Në një lidhje të drejtpërdrejtë, aktivisti i njohur në SHBA, Naser Nika, komentoi shqetësimet e komunitetit shqiptar në diasporë lidhur me pezullimin e bisedimeve për dialogun strategjik me Kosovën.
” Ne shqiptarët në diasporë jemi shumë të shqetësuar sepse gjithmonë jemi munduar të përkrahim Kosovën por të them të drejtën kam parë disa komente dhe intervista që janë dhënë dhe po fajësojnë Grenellin apo dikë tjetër por tju them të drejtën nuk munden as Grenelli as Ambasada po nuk e pruri Administrata, po se vuri Amerika në fillim që të pezullohen bisedimet e dialogut strategjik.
Është një gjë që që në kohën e pavarësisë, Kosova nuk ka marrë këtë lëkundje. Ne kemi pritur që ta përkrahë e jo të largojë bisedimet për dialogun strategjik.
Disa gabime i ka dhe qeveria që nuk po shikon që të bashkëpunojë me Amerikën”, u shpreh Nika.
Tag: strategjik
-

SHBA “shuplakë” Kosovës, Nika: Diaspora e shqetësuar, Kosova e lëkundur si kurrë më parë
-

Kosova në “listën e zezë” të SHBA? “Pezullimi i dialogut shqetësues, shteti ta trajtojë me seriozitet”
Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, siç njoftoi ambasada, për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë dhe deklaratave të fundit, po shihet si tejet shqetësues në vend.
Qeveria në detyrë reagoi duke thënë se mirëpret kritikat dhe se, kurdo që janë konkrete, do të përpiqen maksimalisht të përmirësojnë dhe korrigjojnë hapat e veprimet e tyre.
Por profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, konsideron se krerët shtetërorë duhet ta trajtojnë me seriozitet këtë vendim të aleatit kryesor të Kosovës. “Vendimi i SHBA-ve është shqetësues dhe brengosës. Sidoqoftë, duhet të jetë alarmues kur, në një mënyrë apo tjetër, një shtet kaq i rëndësishëm, që është eksponenti kryesor i aleancës strategjike të Kosovës, merr një vendim të tillë. Kjo duhet të merret si një alert, si diçka që duhet të trajtohet shumë seriozisht dhe të riparohet sa më parë. Marrëdhëniet e tilla nuk mund të konsiderohen normale nëse ka pezullim të dialogut strategjik”, tha Baraliu, përcjell A2 CNN.
Pas vendimit për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, liderët e partive opozitare në vend (PDK, LDK dhe AAK) zhvilluan takim me përfaqësues të SHBA-së në Ambasadën Amerikane në Kosovë.
Lidhur me çështjen reagoi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila shprehu keqardhje dhe shqetësim të thellë rreth vendimit për pezullimin e Dialogut Strategjik, një mekanizëm i rëndësishëm i bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-ve. Në një deklaratë të Presidencës thuhet se çështja e aleancës me SHBA-të është çështje strategjike që kërkon unitet politik dhe angazhim të të gjithëve në Kosovë.
Vendimi i Shteteve të Bashkuara erdhi në një kohë kur liderët e Lëvizjes Vetëvendosje po kritikojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, duke e quajtur gjykatën më të lartë të vendit “hije politike e opozitës ndaj LVV-së”. -

Pezullimi i dialogut strategjik SHBA- Kosovë/ Reagime nga liderët politikë në vend: Duhet unitet politik
foto ilustruese
KOSOVË- Pas pezullimit të dialogut stategjik SHBA- Kosovë, pati reagime të menjëherëshme që nga presidentja Vjosa Osmani, opozita dhe përfaqësues të qeverisë në Kosovë.
Menjëherë pas deklaratës nga Ambasada Amerikane në Prishtinë ka reaguar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila shprehu shqetësimin për vendimin e SHBA-ve për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën, duke u zotuar se është e gatshme të angazhohet për të rikthyer bashkëpunimin mes dy vendeve dhe ka bërë thirrje për unitet politik.
“Republika e Kosovës është ndërtuar mbi themelet e miqësisë së pathyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky raport nuk është vetëm diplomatik, por është pjesë ekzistenciale e identitetit tonë shtetëror dhe kombëtar. Drejt këtij qëllimi, angazhimi i Presidentes ka qenë dhe mbetet i palëkundur dhe i vazhdueshëm, siç është konfirmuar vazhdimisht nga lidershipi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë në letrën e fundit të Presidentit Trump drejtuar Presidentes Osmani të gushtit 2025. Prandaj, Presidentja shprehë keqardhje dhe shqetësim të thellë rreth vendimit për pezullimin e Dialogut Strategjik, një mekanizëm i rëndësishëm i bashkëpunimit në mes Kosovës dhe ShBA-ve.
Dialogu Strategjik u iniciua nga Presidentja në vitin 2021, përmes një propozimi të adresuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky propozim i Presidentes u rikonfirmua në qershor 2022, me anë të notës verbale dhe gjatë takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, në korrik të po atij viti.
Pas punës së jashtëzakonshme të ekipit të Presidencës dhe të Departamentit të Shtetit, ky proces u finalizua me konfirmimin përfundimtar në takimin mes Presidentes Osmani dhe Departamentit të Shtetit, në janar 2025.
Çështja e aleancës me SHBA-të, është çështje strategjike që kërkon unitet politik dhe angazhim të të gjithëve në Kosovë. Qytetarët e Kosovës e dinë se liria e tyre u bë realitet edhe me ndihmën vendimtare të SHBA-ve dhe se pa këtë miqësi historike nuk do të kishim arritur kurrë këtu ku jemi sot.
Presidentja e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të punojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara në të gjitha fushat e interesit të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, demokratizimin e mëtejshëm të vendit tonë, ndërtimin e një të ardhmeje euroatlantike, si dhe mbrojtjen e vazhdueshme të sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Siguria e Republikës së Kosovës është fuqishëm e lidhur me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prandaj secili duhet ta marrë me seriozitetin dhe përgjegjësinë maksimale ruajtjen e kësaj aleance të shenjtë.
Dialogu Strategjik i arritur në janar 2025 është një mekanizëm tejet i çmuar i këtij bashkëpunimi. Në këtë frymë, Presidenca e Republikës së Kosovës do të angazhohet maksimalisht e me përkushtim të lartë që ky dialog të rifillojë sa më shpejt, sepse partneriteti ynë me Shtetet e Bashkuara është jo vetëm garanci për të tashmen, por edhe busulla më e sigurt drejt së ardhmes.”, deklaroi ajo.
Reagimi erdhi edhe nga qeveria e Kosovës, përmes zëdhënësit Përparim Kryeziu, i cili ka theksuar se Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse SHBA-ve dhe falenderuese për atë që i ka dhënë dhe se mirëpret çdo kritikë. Kjo deklaratë vjen pasi javët e fundit, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe zyrtarë të lartë të partisë së tij, e kanë kritikuar edhe Gjykatën Kushtetues duke theksuar se ky institucion është e afërt me partitë opozitare në Kosovë.
“Qeveria jonë ka qenë e para që ka përmbushur mandatin e plotë që nga shpallja e pavarësisë. Kjo i ka kontribuar stabilitetit institucional dhe zhvillimit socio-ekonomik të vendit, përkundër gjitha sfidave globale që kemi përjetuar nga viti 2021 e tutje, përfshirë këtu pasojat e pandemisë, krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë.
Veprimet tona, të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit me qëllim garantimin e stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Stabiliteti që gëzojmë sot është rezultat i natyrshëm i sundimit të ligjit dhe rendit publik. Në Kosovë kurrë nuk ka pasur më shumë sundim ligji e luftim krimi e korrupsioni në gjithë territorin e Kosovës. Në të kaluarën, stabiliteti është synuar në kurriz të sundimit të ligjit dhe rendit publik, rrjedhimisht kemi pasur stabiliteti të rrejshëm. Kjo është dëshmuar më së miri në ngjarjet dhe protestat e dhunshme të majit të vitit 2023 në të cilat individë dhe grupe kriminale nuk kursyen as pjesëtarët e KFOR-it dhe të EULEX-it në sulmet e tyre. Ndërkaq sulmi terrorist dhe paramilitar në Banjskë në shtator të po atij vitit, me përfshirjen e drejtpërdrejt të shtetit të Serbisë, e ka shpërfaqë para të gjithë botës se kush dhe ku në fakt është burimi i destabilitetit në rajon. Shprehim bindjen tonë të thellë se Republika e Kosovës është partneri më serioz i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për stabilitet, siguri dhe paqe në rajon.
Ne e kemi depolitizuar integrimin e serbëve në shtetin e Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve tanë për integrim nuk ka munguar asnjëherë. Por ai shpesh ka qenë i sfiduar e i shtypur nga struktura ilegale e grupe kriminale. Ne jemi përballur me strukturat e Serbisë në Kosovë jo me serbët e Kosovës. Asnjëherë nuk i kemi barazuar qytetarët serb në Kosovë me strukturat ilegale e paralele të Serbisë në Kosovë. Përkundrazi, ne i kemi mbrojtur dhe i mbrojmë bashkëqytetarët tanë serb nga po këto struktura që për shumë gjatë janë përdorur si mekanizma dhe instrumente frikësimi, kërcënimi e kontrolli. Në të njëjtën kohë, duke i zëvendësuar ato me institucionet të Republikës së Kosovës jemi siguruar që nuk ka vakuum të shërbimeve. Gjithashtu jemi angazhuar për integrim të qëndrueshëm të serbëve në shoqërinë dhe institucionet tona, sidomos nëpërmjet punësimit dhe arsimit, siç është rasti me masën për punësim për banorët e katër komunave në veri të vendit dhe verifikimin e diplomave të Universitetit të Mitrovicës së veriut me qëllim lehtësimin e punësimit të bashkëqytetarëve nga radhët e komunitetit serb, krahas masave të tjera e të shumta sociale nga të cilat përfitojnë drejtpërdrejt pjesëtarët e këtij komuniteti.
Sa i përket kritikave publike të kryeministrit ndaj Gjykatës Kushtetuese, është qëndrimi i tij i hapur se me vendimet e saj, Gjykata Kushtetuese e ka cenuar karakterin demokratik të Republikës së pavarur, dhe se me joefikasitetin e saj në trajtimin e lëndëve është bërë bashkëpjesëmarrëse në agjendën e partive politike opozitare për të vonuar reformat themelore të paraparë në programin qeverisës. Rikujtojmë se aktualisht janë 18 ligje ende pa ndonjë vendim të Gjykatës Kushtetuese, të cilat janë në pritje të shqyrtimit të paktën qe 9 muaj, me theks te Ligji për Fondin Sovran që është pa përgjigje më shumë se 1 vit e 8 muaj.
Ne i jemi gjithmonë mirënjohjes për kontributin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë dhe i falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen dhe ndihmën ndaj shtetit të Kosovës dhe popullit tonë në aq shumë fusha. I mirëpresim edhe kritikat. Kurdo që janë konkrete përpiqemi maksimalisht të përmirësojmë dhe korrigjojmë hapat e veprimet tona.”, shkruan zëdhënësi.
Tre liderët opozitarë, ai i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, Memli Krasniqi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, Ramush Haradinaj, kritikuan ashpër qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti. Gjithashtu mediat në Kosovë kanë raportuar se tre liderët mbrëmjen e djeshme janë ftuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, por takimi është zhvilluar pa prezencën e mediave.
Në një deklaratë publike ditën e djeshme Ambasada Amerikane në Prishtinë njoftoi se pezullim dialogut ka një afat të pacaktuar, pasi sipas tyre veprimet e qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke e vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta mes dy vendeve. Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën ndodhi në ditën kur autoritetet kosovare e ndaluan punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë në Mitrovicë të Veriut./ZËRI -

Reagime pas pezullimit të dialogut SHBA-Kosovë, DW: Momenti më i rëndë në marrëdhëniet mes dy vendeve
Në Kosovë pati reagime të ashpra pas vendimit të SHBA-së që të pezullojë dialogun strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti, veprime këto të cilat, sipas SHBA-së, “kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke e vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu keqardhje dhe tha se është e shqetësuar thellë për vendimin e SHBA-ve për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën. Osmani tha se “çështja e aleancës me SHBA-në është çështje strategjike që kërkon unitet politik dhe angazhim të të gjithëve në Kosovë”.
“Qytetarët e Kosovës e dinë se liria e tyre u bë realitet edhe me ndihmën vendimtare të SHBA-së dhe se pa këtë miqësi historike nuk do të kishim arritur kurrë këtu ku jemi sot. Presidentja e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të punojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara në të gjitha fushat e interesit të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, demokratizimin e mëtejshëm të vendit tonë, ndërtimin e një të ardhmeje euroatlantike, si dhe mbrojtjen e vazhdueshme të sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Osmani në një deklaratë. Sipas saj, “siguria e Kosovës është e lidhur me mbështetjen e SHBA-së”, dhe bëri thirrje që “secili duhet ta marrë me seriozitetin dhe përgjegjësinë maksimale ruajtjen e kësaj aleance të shenjtë”.
VV: I mirëpresim kritikat
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk e ka komentuar vendimin e SHBA-së për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën, por zëdhënësi i tij, Përparim Kryeziu, tha “i mirëpresin edhe kritikat, kurdo që ato janë konkrete”.
“Ne përpiqemi maksimalisht të përmirësojmë dhe korrigjojmë hapat e veprimet tona. Ne mbetemi të përkushtuar për të avancuar interesat e përbashkëta që ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës”, tha zëdhënësi i qeverisë Kryeziu.
Ftesë për partitë opozitare në ambasadën e SHBA-së
Tre liderët e partive të deritashme opozitare, ai i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, Memli Krasniqi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, Ramush Haradinaj, mësohet se u ftuan në mbrëmjen e së premtes nga ambasada amerikane në Prishtinë në takime të ndara dhe larg syrit të mediave. Nuk u tha se çfarë është biseduar në takim me të ngarkuarën në ambasadën amerikane, Anu Prattipati. Por liderët e opozitës së deritashme menjëherë pas vendimit të SHBA-së, kritikuan ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
PDK: Veprime të papërgjegjshme të qeverisë
Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, tha se “ky zhvillim i rëndë është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të pamatura dhe të papërgjegjshme të qeverisë në largim dhe kryeministrit në largim, Albin Kurti”.
“Sjellja e tij ka cenuar besimin dhe partneritetin me aleatin tonë më të madh dhe më të rëndësishëm strategjik, SHBA-në, vendin që ka qenë dhe mbetet mbështetësi më i madh i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës. Ky është dëmi më i madh politik, diplomatik dhe strategjik që i është shkaktuar Republikës së Kosovës në 25 vitet e lirisë së saj, duke cenuar drejtpërdrejt raportet me aleatin tonë kryesor dhe duke e vënë në pikëpyetje besueshmërinë ndërkombëtare të shtetit tonë”, tha Krasniqi.
Moment i rëndë
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, tha se “pezullimi i dialogut strategjik të SHBA-së me Kosovën është momenti më i rëndë në marrëdhëniet mes dy vendeve”.
“Suspendimi i dialogut strategjik me SHBA-të paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me aleatin tonë strategjik dhe ekzistencial; si shtet i pavarur e sovran”, shkroi Abdixhiku, duke e akuzuar qeverinë në detyrë se “ka ndërtuar rrugëtimin e saj mbi krizën dhe përçarjen” dhe e cilësoi atë “shkatërruese të shtetit dhe shkelëse të Kushtetutës e ligjit”.
E kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se “Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet”. “Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën. I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi”, tha Haradinaj.
Reagime nga biznesi dhe shoqëria civile
Edhe përfaqësuesit e ekonomisë dhe biznesit në Kosovë shprehën shqetësimin e thellë pas vendimit të SHBA-së për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën. Oda Ekonomike e Kosovës “apelon për rikthimin sa më të shpejtë të Dialogut Strategjik me SHBA dhe konsolidimin e politikave ekonomike, në mënyrë që të rikthehet besimi i investitorëve dhe të krijohen kushte të qëndrueshme për zhvillim”.
Reagime kishte edhe nga shumë organizata të shoqërisë civile, të cilat njëzëri kërkojnë unitet të spektrit politik kosovar dhe rikthim të dialogut strategjik me SHBA-në.
Pse u pezullua dialogu strategjik?
Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën ndodhi në ditën kur autoritetet kosovare e ndaluan punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Po ashtu, një ditë më parë, autoritetet kosovare morën nën kontroll objektet e postës në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku operonte Posta e Serbisë përmes sistemit paralel. Si rrjedhojë edhe e këtyre veprimeve pasoi dhe vendimi i SHBA-së për pezullimin e dialogut strategjik.
Dialogu strategjik, të cilin SHBA-ja e pezulloi të premten me Kosovën, është një proces që Departamenti Amerikan i Shtetit në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale. Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.
Javët e fundit, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe zyrtarë të lartë të partisë së tij, e kanë kritikuar edhe Gjykatën Kushtetuese për siç thonë “njëanshmëri”, duke theksuar se “Gjykata Kushtetuese është e afërt me partitë shqiptare që mandatin e kaluar ishin në opozitë”.
Lëvizja Vetëvendosja përmes përfaqësuesve të saj në KQZ, po ashtu, ka bërë përpjekje të pasuksesshme që t’i ndalojë Listës Srpska pjesëmarrjen si në zgjedhjet parlamentare të shkurtit të këtij viti dhe po ashtu në ato lokale që mbahen më 12 tetor. Gjykata Kushtetuese dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it, por edhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar presionin e Kurtit dhe partisë së tij ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe sistemit të drejtësisë në tërësi./DW -

Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA-ja, sinjal i distancimit nga Kurti
Distancim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, si dhe paralajmërim për Qeverinë e tij se mbështetja ndërkombëtare po zbehet.
Kështu e shohin pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, Toby Vogel nga Këshilli për Politika të Demokratizimit në Berlin, dhe Gëzim Visoka, profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Dublinit, në departamentin për studime të paqes dhe konfliktit.
Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë, njoftoi të premten Ambasada amerikane në Prishtinë.
Ajo e ka arsyetuar këtë vendim me shqetësimin për veprimet e Qeverisë në detyrë dhe të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të cilat, siç thuhet, “rrisin tensionet dhe destabilitetin”.
“Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, tha Ambasada, pa shpjeguar se për çfarë deklaratash dhe veprimesh bëhet fjalë saktësisht.
Kosova dhe SHBA-ja kishin planifikuar që këtë vit ta finalizonin marrëveshjen për dialogun strategjik, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte njoftuar në janar për arritjen e ujdisë mes dy vendeve.
Vendimi i Shteteve të Bashkuara vjen në një kohë kur liderët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) po i kritikojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, duke e quajtur gjykatën më të lartë të vendit “hije politike e opozitës ndaj LVV-së”.
Çfarë është dialogu strategjik?
Dialogu strategjik është një proces që Departamenti amerikan i Shtetit në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.
Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.
Bazuar në informacionet nga Departamenti i Shtetit, Radio Evropa e Lirë konfirmoi se SHBA-ja ka zhvilluar dialog strategjik gjatë viteve të fundit me Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Rumaninë, Austrinë, Poloninë, Slloveninë, Moldavinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Katarin, Omanin, Bahrejnin, Egjiptin, etj.
Në rajon, vetëm Maqedonia e Veriut ka hyrë në një dialog të tillë strategjik me SHBA-në. Takimi i parë u mbajt më 2 qershor 2022 në Uashington DC, dhe u drejtua nga ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dhe ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen Donfried.
Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, më 6 gusht paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të nisin dialog të përbashkët strategjik në fund të këtij viti.
SHBA-ja përfshihet në dialog strategjik jo vetëm me shtete, por edhe me organizata ose lëvizje të vendeve që ajo nuk i konsideron aleate, si Lëvizjademokratike bjelloruse e udhëhequr nga Sviatlana Tsikhanouskaya.
Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës në detyrë i ka hedhur poshtë kritikat e SHBA-së, duke vlerësuar se veprimet e saj kanë qenë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, “në funksion të eliminimit të burimeve të paqëndrueshmërisë me qëllim të garantimit të stabilitetit të qëndrueshëm afatgjatë”.
Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhje të thellë për vendimin e SHBA-së që ta pezullojë përkohësisht dialogun strategjik.
Vogel: Ndërprerja e dialogut strategjik, shenjë se SHBA-ja do të distancohet nga Kurti
Toby Vogel nga Këshilli për Politika të Demokratizimit në Berlin, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se me mënyrën se si e ndërprenë dialogun për çështje strategjike, Shtetet e Bashkuara dërgojnë sinjal se “duan të krijojnë një distancë me Kurtin”.
Ai shton se vendimi erdhi gjithashtu në një moment të ndjeshëm, kur Albin Kurti po përpiqet të formojë një qeveri të re të Kosovës, dhe se kjo nuk është rastësi.
“Shtetet e Bashkuara, e sidomos administrata e parë e [presidentit Donald] Trump, kanë një histori me Albin Kurtin dhe një histori të përfshirjes në politikën kosovare. Dikur mjaftonte që presidenti amerikan ose kancelarja gjermane, kur ajo ishte Angela Merkel, të ngrinin receptorin, të telefononin dikë si Hashim Thaçi dhe t’i thoshin çfarë të bënte – dhe ai e bënte. Kjo nuk funksionon me Albin Kurtin. Nëse mendoni se kjo është mirë apo keq, është e parëndësishme; fakti është se Kurti nuk është i tillë. Dhe, pikërisht për këtë arsye nuk e duan as në Uashington e as në Bruksel”, thekson Vogel.
Sipas tij, për përkeqësimin e marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në ose BE-në, përgjegjës është vetë Kurti, sepse “nuk i ka kultivuar me kujdes këto marrëdhënie”.
Por, njëkohësisht, kjo ndodh edhe për shkak të pakënaqësisë së qendrave të vendimmarrjes, pasi “nuk mund ta urdhërojnë më kryeministrin ose presidentin në Prishtinë se çfarë të bëjnë”.
“Besoj se gjithçka duhet parë në këtë kontekst, a do të ketë kjo efektin e dëshiruar, pra a do të arrijë të bashkojë opozitën për të krijuar një qeveri alternative. Sinqerisht, mendoj se ata nuk i kanë numrat. Kështu që nuk jam i sigurt se çfarë synohet me këtë”, thotë Vogel, duke shprehur dyshime se Uashingtoni shpreson për zgjedhje të parakohshme.
“Sinqerisht, kjo do të më dukej si një nga zgjidhjet më ‘të pastra’, sepse është e qartë se kushdo që arrin të formojë qeverinë tani nuk do të ketë një mandat të fortë. Është mirë të jesh partia më e madhe, por kjo nuk mjafton. Nevojiten aleatë, nevojiten partnerë koalicioni. Prandaj, mendoj se gjithçka duhet parë në këtë kuadër”, përfundon ai.
Visoka: Ndërprerjen e dialogut strategjik duhet ta marrim seriozisht
Gëzim Visoka, profesor i studimeve për paqe dhe konflikte në Fakultetin Juridik të Universitetit të Dublinit, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se ndërprerja e dialogut strategjik të SHBA-së me Kosovën është “edhe një shenjë paralajmëruese për Qeverinë e Kosovës se mbështetja ndërkombëtare për vendin po zbehet”.
“Kjo duhet të merret seriozisht, por nuk nënkupton fundin e marrëdhënieve bilaterale. Po ashtu, është me rëndësi thelbësore të theksohet se Kosova asnjëherë nuk ka pasur një dialog strategjik të formalizuar me Shtetet e Bashkuara, ndonëse e ka kërkuar këtë për vite me radhë. Edhe kur marrëdhëniet kanë qenë shumë të mira, SHBA-ja ka shmangur formalizimin e një partneriteti strategjik me Kosovën, duke synuar të mos antagonizojë Serbinë dhe të mbajë një ekuilibër në rajon”, thekson Visoka.
Ai shton se në të kaluarën ka pasur elementë të dialogut strategjik rreth sigurisë dhe njohjeve ndërkombëtare, por se “dinamika e dialogut nën drejtimin e BE-së dhe përpjekjet e Kosovës për të shtrirë sovranitetin në veri të vendit e kanë diktuar këtë proces, i cili tani duket se funksionon vetëm në fushën e sigurisë”.
Kritikat e mëhershme ndaj Qeverisë së Kurtit
Qeveria e Albin Kurtit, gjatë katër vjetëve të fundit, shpesh ka qenë në shënjestër të kritikave nga bashkësia ndërkombëtare, kryesisht për veprimet në veri të Kosovës, ku jeton shumica serbe, në përpjekje për të vendosur kontroll të plotë institucional.
Një nga veprimet e fundit në këtë drejtim ndodhi më 12 shtator, kur autoritetet e Kosovës pezulluan punën e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, të cilët funksiononin sipas sistemit të Serbisë në Mitrovicën e Veriut.
Shtetet e Bashkuara, në një reagim për Radion Evropa e Lirë në fillim të këtij viti, kur në një aksion të gjerë u mbyllën një sërë institucionesh serbe në jug të Ibrit, theksuan se veprimet e Qeverisë së Kosovës “ndikojnë drejtpërdrejt dhe negativisht mbi qytetarët e Kosovës – serbët etnikë dhe komunitetet e tjera – dhe se mund të minojnë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik”.
Vendimi i SHBA-së për të ndërprerë dialogun strategjik vjen gjithashtu në kohën e një krize institucionale dhe politike në Kosovë.
Aktualisht pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të përcaktuar nëse Kuvendi i Kosovës është konstituuar, pasi partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, i është drejtuar këtij institucioni me kërkesën që të vlerësojë nëse kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, ka shkelur Kushtetutën duke ndarë procesin e votimit për nënkryetarët nga komunitetet joshumicë dhe nga komuniteti serb.
Basha, ndërkaq, e shpalli njëanshëm përfundimin e konstituimit të Kuvendit, edhe pse nuk ishte zgjedhur nënkryetari i pestë nga radhët e komunitetit serb.
Më 10 shtator, Lëvizja Vetëvendosje i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që kërkesa e Listës Serbe të shpallej e papranueshme.
Edhe presidentja Osmani ka vlerësuar se Kuvendi nuk duhet të bllokohet për këtë çështje dhe ka shprehur pritjen që Gjykata Kushtetuese nuk do të marrë vendim në favor të Listës Serbe, pra të konfirmojë se Kuvendi është konstituuar edhe pse nuk është zgjedhur nënkryetari i pestë nga komuniteti serb.
Ndërkohë, më 7 shtator Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar liderin e saj, Albin Kurtin, për mandatar të përbërjes së Qeverisë së re. Me atë rast, Kurti ka shprehur kritika ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e akuzuar për anshmëri, përkatësisht për veprim në favor të partive shqiptare që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
Vendet perëndimore dhe Bashkimi Evropian e kanë kritikuar këtë qëndrim të Kurtit./REL -

Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA, “sinjal i distancimit” nga Kurti
Distancim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, si dhe paralajmërim për Qeverinë e tij se mbështetja ndërkombëtare po zbehet.
Kështu e shohin pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, Toby Vogel nga Këshilli për Politika të Demokratizimit në Berlin, dhe Gëzim Visoka, profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Dublinit, në departamentin për studime të paqes dhe konfliktit.
Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë, njoftoi të premten Ambasada amerikane në Prishtinë.
Ajo e ka arsyetuar këtë vendim me shqetësimin për veprimet e Qeverisë në detyrë dhe të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të cilat, siç thuhet, “rrisin tensionet dhe destabilitetin”.
“Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, tha Ambasada, pa shpjeguar se për çfarë deklaratash dhe veprimesh bëhet fjalë saktësisht.
Kosova dhe SHBA-ja kishin planifikuar që këtë vit ta finalizonin marrëveshjen për dialogun strategjik, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte njoftuar në janar për arritjen e ujdisë mes dy vendeve.
Vendimi i Shteteve të Bashkuara vjen në një kohë kur liderët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) po i kritikojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, duke e quajtur gjykatën më të lartë të vendit “hije politike e opozitës ndaj LVV-së”.
Çfarë është dialogu strategjik?
Dialogu strategjik është një proces që Departamenti amerikan i Shtetit në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.
Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.
Bazuar në informacionet nga Departamenti i Shtetit, Radio Evropa e Lirë konfirmoi se SHBA-ja ka zhvilluar dialog strategjik gjatë viteve të fundit me Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Rumaninë, Austrinë, Poloninë, Slloveninë, Moldavinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Katarin, Omanin, Bahrejnin, Egjiptin, etj.
Në rajon, vetëm Maqedonia e Veriut ka hyrë në një dialog të tillë strategjik me SHBA-në. Takimi i parë u mbajt më 2 qershor 2022 në Uashington DC, dhe u drejtua nga ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dhe ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen Donfried.
Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, më 6 gusht paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të nisin dialog të përbashkët strategjik në fund të këtij viti.
SHBA-ja përfshihet në dialog strategjik jo vetëm me shtete, por edhe me organizata ose lëvizje të vendeve që ajo nuk i konsideron aleate, si Lëvizjademokratike bjelloruse e udhëhequr nga Sviatlana Tsikhanouskaya.
Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës në detyrë i ka hedhur poshtë kritikat e SHBA-së, duke vlerësuar se veprimet e saj kanë qenë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, “në funksion të eliminimit të burimeve të paqëndrueshmërisë me qëllim të garantimit të stabilitetit të qëndrueshëm afatgjatë”.
Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhje të thellë për vendimin e SHBA-së që ta pezullojë përkohësisht dialogun strategjik.
Vogel: Ndërprerja e dialogut strategjik, shenjë se SHBA-ja do të distancohet nga Kurti
Toby Vogel nga Këshilli për Politika të Demokratizimit në Berlin, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se me mënyrën se si e ndërprenë dialogun për çështje strategjike, Shtetet e Bashkuara dërgojnë sinjal se “duan të krijojnë një distancë me Kurtin”.
Ai shton se vendimi erdhi gjithashtu në një moment të ndjeshëm, kur Albin Kurti po përpiqet të formojë një qeveri të re të Kosovës, dhe se kjo nuk është rastësi.
“Shtetet e Bashkuara, e sidomos administrata e parë e [presidentit Donald] Trump, kanë një histori me Albin Kurtin dhe një histori të përfshirjes në politikën kosovare. Dikur mjaftonte që presidenti amerikan ose kancelarja gjermane, kur ajo ishte Angela Merkel, të ngrinin receptorin, të telefononin dikë si Hashim Thaçi dhe t’i thoshin çfarë të bënte — dhe ai e bënte. Kjo nuk funksionon me Albin Kurtin. Nëse mendoni se kjo është mirë apo keq, është e parëndësishme; fakti është se Kurti nuk është i tillë. Dhe, pikërisht për këtë arsye nuk e duan as në Uashington e as në Bruksel”, thekson Vogel.
Sipas tij, për përkeqësimin e marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në ose BE-në, përgjegjës është vetë Kurti, sepse “nuk i ka kultivuar me kujdes këto marrëdhënie”.
Por, njëkohësisht, kjo ndodh edhe për shkak të pakënaqësisë së qendrave të vendimmarrjes, pasi “nuk mund ta urdhërojnë më kryeministrin ose presidentin në Prishtinë se çfarë të bëjnë”.
“Besoj se gjithçka duhet parë në këtë kontekst, a do të ketë kjo efektin e dëshiruar, pra a do të arrijë të bashkojë opozitën për të krijuar një qeveri alternative. Sinqerisht, mendoj se ata nuk i kanë numrat. Kështu që nuk jam i sigurt se çfarë synohet me këtë”, thotë Vogel, duke shprehur dyshime se Uashingtoni shpreson për zgjedhje të parakohshme.
“Sinqerisht, kjo do të më dukej si një nga zgjidhjet më ‘të pastra’, sepse është e qartë se kushdo që arrin të formojë qeverinë tani nuk do të ketë një mandat të fortë. Është mirë të jesh partia më e madhe, por kjo nuk mjafton. Nevojiten aleatë, nevojiten partnerë koalicioni. Prandaj, mendoj se gjithçka duhet parë në këtë kuadër”, përfundon ai.
Visoka: Ndërprerjen e dialogut strategjik duhet ta marrim seriozisht
Gëzim Visoka, profesor i studimeve për paqe dhe konflikte në Fakultetin Juridik të Universitetit të Dublinit, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se ndërprerja e dialogut strategjik të SHBA-së me Kosovën është “edhe një shenjë paralajmëruese për Qeverinë e Kosovës se mbështetja ndërkombëtare për vendin po zbehet”.
“Kjo duhet të merret seriozisht, por nuk nënkupton fundin e marrëdhënieve bilaterale. Po ashtu, është me rëndësi thelbësore të theksohet se Kosova asnjëherë nuk ka pasur një dialog strategjik të formalizuar me Shtetet e Bashkuara, ndonëse e ka kërkuar këtë për vite me radhë. Edhe kur marrëdhëniet kanë qenë shumë të mira, SHBA-ja ka shmangur formalizimin e një partneriteti strategjik me Kosovën, duke synuar të mos antagonizojë Serbinë dhe të mbajë një ekuilibër në rajon”, thekson Visoka.
Ai shton se në të kaluarën ka pasur elementë të dialogut strategjik rreth sigurisë dhe njohjeve ndërkombëtare, por se “dinamika e dialogut nën drejtimin e BE-së dhe përpjekjet e Kosovës për të shtrirë sovranitetin në veri të vendit e kanë diktuar këtë proces, i cili tani duket se funksionon vetëm në fushën e sigurisë”.
Kritikat e mëhershme ndaj Qeverisë së Kurtit
Qeveria e Albin Kurtit, gjatë katër vjetëve të fundit, shpesh ka qenë në shënjestër të kritikave nga bashkësia ndërkombëtare, kryesisht për veprimet në veri të Kosovës, ku jeton shumica serbe, në përpjekje për të vendosur kontroll të plotë institucional.
Një nga veprimet e fundit në këtë drejtim ndodhi më 12 shtator, kur autoritetet e Kosovës pezulluan punën e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, të cilët funksiononin sipas sistemit të Serbisë në Mitrovicën e Veriut.
Shtetet e Bashkuara, në një reagim për Radion Evropa e Lirë në fillim të këtij viti, kur në një aksion të gjerë u mbyllën një sërë institucionesh serbe në jug të Ibrit, theksuan se veprimet e Qeverisë së Kosovës “ndikojnë drejtpërdrejt dhe negativisht mbi qytetarët e Kosovës – serbët etnikë dhe komunitetet e tjera – dhe se mund të minojnë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik”.
Vendimi i SHBA-së për të ndërprerë dialogun strategjik vjen gjithashtu në kohën e një krize institucionale dhe politike në Kosovë.
Aktualisht pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të përcaktuar nëse Kuvendi i Kosovës është konstituuar, pasi partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, i është drejtuar këtij institucioni me kërkesën që të vlerësojë nëse kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, ka shkelur Kushtetutën duke ndarë procesin e votimit për nënkryetarët nga komunitetet joshumicë dhe nga komuniteti serb.
Basha, ndërkaq, e shpalli njëanshëm përfundimin e konstituimit të Kuvendit, edhe pse nuk ishte zgjedhur nënkryetari i pestë nga radhët e komunitetit serb.
Më 10 shtator, Lëvizja Vetëvendosje i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që kërkesa e Listës Serbe të shpallej e papranueshme.
Edhe presidentja Osmani ka vlerësuar se Kuvendi nuk duhet të bllokohet për këtë çështje dhe ka shprehur pritjen që Gjykata Kushtetuese nuk do të marrë vendim në favor të Listës Serbe, pra të konfirmojë se Kuvendi është konstituuar edhe pse nuk është zgjedhur nënkryetari i pestë nga komuniteti serb.
Ndërkohë, më 7 shtator Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar liderin e saj, Albin Kurtin, për mandatar të përbërjes së Qeverisë së re. Me atë rast, Kurti ka shprehur kritika ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e akuzuar për anshmëri, përkatësisht për veprim në favor të partive shqiptare që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
Vendet perëndimore dhe Bashkimi Evropian e kanë kritikuar këtë qëndrim të Kurtit. -

“Kjo është goditja më e fuqishme ndaj Kosovës”/ Ndërprerja e dialogut strategjik, reagon analisti: Ftohje të raporteve
Analisti Melazim Koci e konsideron si goditjen më të fortë që prej shpalljes së pavarësisë pezullimin e dialogut strategjik që SHBA bëri me Kosovën, për të shprehur qëndrimin kundër veprimeve të qeverisë Kurti.
Në një lidhje direkte, Koci tha se kjo e radhit Kosovën bashkë me Rusinë, Kinën e Gjeorgjinë, vende të cilat e kanë të ndërprerë dialogu strategjik me SHBA-në.
“Kjo është goditja më e fuqishme ndaj Kosovës, nga shpallja e pavarësisë, nga viti 2008, sepse vjen nga sponsorizuesi, themeluesi, mbrojtësi i sovranitetit të Kosovës, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, vjen nga Shtetet e Bashkuara që kanë investuar 100 miliardë dollarë për të bombarduar Serbinë dhe për të çliruar Kosovën.
Nuk jam shumë i befasuar nga ky zhvillim sepse prej disa kohësh Kosova është futur në baltën e politikës populiste dhe ajo politikë rezultoi me sanksione, fillimisht të BE, pastaj me ftohje të raporteve Prishtinë-Tiranë dhe tani përfundimisht nga ana e SHBA duke ndërprerë dialogun strategjik. Ndërprerje të dialogut strategjik, SHBA ka bërë vetëm me 4 vende, me Rusinë, Kinën, Gjeorgjinë dhe tani me Kosovën”, tha ndër të tjera analisti. -

Presidentja Osmani shpreh shqetësim për pezullimin e Dialogut Strategjik me SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhje dhe shqetësim të thellë pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, një mekanizëm ky i rëndësishëm i bashkëpunimit mes dy vendeve.Në një deklaratë të Presidencës, Osmani thekson se aleanca me SHBA-të është çështje strategjike që kërkon unitet politik dhe angazhim nga të gjithë faktorët në Kosovë. Ajo nënvizon se raporti me Amerikën nuk është thjesht diplomatik, por pjesë ekzistenciale e identitetit shtetëror dhe kombëtar të Kosovës.Dialogu Strategjik u inicua nga Presidentja Osmani në vitin 2021 dhe u rikonfirmua më pas në vitin 2022 dhe 2025, duke u finalizuar përmes bashkëpunimit me Departamentin e Shtetit Amerikan. Ky proces ka shërbyer si një mekanizëm i çmuar për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit euroatlantik të vendit.Presidentja Osmani siguron qytetarët se do të vazhdojë të punojë ngushtë me SHBA-në në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, duke përfshirë demokratizimin, mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe garantimin e rendit kushtetues të Kosovës.“Dialogu Strategjik i arritur në janar 2025 është një mekanizëm tejet i çmuar. Presidenca do të angazhohet maksimalisht që ky dialog të rifillojë sa më shpejt, sepse partneriteti ynë me SHBA-të është garanci për të tashmen dhe busulla më e sigurt drejt së ardhmes,” thuhet në deklaratë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhje dhe shqetësim të thellë pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, një mekanizëm ky i rëndësishëm i bashkëpunimit mes dy vendeve.Në një deklaratë të Presidencës, Osmani thekson se aleanca me SHBA-të është çështje strategjike që kërkon unitet politik dhe angazhim nga të gjithë faktorët në Kosovë. Ajo nënvizon se raporti me Amerikën nuk është thjesht diplomatik, por pjesë ekzistenciale e identitetit shtetëror dhe kombëtar të Kosovës.Dialogu Strategjik u inicua nga Presidentja Osmani në vitin 2021 dhe u rikonfirmua më pas në vitin 2022 dhe 2025, duke u finalizuar përmes bashkëpunimit me Departamentin e Shtetit Amerikan. Ky proces ka shërbyer si një mekanizëm i çmuar për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit euroatlantik të vendit.Presidentja Osmani siguron qytetarët se do të vazhdojë të punojë ngushtë me SHBA-në në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, duke përfshirë demokratizimin, mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe garantimin e rendit kushtetues të Kosovës.“Dialogu Strategjik i arritur në janar 2025 është një mekanizëm tejet i çmuar. Presidenca do të angazhohet maksimalisht që ky dialog të rifillojë sa më shpejt, sepse partneriteti ynë me SHBA-të është garanci për të tashmen dhe busulla më e sigurt drejt së ardhmes,” thuhet në deklaratë.
-

SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovës, reagon Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhje dhe shqetësim të thellë lidhur me vendimin e Shteteve te Bashkuara për pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik.
“Republika e Kosovës është ndërtuar mbi themelet e miqësisë së pathyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky raport nuk është vetëm diplomatik, por është pjesë ekzistenciale e identitetit tonë shtetëror dhe kombëtar”, tha Osmani të premten.
Ajo shtoi se “çështja e aleancës me SHBA-të, është çështje strategjike që kërkon unitet politik dhe angazhim të të gjithëve në Kosovë. Qytetarët e Kosovës e dinë se liria e tyre u bë realitet edhe me ndihmën vendimtare të SHBA-ve dhe se pa këtë miqësi historike nuk do të kishim arritur kurrë këtu ku jemi sot”.
Ambasada amerikane në Prishtinë njoftoi më herët se SHBA-ja e ka pezulluar për kohë të papërcaktuar dialogun e planifikuar strategjik, për shkak se veprimet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.
“Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, tha ajo.
-

SHBA-ja pezullon dialogun me Kosovën, shkak veprimet e qeverisë
Flamuri amerikan dhe flamuri kosovar
KOSOVË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar sot dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për një afat të pacaktuar. Ky pezulllim ka ardhur si pasojë e veprimeve të qeverisë Kurti, njofton Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Në njoftim theksohet se veprimet e qeverisë kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”. Dialogu strategjik mes dy vendeve, sipas ambasadës, ishte planifikuar të shërbente për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në të mirë të qytetarëve amerikanë dhe kosovarë.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve.
Dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij kosovar. Shpresojmë të ndjekim përpjekje të tilla në të ardhmen kur të jetë e përshtatshme. Ne e dimë se ky është një qëllim i prioritizuar nga populli i Kosovës”., thuhet në deklaratë.deklarata e Ambasadës Amerikane në Kosovë
Lidhur me këtë zhvillim ende nuk kemi një qëndrim nga qeveria e Kosovës më në krye kryeministrin Albin Kurti./ZËRI