Tag: strakosha

  • Sulmi i jep dilema Silvinjos, ja formacioni me të cilin kuqezinjtë do të sfidojnë Serbinë

    Sulmi i jep dilema Silvinjos, ja formacioni me të cilin kuqezinjtë do të sfidojnë Serbinë

    Kombëtarja shqiptare është rikthyer në Serbi 11 vite pas asaj mbrëmjeje famëkeqe, kur futbolli kaloi në plan të dytë dhe fusha e gjelbër u kthyer në një arenë përleshjeje. Tashmë situata duket ndryshe, teksa pala serbe po përpiqet që kjo pëtballje të kalojë pa incidente. Kuqezinjtë kanë zhvilluar sot stërvitjen e parë në Leskovc, ku mbrëmjen e nesërme do të zërë vend ndeshja mes dy ekipeve kombëtare.
    Silvinjo ka krijuar sot një ide më të qartë për 11-shen që do të hedhë në fushë. Trajneri brazilian pritet t’i besoj të njëjtëve lojtarë me të cilët mori tre pikët ndaj Letonisë. Në portë do të jetë Tomas Strakosha, ndërsa përpara tij në mbrojtje do të rreshtohen Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Më tej në mesfushë do të luajnë nga minuta e parë Asllani, Shehu dhe Laçi, teksa dilemat mbeten vetëm në sulm. Në krahun e djathtë të sulmit do të pozicionohet Broja, ndërsa në majën e sulmit ka një balotazh mes Dakut dhe Manajt, me këtë të fundit më të favorizuar për një fanellë titullari. Pikëpyetje ka gjithashtu edhe në krahun e majtë, ku Hoxha dhe Bajrami garojnë për ta nisur sfidën nga minuta e parë. Megjithatë, lojtari i Rejnxhërsit është më i avantazhuar për të qenë në fushë kundër Serbisë./Sport Ekspres/
    Strakosha,
    Hysaj-Gjimshiti-Ajeti-Mitaj,
    Asllani-Shehu-Laçi,
    Broja-Manaj-Bajrami

  • Legjionarët/ Muçi luan për 30 min me Besiktas, Strakosha rigjen fanellën e titullarit me AEK

    Legjionarët/ Muçi luan për 30 min me Besiktas, Strakosha rigjen fanellën e titullarit me AEK

    Lajme pozitive për legjionarët tanë të aktivizuar në sfidat e para të turit të dytë të Europa Ligë dhe Ligës së Konferencës, këtë të enjte.
    Kështu mesfushori fantazist Ernest Muçi, bëri deputimin këtë sezon të ri me fanellën e Besiktas, në sfidën e vlefshme për turin e dytë të Europa League, ndaj Shakhtar.

    Muçi nuk u aktivizua si titullar nga ana e teknikut norvegjez Oleguna Solskjaer. Futbollisti i kombëtares tonë hyri në fushën e lojës vetëm gjatë pjesës së dytë, në minutën e 60. Ndeshja e parë në këtë fazë eleminatore nuk shkoi poztitivisht për gjigandët nga Stambolli, pasi Besiktas u mund me shifrat 2-4 ndaj ekipit ukrainas. Këtë sezon Besiktas ka ndryshuar shumë, ndërkohë ende nuk dihet mesiguri nëse pjesë e ekipit për këtë sezon do të jetë sërish Ernest Muçi.
    Ndërkohë në turin e dytë të Conferencë League u përballën në Athinëm AEK ndaj ekipit izraelit të Hapoel Beer Sheva. Sfida u fitua nga grekët minimalisht 1-0, por lajmi i mirë ishte aktivizimi si titullar mes shtyllave për AEK, të portierit të ekipit tonë përfaqësues, Thomas Strakosha. Kujtojmë që Strakosha gjatë fazës së dytë sezonin e shkuar e humbi vendin e titullarit në portë, ndërsa këtë sezon do të kërkojë të rifitojë besimin e trajnerit.

  • “I thashë Thomasit që të mos bëhej portier”! Foto Strakosha: Do ta ndërroja Europianin me një kualifkim në Botëror të Shqipërisë 

    “I thashë Thomasit që të mos bëhej portier”! Foto Strakosha: Do ta ndërroja Europianin me një kualifkim në Botëror të Shqipërisë 

    Foto Strakosha ishte i ftuar në “Abc News” ku foli sa i përket karrierës së tij dhe njëkohësisht ecurisë së djalit, Thomasit. Foto është ndalur gjatë edhe te dy ndeshjet e qershorit për Kombëtaren, atë kundër Serbisë dhe njëkohësisht kundër Letonisë. 
    “Thomasi ka pasur shumë disiplinë, nuk pinte kurrë alkol, flinte herët, ka sakrifikuar shumë. Nga ana tjetër Dhimitri, djali tjetër, ishte një talent i lindur nga Zoti, kishte shumë më tepër talent se Thomasi, por nuk zgjodhi të sakrifikonte. Nuk do të doja kurrë që Thomasi të bëhej portier sepse e kam vuajtur vetë atë gjë dhe kur e shikon te fëmija, është shumë më tepër emocionale. I thashë, por Thomasi nuk më dëgjoi. 
    Je vetëm ti dhe rrjeta, je vetëm ti dhe dëshpërimi. Ndeshjet e Kombëtares ishin të ndryshme, me Serbinë jemi gëzuar të gjithë me mënyrën sesi kemi luajtura ty, me Letoninë pastaj, jemi dëshpëruar. E kemi pasur gjithmonë në histori këtë, kur duhet të fitojmë, na kap pak mosbesimi ose frika. 
    Ne duhet të shohim që të fitojmë edhe në një ditë kur ekipi nuk është në gjendje të mirë. E kam thënë edhe më parë, do ta ndërroja kualifikimin në Europian me atë në Botëror sepse nëse shkon në Botëror, aty tregohet rritja e madhe, ndërsa të qëndrosh dhe 9 vite të tjera dhe të kualifikohesh prapë në Europian, aty pastaj, nuk ka një rritje të madhe. Gjithsesi, uroj shumë që të marrim më tepër nga ky grup sepse është vërtet një brez shumë me cilësi”, tha Foto Strakosha. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • “Kemi ende shanse për t’u kualifikuar”, flasin pas barazimit, Broja, Asllani dhe Strakosha

    “Kemi ende shanse për t’u kualifikuar”, flasin pas barazimit, Broja, Asllani dhe Strakosha

    10 Qershor 2025

    23:32

    Telesport

    Shqipëria nuk shkoi më shumë e barazimi 1-1 në Riga ndaj Letonisë, në ndeshjen katërt kualifikuese për kuqezinjtë për Kupën e Botës 2026. Pas këtij barazimi, i cili zbeh shumë shanset për të mbajtur vendin e dytë, kanë folur për mikrofonin e “Supersport”, disa nga protagonistët kryesor të takimit.
    “Jemi të mërzitur shumë, pasi nuk kemi luajtur mirë sot. Shanse për vendin e dytë kemi akoma. Ekipet e vogla si Letonia mbyllen, rrijnë shumë në mbrojtje dhe ta bëjnë shumë të vështirë të krijosh raste.
    “U zgjuam vonë në pjesën e dytë dhe nuk ishim të përgatitur mirë nga ana mendore. Duhej të ishim më të përqendruar. Gjithsesi, akoma nuk ka mbaruar. Duhet të marrim pikët e plota në fushën tonë ndaj Letonisë”, tha Strakosha.
    “Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Në pjesën e dytë u mbrojtën mirë dhe nuk na lanë shumë hapësira. Kur të kthehemi në shtator, duhet një Kombëtare tjetër”, tha Asllani.

  • Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

    Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

    Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti.
    Në fakt është penalltia e parë që ai pret në një ndeshje të kombëtares shqiptare. Para goditjes së 11-metërshit, Strakosha u konsultua me trajnerin e portierëve të kombëtares, Ilir Bozhiqi.
    “E pyetja çfarë mendimi kishte, ma tha dhe pastaj mora vendim dhe vetë”, tha Strakosha.
    Ai zbuloi edhe çfarë i kishte thënë Bozhiqi.
    “Të qëndroj në vend”, citoi Strakosha për Klan Kuqezi.
    Sipas portierit kuqezi, Shqipëria u zgjua shumë vonë për të kërkuar fitoren në këtë ndeshje.
    “U zgjuam vonë në pjesën e dytë. Duhet të jesh i përqendruar. Nuk e përgatitëm mirë nga ana mendore ne si lojtarë”, tha Strakosha./tvklan.al

  • Shqipëria zhgënjen në Letoni, barazon 1-1!

    Shqipëria zhgënjen në Letoni, barazon 1-1!

    Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes l;etonisë dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikuaset e Kupës së Botës 2026.

    Një rezultat zhgënjyes, pasi pritej që kuqezinjtë të merrnin pikë të plota për të vijuar me “ëndrrën” e botërorit.
    Kuqezinjtë u dukën të paaqrtë në fushën e lojës, sidomos në mbrojtje, ku në pjesën e parë i dhuruan një panallti dhe një gol kundërshtarit.

    Në minutën e 21 vendasit fitojnë një penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar të Kumbullës, por fatmirësisht Strakosha i kuptoi krahun kundërshtarit dhe arriti ta presë.
    Në minutën e 28-të pas një aksioni të kombëtares shqiptare dhe presionit në zonë të Rei Manajt, kundërshtari shënon autogol. Ishte Cernomordijs ai i cili çoi topin në rrjetën e tij duke u dhënë kuqezinjve avantazhin.
    Por në fud të pjesës së parë do të ishet sërish Cernomordijs, i cili do të barazonte shifrat, duke çuar këtë herë topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Strakosha.
    Në pjesën e dytë luqezinjtë patën disa raste, por pa mundur dot të realizojnë.

  • “Kemi humbur dy pikë”, Strakosha zhgënjehet nga rezultati dhe tregon si e priti penalltinë: Nuk e dëgjova trajnerin e portierëve

    “Kemi humbur dy pikë”, Strakosha zhgënjehet nga rezultati dhe tregon si e priti penalltinë: Nuk e dëgjova trajnerin e portierëve

    Nuk ka fitues në Riga. Shqipërinë vazhdon ta përndjekë “mallkimi” i barazimeve me Letoninë. Trabsferta e kuqezinjve ka përfunduar në baraspeshë 1-1. Vendasit befasuan në pjesën e parë me një 11 metërsh të fituar, por Strakosha bëri heroin duke pritur me sukses penalltinë. Rei Manaj shleu gabimin e dy netëve më parë, teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 27, duke krijuar iluzionin e një fitoreje të kuqezinjve.
    Por në sekondat e fundit të pjesës së parë, kapiteni i letonezëve, Çernomodrijsi, shtangu Kombëtaren tonë me golin e shënuar nga goditja e këndit. Lojtarët e ekipit tonë kombëtar provuan të shënonin golin e fitores në pjesën e dytë, por pa sukses. Një tjetër barazim për Kombëtaren shqiptare, që venit disi ëndrrën për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët e fushës së blertë kanë dhënë përshtypjet e tyre të para për mikrofonin e “TV Klan”.
    Strakosha: “Duhet të kishim fituar. Kemi humbur 2 pikë dhe nuk jam i gëzuar. Për të ardhur keq për djemtë, sepse luftuam shumë. Humbëm shumë kohë kot te rasti i penalltisë. Me duket se VAR-i nuk po punonte. Bisedimi me Bozhiqin për penalltinë? E pyta se çfarë mendimi kishte. Më tha mendimin e tij për të qendruar në vend. Me këto ekipe duhet të kemi shumë kujdes, sepse një rast mund të ndodhë dhe ata tërhiqen të gjithë pas”.
    Mitaj: “Nuk kam se çfarë të them shumë për këtë ndeshje. Ishte një kundërshtar shumë i fortë. Në pjesën e dytë bëmë shumë raste, por nuk bëmë golin. Kur shohim që nuk e bëjmë dot golin aq lehtë, duhet të shikojmë që të mos pësojmë. Shpresoj që të shënojmë në ndeshjet e tjera. E dinim që ata ishin të rrezikshëm nga goditjet standarte, por ishte thjesht një shpërqendrim”./Sport Ekspres/

  • Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

    Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

    Një penallti e fituar nga skuadra e Letonisë, nuk ka arritur ta cojë skuadrën letoneze në avantazhë.
    Portieri Thomas Strakosha ka pritur penalltinë në minutën e 20-të dhe porta e kuqezinjve ka mbetur e paprekur.
    Ndeshja e cila luhet në Riga, vijon të jetë në barazim 0-0.
    FORMACIONET ZYRTARE:
    Letonia: Zviedris, Jaunzems, Jurkovskis, Cernomordijs, Balodis, Ciganiks, Saveljevs, Varslavans, Zelenkovs, Ilaunieks, Gutkovskis.
    Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Balliu; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja.

  • Mbyllet pjesa e parë e sfidës Letoni-Shqipëri, kuqezinjtë e pësojnë në fundin e fraksionit

    Mbyllet pjesa e parë e sfidës Letoni-Shqipëri, kuqezinjtë e pësojnë në fundin e fraksionit

    Shqipëria do të përballet me Letoninë në Riga, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me të dy trajnerët që kanë ndarë mendjen për titullarët.
    Në portë Strakosha, ndërsa Mitaj e Balliu nga krahët. Në qendër Kumbulla e Ismajli.
    Mesfusha përbëhet nga Asllani, Shehu e Laçi. Sërish nga minuta e parë Manaj, ndërsa nuk mungon Broja.
    Shqipëria renditet në vendin e dytë me 4 pikë të grumbulluara. Letonia është në vendin e 3-të me 3 pikë.
    Letonia (5-3-1-1): Zviedris; Jurkovskis, Cernomordijs, Balodis; Jaunzems, Saveijevs, Ciganiks, Varslavans, Zelenkovs; Ikaunieka; Gutkoskis
    Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Balliu; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja.
    Minutë pas minute:
    45- Gol Letonia, realizon me kokë Cernomordijs A.
    29- Shqipëria në epërsi. Autogol nga mbrojtësi letonez, Cernomordisk.
    18- Penallti për Letoninë. Ndërhyerje e Kumbullës. Gabon Ikaunieks.
    8- Shqipëria në sulm, tenton Manaj.
    5- Ritëm i lartë dhe i kënaqshëm.
    1- Nis ndeshja.

  • Strakosha pret penalltinë, Shqipëria mban portën të paprekur

    Strakosha pret penalltinë, Shqipëria mban portën të paprekur

    Thomas Strakosha ka qenë vendimtar në minutën e 20-të të sfidës kundër Letonisë, duke pritur një penallti të ekzekutuar nga Ikaunieks.
    Porta e Kombëtares shqiptare mbetet e paprekur falë ndërhyrjes së shkëlqyer të gardianit kuqezi.
    Penalltia u akordua nga arbitri pas një faulli të Kumbullës ndaj Gutkovskis në zonë.
    Aktualisht, ndeshja që po luhet në Riga vazhdon me rezultatin e barabartë 0-0.