i shkaktuar atyre edhe më shumë stres dhe ankth se më parë.