Tag: stresi

  • Stresi vjen me këngë surprizë për mbylljen e fushatës, mesazh Noizyt: Je në partinë e gabuar vëllai im!

    Stresi vjen me këngë surprizë për mbylljen e fushatës, mesazh Noizyt: Je në partinë e gabuar vëllai im!

    Stresi

    TIRANË- Reperi Arkimed Lushaj i njohur gjerësisht si Stresi ka qenë prezent në mitingun përmbyllës të fushatës së kryedemokratit Sali Berisha. Stresi kishte përgatuar një këngë surprizë për këtë ditë, të cilën tha se ua ka dedikuar ‘njishave’, referuar qytetarëve që mbështesin selinë blu, që ka numrin “1” në fletën e votimit. Por, reperi nuk harroi të jepte dhe një mesazh për kolegun e njëkohësisht mikun e tij, Rigels Rajkun, të njohur si Noizy.
    “Edhe i thashë Noizyt, je në partinë e gabuar vëllai im,”- tha Stresi dhe më pas nisi të këndonte.

  • Stresi në mitingun e PD: I thash Noizy-t, je tek partia e gabuar! Berisha, doktori i zemrës time!

    Stresi në mitingun e PD: I thash Noizy-t, je tek partia e gabuar! Berisha, doktori i zemrës time!

    Partia Demokratike ka nxjerrë Arkimed Lushajn, e njohur me pseudonimin Stresi, për të folur në fushatën përmbyllëse.
    “Kam sot një këngë që ja kam dedikuar njishave. Nga ky shesh e di që Erion Veliaj po më sheh atje me shokët e vet, a po dukem bukur?
    Doktor, je doktor i zemrës sime! Dhe i thash shokut im, Noizy, je në partinë e gabuar vëllai im”, tha Stresi.

  • Stresi merr pjesë në fushatën e Berishës

    Stresi merr pjesë në fushatën e Berishës

    Sali Berisha zhvilloi një takim sot me banorët e njësisë nr. 14, Tiranë. Në krah të liderit demokrat gjatë këtij takimi elektoral është parë edhe reperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj. Stresi është djali ish-truprojës së Berishës Sali Lushaj dhe ka qenë edhe më herët në mbështetje të Berishës.
    Nga Spanja drejt e në Astir, Berisha premton infrastrukturë më moderne arsimore, shëndetësore dhe rrugore

  • Shifrat/ Stresi i lidhur me punën shkakton mbi 10 mijë vdekje në vit në Evropë

    Shifrat/ Stresi i lidhur me punën shkakton mbi 10 mijë vdekje në vit në Evropë

    Një epidemi e heshtur e stresit në vendin e punës po përshkon Evropën. Mbi 10,000 njerëz vdesin çdo vit në Evropë për shkak të stresit të lidhur me punën. Shifra shumë më të larta se vdekjet e shkaktuara nga aksidentet fizike. Alarmi u ngrit nga sindikatat evropiane të bashkuara në ETUC, Konfederatën Evropiane të Sindikatave të themeluar në vitin 1973 dhe që sot përfshin 90 konfederata kombëtare sindikale nga 39 vende të ndryshme, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.
    Shifrat e një masakre
    Në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar, sipas analizës së kryer nga ETUC, çdo vit ka mesatarisht më shumë se 6,000 vdekje (më sakatësisht 6,190) nga sëmundjet koronare të zemrës të lidhura me stresin e lidhur me punën dhe pothuajse 5,000 (4,843) vetëvrasje të lidhura me depresionin e lidhur me punën. Gratë janë ato që preken më shumë, të ndodhura midis ndërrimeve të lodhshme të punës, pasigurisë dhe bullizimit në vendin e punës. Ata që paguajnë çmimin më të lartë janë Europa Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Prandaj, sindikatat evropiane po i kërkojnë Komisionit të BE-së dhe Komisioneres përgjegjëse për të drejtat sociale, Roman Roxana Minzatu, një direktivë ad hoc brenda paketës së punës për cilësinë, me detyrime detyruese për të vlerësuar rreziqet psikosociale, duke përfshirë punëtorët dhe përfaqësuesit e tyre.
    Stresi, ankthi dhe lodhja
    “Evropa ka udhëhequr botën në mbrojtjen e sigurisë fizike. Tani duhet të bëjë të njëjtën gjë për shëndetin mendor”, nënvizon sekretarja e përgjithshme e ETUC-së, irlandezja Esther Lynch, duke kujtuar se bota e punës po ndryshon me shpejtësi: inteligjenca artificiale, digjitalizimi, platformat online dhe tranzicioni i gjelbër po “riformësojnë” rregullat, duke sjellë gjithashtu “rreziqe të reja” si stresi, izolimi, ankthi dhe lodhja e tepërt.
    Kufij të paqartë midis punës dhe jetës private
    “Rritja e madhe e punës nga distanca dhe digjitalizimi pas Covid-19 ka zbehur më tej kufijtë midis punës dhe jetës private, duke çuar në orë më të gjata pune dhe një kulturë të gatishmërisë së vazhdueshme që ka pasur një ndikim serioz në shëndetin e punëtorëve ”, shton sekretari konfederal i ETUC-ut, Giulio Romani.
    “Nëse më shumë se 10,000 njerëz do të vdisnin në punë çdo vit për shkak të rreziqeve fizike, Komisioni me të drejtë do të merrte masa urgjente. Ato janë të nevojshme tani për këtë masakër të heshtur”, thekson ai.

