Tag: stresi

  • “Fixim kam vetëm Bkc….”/ Stresi i hedh kunja ish-partneres?

    “Fixim kam vetëm Bkc….”/ Stresi i hedh kunja ish-partneres?

    Stresi ka ndezur rrjetin me një story të fundit në Instagram, ku ndan një bisedë private me dikë që i propozon një takim në jug. Përgjigjja e tij?
    “Pot kisha fiksim do vija”, e ndjekur nga një koment i shkruar me të madhe: “fixim kam vetëm bkc-n’.
    Ajo që tërheq më shumë vëmendje është përmendja e BKC, që ndjekësit e tij e lidhin menjëherë me ish-të dashurën e tij, Kejsi, e cila ka këtë emër përdoruesi në Instagram.
    Nuk dihet nëse ky postim është një tentativë për t’u lidhur sërish me Kejsin apo një ironi e qëllimshme ndaj mesazheve që merr.

  • Stresi reagon pas arrestimit të Noizyt në Zvicër: 100% një keqkuptim i madh!

    Stresi reagon pas arrestimit të Noizyt në Zvicër: 100% një keqkuptim i madh!

    Pas lajmit të bujshëm për arrestimin e Noizyt në aeroportin e Cyrihut, nuk kanë munguar reagimet nga kolegët e tij në muzikë dhe një ndër ta është edhe Stresi.
    Përmes një videoje në InstaStory, reperi shprehu keqardhje për mënyrën si publiku shqiptar shpesh reagon ndaj fatkeqësive të të tjerëve:
    “Më vjen keq që shumë njerëz gëzohen me të keqen e tjetrit. Në Shqipëri gjithmonë i bëhet qejfi njerëzve kur dikush është keq,” tha ai.
    Stresi u shpreh i bindur se gjithçka është rezultat i një keqkuptimi të madh, madje e cilësoi si një inskenim të qëllimshëm ndaj Noizyt, që sipas tij, ndodhi në një moment kritik për karrierën e tij, menjëherë pas publikimit të albumit të ri dhe nisjes së projekteve të reja.
    “Unë jam 100 për qind që është një keqkuptim shumë i madh… një padrejtësi shumë e madhe,” u shpreh ai, duke u pozicionuar hapur në krah të kolegut të tij.

  • Si stresi krijon sëmundjet në trupin tonë? Mjekja Artemisa Gogollari zbulon skemën si t’i shëroni

    Si stresi krijon sëmundjet në trupin tonë? Mjekja Artemisa Gogollari zbulon skemën si t’i shëroni

    Stresi është një nga faktorët kryesorë që shkakton sëmundjet te njerëzit, jo vetëm ato mendore por edhe ato në trup.

    Sipas të gjitha studimeve të publikuara nga mjekët më të rëndësishëm botërorë, stresi është armiku numër një i shëndetit te njerëzit.
    Mjekja e veçantë Artemisa Gogollari në një intervistë në Quo Vadis përballë moderatores Pranvera Borkaj në Vizion Plus, ka sjellë një metodë interesante se si njeriu mund ta luftojë stresin brenda vetes së tij.

    Ajo tha se secili prej nesh mund të krjiojë brenda vetes një zë të fortë i cili ta mbështesë në çdo hap që hedh.
    Pjesë nga biseda:
    Gogollari: Sulmet nuk janë të jashtme. Duket sikur bota jashtë të sulmon, sikur ti je e refuzuar e krtitikuar nga gjithë bota. Ajo që ndodh është brenda nesh, ne ktirikojmë veten, sulmojmë veten dhe gjithë këto emocione trupi i percepton si sulme të brendshme dhe fillon të sulmojë veten nga brenda. Pra trupi fillon të prodhojë kortizol dhe gjithë hormonet e stresit dhe kalon sërish në sistemin simpatik që është gjendja e luftës. Mënyra se si personat punojnë me këtë pjesë është se fillojnë të ndërtojnë një marrdhënie ndryshe me veten e tyre, fillojnë ti flasin vetes ndryshe, çfarë po ndodh brenda meje. Fillojnë ti flasin vetes ndryshe, të jenë një prind për veten e tyre, një tifoz për veten e tyre, një mik që kanë dashur të kenë. Teë krijojnë një zë të brendshëm i cili i thotë ti je i sigurt, ti ke vlerë, vlera jote nuk përcaktohet nga jashtë, rezultatet e punës tënde nuk varen nga një dështim i momentit. Pra ata krijojnë një zë brenda tyre i cili është shtëpia e tyre, ku ata kthehen dhe kanë një vend të sigurt e të paqtë.

  • Stresi shkaktar i kancerit? Ja e vërteta sipas ekspertëve

    Stresi shkaktar i kancerit? Ja e vërteta sipas ekspertëve

    Studimet sugjerojnë një korrelacion, por edhe kufizimet e këtyre hulumtimeve.

    Ngjarjet e rënda jetësore, aksidentet, ndarjet dhe traumat serioze, shpesh ndodhin në vitet menjëherë para fillimit të sëmurjes nga lloje të ndryshme të kancerit.

    Duke pasur parasysh se niveli i stresit është në rritje dhe se pritet që më shumë njerëz të sëmuren, madje për një të tretën më shumë, deri në katër milionë deri në vitin 2030, disa ekspertë tani thonë se dëshmitë e reja për ndikimin e stresit në trup do të thotë se nuk do të ishte befasuese nëse ekziston një lidhje midis stresit dhe kancerit.

    Ndikimi i hormoneve të stresit në kancer

    Prof. Melanie Flint nga Universiteti i Brighton, e cila studion ndikimin e hormoneve të stresit në kancer, thotë: “Ka shumë përparim në këtë fushë dhe mendoj se nuk mund ta përjashtojmë kontributin e stresit në zhvillimin e kancerit. Mendimi im është se stresi me të vërtetë kontribuon, si në shfaqjen e kancerit, ashtu edhe në përhapjen e tij kur tashmë shfaqet, por është një faktor kontribues, dhe jo domosdoshmërisht shkaktar i drejtpërdrejtë.”

    Duket se disa studime që kanë ndjekur popullata të mëdha me kalimin e kohës e mbështesin këtë ide, shkruan “Daily Mail”.

    Një hulumtim me 10.000 gra në Finlandë, që zgjati 15 vjet, zbuloi se ato që kishin përjetuar një trishtim të thellë kishin më shumë gjasa të zhvillonin kancer të gjirit brenda pesë viteve.
    Ekspozimi ndaj stresit në vendin e punës lidhet me një rrezik më të madh të kancerit të prostatës tek meshkujt nën 65 vjeç, megjithëse në masë më të vogël, edhe me kancerin e gjirit tek gratë.

  • Arrestimi i Noizyt në Zvicër, Stresi hedh gisht mbi tiktokerin Medi Iseni

    Arrestimi i Noizyt në Zvicër, Stresi hedh gisht mbi tiktokerin Medi Iseni

    Pas lajmit që bëri bujë në media për ndalimin e reperit të njohur shqiptar Noizy në Zvicër, ka ardhur një reagim i menjëhershëm nga kolegu dhe ish-rivali i tij, Stresi. Ky i fundit ka aluduar në një përfshirje të mundshme të TikTok-erit Medi Iseni në këtë çështje, një emër me të cilin të dy artistët kanë pasur përplasje më herët.
    Në një postim në Instagram, Stresi ka shkruar:
    “Prej që kemi pasur problemin me ty, unë nuk kam udhëtuar direkt drejt Zvicrës me ‘check me pasaport’ se e kam ditur që ti je e bën denoncime edhe atje.”
    Ai shton se personi në fjalë ka qenë në Zvicër pak ditë më parë dhe lë të kuptohet se mund të ketë ndikuar në arrestimin e Noizyt:
    “Keni sharë gjysmën e Shqipërisë dhe çka pret? A thua veç me ne ke pasur probleme, pëllumbi i Zvicrës ti.”
    Reperi e përmbyll reagimin me një shprehje me tone ironike:“Vetëm në mal ëndërr ka me t’u duk deti i Shqipërisë”.

  • Arrestimi i Noizyt në Zvicër – Stresi hedh gisht mbi tiktokerin Medi Iseni

    Arrestimi i Noizyt në Zvicër – Stresi hedh gisht mbi tiktokerin Medi Iseni

    Showbiz E Hënë, 7 Korrik 2025 16:32
    Pas lajmit që tronditi opinionin publik për arrestimin e reperit të njohur shqiptar Noizy në Zvicër, ka ardhur një reagim i menjëhershëm nga kolegu i tij dhe rivali i dikurshëm, Stresi.
    Ky i fundit ka lënë të kuptohet se pas ndalimit të Noizyt qëndron TikTok-eri Medi Iseni, personi me të cilin të dy reperët kanë pasur konflikte të mëparshme.

    Në një postim të drejtpërdrejtë në Instagram, Stresi ka shkruar: “Prej që kemi pasur problemin me ty, unë nuk kam udhëtuar direkt drejt Zvicrës me ‘check me pasaport’ se e kam ditur që ti je e bën denoncime edhe atje”.

    Stresi ka shtuar gjithashtu: “Këtë tipin e paskan para 3 – 4 ditëve atje edhe i shkon mendja prapë tek ne. Keni sharë gjysmën e Shqipërisë dhe çka pret? A thua veç me ne ke pasur probleme, pëllumbi i Zvicrës ti”.
    Në fund, Stresi e mbyll mesazhin e tij me një mesazh sarkastik dhe të koduar: “Vetëm në mal ëndërr ka me t’u duk deti i Shqipërisë”.
    Një frazë që tingëllon si një paralajmërim apo mesazh ironik për TikTok-erin, me domethënie të thellë për realitetin që sipas tij e pret atë jashtë rrjeteve sociale.
    Derisa rrethanat e plota të arrestimit të Noizyt ende nuk janë bërë publike nga autoritetet zvicerane, reagimi i Stresit hedh dyshime për një prapavijë personale që mund të ketë ndikuar në ndalimin e reperit.

  • Stresi ndez rrjetin me një video pranë një vajze misterioze

    Stresi ndez rrjetin me një video pranë një vajze misterioze

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Flokët e thinjura nuk shkaktohen nga mosha, stresi djeg qelizat e pigmentit nga brenda

    Flokët e thinjura nuk shkaktohen nga mosha, stresi djeg qelizat e pigmentit nga brenda

    Ngjyra juaj natyrale mund të rikthehet kur të jeni më pak të stresuar.

    Studimet e fundit shkencore tregojnë se flokët e thinjur nuk janë vetëm një shenjë e plakjes, por shpesh janë pasqyrë e reagimit të trupit ndaj stresit.

    Një studim i vitit 2021 nga Universiteti i Columbia dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA (NIH) zbuloi se stresi mund të dëmtojë qelizat burimore përgjegjëse për prodhimin e pigmentit në folikulat e flokëve, duke bërë që flokët të rriten të zeza në gri.

    Kur nivelet e stresit u ulën, disa pjesëmarrës vunë re se flokët e tyre e rifituan ngjyrën natyrale—pa bojëra, pa trajtime, vetëm rikuperim biologjik.

    Meqë flokët rriten rreth 1 cm në muaj, ata funksionojnë si një kronologji: shkencëtarët i lidhën segmentet gri me periudha të larta stresi (si divorci ose lodhja ekstreme) dhe panë kthimin e ngjyrës pas periudhave të pushimeve.

    Ky proces lidhet me kortizolin, stresin oksidativ dhe funksionin mitokondrial.

    Kjo do të thotë se thinjat e parakohshme, veçanërisht në të 20- dhe 30-tat, mund të jetë një sinjal alarmi, jo vetëm një çështje gjenetike.

    Flokët tuaj mund t’ju tregojnë se diçka më e thellë po ndodh në trupin tuaj—mjafton t’u kushtoni vëmendje.

  • Stresi i mërzitur: Humba një bast me Noizyn për zgjedhjet, por do ia fitoj…

    Stresi i mërzitur: Humba një bast me Noizyn për zgjedhjet, por do ia fitoj…

    I ftuar në emisionin “Pardon My French”, reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka folur rreth mbështetjes për Partinë Demokratike dhe zgjedhjeve të 11 Majit.
    Stresi tha se kishte vënë bast me 100 euro me Noizyn për fitoren e PD-së, një bast i humbur, ku tha se i kishte dhënë 100 euro. Po ashtu, ai ka patur një mesazh edhe për artistët që ndryshojnë bindjet politike sipas interesit.
    U mërzit Stresi për humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të këtij viti?
    “Unë kam një monedhë e cila nuk zhvlersohet kurrë, është besnikëria. Të jesh besnik është e vështirë por edhe e rrallë. Unë kështu jam e nis me dikë e çoj me dikë, as nuk shitem dhe as nuk blihem. Për 1 mijë vjet nuk i shes idealet dhe parimet e mia nuk ka shanse familjarisht. Unë nuk vuaj për pushtet ekonomik, unë kam lindur në internim dhe mamaja ime ka vuajtur shumë e re nga regjimi.
    Normalisht që jemi kundër një sistemi siç mendojmë ne dhe kemi bindjet tona dhe unë nuk gjykoj sot askënd për bindjet e tij personale që ta kemi të qartë”, tha Stresi.
    Kur u pyet  se çfarë mendon për ata këngëtarë që ndryshojnë krah politik, ai u shpreh duke thënë se:
    “Secili ka zgjedhjen e vet, unë kam zgjedhjen time, por unë e kam pak më ndryshe nga të gjithë sepse unë nuk e kam për përfitim e kam për gjë tjetër pse jam suportues i partisë sime. Kaq, kam muzikën primare, politikë e kam hobi”, tha ai.
    A është penalizuar ndonjëherë Stresi për këtë?
    “Nuk më ‘plas’ fare, për sa kohë ka edhe artistë të tjerë që janë në anën e kundërt ne bëjmë muzikë dhe ne tërheqim të rinjtë në fushatën tonë. Unë i tërheq me shpirt dhe kaq. Kemi të drejtën tonë të suportojmë dikë.”
    Pas fitore së Partisë Socialiste, po Noizy çfarë i tha?
    “Kishim vënë një bast, u takuam dhe ia dhashë 100 euro. Aq e lamë, por ishalla ma kthen prapë sepse si dihet. “

  • Veliaj po më sheh nga qelia”/ Stresi në mitingun e PD: I thashë Noizyt je në partinë e gabuar

    Veliaj po më sheh nga qelia”/ Stresi në mitingun e PD: I thashë Noizyt je në partinë e gabuar

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona