Tag: strakosha

  • Moment i artë për Strakoshën në Greqi, pret penalltinë në derbin me pesë gola (VIDEO)

    Moment i artë për Strakoshën në Greqi, pret penalltinë në derbin me pesë gola (VIDEO)

    Të njëjtën gjë bëri edhe në fundjave. Strakosha ishte spektakolar në fitoren 3-2 të AEK ndaj Panathinaikos.
    Portieri i Kombëtares ndali një penallti të Sviderskit në minutën e 28-të, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në fitoren e ekipit të tij në derbi.
    Vlen të përmendet se Strakosha ishte i pafat te goli i parë i Panathinaikos, pasi rrëshqiti dhe humbi ekuilibrin në momentin e fundit.

  • Strakosha: Athina është shtëpia ime. Shqipërinë e zgjodha prej familjes

    Strakosha: Athina është shtëpia ime. Shqipërinë e zgjodha prej familjes

    AEK-u i Athinës fitoi 0-1 në Firenze kundër Fiorentinës në Conference League dhe shqiptarët Thomas Strakosha dhe Stavros Pilios ishin më të mirët në fushë. Strakosha, ish-gardiani i Lazios është një emër i njohur në Itali dhe ‘Cronache di Spogliatoio’ përfitoi nga vizita e tij në Firenze, duke i marrë një prononcim për vitet e kaluara në Serie A dhe më pas rikthimin në Athinë, vend që gardiani e quan shtëpi, pasi aty ka lindur.
    “Vitet te Lazio – Lazio i Immobiles, Luis Albertos dhe Milinkovic-Savicit? U argëtova shumë duke luajtur me ta. Ato ishin ndoshta vitet më të mira të karrierës sime. Më i forti, megjithatë, për mua në nivel teknik ishte Pedro. Mbresëlënës.
    Inzaghi dhe debutimi – Ai më dha debutimin tim, është një djalë që bën shumë shaka, të largon presionin. Do t’i jem përjetë mirënjohës. Ai po bën shumë mirë edhe në Arabinë Saudite, e meriton karrierën që po bën. Shpresoj se kam kontribuar sadopak.
    Keqardhje dhe lamtumira te Lazio – Ishin dhjetë vite të mrekullueshme te Lazio. Keni ndonjë keqardhje për largimin? Jo, e dija që do të kthehesha në shtëpi herët a vonë. Largimi nga shtëpia në moshën 16 vjeç nuk është e lehtë, por më ndihmoi të rritem si burrë. Jemi të gjithë ende në kontakt, edhe pse pothuajse askush nga Lazio im nuk ka mbetur.
    Rilindja në Greqi – Pas dëmtimit tim në Premier League, humba pothuajse një vit të karrierës sime. Më mundonin dyshimet: ‘A do të jem ndonjëherë përsëri i njëjti?’ Te AEK, kam gjetur përsëri lumturinë dhe kjo duket në fushë. Këtu, ka shumë ish-lojtarë të Serie A: Joao Mario, Jovic, Brignoli, Pereyra dhe Marin, ne gjithmonë bëjmë shaka.
    Për të luajtur me Kombëtaren, zgjodha Shqipërinë për familjen time, por unë kam lindur në Athinë, kjo është shtëpia ime. U habita nga niveli i ligës greke, nuk e prisja të ishte përmirësuar kaq shumë. Ju siguroj, ekipet e mëdha greke nuk kanë asgjë për t’u pasur zili nga klubet në Spanjë, Itali apo Angli”, tha 30-vjeçari.

  • AEK trondit Fioren, i thyen në “Franchi”, shkëlqen Thomas Strakosha

    AEK trondit Fioren, i thyen në “Franchi”, shkëlqen Thomas Strakosha

    Thomas Strakosha zhvillon një ndeshje monumentale, me gardianin kuqezi që i bëhet makth Fiorentinës duke i dhuruar ekipit të tij, AEK Athina, një 3 pikësh me shumë peshë. Me apo pa Piolin në stol, ekipi vjollcë e ka të vështirë të dal nga kriza e madhe që i ka mbërthyer. Në xhiron e tretë në Conference League, Fiore bie në shtëpi, me ekipin grek që triumfoi me rezultatin 0-1.
    Fiore e nisi ndeshjen në stol, por në mënyrë flagrante Strakosha ndali një rast të pastër pak mbi vijën fatale, më pas në ndihmë i erdhi edhe sistemi VAR. Në minutën e 35-të, gjatë një zbritje të shpejt në sulm, AEK kapi mat Fioren, me Gacinovic që tundi rrjetën duke kaluar grekët në avantazh. Në fraksionin e dytë, Fiorentina tentoi në çdo formë të gjente golin e avantazhit, por Strakosha dhe sistemi VAR iu bënë makth ekipit italian, duke bërë që rezultati të mbetej i pandryshuar.

    Në fund të ndeshjes, Strakosha u vlerësua me notën 7,4, një paraqitje e shkëlqyer që rikthehen edhe një herë në skenë emrin e Strakoshës në futbollin italian.

  • Mediat kroate thurin elozhe për Arbër Hoxhën, Strakosha rikthehet në Itali për Conference League

    Mediat kroate thurin elozhe për Arbër Hoxhën, Strakosha rikthehet në Itali për Conference League

    Adriatik BALLA
    Disa prej lojtarëve shqiptarë jo vetëm që kanë arritur nivel të lartë në lojë dhe kanë krijuar profilin e lojtarit titullar e të suksesshëm në ekipet e tyre, por ka edhe futbollistë që kanë marrë shirit kapiteni sikurse ndodh me Berat Gjimshitin te Atalanta, apo Amir Rrahmanin te Napoli. Nga ana tjetër, javët e fundit në qendër të vëmendjes ka qenë Arbër Hoxha, për golat dhe shpërthimet e shumta në kampionatin kroat me Dinamon e Zagrebit. Në fakt, Arbër Hoxha është duke i befasuar të gjithë me paraqitjet e fundit si me Dinamon ashtu edhe me Kombëtaren e Shqipërisë. “Index.hr”, ka bërë një shkrim për sulmuesin anësor të Kombëtares shqiptare. Në këtë shkrim tregohet forma e mirë e Hoxhës, duke shpresuar që të mos largohet nga kampionati kroat. Hoxha tashmë ka marrë shumë oferta, kështu raportohet – madje edhe nga disa skuadra angleze. “Kjo është cilësia më e madhe e Hoxhës. Ai është një lojtar i egër dhe i pazbutur, jo më i dituri taktikisht, por është plotësisht i paparashikueshëm – si për ekipin e tij ashtu edhe për kundërshtarët. Pavarësisht se sa herë i bezdis tifozët, ai është shpesh i vetmi në fushë që mund ta çojë sulmin në një nivel më të lartë dhe të shpikë diçka nga hiçi, siç bëri së fundmi kundër Rijekës në Maksimir. Hoxha është mjeshtri i kaosit që i duhet Dinamos”, shkruhet në një pjesë të këtij artikulli.
    Strakosha rikthehet në Itali
    Thomas Strakosha do të kthehet të luajë përsëri në një stadium në Itali, aty ku shpërtheu në futbollin e rëndësishëm kur vishte fanellën e Lacios. Portieri i Kombëtares shqiptare, ka zbarkuar saktësisht në Firence, ku nesër skuadra e tij, AEK i Athinës, do të përballet me Fiorentinën në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Konferencës. Përkrah tij në radhët e AEK-ut ai ka emra shumë të njohur të futbollit në Itali si ish-milanistin Luka Joviç, ish-interistin Zhoao Mario apo ish-juventinin Roberto Pereira. AEK-u është në kuotën e 4 pikëve pas 3 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Fiorentina është në kuotën e 6 pikëve.
    Ambicia e Amir Rrahmanit
    Pas fitores 2:0 të arritur të martën nga Napoli ndaj Qarabag në stadiumin “Maradona”, në zonën miks ka përfunduar qendërmbrojtësi napolitan, Amir Rrahmani. Kapiteni i Kombëtares së Kosovës luajti gjatë tërë ndeshjes në këtë sfidë të Ligës së Kampionëve, ndërsa e pranoi se rikthimi nga lëndimi nuk ishte i lehtë për të. “Ishte paksa e vështirë sepse janë shumë ndeshje afër njëra-tjetrës. Pas lëndimit kjo është ndeshja e shtatë që e luaj në tri javë, është shumë. Por, po mundohemi ta menaxhojmë sa më mirë situatën sepse trajneri në disa takime më ka bërë që të pushoj, më ka nxjerrë nga loja para fundit të ndeshjes. Kështu, ishte mjaft e vështirë, ta them të drejtën, sepse isha jashtë për dy muaj dhe kur jam rikthyer ishin krejt përballjet çdo tri ditë dhe më pas edhe angazhimi me Kombëtaren”, deklaroi Rrahmani. A është më e lehtë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve apo të shkosh në Botëror me Kosovën? “Nuk e di, shpresojmë që t’i bëjmë të dyja sepse luajmë për këtë, për të shkuar sa më lartë të jetë e mundur për t’i arritur rezultatet më të mira”, përfundoi Rrahmani.

  • Strakosha në Itali, bashkë me te edhe ish-ët e Milanit, Interit e Juventusit

    Strakosha në Itali, bashkë me te edhe ish-ët e Milanit, Interit e Juventusit

    Thomas Strakosha do të kthehet të luajë përsëri në një stadium në Itali, aty ku shpërtheu në futbollin e rëndësishëm kur vishte fanellën e Lacios.
    Portieri i Kombëtares shqiptare, ka zbarkuar sot përsëri në Itali, më saktësisht në Firence, ku nesër skuadra e tij, AEK i Athinës, do të përballet me Fiorentinën në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Konferencës.
    Përkrah tij në radhët e AEK-ut ai ka emra shumë të njohur të futbollit në Itali si ish-milanistin Luka Joviç, ish-interistin Zhoao Mario apo ish-juventinin Roberto Pereira. AEK-u është në kuotën e 4 pikëve pas 3 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Fiorentina është në kuotën e 6 pikëve.

  • Përkrah më të mirëve në kualifikuese, Strakosha “kyç” portën

    Përkrah më të mirëve në kualifikuese, Strakosha “kyç” portën

    Shqipëria mbylli fushatën kualifikuese të botërorit duke u kualifikuar për herë të parë në Play Off të Botërorit.
    Ky sukses nuk ishte aspak i rastësishëm, pasi lojtarë të caktuar të kombëtares kanë bërë diferencën në momente të ndryshme.

    Një nga më të mirët në kualifikuese ka qenë padyshim portieri Thomas Strakosha. Në 5 ndeshje, Strakosha nuk ka pësuar gol, duke ruajtur kështu portën kuqezi të paprekur.
    Më mirë se “gardiani” i Shqipërisë ka bërë vetëm portieri i Spanjës, Unai Simon (6 ndeshje pa pësuar gol) dhe Jordan Pickford i Anglisë, me 7 ndeshje pa pësuar gol.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Kombëtarja, Strakosha: S’e prisja të shkonim në “play off”, e kemi rritur nivelin

    Kombëtarja, Strakosha: S’e prisja të shkonim në “play off”, e kemi rritur nivelin

    Thomas Strakosha ishte një më të mirët, në ndeshjen ndaj Anglisë (0-2). Portieri kuqezi, pas ndeshjes, dha opinionin e tij për kualifikueset e botërorit.
    “Shyqyr jemi në “play off”-E kemi treguar se e kemi merituar këtë. Kemi bërë disa gabime. Mësimet nga gabimet na duhen. Tani kemi gjysmëfinalen e “play off” dhe shpresojmë të kalojmë në finale.

    Nuk e prisja të kualifikoheshim në “play off”. Kishte besim, por ishte një grup i vështirë. Kemi treguar rritje. Kam shumë besim tek ekipi. Duhet të shikojmë të gjitha ndeshjet. Nuk duhet të përsërisim gabimet, sepse tani nuk falen më.
    Tani kemi eksperiencë. Kemi një miks, aq sa duhet për ekipin kombëtare. E kemi rritur nivelin. Njerëzit presin më shumë për ne dhe duhet ta tregojmë këtë. Shpresojmë të mos kemi kundërshtar kaq të fortë.
    Gjithmonë do të preferoja të luajmë në shtëpi. Kur luajmë në shtëpi, të gjitha ekipet e kanë të vështirë. Jashtë e kemi pak më të vështirë, por kemi marrë rezultate të mira edhe jashtë”, u shpreh Strakosha.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Dorëzohet Strakosha, Harry Kane ndëshkon Shqipërinë (video)

    Dorëzohet Strakosha, Harry Kane ndëshkon Shqipërinë (video)

    Duhej të kalonin 74 minuta që të zhbllokohej rezultati në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Anglisë dhe për fatin tonë të keq janë anglezët që shënuan me të zakonshmin Harry Kane. Sulmuesi anglez shënoi me kokë pas topit të ardhur nga një goditjeje këndi dhe ishte komplet i harruar dhe i lënë i lirë nga kuqezinjtë. SHIKOGOLIN
    Shqipëria e nis mjaft mirë pjesën e dytë, pas një aksioni të shpejtë, Bajrami apson ën rkah te Balliu, ky i fundit e dërgon topin brenda në zonë, Laçi tenton të shenojë me finte.
    Në minutën e 50-të, Arbër Hoxha tenton të gjejë rrjetën nga distanca, por goditja e tij grushtohet nga Henderson.
    Një minutë më pas kundërsulm fantastik i kuqezinjve, Bajrmasi asiston për Arbër Hoxhën, por goditja e tij ishte shumë e lehtë, edhe pse ishe në një pozicion fantastik për të shënuar.
    Në minutën e 57-të, Eberechi Eze kishte një mundësi të mirë për të shënuar, por Strakosha tregohet fantastik me pritjen e tij. Në minutën e 60-të, Anglia i afrohet golit, por goditja e Bellingham shkon mbi portë.
    Në minutën e 67-të, tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë, por goditja e Bajramit përfundon larg kuadratit.
    Një minutë më pas, Henderson ka një kontakt me Laçin jashtë zone, por arbitri vazhdon lojën normalisht pavarësisht protestave të kuqezinjve.

  • Shqipëri-Angli, Strakosha shpëton portën kuqezi, mbyllet pa gola pjesa e parë

    Shqipëri-Angli, Strakosha shpëton portën kuqezi, mbyllet pa gola pjesa e parë

    Shqipëria luan ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2026, me kuqezinjtë që presin në “Arenën Kombëtare” Anglinë, në një duel që vlen sa një miqësore luksi, pasi të dyja ekipet i kanë arritur objektivat e tyre.
    Tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka zgjedhur që mos t’i rrezikojë lojtarët të ndëshkuar me karton të verdhë, në mënyrë që të mos humbasin sfidën play off, duke kryer një lloj rotacioni në disa reparte të skuadrës.

    Në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji. Më mesfushë rreshtohen Asllani, Ramadani, Laçi, ndërsa sulmi përbëhet nga Bajrami, Hoxha dhe Uzuni në qendër, duke ulur në stol Armando Brojën.
    Një lloj rotacioni ka zgjedhur të bëjë edhe trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, i cili deri më tani ka grumbulluar pikë të plota me “Tre Luanët”, madje duke mos pësuar asnjë gol.
    Drejtësia në këtë sfidë do të vendoset nga italianët, me Marco Guida si arbitër kryesorë, Giorgio Peretti dhe Alessio Berti si anësorë dhe Simone Sozza arbitër i katërt. Në VAR do të jenë Marco Di Bello dhe Valerio Marini.
    Rezultati Live:
    Shqipëri 0-0 Angli
    Komenti Live:
    45+1′ Mbyllet pjesa e parë!
    45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
    39′ Wharton shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Asllanit dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.
    37′ Quansah godet me kokë, me Strakoshën që e ndal sërish.
    37′ Bowen provon me një gjuajtje brenda zonës, por Strakosha tregohet i vëmendshëm, dhe i mohon golin anglezëve.
    36′ Aliji hedh një top drejt zonës, por askush nuk e arrin.
    26′ Zëvendësim i detyruar te Shqipëria. Hysaj braktis fushën i dëmtuar, në vendin e tij futet Balliu.
    18′ Hysaj provon një gjuajtje nga distanca, por goditja e tij shkon mbi kuadrat.
    15′ Ramadani shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Harry Kane dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
    4′ Declan Rice merr një top në zonë dhe godet me të djathtën, por Strakosha e kontrollon pa probleme.
    1′ Starton dueli historik!

  • Adriana Kalaja, akuza të forta ndaj komisioneres Pranvera Strakosha: A di gjë ku është yt bir…

    Adriana Kalaja, akuza të forta ndaj komisioneres Pranvera Strakosha: A di gjë ku është yt bir…

    Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar në lidhje me raportimin e Komisioneres së Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha. Nëpërmjet një statusi në FB, Kalaja thekson se, po të ishte e pranishme në seancën e Komisionit, do t’i drejtonte pyetje mbi fatin e të birit, Amant Josifi, të cilin e akuzon për një ndër skandalet më të mëdha financiare në vend. Ajo përmend edhe përfshirjen e mëparshme të vetë Strakoshës në çështje penale, duke e lidhur me raste të trafikut të fëmijëve dhe me figura të tjera të njohura politike.

    Postimi i plotë në FB:

    Po të isha sot në Komision……

    Teksa raportonte, Komisionerja e Mbikqyrjes së Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, mendova se nëse do isha prezente, pyetja që do t’i bëja do ishte:

    – A di gjë ku është yt bir, Amant Josifi, që ka grabitur 2.4 miliardë euro qytetarëve shqiptarë dhe europiane?

    Jo për gjë, por thjesht për t’i ardhur në ndihmë interpolit dhe narko policisë.

    PS: Ashtu si i biri, dikur ishte shpallur në kërkim edhe Komisionerja, pasi, është akuzuar dhe dënuar, bashkë me të emën e Oltës Strategjike, ku i biri ishte këshilltar, për trafikim fëmijësh.