Avokati Genc Gjokutaj, e ka cilësuar kërkesën e kryeministrit në Kushtetuese për pezullimin e Ballukut një presion që po bën Rama për të shpëtuar paradhomën e tij.
Gjokutaj tha se as Venecia dhe as Strasburgu nuk janë shprehur, por sipas avokatit, kjo lëvizje e tij, është një presion, furtunë e krijuar nga vetë ai, duke dashur të bëjë viktimën. Sipas avokatit, nuk ka kaluar kompetencën GJKKO, por vetë Rama.
“Ajo kërkesë do të rrëzohet, këtu nuk flitet për drejtësinë apo jo të vendimit, kemi të bëjmë me ndërgjegjen e një kryeministri, që shpjegon që dhe Venecia e Strasburgu që nuk është shprehur për këtë punë, ligji është krejt i qartë.
Këtë kështjellë, furtunë e ka krijuar vetë kryeministri, duke dashur të bëjë viktimën. Sigurisht qëndrimi i tij tregon një frikë të madhe ndaj kësaj lëvizje, se kjo masë është ndaj paradhomës së tij. Po të shihni VKM që SPAK nuk i ka rënë në kokë ti vërë emrin që është korrupsion por thotë shkelje e barazisë në tender”, tha Gjokutaj.
Genc Gjokutaj:
Këtu nuk flitet për drejtësinë apo jo të vendimit, kemi të bëjmë me ndërgjegjen e një kryeministri, që shpjegon që dhe Venecia e Strasburgu që nuk është shprehur për këtë punë, ligji është krejt i qartë.
Këtë kështjellë, furtunë e ka krijuar vetë kryeministri, duke dashur të bëjë viktimën.
Sigurisht qëndrimi I tij tregon një frikë të madhe ndaj kësaj lëvizje, se kjo masë është ndaj paradhomës së tij. Po të shihni VKM që SPAK nuk i ka rënë në kokë ti vërë emrin që është korrupsion por thotë shkelje e barazisë në tender.
Kjo është masë për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave jo për ministrin e kryeministrin. Atë VKM eka firmosur Rama me dorën e tij. Dhe ai kësaj radhe si asnjëherë në jetë ka marrë rolin e avokatit. Ai ka thënë se nuk mbron askënd, tani firmos për një kërkesë në Kushtetuese. E ka kthyer në poligon qitje për interesat e tij.
Tag: strasburgu
-

“Masa ndaj Ballukut është masë për…”/ Avokati Gjokutaj: Kryeministri e ka kthyer Kushtetuesen në poligon qitjeje
-

‘21 Janari’ ende pa drejtësi! Arben Meçe: Strasburgu foli hapur, është vrasje shtetërore
Analisti Arben Meçe, u ndal tek çështjet të cilat edhe sot nuk kanë marrë zgjidhje siç është edhe ‘21 janari’, ku u vranë 4 protestues në Bulevard, në kohën kur në qeveri ishte Sali Berisha.
Ai tha se kjo çështje është ende pa drejtësi, ndërsa Strasburgu e cilësoi si një vrasje shtetërore.
‘21 janari është rasti më ideal për të kuptuar çfarë do të thotë pavarësi e sistemit se si një prokurore manipulohet nga politika. Tek 21 janari është ajo që e kualifikoi veprën penale si vrasje nga pakujdesia duke e deformuar komplet çështjen.
Ishte ajo që orkestronte procesin hetimor dhe ishte ajo në krye të grupit në produkt solli një dështim të madh të asaj çështje, që ishte një çështje shumë e rëndësishme. Por të njëjtën dosje e mori në dorë edhe Strasburgu dhe e shpalli vrasje shtetërore’, tha ai. -

Berisha pas daljes nga SPAK shpërthen ndaj Dumanit: I pacipë, ekstremist i majtë dhe mashtrues ordiner
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme mëngjesin e kësaj të hëne. Në një deklaratë për mediat, Berisha e akuzoi Dumanin për mashtrim lidhur me rastin e gazetarit Thoma Gëllçi, duke e quajtur “një të pacipë me formim ekstremisti të majtë mizerabël”.
Sipas Berishës, Dumani ka dezinformuar opinionin publik duke thënë se Gjykata e Strasburgut mori vendim mbi bazën e pretendimeve të rreme. Berisha këmbënguli se Gëllçi nuk u dorëzua, por u arrestua, përkundër versionit të paraqitur nga SPAK.
“Në një mashtrim të pacipë, Dumani u deklaroi shqiptarëve se Strasburgu u dezinformua për çështjen Gëllçi. Gazetari nuk u dorëzua, por u arrestua. Dhe Strasburgu nuk mund të vendosë mbi bazën e një mashtrimi. Të quash ordiner është pak për këtë mashtrim,” u shpreh Berisha.
Ai shtoi se sipas avokatit të Thoma Gëllçit, klienti i tij kishte telefonuar vetë shefin e komisariatit për t’u dorëzuar, çka sipas Berishës rrëzon narrativën zyrtare të prokurorisë.
Berisha: Po kështu, në një mashtrim të pacipë, ai u deklaroi shqiptarëve se Strasburgu u dezinformua për çështjen Gëllçi, sepse gazetari Gëllçi nuk u dorëzua, por u arrestua.Dhe sipas tij, Strasburgu vendosi mbi bazën e një mashtrimi.Ordiner, e ka pak ta quash këtë.Avokati i Thoma Gëllçit deklaroi se Thoma Gëllçi ka marrë në telefon shefin e komisariatit të policisë së po vij.Tani se kush është dorëzim dhe kush nuk është dorëzim, imagjinojeni ju se çfarë mashtruesi ordiner.Pra, në vend se të kërkojë ndjesë publike për masat represive që urdhëroi ndaj gazetarit Gëllçi, mashtron shqiptarët sikur Gjykata e Strasburgut ka vendosur mbi bazën e mashtrimit, çka nuk mund të ndodhë kurrë.Ta dini ju një gjë, Strasburgu vepron në këtë mënyrë, për çdo çështje që merr, merr me shkrim përgjigjen e të gjitha pyetjeve që shtron për të dy palët, për palën paditëse dhe palën tjetër.Pra, i pacipë, me një formim ekstremisti të majtë mizerabël, i marrë peng nga katër shtëpitë e tij, që ka edhe gazetar që thotë se është i ndershëm ai. I ndershëm me katër shtëpi dhe një rrogë shteti.A mund të imagjinoni ju? Të dalë njeri të blejë tre shtëpi dhe të katërtën kollovar të vjehrri, ndërtuar në kushtet më misterioze. -

‘Adoleshenca’ e Dumanit që ma turpëron shtetin
Nga Dorian Matlija
Në përgjigje të gazetarëve, sot Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për rastin “Gëllçi” në Strasburg, duke thënë se “Avokatura e Shtetit nuk na njoftoi… Në Strasburg kanë shkuar informacione të pasakta. Thoma Gëllçi është arrestuar, ndërkohë që në Strasburg është dërguar informacion sikur është vetëdorëzuar“.
Te kjo deklaratë ka dy probleme, një të vogël e një të madh.
Problemi i vogël është që Altin Dumani, pa ndonjë nevojë, njollos pa të drejtë një individ, duke hedhur idera se ka gënjyer në Strasburg. Ai thotë se Thoma Gëllçi është arrestuar. Po, sigurisht që është arrestuar, sepse kishte një urdhër arresti me vendim gjykate, por problemi është te mënyra e arrestimit. Si u arrestua? Duke e ndjekur këmba këmbës me vrap, apo duke e ndjekur me makinë si nëpër filma? Apo duke dalë nga kufiri në moment të fundit? Apo i shkuan në shtëpi dhe i vunë prangat aty?
Thoma Gëllçi telefonoi vetë oficerin e policisë gjyqësore dhe i tha që ishte i gatshëm të vetëdorëzohej te policia. Dhe këtë shkoi e bëri, pavarësisht urdhërit të arrestit të nxjerrë nga SPAK. Sepse është nonsens për një jurist që të bëjë batuta të tilla sikur Thomai paska thënë që është dorëzuar vetë, mundësisht duke kërkuar të arrestohet pa ndonjë urdhër arresti… Por le ta lëmë këtë detaj mënjanë sepse ky është problem i vogël që Thoma Gëllçin nuk e nxin dot për sa kohë në Strasburg nuk shkuan vetëm fjalët e Thomait, por edhe dosja e gjyqit. Dhe Strasburgu ka një seksion të tërë juristësh shqiptarë që dinë të lexojnë shqip dhe nuk ndodh të bëjnë gabime kur i përkthejnë dokumentat për gjyqtarët e Strasburgut.
Problemi i madh këtu është që Dumani nuk ka nxjerrë leksione nga vendimet e gjykatave supreme për të drejtat e njeriut, siç është Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Strasburgut, të paktën në ato raste që unë i kam ndjekur vetë.
Por, përpara se ta shpjegoj këtë, po bëj një parantezë të vogël këtu.
Fazat e jetës profesionale i ngjajnë shumë fazave të jetës së njeriut si qenie. Në fillim të jetës, kur jemi fëmijë, shumë gjëra nuk i dimë, kemi pasiguri dhe duam mbështetje e mbrojtje nga prindërit. Edhe në fillimet e karrierës, profesionisti është i pasigurtë, ka paqartësira, frikëra, ka nevojë për kujdes dhe mentorim. Pastaj vjen faza e dytë, ajo e adoleshencës, ku njeriu merr kot, i duket vetja se i di të gjitha, bëhet trim dhe mendjemadh. Edhe adoleshenca profesionale është e tillë, ku profesionisti kujton së tashmë ia mori dorën punës, i mësoi çfarë i duhej dhe flet me sigurira, por njëkohësisht këput edhe broçkulla që vetë i duken si mençurira. Në fazën e pjekurisë pastaj, njeriu mëson që gjërat janë shumë më të komplikuara dhe bëhet më i përulur e më i kujdesshëm, më i matur dhe më i mençur. Kështu edhe profesionisti i pjekur, mëson leksionin bazë “sa të rrosh do mësosh”.
Altin Dumani, me këtë deklaratë për Gëllçin, më ngjau në fazën e adoleshencës profesionale, që i duket vetja se nuk ka çfarë të mësojë nga Strasburgu, përkundrazi është Strasburgu që duhej të mësonte ca fakte prej tij. Nëse do ishte i matur do thoshte: “Rastin Gëllçi e kemi studiuar dhe kemi nxjerrë leksionet për gjërat që nuk duhet t’i bëjmë më”. Dhe vërtet që aty Strasburgu i tha troç që nuk arreston dot njerëz sepse ke dyshime që do arratisen, pa pasur prova. Për më tepër, do i ndalosh daljen jashtë shtetit dhe jo të kërkosh burgosjen. Strasburgu i tha troç që edhe kur thua që personi do rrezikojë provat, duhet të thuash edhe se cilat prova do mblidhje, pse janë të rëndësishme ato, pse nuk i mblodhe dot për dy vjet e kusur hetime, çfarë vlere do kishin ato kundër Gëllçit, që të duhej kaq shumë ky arresti, kur Gëllçi nuk ishte më as drejtor, por një qytetar i thjeshtë? Strasburgu i tha që arrestimi nuk duhej bërë fare, dhe pavarësisht se e u vetëdorëzua, kjo nuk ka rëndësi për sa kohë arrestimi ishte i paligjshëm.
I nxori leksionet e duhura Dumani, që mos kërkojë arrestime kot, për hir të bravadove institucionale të SPAK në lajmet e darkës? Më duket se jo, sepse edhe sot ai po flet për detajin më të parëndësishëm të asaj dosjeje, për të cilën Strasburgut nuk i luan asnjë gram në peshore. Si të ishte arrestuar me bujë si nëpër filma, apo si të ishte dorëzuar vetë, kjo është pesë me hiç për argumentat bazë që e bënë atë çështje të fituar nga Gëllçi. Kjo çështja e vetëdorëzimit, në këtë rast ka vlerë vetëm për diletantizmin e Dumanit që nuk ngurron ta transformojë për gazetarët duke harruar që këto deklarata i ndjek edhe publiku i specializuar, si ne avokatët për shembull.
Dumani nuk nxori leksione as nga vendimmarrja e OKB-së dhe Gjykatës Kushtetuese për çështjen e gazetarit Elton Qyno. Edhe sot që flasim, SPAK refuzon të fshijë të dhënat e marra nga telefonat e gazetarit, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese e tha troç “të asgjësohen të gjitha të dhënat e marra”.
Mirëpo, ky “profesionisti adoleshent”, për më keq nuk ka në dorë drejtimin e një zyre private, të vogël sa një biçikletë që nuk aksidenton dot njeri, por ka në dorë levat e komplikuara të një makinerie shumë të rëndë shtetërore si SPAK. Ai, me bindjen se i di të gjitha dhe me vrullin e vetëbesimit, i këputi ca broçkulla e të pavërteta te OKB, për të cilat mua sinqerisht që më erdhi turp nga përfaqësimi i shteti tim, pavarësisht se më interesonte ta fitoja atë gjyq. Ashtu siç SPAK foli vetë edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe jo Avokatura e Shtetit, e prapë edhe aty u thanë ca gënjeshtra me shkrim para gjykatës më të lartë shqiptare për Elton Qynon. Edhe aty më erdhi turp. Dhe të mendosh që rasti Qyno erdhi pas rastit Lapsi, ku u mor vesh që nuk kishte mësuar asgjë as nga rasti Lapsi.
Jemi shumë që presin që Dumani të rritet, t’i hapet pak mendja dhe të kuptojë që kur flasin gjykatat supreme të të drejtave të njeriut, ai, me parimin “sa të rrosh do mësosh”, të marrë lapsin e të mbajë shënim leksionet e reja të jetës profesionale, që mesa duket ato gjykatat e ulëta, duke vendosur “afërmendsh” siç kërkon ai, nuk kanë ç’ti mësojnë por vetëm sa i llastojnë egon e fazës së adoleshencës profesionale.
Për momentin, shumë mirë që Avokatura e Shtetit nuk e pyeti për çështjen e Gëllçit në Strasburg, se do më kishte ardhur turp edhe aty për shtetin tim si te rasti i Qynos para OKB-së.
-

“Adoleshenca e Altin Dumanit e turpëron shtetin”, avokati i Gëllçit për deklaratat e kreut të SPAK: I nxore leksionet…?
Avokati i Thoma Gëllçit, Dorian Matlija, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kreut të SPAK, Altin Dumani, lidhur me çështjen “Gëllçi” në Strasburg.Dumani tha se në Strasburg janë dërguar informacione të pasakta dhe se Gëllçi ishte arrestuar, jo vetëdorëzuar. Matlija e cilëson këtë deklaratë si keqinformuese dhe fyese, duke pretenduar se Gëllçi ishte vetëdorëzuar pas një telefonate me policinë dhe se kjo nuk përbën asnjë element mashtrimi në gjykatën ndërkombëtare, ku dokumentet janë të plota.
Sipas avokatit, problemi nuk qëndron tek mënyra e arrestimit, por tek shkelja e të drejtave themelore të Gëllçit, siç u konstatua nga Gjykata e Strasburgut.
Ai akuzon Dumanin se nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga ky vendim dhe e përshkruan atë si një “profesionist në fazën e adoleshencës”, që flet me vetëbesim të tepruar dhe shpesh thotë gjëra të pavërteta, edhe në instanca si OKB apo Gjykata Kushtetuese, si në rastin e gazetarit Elton Qyno.
Matlija shprehet se është ndjerë i turpëruar nga përfaqësimi i shtetit shqiptar në këto raste dhe e mbyll duke thënë se për fat të mirë, në Strasburg nuk e pyetën SPAK-un, përndryshe “turpi do të ishte edhe më i madh”.
“Adoleshenca“ e Dumanit që ma turpëron shtetin
Në përgjigje të gazetarëve, sot Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për rastin “Gëllçi” në Strasburg, duke thënë se “Avokatura e Shtetit nuk na njoftoi… Në Strasburg kanë shkuar informacione të pasakta. Thoma Gëllçi është arrestuar, ndërkohë që në Strasburg është dërguar informacion sikur është vetëdorëzuar“.
Te kjo deklaratë ka dy probleme, një të vogël e një të madh.Problemi i vogël është që Altin Dumani, pa ndonjë nevojë, njollos pa të drejtë një individ, duke hedhur idera se ka gënjyer në Strasburg. Ai thotë se Thoma Gëllçi është arrestuar. Po, sigurisht që është arrestuar, sepse kishte një urdhër arresti me vendim gjykate, por problemi është te mënyra e arrestimit. Si u arrestua? Duke e ndjekur këmba këmbës me vrap, apo duke e ndjekur me makinë si nëpër filma? Apo duke dalë nga kufiri në moment të fundit? Apo i shkuan në shtëpi dhe i vunë prangat aty?
Thoma Gëllçi telefonoi vetë oficerin e policisë gjyqësore dhe i tha që ishte i gatshëm të vetëdorëzohej te policia. Dhe këtë shkoi e bëri, pavarësisht urdhërit të arrestit të nxjerrë nga SPAK. Sepse është nonsens për një jurist që të bëjë batuta të tilla sikur Thomai paska thënë që është dorëzuar vetë, mundësisht duke kërkuar të arrestohet pa ndonjë urdhër arresti… Por le ta lëmë këtë detaj mënjanë sepse ky është problem i vogël që Thoma Gëllçin nuk e nxin dot për sa kohë në Strasburg nuk shkuan vetëm fjalët e Thomait, por edhe dosja e gjyqit. Dhe Strasburgu ka një seksion të tërë juristësh shqiptarë që dinë të lexojnë shqip dhe nuk ndodh të bëjnë gabime kur i përkthejnë dokumentat për gjyqtarët e Strasburgut.
Problemi i madh këtu është që Dumani nuk ka nxjerrë leksione nga vendimet e gjykatave supreme për të drejtat e njeriut, siç është Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Strasburgut, të paktën në ato raste që unë i kam ndjekur vetë.
Por, përpara se ta shpjegoj këtë, po bëj një parantezë të vogël këtu.Fazat e jetës profesionale i ngjajnë shumë fazave të jetës së njeriut si qenie. Në fillim të jetës, kur jemi fëmijë, shumë gjëra nuk i dimë, kemi pasiguri dhe duam mbështetje e mbrojtje nga prindërit. Edhe në fillimet e karrierës, profesionisti është i pasigurtë, ka paqartësira, frikëra, ka nevojë për kujdes dhe mentorim. Pastaj vjen faza e dytë, ajo e adoleshencës, ku njeriu merr kot, i duket vetja se i di të gjitha, bëhet trim dhe mendjemadh. Edhe adoleshenca profesionale është e tillë, ku profesionisti kujton së tashmë ia mori dorën punës, i mësoi çfarë i duhej dhe flet me sigurira, por njëkohësisht këput edhe broçkulla që vetë i duken si mençurira. Në fazën e pjekurisë pastaj, njeriu mëson që gjërat janë shumë më të komplikuara dhe bëhet më i përulur e më i kujdesshëm, më i matur dhe më i mençur. Kështu edhe profesionisti i pjekur, mëson leksionin bazë “sa të rrosh do mësosh”.
Altin Dumani, me këtë deklaratë për Gëllçin, më ngjau në fazën e adoleshencës profesionale, që i duket vetja se nuk ka çfarë të mësojë nga Strasburgu, përkundrazi është Strasburgu që duhej të mësonte ca fakte prej tij. Nëse do ishte i matur do thoshte: “Rastin Gëllçi e kemi studiuar dhe kemi nxjerrë leksionet për gjërat që nuk duhet t’i bëjmë më”. Dhe vërtet që aty Strasburgu i tha troç që nuk arreston dot njerëz sepse ke dyshime që do arratisen, pa pasur prova. Për më tepër, do i ndalosh daljen jashtë shtetit dhe jo të kërkosh burgosjen. Strasburgu i tha troç që edhe kur thua që personi do rrezikojë provat, duhet të thuash edhe se cilat prova do mblidhje, pse janë të rëndësishme ato, pse nuk i mblodhe dot për dy vjet e kusur hetime, çfarë vlere do kishin ato kundër Gëllçit, që të duhej kaq shumë ky arresti, kur Gëllçi nuk ishte më as drejtor, por një qytetar i thjeshtë? Strasburgu i tha që arrestimi nuk duhej bërë fare, dhe pavarësisht se e u vetëdorëzua, kjo nuk ka rëndësi për sa kohë arrestimi ishte i paligjshëm.
I nxori leksionet e duhura Dumani, që mos kërkojë arrestime kot, për hir të bravadove institucionale të SPAK në lajmet e darkës? Më duket se jo, sepse edhe sot ai po flet për detajin më të parëndësishëm të asaj dosjeje, për të cilën Strasburgut nuk i luan asnjë gram në peshore. Si të ishte arrestuar me bujë si nëpër filma, apo si të ishte dorëzuar vetë, kjo është pesë me hiç për argumentat bazë që e bënë atë çështje të fituar nga Gëllçi. Kjo çështja e vetëdorëzimit, në këtë rast ka vlerë vetëm për diletantizmin e Dumanit që nuk ngurron ta transformojë për gazetarët duke harruar që këto deklarata i ndjek edhe publiku i specializuar, si ne avokatët për shembull.
Dumani nuk nxori leksione as nga vendimmarrja e OKB-së dhe Gjykatës Kushtetuese për çështjen e gazetarit Elton Qyno. Edhe sot që flasim, SPAK refuzon të fshijë të dhënat e marra nga telefonat e gazetarit, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese e tha troç “të asgjësohen të gjitha të dhënat e marra”.
Mirëpo, ky “profesionisti adoleshent”, për më keq nuk ka në dorë drejtimin e një zyre private, të vogël sa një biçikletë që nuk aksidenton dot njeri, por ka në dorë levat e komplikuara të një makinerie shumë të rëndë shtetërore si SPAK. Ai, me bindjen se i di të gjitha dhe me vrullin e vetëbesimit, i këputi ca broçkulla e të pavërteta te OKB, për të cilat mua sinqerisht që më erdhi turp nga përfaqësimi i shteti tim, pavarësisht se më interesonte ta fitoja atë gjyq. Ashtu siç SPAK foli vetë edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe jo Avokatura e Shtetit, e prapë edhe aty u thanë ca gënjeshtra me shkrim para gjykatës më të lartë shqiptare për Elton Qynon. Edhe aty më erdhi turp. Dhe të mendosh që rasti Qyno erdhi pas rastit Lapsi, ku u mor vesh që nuk kishte mësuar asgjë as nga rasti Lapsi.
Jemi shumë që presin që Dumani të rritet, t’i hapet pak mendja dhe të kuptojë që kur flasin gjykatat supreme të të drejtave të njeriut, ai, me parimin “sa të rrosh do mësosh”, të marrë lapsin e të mbajë shënim leksionet e reja të jetës profesionale, që mesa duket ato gjykatat e ulëta, duke vendosur “afërmendsh” siç kërkon ai, nuk kanë ç’ti mësojnë por vetëm sa i llastojnë egon e fazës së adoleshencës profesionale.
Për momentin, shumë mirë që Avokatura e Shtetit nuk e pyeti për çështjen e Gëllçit në Strasburg, se do më kishte ardhur turp edhe aty për shtetin tim si te rasti i Qynos para OKB-së. -

Rasti ‘Gëllçi’ në Strasburg, shpërthen avokati i tij: ‘Adoleshenca’ e Dumanit ma turpëron shtetin
Avokati i Thoma Gëllçit, Dorian Matlija, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kreut të SPAK, Altin Dumani, lidhur me çështjen “Gëllçi” në Strasburg.
Dumani tha se në Strasburg janë dërguar informacione të pasakta dhe se Gëllçi ishte arrestuar, jo vetëdorëzuar. Matlija e cilëson këtë deklaratë si keqinformuese dhe fyese, duke pretenduar se Gëllçi ishte vetëdorëzuar pas një telefonate me policinë dhe se kjo nuk përbën asnjë element mashtrimi në gjykatën ndërkombëtare, ku dokumentet janë të plota.
Sipas avokatit, problemi nuk qëndron tek mënyra e arrestimit, por tek shkelja e të drejtave themelore të Gëllçit, siç u konstatua nga Gjykata e Strasburgut.
Ai akuzon Dumanin se nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga ky vendim dhe e përshkruan atë si një “profesionist në fazën e adoleshencës”, që flet me vetëbesim të tepruar dhe shpesh thotë gjëra të pavërteta, edhe në instanca si OKB apo Gjykata Kushtetuese, si në rastin e gazetarit Elton Qyno.
Matlija shprehet se është ndjerë i turpëruar nga përfaqësimi i shtetit shqiptar në këto raste dhe e mbyll duke thënë se për fat të mirë, në Strasburg nuk e pyetën SPAK-un, përndryshe “turpi do të ishte edhe më i madh”.
Reagimi i plotë:
“Adoleshenca“ e Dumanit që ma turpëron shtetin
Në përgjigje të gazetarëve, sot Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për rastin “Gëllçi” në Strasburg, duke thënë se “Avokatura e Shtetit nuk na njoftoi… Në Strasburg kanë shkuar informacione të pasakta. Thoma Gëllçi është arrestuar, ndërkohë që në Strasburg është dërguar informacion sikur është vetëdorëzuar“.
Te kjo deklaratë ka dy probleme, një të vogël e një të madh.Problemi i vogël është që Altin Dumani, pa ndonjë nevojë, njollos pa të drejtë një individ, duke hedhur idera se ka gënjyer në Strasburg. Ai thotë se Thoma Gëllçi është arrestuar. Po, sigurisht që është arrestuar, sepse kishte një urdhër arresti me vendim gjykate, por problemi është te mënyra e arrestimit. Si u arrestua? Duke e ndjekur këmba këmbës me vrap, apo duke e ndjekur me makinë si nëpër filma? Apo duke dalë nga kufiri në moment të fundit? Apo i shkuan në shtëpi dhe i vunë prangat aty?
Thoma Gëllçi telefonoi vetë oficerin e policisë gjyqësore dhe i tha që ishte i gatshëm të vetëdorëzohej te policia. Dhe këtë shkoi e bëri, pavarësisht urdhërit të arrestit të nxjerrë nga SPAK. Sepse është nonsens për një jurist që të bëjë batuta të tilla sikur Thomai paska thënë që është dorëzuar vetë, mundësisht duke kërkuar të arrestohet pa ndonjë urdhër arresti… Por le ta lëmë këtë detaj mënjanë sepse ky është problem i vogël që Thoma Gëllçin nuk e nxin dot për sa kohë në Strasburg nuk shkuan vetëm fjalët e Thomait, por edhe dosja e gjyqit. Dhe Strasburgu ka një seksion të tërë juristësh shqiptarë që dinë të lexojnë shqip dhe nuk ndodh të bëjnë gabime kur i përkthejnë dokumentat për gjyqtarët e Strasburgut.
Problemi i madh këtu është që Dumani nuk ka nxjerrë leksione nga vendimet e gjykatave supreme për të drejtat e njeriut, siç është Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Strasburgut, të paktën në ato raste që unë i kam ndjekur vetë.
Por, përpara se ta shpjegoj këtë, po bëj një parantezë të vogël këtu.Fazat e jetës profesionale i ngjajnë shumë fazave të jetës së njeriut si qenie. Në fillim të jetës, kur jemi fëmijë, shumë gjëra nuk i dimë, kemi pasiguri dhe duam mbështetje e mbrojtje nga prindërit. Edhe në fillimet e karrierës, profesionisti është i pasigurtë, ka paqartësira, frikëra, ka nevojë për kujdes dhe mentorim. Pastaj vjen faza e dytë, ajo e adoleshencës, ku njeriu merr kot, i duket vetja se i di të gjitha, bëhet trim dhe mendjemadh. Edhe adoleshenca profesionale është e tillë, ku profesionisti kujton së tashmë ia mori dorën punës, i mësoi çfarë i duhej dhe flet me sigurira, por njëkohësisht këput edhe broçkulla që vetë i duken si mençurira. Në fazën e pjekurisë pastaj, njeriu mëson që gjërat janë shumë më të komplikuara dhe bëhet më i përulur e më i kujdesshëm, më i matur dhe më i mençur. Kështu edhe profesionisti i pjekur, mëson leksionin bazë “sa të rrosh do mësosh”.
Altin Dumani, me këtë deklaratë për Gëllçin, më ngjau në fazën e adoleshencës profesionale, që i duket vetja se nuk ka çfarë të mësojë nga Strasburgu, përkundrazi është Strasburgu që duhej të mësonte ca fakte prej tij. Nëse do ishte i matur do thoshte: “Rastin Gëllçi e kemi studiuar dhe kemi nxjerrë leksionet për gjërat që nuk duhet t’i bëjmë më”. Dhe vërtet që aty Strasburgu i tha troç që nuk arreston dot njerëz sepse ke dyshime që do arratisen, pa pasur prova. Për më tepër, do i ndalosh daljen jashtë shtetit dhe jo të kërkosh burgosjen. Strasburgu i tha troç që edhe kur thua që personi do rrezikojë provat, duhet të thuash edhe se cilat prova do mblidhje, pse janë të rëndësishme ato, pse nuk i mblodhe dot për dy vjet e kusur hetime, çfarë vlere do kishin ato kundër Gëllçit, që të duhej kaq shumë ky arresti, kur Gëllçi nuk ishte më as drejtor, por një qytetar i thjeshtë? Strasburgu i tha që arrestimi nuk duhej bërë fare, dhe pavarësisht se e u vetëdorëzua, kjo nuk ka rëndësi për sa kohë arrestimi ishte i paligjshëm.
I nxori leksionet e duhura Dumani, që mos kërkojë arrestime kot, për hir të bravadove institucionale të SPAK në lajmet e darkës? Më duket se jo, sepse edhe sot ai po flet për detajin më të parëndësishëm të asaj dosjeje, për të cilën Strasburgut nuk i luan asnjë gram në peshore. Si të ishte arrestuar me bujë si nëpër filma, apo si të ishte dorëzuar vetë, kjo është pesë me hiç për argumentat bazë që e bënë atë çështje të fituar nga Gëllçi. Kjo çështja e vetëdorëzimit, në këtë rast ka vlerë vetëm për diletantizmin e Dumanit që nuk ngurron ta transformojë për gazetarët duke harruar që këto deklarata i ndjek edhe publiku i specializuar, si ne avokatët për shembull.
Dumani nuk nxori leksione as nga vendimmarrja e OKB-së dhe Gjykatës Kushtetuese për çështjen e gazetarit Elton Qyno. Edhe sot që flasim, SPAK refuzon të fshijë të dhënat e marra nga telefonat e gazetarit, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese e tha troç “të asgjësohen të gjitha të dhënat e marra”.
Mirëpo, ky “profesionisti adoleshent”, për më keq nuk ka në dorë drejtimin e një zyre private, të vogël sa një biçikletë që nuk aksidenton dot njeri, por ka në dorë levat e komplikuara të një makinerie shumë të rëndë shtetërore si SPAK. Ai, me bindjen se i di të gjitha dhe me vrullin e vetëbesimit, i këputi ca broçkulla e të pavërteta te OKB, për të cilat mua sinqerisht që më erdhi turp nga përfaqësimi i shteti tim, pavarësisht se më interesonte ta fitoja atë gjyq. Ashtu siç SPAK foli vetë edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe jo Avokatura e Shtetit, e prapë edhe aty u thanë ca gënjeshtra me shkrim para gjykatës më të lartë shqiptare për Elton Qynon. Edhe aty më erdhi turp. Dhe të mendosh që rasti Qyno erdhi pas rastit Lapsi, ku u mor vesh që nuk kishte mësuar asgjë as nga rasti Lapsi.
Jemi shumë që presin që Dumani të rritet, t’i hapet pak mendja dhe të kuptojë që kur flasin gjykatat supreme të të drejtave të njeriut, ai, me parimin “sa të rrosh do mësosh”, të marrë lapsin e të mbajë shënim leksionet e reja të jetës profesionale, që mesa duket ato gjykatat e ulëta, duke vendosur “afërmendsh” siç kërkon ai, nuk kanë ç’ti mësojnë por vetëm sa i llastojnë egon e fazës së adoleshencës profesionale.
Për momentin, shumë mirë që Avokatura e Shtetit nuk e pyeti për çështjen e Gëllçit në Strasburg, se do më kishte ardhur turp edhe aty për shtetin tim si te rasti i Qynos para OKB-së.Top Channel
-

“Mora mbështetje nga Strasburgu”, Berisha godet Ramën për darkën e ftuar: Një turpërim që ndodhi për herë të parë
Lideri i Opozitës, Sali Berisha, ishte sot në Lezhë, ku prezantoi kandidatët për deputetë të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”.
“Qytetarë të Lezhës, banorë fisnikë të këtij Qarku, të dashur kandidatë të fitores! Përshëndetjet më të përzemërta për mbështetjen e jahstëzakonshme, për vlerat më të mira të njeriut, për Zotin dhe familjen, këtoj janë edhe vlerat e Partisë. Zoti ju bekoftë, mirënjohje të mëdha!
U nisa nga Strasburgu drejt Lezhës, teksa ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta të grupit të partive popullore, të cilët besojnë te fitoja e opozitës dhe shpëtimi i Shqipërisë.
U ktheva nga Strasburgu optimist dhe i sigurt por pata dhe një ndjenjë turpërimi të vërtetë pasi në tempullin më të vjetër të demokracisë evropiane, tempullin e vlerave, zgjedhjeve të lira, Edi Ramës ia kishin pezulluar darkën duke u bërë kështu i pari mysafir i ftuar që i anulohej darka.
U ktheva optimist dhe i sigurtë se mbështetja e miqve tanë është më e madhe se kurrë. Në tempullin e demokracisë evropiane më garantuan mbështetje. Ju garantoj se grupi konservator i KE-së ka dhënë mbështjen maksimale.Edi Rama vetëm shqiptar nuk është. Vij sot tek ju për tu paraqitur për programin e Shqipërisë madhështore dhe Lezhës Madhështore. Lezha është Everest, ka Besëlidhjen, për besimin e pakufishëm. Ishte kjo Besëlidhje që tregoi forcën e shqiptarëve” – tha Berisha.
-

Berisha pas kthimit nga Strasburgu: I njoftova që Ilir Metën e kanë torturuar! Neve po na helmojnë me…
Pas kthimit nga Strasburgu kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur se informoi Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, për shkeljet e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe lidhjet e shtetit me krimin e organizuar në vend. Sipas tij me arrestimin dhe përndjekjen e liderëve opozitarë nga qeveria e kryeministrit Rama, Shqipëria tejkaloi edhe regjimin autoritar të Bjellorusisë së Lukashenkos.
“Unë informova audiencën e nderuar të parlamentarëve nga e gjithë Europa se Edi Rama arrestoi në vit elektoral, apo vuri në proces penal, tre liderët e partive kryesore opozitare dhe tre të tjerëve u mori mandatet, i mban në arrest shtëpie apo i mban në burg. Një vend të dytë si Shqipëria nuk ka në këto shkelje. Shqipëria tejkalonte Bjellorusinë e Lukashenkos dhe ngjiste diku me një vend si Tunizia apo më keq. Në këto takime bëra historikun e shkurtër të kanabizimit të Shqipërisë, me të cilat u hodhën themelet e narkoshtetit. Hapjen e Shqipërisë ndaj kokainës. Shkrirjen në një sipërmarrje të përbashkët të shtetit me drogën dhe krimin. Vendimmarrjen në të gjitha nivelet të krimit të organizuar në Shqipëri. Këto ishin tezat kryesore që unë paraqita aty të faktuara me dokumente dhe që mund të them se ishin tronditëse për audiencën e nderuar”, u shpreh Berisha.
Berisha theksoi gjithashtu se informoi komitetin antitorturë për trajtimin në burg të kreut të PL-së Ilir Meta. Ai tha se denoncoi kushtet e tmerrshme në burgje dhe torturat që ushtrohen ndaj të burgosurve, duke përfshirë një numër të madh të të rinjve që humbin jetën si pasojë e helmeve nga droga.
“Pata një takim të veçantë në komitetin antitorturë. Ai është një komitet i vetëm i kësaj natyre, me lidhje të fuqishme me institucionet e tjera. E informova për gjendjen dramatike të burgjeve dhe jo vetëm të burgjeve, për torturën që ushtrohet në komisariate, në qeli. Për serialin e vdekjeve të të rinjve shqiptarë si kurrë ndonjëherë me potencialin më të madh të helmuar nga droga. Për gjobën e tmerrshme që paguajnë të burgosurit gjer në 2 mijë euro për të pasur kushtet më minimale. Një vëmendje të veçante kishte këtu tortura publike që ata i bënë ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta”.
Berisha u shpreh se Shqipëria ka humbur parimin e prezumimit të pafajësisë, “me 67% të të burgosurve që janë të paraburgosur, një shifër alarmante që nuk ekziston në asnjë vend tjetër”. -

Strasburgu vë në diskutim vendimin e gjykatave për çështjen Beleri. A ka pasur shkelje të nenit 5/3?
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona