Asnjë gjurmë ketamine, kokaine, fentanyli, opioidesh apo kanabinoidesh. Elon Musk ka rezultuar negativ në testin e drogës, duke hedhur poshtë akuzat për përdorim të substancave narkotike. Kreu i kompanive Tesla dhe SpaceX publikoi vetë në rrjetin X (ish-Twitter) rezultatin e analizave të urinës të kryera më 11 qershor në një laborator në Illinois.
Në dokumentin e shpërndarë, të gjitha 24 substancat e kontrolluara rezultonin “negative”. Me këtë lëvizje, Musk synon të përgënjeshtrojë zërat që qarkulluan në media lidhur me një varësi të tij ndaj ketaminës. Për më tepër, u kundërpërgjigj duke sfiduar vetë gazetat që e akuzuan.
“Tani është radha e New York Times dhe Wall Street Journal të bëjnë testin e drogës dhe t’i publikojnë rezultatet”, shkruhej në një postim të bërë nga llogaria “Doge Designer”, pas së cilës dyshohet se qëndron vetë Musk, postim që ai e ndau në profilin e tij.
Akuzat ndaj Musk u publikuan gjatë mbështetjes së tij për Donald Trump në kuadër të fushatës zgjedhore. Mediat si New York Times raportuan se miliarderi ishte shpesh nën efektin e ketaminës dhe substancave të tjera, duke përmendur edhe probleme fizike si pasojë e përdorimit të vazhdueshëm.
Në artikujt e publikuar pretendohej gjithashtu se Musk konsumonte rregullisht edhe ilaçe të tjerë si Adderall, stimulues që përdoret për trajtimin e çrregullimit të vëmendjes (ADHD) dhe narkolepsisë. Sipas këtyre raportimeve, përdorimi i barnave i kishte dhënë energjinë për të marrë pjesë në disa aktivitete në një ditë dhe për të bërë postime të shumta gjatë natës.
New York Times aludonte gjithashtu se sjelljet e çuditshme të Musk gjatë një konvente republikane në shkurt, përfshirë një fjalim të paqartë dhe daljen në skenë me barkun e zbuluar, ishin pasojë e gjendjes së tij. Por Musk i hodhi poshtë të gjitha këto gjatë konferencës së tij të fundit për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Tag: street
-

Musk publikon analizat: Nuk përdor drogë! Sfidon New York Times dhe Wall Street Journal
-

‘Taco’, nofka që tërboi Trump, ja si i përgjigjet gazetares Presidenti amerikan
Wall Street i ka vënë Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nofkën ‘Taco’, një nofkë që atij nuk i pëlqen aspak.
Sipas mediave të huaja, kur një gazetare i drejtoi një pyetje në lidhje me këtë nofkw gjatë konferencës tradicionale në Zyrën Ovale, Trump humbi qetësinë duke thwnw: “Mos e thuaj më atë që the, është një pyetje e shëmtuar. Për mua është më e keqja”.
Nofka që qarkullon mes operatorëve të tregut synon të përshkruajë sjelljen e Presidentit që kërcënon me tarifa doganore ndaj vendeve të tjera, por më pas të tërhiqet. Gjatë konferencës, Trump mohoi që ndryshimet e vazhdueshme të qëndrimit ndaj tarifave të përbëjnë një tërheqje, duke shpjeguar se zakonisht kritikohet në të kundërtën, se është “shumë i ashpër” në fushën tregtare, e jo frikacak sipas tij.
Termi “tregti me taco” u përdor për herë të parë nga Financial Times dhe për Wall Street përshkruan mjaft mirë kaosin tregtar ku administrata Trump ka futur Shtetet e Bashkuara dhe vendet me të cilat po negocion, shkruan A2 CNN.
Në javën pas të ashtuquajturës ‘Ditë, në fillim të prillit, kur Trump njoftoi tarifa të gjera, ai menjëherë deklaroi se ato do të uleshin në 10%. Edhe në përplasjen tregtare me Kinën ndodhi e njëjta gjë: fillimisht, pas një përshkallëzimi të masave, ai njoftoi super tarifa deri në 145% për importet kineze, për t’i ulur më pas në 10% për shumë produkte.
Dhe në fund, javën e kaluar, erdhi kërcënimi për tarifa 50 % ndaj produkteve të Bashkimit Europian, ndjekur nga shtyrja e çdo vendimi për në muajin korrik. Me pak fjalë, një tjetër tërheqje. -

SYRI TV/ Wall street hapet në rënie këtë të enjte: Përpos pauzës tarifore, tregjet në rënie
Tregjet e aksioneve amerikane kanë pësuar një tjetër tronditje me hapjen e Wall Street këtë të enjte, një ditë pasi pauza e tarifave nga Presidenti Donald Trump ngjalli shpresë për normalizimin e bursave.
Tre indekset kryesore të Wall Street kanë pësuar rënie të konsiderueshme. Indeksi S&P500 u hap me 2.1%, Dow Jones ra me 1.6% dhe Nasdaq ra me 2.8%.
Ndërkohë në anën tjetër të Atlantikut, panorama duket po aq e pasigurtë.
Ndonëse tregjet europiane dhe aziatike panë disa rritje të vogla, duket se ende nuk janë ende aq të forta sa ishin disa javë më parë.
Pavarësisht disa rritjeve, FTSE i Britanisë së Madhe, Dax i Gjermanisë, Cac 40 i Francës dhe Ibex 35 i Spanjës janë të gjithë akoma më të ulët se sa ishin përpara se Trump të bënte njoftimin e tij për tarifat.
Të mërkurën, tregu i aksioneve amerikane pati një nga ditët më të mira të tregtimit, me S&P 500 që kërceu 9.5%, në rritjen e tij më të madhe që nga viti 2008. Ky pozitivitet fillestar duket se i ka lënë vendin pasigurisë pasi kompanitë ende janë në mëdyshje se si do të përkthehet për ta pauza tarifore.
-

“Rrini të qetë! Gjithçka do jetë mirë”/ Mesazhi i Trump për amerikanët pas tarifave të Kinës: Është kohë e shkëlqyer për të blerë
Pas ditëve të njëpasnjëshme humbjesh në Wall Street për shkak të breshërisë së tarifave, presidenti amerikan, Donald Trump u bëri thirrje qytetarëve dhe investitorëve të jenë të qetë, duke vlerësuar se tani është koha për të blerë.
“Rrini të qetë! Gjithçka do të jetë mirë. SHBA do të jetë më e madhe dhe më e mirë se kurrë”, shkroi Trump në një postim pak pasi tregjet u hapën sërish në “të kuqe. “Kjo është një kohë e shkëlqyer për të blerë!”, theksoi ai në një postim tjetër.
Më herët, Sekretari i Thesarit i SHBA-së Scott Bessent minimizoi shkallën e humbjeve të regjistruara nga Wall Street në javët e fundit, duke argumentuar se politika e qeverisë amerikane synon t’i japë përparësi “ekonomisë reale”.
“Wall Street është bërë më i pasur se sa ka qenë në dekada dhe mund të vazhdojë të rritet dhe të jetë mirë”, tha Bessent në një fjalim për Shoqatën Amerikane të Bankierëve (ABA).
“Por për katër vitet e ardhshme, qëllimi i presidentit Trump është të fokusohet në ekonominë reale. Është radha e ekonomisë reale”, theksoi ai, duke iu përgjigjur rënies së tregut financiar javën e kaluar për shkak të luftës tregtare që filloi Trump.
Bessent e vuri në perspektivë rënien e tregut financiar, duke pranuar “disa pasiguri” që shpjegon lëvizjet e tregut, por duke argumentuar se ekonomia amerikane është “shumë e qëndrueshme” dhe “në gjendje shumë të mirë”.
Për sa i përket sektorit bankar, ai siguroi se departamenti i tij synon të fokusohet në ndryshimin e rregullave rregullatore, ndërkohë që Uashingtoni ende nuk ka zbatuar të ashtuquajturat rregullat bankare “Basel III”, të cilat po shkaktojnë reagime nga institucionet e mëdha financiare amerikane.Top Channel
-

Pas tarifave hakmarrëse të Kinës, tregjet amerikane hapen me luhatje
Aksionet amerikane ranë sërish në kambanën e hapjes në Wall Street të mërkurën pasi lufta tregtare midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe Kinës përshkallëzoi ditën e djeshme.
Indeksi i aksioneve S&P 500 i Wall Street ra me 0.08%, ose 4.21 pikë, ndërsa mesatarja industriale Dow Jones ra me 0.42%, ose 159.61 pikë. Indeksi Nasdaq Composite i teknologjisë së rëndë u rrit me 0.32%, ose 49.46 pikë.
Lëvizjet në rënie në stoqet amerikane erdhën pasi Kina u kundërpërgjigj me një tarifë shtesë prej 50% në krye të taksave ekzistuese prej 34 % ndaj importeve amerikane. Trump vendosi një tarifë totale prej 104% për importet kineze.
Indeksi i dollarit, i cili mat monedhën e gjelbër kundrejt gjashtë monedhave të krahasueshme, ra me 0.78%.
Në tregtimin e pasdites në Evropë, FTSE 100 ra me 2.61%, ndërsa indeksi pan-evropian Stoxx 600 ra me 3.23%.Top Channel
-

“Adoleshenca” e bujshme, falas në shkollat e mesme britanike
Miniseriali i Netflix “Adoleshenca”, i cili ka ngjallur debat social në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të shfaqet falas në shkollat e mesme dhe të mesme në të gjithë vendin, njoftoi sot Doëning Street.
“Kjo është një iniciativë e rëndësishme për të inkurajuar sa më shumë të rinj të shikojnë serialin”, tha kryeministri britanik Keir Starmer, i cili vetë ndoqi “Adoleshencën” me fëmijët e tij adoleshentë.
Miniseriali dramatik flet për një adoleshent që akuzohet për vrasjen e një shoku të klasës.
Seriali me katër episode trajton ndikimet toksike dhe mizogjene ndaj të cilave të rinjtë ekspozohen në internet.
Starmer u takua me krijuesit e serialit dhe mbështeti vendimin e Netflix për ta bërë serialin “novator” të disponueshëm për shikim falas në shkollat në të gjithë vendin.
“Si baba, duke parë këtë shfaqje me djalin dhe vajzën time adoleshente, mund t’ju them se kjo më mërziti mua personalisht,” tha ai në një deklaratë pas takimit me bashkë-shkrimtarin e “Adoleshencës”, Jack Thorne, organizata bamirëse dhe të rinj në zyrën e tij në Downing Street.
“Siç e shoh nga vetë fëmijët e mi, është jetike që të flasim hapur për ndryshimet në mënyrat e komunikimit, përmbajtjen që shohin dhe eksplorojmë bisedat që kanë me bashkëmoshatarët e tyre”, shtoi kryeministri britanik.Adolescence co-writer Jack Thorne met with Sir Keir Starmer earlier today to discuss how young boys can be shielded from misogyny and other issues the show raises.
He speaks to Sky’s Katie Spencer outside 10 Downing Street post-meetingpic.twitter.com/BY4JRPUQv2
— Peter Stefanovic (@PeterStefanovi2) March 31, 2025Drama magjepsëse, episodet e së cilës u filmuan në një pamje të vetme dhe të vazhdueshme, bëri histori në televizionin britanik këtë muaj, duke u bërë filmi i parë që kryeson listat e vlerësimeve.
Gati 6.5 milionë njerëz e ndoqën episodin e parë të serialit dhe 5.9 milionë të dytin në javën 10-16 mars, sipas të dhënave nga agjencia e vlerësimeve televizive Barb.
Thorne, i cili ka thënë se fëmijëve nuk duhet t’u jepen telefona inteligjentë deri në moshën 14 vjeç, e quajti një krizë në rritje ndikimin e maskulinitetit toksik dhe të ashtuquajturës kulturë incel, e cila mund të çojë në urrejtje ndaj grave dhe vajzave.
“Ne e krijuam këtë serial për të provokuar diskutime”, tha Thorne në një deklaratë. “Pra, të kesh mundësinë për ta shfaqur këtë në shkolla është përtej pritshmërive tona. Shpresojmë që shfaqja e serialit do t’i shtyjë mësuesit të flasin me nxënësit, por ajo që ne vërtet shpresojmë është se do t’i shtyjë nxënësit të flasin me njëri-tjetrin.” /tesheshi.com/