Tag: strasbourg

  • Një argjentinas për të zëvendësuar Lewandowski-n, 10 gola në 13 ndeshje në Ligue 1

    Një argjentinas për të zëvendësuar Lewandowski-n, 10 gola në 13 ndeshje në Ligue 1

    1 Nëntor 2025

    20:51

    Telesport

    Një tjetër emër i është shtuar listës së gjatë të sulmuesve që po ndjek Barcelona, për të gjetur mes tyre pasuesin ideal të Robert Lewandowski-t, i cili do të largohet si lojtar i lirë gjatë verës së ardhshme.
    “Mundo Deportivo” raporton se drejtuesit e Barcelonës kanë nisur që tani me negociatat për transferimin e Joaquín Panichelli, sulmuesit argjentinas i cili po shkëlqen me fanellën e Strasbourg këtë sezon, duke shënuar 10 gola në 13 ndeshjet e para.
    23-vjeçari argjentinas u transferua nga Alaves te Strasbourg gjatë verës së fundit për 7 milionë euro, por me formën e treguar deri tani, vlera e tij në fund të sezonit do të jetë shumë herë më e madhe.
    Joaquín Panichelli është gati të rikthehet në Spanjë, aty ku sezonin e kaluar në Segunda Divizion shënoi 21 gola me fanellën e Mirandes, para se të transferohej këtë verë në Ligue 1. E vetëdijshme që sulmuesi është në radarin e disa klubeve, Barcelona kërkon të arrijë sa më shpejt marrëveshjen me Strasbourg.

  • Real Madrid kërkon “gjigantin” e Chelsea-s, i cili luan në Francë

    Real Madrid kërkon “gjigantin” e Chelsea-s, i cili luan në Francë

    28 Shtator 2025

    16:13

    Telesport

    Real Madrid është një nga ato klubet e mëdha që e nis merkaton muaj më parë dhe nuk lë asgjë për momentet e fundit. Objektivi i radhës i madrilenëve është Mamadou Sarr, qendërmbrojtësi i Chelsea-s, i huazuar te Strasbourg në Ligue 1.
    Me një gjatësi 1.94 metra, Sarr shquhet për aftësitë e tij ajrore, shpejtësinë, aftësinë e mbajtjes së topit dhe zotësinë në duelet një me një. Chelsea ka paguar 20 milionë euro për kartonin e tij dhe të paktën deri në fund të këtij sezoni, Sarr do jetë i huazuar te Strasbourg.
    Me formën e treguar deri tani, nuk ka dyshime që francezi 20-vjeçar do të luajë në një ekip elitar sezonin e ardhshëm. Nëse jo te Chelsea, e ardhmja e tij mund të jetë te Real Madrid. Klubi madrilen e ka emrin e lojtarit në agjendën e merkatos së ardhshme, mbetet për t’u parë si do shkojnë bisedimet mes palëve.

  • Luis Enrique: E kishim mendjen te kthimi ndaj Arsenalit, kjo humbje nuk na shqetëson

    Luis Enrique: E kishim mendjen te kthimi ndaj Arsenalit, kjo humbje nuk na shqetëson

    4 Maj 2025

    11:39

    Alfred Lleshi

    Pas humbjes ndaj Strasbourg, trajneri i skuadrës pariziene, kampione e Francës, Luis Enrique, komentoi: “Mendoj se ishte një ndeshje shumë e luftuar mes dy ekipeve që duan të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. E nisim ndeshjen me 4 lojtarë nga akademia, prandaj mendoj se kemi luajtur shumë mirë.
    U vëmë në vështirësi, por duhet t’i uroj lojtarët. Jam shumë krenar për të rinjtë, sepse treguan vlerat e tyre. Nuk është e lehtë të luash kundër ekipit të Strasbourg, sepse ka shumë cilësi dhe përvojë. Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, por nuk arritëm rezultatin që donim. Tani duhet të rimarrim veten dhe të përqendrohemi te ndeshja e së mërkurës”.

  • Me mendjen tek Arsenal, PSG “prish” garën për Champions League në Ligue 1

    Me mendjen tek Arsenal, PSG “prish” garën për Champions League në Ligue 1

    3 Maj 2025

    19:07

    Telesport

    Me mendjen te ndeshja e kthimit ndaj Arsenal-it për gjysmëfinalen e Champions League, PSG është mundur 2-1 nga Strasbourg, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të në Ligue 1.
    Serinë e golave e hapi Lucas Hernandez me një autogol në portën e tij, ndërsa Lemarechal dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, PSG ngushtoi shifrat me golin e Bradley Barcola në minutën e 46-të.
    Rezultati përfundimtar 2-1 për Strasbourg, i cili me këtë fitore shkon në vendin e katërt, vend që të kualifikon në play-off për Champions League për sezonin e ardhshëm. Gara për zonën Champions është shumë e fortë në Ligue 1, janë 6 ekipe në garë për 3 bileta dhe rivalët e Strasbourg shpresonin që PSG të fitonte sot, por mendja e parizienëve është diku tjetër.
    Humbja e sotme është e dyta rresht për këtë sezon në Ligue 1 për PSG-na, humbja e parë në kampionat erdhi javën e kaluar ndaj Nice, me shifrat 1-3 në “Parc des Princes”.
    SHIKOGOLAT