  • Stresi i lidhur me punën shkakton mbi 10 mijë vdekje në vit në Evropë

    Stresi i lidhur me punën shkakton mbi 10 mijë vdekje në vit në Evropë

  • Stresi nga nxehtësia, punonjësit shqiptarë më të cënuarit nga ndryshimet klimaterike

    Stresi nga nxehtësia, punonjësit shqiptarë më të cënuarit nga ndryshimet klimaterike

    Rreziqet klimatike kanë një ndikim të drejtpërdrejtë tek njerëzit, duke ulur të ardhurat dhe duke dëmtuar asetet prodhuese.
    Në Ballkanin Perëndimor, rritja e temperaturave dhe rënia e reshjeve kanë filluar të ndikojnë tek punëtorët. Shqipëria do të jetë më e dëmtuara në këtë proces vlerëson Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).
    Stresi nga nxehtësia do të ndikojë dukshëm vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria vlerësohet të jetë me e goditura në Rajon sa i takon produktivitetit të punës.
    Skenarët e rreziqeve nga ndryshimi i klimës tregojnë se në Shqipëri parashikohet të humbasin 0.07 për qind të orëve të punës në vitin 2030, ekuivalente me rreth 700 vende pune me kohë të plotë.
    Stresi nga nxehtësia rrit rrezikun e aksidenteve në vendin e punës, me vdekje që shpesh ndodhin gjatë ditëve të para në një punë të re.
    Temperaturat e larta kontribuojnë në rritjen e mungesave në punë për shkak të sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë, duke ulur më tej produktivitetin e punëtorëve.
    Ndikimi i drejtpërdrejtë i fatkeqësive natyrore në vendet e punës në Ballkanin Perëndimor u dëshmua gjatë përmbytjeve të vitit 2014.
    Dëmtimet në infrastrukturën ekonomike dhe të transportit që çuan në humbjen e vendeve të punës për 33,500 punonjës në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe humbjen e përkohshme të 51,800 vendeve të punës u dëmtuan përkohësisht në Serbi.
    Përmbytjet e tetorit 2024 në Bosnjë dhe Hercegovinë zhvendosen 1,100 familje, duke shkatërruar 800 shtëpi dhe duke ndikuar rëndë në bujqësi dhe biznese të vogla.
    Banka Botërore duke analizuar këto zhvillime referoi se ndikimet negative të rreziqeve natyrore në produktivitetin e punës, të ardhurat dhe asetet mund t’i shtyjnë njerëzit në varfëri. Humbjet për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit bien kryesisht mbi familjet e varfra.
    Nga ana tjetër njerëzit e varfër kanë qasje të kufizuar në kursime, kredi dhe sigurime për t’i ndihmuar ata të menaxhojnë humbjet e të ardhurave ose aseteve.

    Ndërsa të dhënat aktuale mbi dëmet dhe humbjet në rajon kanë tendencë të përqendrohen në ndikimet e fatkeqësive në asetet dhe infrastrukturën publike, humbjet për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit bien kryesisht mbi familjet e varfra./ Monitor

  • Sinjalet të fshehura që trupi të dërgon kur je nën stres

    Sinjalet të fshehura që trupi të dërgon kur je nën stres

    Stresi është një pjesë e pashmangshme e jetës moderne, por shumë herë trupi ynë na dërgon shenja të fshehura për gjendjen tonë emocionale – dhe ne shpesh i injorojmë. Njohja e këtyre sinjaleve mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve më serioze shëndetësore.

    1. Ndryshimet në lëkurë

    Akne të papritura, skuqje ose irritime mund të jenë më shumë sesa thjesht probleme kozmetike – ato mund të jenë një përgjigje e trupit ndaj stresit të akumuluar.

    2. Dhimbje të pashpjegueshme stomaku

    Një nga mënyrat më të zakonshme me të cilat trupi reagon ndaj stresit është përmes sistemit tretës. Dhimbjet, fryrja ose shqetësimet e vazhdueshme në stomak mund të jenë sinjal që diçka nuk është në rregull emocionalisht.

    3. Rënie e flokëve

    Nëse vëreni se po humbni më shumë flokë se zakonisht, kjo mund të jetë një shenjë fizike e stresit të lartë. Rënia e flokëve shpesh ndodh me vonesë pas një periudhe të gjatë tensioni.

    4. Ëndrra të çuditshme ose të shqetësuara

    Stresi ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e gjumit. Nëse po përjetoni ëndrra të pazakonta, ankthioze ose zgjoheni të lodhur, mund të jetë një shenjë që mendja juaj po përpunon stresin në mënyrë të pavetëdijshme.

    5. Lodhje kronike

    Ndiheni të lodhur edhe pas një gjumi të gjatë? Lodhja e vazhdueshme, pa shkak të dukshëm, është një alarm i qartë që trupi juaj po përpiqet të përballojë nivele të larta stresi.

    Ekspertët këshillojnë që të mos injorohen këto shenja dhe të merren hapa të thjeshtë për menaxhimin e stresit si aktiviteti fizik, meditimi, ndarja e kohës për veten dhe kërkimi i ndihmës profesionale kur është e nevojshme.

  • 3 fjalitë që nuk i duhen thënë një njeriu të stresuar

    3 fjalitë që nuk i duhen thënë një njeriu të stresuar

    Qoftë në planin profesional por edhe në ato bisedat e thjeshta mes njerëzve tanë në jetën tonë të përditshme, duhet pasur shumë kujdes kur flasim me dikë që është në gjëndje stresi të rënduar. Ne nuk jemi të gjithë të barabartë në mënyrën sesi ne e përballojmë stresin. Qëllimi sigurisht që është i mirë dhe nëse mendojmë se po e ndihmojmë dikë kur është në gjendje të rënduar stresi, kjo nuk do të thotë që të na lindi e drejta ta bëjmë të ndihet keq dikë duke e lënduar me fjalët që mund ti themi.
    3 Fjalitë që nuk duhet tia themi kurrë dikujt që është i/e stresuar:
    “Qetësohu”, fjalitë tipike të pa nevojshme dhe “përbuzëse” që përdoren rëndomë por praktikisht nuk e ndihmojnë aspak një njeri të stresuar. “Mjaft u stresove” ose “qetësohu” janë fjali klishe që nuk të çojnë asgjëkundi pasi të përfshijnë në një gjendje ku të lë të kuptojë se ky njeri gjenden vullnetarisht në këtë situatë dhe që mund të dalë kur të dojë ai vet nga kjo gjëndje.

    “Mjaft u lodhe kaq shumë duke menduar mbi këtë gjë”. Është e gabuar të prëtendosh dhe dhe të japësh këshilla në formë urdhëri për të hequr dorë nga mendimet negative që pasojnë gjëndjen e stresit tek dikush. Pasi si çdo sëmundje a shqetësim njerëzor, si stresi kronik apo ankthi, përfshihen nga simptoma të caktuara dhe nën këtë logjike duhet të kujtojmë se është e pamundur të heqim dorë në këtë formë nga ajo çka ndjejmë dhe për rrjedhojë nuk mund të pretendojmë të largojmë simptomat në këtë formë komunikimi përballë dikujt nën efektin e stresit.
    “ Asgjë nuk ndryshon duke u stresuar dhe duke shqetësuar kaq shumë.”. Njerëzit në gjëndje stresi janë vazhdimisht të kontrolluar nga mendimet e tyre por të jemi edhe në frekuencën e të përmendurit se mendimet stresante nuk janë produktive dhe që nuk ia vlen të ndihen ashtu apo kështu se për ta është thjeshtë humbje kohe, sjell si rezultat një nënvlerësim të ndjenjave të tyre dhe një formë mungese respekti për mënyrën sesi ndihen duke i shkaktuar atyre edhe më shumë stres dhe ankth se më parë.

  • Ish-çifti bashkë sërish? Kejsi shfaqet në videoklipin më të ri të Stresit

    Ish-çifti bashkë sërish? Kejsi shfaqet në videoklipin më të ri të Stresit

    Reperi i njohur Stresi ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video nga prapaskenat e klipit të këngës së tij më të re, që pritet të publikohet së shpejti.
    Në video, bie në sy prania e ish-të dashurës së tij, Kejsit, e cila duket se ka marrë rolin e vajzës kryesore në këtë projekt të ri muzikor që ngjan me një këngë dashurie.
    Për ndjekësit dhe fansat e çiftit dikur të dashur, kjo ishte një surprizë e madhe, duke qenë se Stresi e ka pranuar hapur në shumë intervista se Kejsi ka qenë vajza që ai ka dashur më shumë në jetë.
    Rishfaqja e saj në klip ka ndezur menjëherë reagime dhe spekulime rreth marrëdhënies së tyre aktuale.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh