Tag: story

  • Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, gazetari Juxhin Mustafaraj: Ishte “zjarrfikësi” i debateve, jo me tension, por me argumente të mprehta

    Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, gazetari Juxhin Mustafaraj: Ishte “zjarrfikësi” i debateve, jo me tension, por me argumente të mprehta

    Gazetari Juxhin Mustafaraj ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit.

    Në një postim në rrjetet sociale, kryeredaktori i Top Story shkruan se “Artur Zheji ishte ‘zjarrfikësi’ i debateve jo me tension apo ngritje zëri, por me argumente të mprehta, qëndrime të qarta dhe një klas unik që e veçonte në çdo diskutim publik”.
    Reagimi i plotë:
    Top Story humbi një mik dhe bashkëpunëtor të çmuar…
    Lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji erdhi pështjellues, i pabesueshëm dhe plot trishtim.
    Në këto dy vite të fundit, bashkëpunimi me Turin ka qenë i veçantë: një mik i afërt dhe një bashkëpunëtor i çmuar për Top Story. Në çdo diskutim redaksional me Gridën për të ndërtuar panele me nivel dhe përmbajtje elitar, emri i tij ishte gjithmonë ndër të parët që përmendej.
    Artur Zheji ishte “zjarrfikësi” i debateve jo me tension apo ngritje zëri, por me argumente të mprehta, qëndrime të qarta dhe një klas unik që e veçonte në çdo diskutim publik.
    Që nga ky shtator, Top Story dhe media shqiptare do të ndiejnë mungesën e një miku të vërtetë, një zëri të pakrahasueshëm dhe një analisti me vizion të thellë për politikën dhe gjeopolitikën.
    U prehsh në paqe, Tur

    Top Channel

  • Vdes Joe Caroff, dizajneri i posterave të filmave ikonikë

    Vdes Joe Caroff, dizajneri i posterave të filmave ikonikë

    Joe Caroff, dizajneri grafik përgjegjës për logon e pistoletës 007 dhe posterat e panumërt të filmave klasikë ka vdekur në moshën 103-vjeçare, shkruan theguardian.com.

    Joe Caroff, puna e të cilit mund të shihet në postera për filma të tillë si ”West Side Story”, ”A Hard Day’s Night”, ”Last Tango in Paris”, ”Cabaret”, ”Manhattan” dhe ”The Last Temptation of Christ”, vdiq të dielën, sipas djemve të tij, Peter dhe Michael Caroff.

    Caroff punoi në më shumë se 300 fushata reklamuese gjatë karrierës së tij, por dy detyrat e tij të para rezultuan të ishin ndër më të qëndrueshmet dhe fitimprurëset.

    Ekzekutivi i ”United Artists”, David Chasman, fillimisht e punësoi atë për të dizajnuar posterin për ”West Side Story” (1961).

    Përshtatja e shkronjave sipas materialit u bë një markë tregtare.

    Shembuj të tjerë kryesorë përfshijnë posterin e tij për ”Manhattan” (1979), një nga më shumë se një duzinë bashkëpunimesh me Woody Allen.

    Detyra e dytë e Caroff ishte të dizajnonte fushatën reklamuese për filmin e parë të Bond, ”Dr. No”, në vitin 1962.

    I frymëzuar nga pistoleta e preferuar e Ian Fleming-ut, një ”Walther PPK”, Caroff shtoi një tytë dhe një këmbëz në imazh dhe u pagua 300 dollarë, një tarifë që nuk u rrit kurrë me asnjë të drejtë autori ose honorar.

    Ashtu si me shumicën e punës së tij, logoja nuk u kreditua dhe Caroff nuk mori kurrë vlerësimin publik ose famën e bashkëkohësit të tij të ngushtë, Saul Bass.

    Postera të tjerë kryesorë përfshijnë ”A Fistful of Dollars” (1964) dhe ”For a Few Dollars More” (1965) të Sergio Leone, si dhe ”Last Tango in Paris” (1972), “Rollerball” (1975), ”An Unmarried Woman” (1978) dhe “Gandhi” (1982)./  atsh/ KultPlus.com

  • Inside Story/ Skandaloze! Momentet tronditëse kur qeni vritet me shigjetë në mes të Tiranës

    Inside Story/ Skandaloze! Momentet tronditëse kur qeni vritet me shigjetë në mes të Tiranës

    Prokurimet publike zbulojnë se për trajtimin e qenve endacakë hidhen miliona.

    Por, paratë nuk kanë zgjidhur asgjë. Shpesh, trajtimi është çnjerëzor dhe kjo duket nga disa imazhe të forta që ne kemi siguruar.
    Është data 22 Prill. Viti 2025. Kjo kamera sigurie, ndodhet në një rrugë pranë qendrës së Tiranës. Aty, gjithçka duket normalitet. Të paktën, deri në momentin që shfaqet një qen endacak që duket sikur tenton të larohet. Në trup, dallohet të ketë një send në ngjyrë rozë.
    Pasi kafsha largohet nga rrezja e kameras, dikush i bën këtë foto shokuese. Qeni ishte goditur me shigjetë metalike. Sipas denoncuesve që kanë sjellë materialet në redaksinë e Inside Story, kafsha është goditur me pushkë sportive nga ky person i fiksuar në foto.
    Nuk dihet nëse është punonjës i strukturës së bashkisë që duhet të kujdeset për kafshët apo një person i zakonshëm që nxjerr dufet tek qentë endacakë.
    Në këto imazhe të tjera, shfaqen momentet kur punonjës të strukturave shtetërore kapin kafshët në rrugët e Tiranës. Nuk dihet nëse ato trajtohen, apo zhduken me këto metoda brutale. Të gjitha këto materiale, sipas aktivistëve janë depozituar në strukturat ligjzbatuese.

    Top Channel

  • Top Channel provokon me promon e Top Story: Kënetë këndej, moçal andej…të enjten i ftuar Edi Rama dhe të premten Sali Berisha!

    Top Channel provokon me promon e Top Story: Kënetë këndej, moçal andej…të enjten i ftuar Edi Rama dhe të premten Sali Berisha!

    Edi Rama dhe Sali Berisha

    TIRANË- Top Channel ka publikuar një promo provokuese për dy intervista ekskluzive që pritet të kenë interes të lartë publik. Në emisionin politik Top Story, këtë javë do të zhvillohen dy intervista të veçanta me dy figurat më të mëdha të politikës shqiptare: Edi Rama dhe Sali Berisha.
    Promoja hapet me frazën ironike dhe simbolike: “Kënetë këtej, andej moçal… Në fund të lojës, ata vijnë të zhytur deri në fyt.” Një paralajmërim se të dy liderët do të përballen jo vetëm me pyetje të drejtpërdrejta, por edhe me vetveten, siç thekson mesazhi i promos: “Top Story as shpëton, as fundos, e as ngjyros ndokënd!”
    Intervistat, që do të transmetohen live të enjten dhe të premten në orën 21:00 në Top Channel, vijnë nën moderimin e Grida Dumës dhe premtojnë të jenë ndryshe nga çdo intervistë tjetër që dy liderët kanë dhënë më parë.
    Këto përballje televizive vijnë në një moment delikat për politikën shqiptare dhe pritet të nxjerrin në pah kontrastet, sfidat dhe narrativat e secilit prej liderëve. A do të zbulojnë diçka të re? A do të guxojnë të pranojnë gabime apo të përballen me të vërtetat e hidhura të së kaluarës dhe së tashmes?

    Përgjigjet, vetëm në Top Story, në dy netë që pritet të jenë nga më të komentuarat e sezonit televiziv.
    “Kënetë këtej, andej moçal…
    Në fund të lojës, ata vijnë të zhytur deri në fyt.
    Top Story as shpëton, as fundos, e as ngjyros ndokënd!
    Top Story të vendos në një përballje me veten!
    Të enjten dhe të premten ekskluzivisht në intervista tërësisht ndryshe nga ato që kanë dhënë deri më sot Edi Rama dhe Sali Berisha përballë Grida Duma në Top Story vetëm në Top Channel ora 21:00”, thuhet në promon e Top Story./voxnews.al

  • “Komisioni Xhafaj”, Rama shuan dilemat në Real Story: Zero ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

    “Komisioni Xhafaj”, Rama shuan dilemat në Real Story: Zero ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

    Kryeministri Edi Rama dhe shefi i socialistëve komentoi ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, teksa ishte i ftuar në “Real Story”.
    Ai theksoi se ky komision do të vazhdojë punën deri në momentin kur Shqipëria të hyjë në Bashkimin Evropian dhe ngritja e tij nuk synon të ndërhyjë në punët e drejtësisë së re, tezë e cila është artikuluar në opinionin publik.
    Ky komision drejtohet nga ish-ministri Fatmir Xhafaj.
    “Ajo do vazhdojë dhe ai komision do vazhdojë deri kur Shqipëria të hyjë në BE. Ai komision nuk është asgjëkund gjëja që shumëkush ka interpretuar dhe shumëkush kërkon që të jetë për të krijuar idenë se ne kemi bërë një komision për të ndërhyrë në punët e drejtësisë, nuk është fare. Në negociata, 67% e gjërave që në duhet të bëjmë kanë të bëjë më drejtësinë”, tha ai.

  • Top Story/ Flet ish-prokurori i larguar nga Vetingu, Arjan Ndoja tregon pse hyri në politikë: Kam informacione brenda PS, luajmë deri në fund…

    Top Story/ Flet ish-prokurori i larguar nga Vetingu, Arjan Ndoja tregon pse hyri në politikë: Kam informacione brenda PS, luajmë deri në fund…

    Arjan Ndoja, ish-prokuror i larguar nga sistemi i drejtësisë nga vetingu, tashmë i është futur politikës duke kandiduar për Partinë Demokratike në Durrës.  

    I ftuar mbrëmjen e sotme në Top Story, ai tregoi arsyen se përse iu bashku PD dhe sesi po vijon fushata.
    “Fushata politike ka më shumë adrenalinë sesa fusha e drejtësisë. Juristët përgjithësisht nuk kanë emocione në zbatimin e ligjit. Legjenda urbane, simbole, personazhe që kthehen ndonjëherë në emblema, janë krejt ndryshe nga grupe kriminale që shpallin institucionet e drejtësisë.
    Unë gjithmonë do të besoj të drejtësia. Unë mendoj se drejtësia po vazhdon të hetojë, ka persona që mund të jenë grupe kriminale, Durrësi në këndvështrimin tim është i qetë, fushata po shkon normalisht.
    Kemi informacion të vazhdueshëm deri te kampi i palës kundërshtare, deri në ditën e zgjedhjeve. Ne jemi lojtar që do luajmë deri në minutën e fundit. PD në qarkun e Durrësit është e përgatitur për çfarëdolloj skenari”, tha Ndoja.

    Top Channel

  • Top Story/ Sondazhi i dytë nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, ja kë preferojnë shqiptarët për kryeministër

    Top Story/ Sondazhi i dytë nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, ja kë preferojnë shqiptarët për kryeministër

    Publikohet sonte ekskluzivisht në “Top Story” sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.

    Sondazhi i Top Channel është në bashkëpunim me John McLaughlin është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Përveç sondazhit në të gjithë Shqipërinë, kampionim është bërë edhe në dy qytete të rëndësishme në vend, në Shkodër dhe në Durrës.
    Pyetjes se kë do të preferonit për kryeministër, rezultatet ishin si më poshtë:
    Edi Rama 49.2%
    Sali Berisha 33.6%
    Agron Shehaj 6.6%
    Adriatik Lapaj 5.3%
    Refuzoj 5.2%

    Top Channel

  • Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

    Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

    Ekskluzivisht në “Top Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.
    Pyetja për perceptimi publik për Edi Ramën ishte si më poshtë:
    Pëlqehet: 51.8%/ Pëlqehet shumë: 31.3%/ Pëlqehet disi: 20.5%/ Nuk pëlqehet: 45.9%/ Nuk pëlqehet shumë: 12.8%/ Aspak i pëlqyer: 33.1%/ Pa mendim: 1.8%/ I panjohur për mua: 0.3%/ Refuzoi të përgjigjet: 0.1%
    Pas këtyre rezultateve të sondazhit, i ftuar këtë mbrëmje në panelin e Top Story, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh:
    Rama në mënyrë të çuditshme dhe surprizuese ka një pëlqyeshmëri, pas 12 vitesh në pushtet, mbi gjysmën e shqiptarëve. Sa për meritë të tij, unë besoj edhe për dobësi të kundërshtarit, diferenca e tij me Berishën paracakton dhe trendin.
    Ndërkohë Alban Dudushi e komentoi këtë rezultat kështu: Gjatë kësaj periudhë ne kemi pasur disa ngjarje që ndoshta kanë ndikuar në këtë %, një prej tyre mbase dhe arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që nuk ka lëvizur ndonjë të madhe, por mund të ketë ndikuar. Si një ndër arsyet.

  • Sot ekskluzivisht në Top Story, publikohet sondazhi i dytë i McLaughlin për 11 Majin

    Sot ekskluzivisht në Top Story, publikohet sondazhi i dytë i McLaughlin për 11 Majin

    Publikohet sonte ekskluzivisht në “Top Story” sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.

    Marrëveshja e një niveli të lartë është firmosur nga televizioni me me një nga emrat më të njohur të sondazheve dhe strategjisë elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, John McLaughlin, i cili aktualisht shërben si sondazhist dhe strateg kryesor i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
    Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Përveç sondazhit në të gjithë Shqipërinë, kampionim është bërë edhe në dy qytete të rëndësishme në vend, në Shkodër dhe në Durrës.
    Për herë të parë një ekspert i këtij kalibri ndërkombëtar përfshihet në mbulimin zgjedhor, duke sjellë një standard të ri në analizën e opinionit publik dhe parashikimin e tendencave elektorale.John McLaughlin është vlerësuar nga presidenti Donald Trump si “një nga më të mirët në këtë fushë” dhe “një mendje brilante strategjike”.
     

    Top Channel

  • Gruaja e Lautaro Martinez iu përgjigjet kritikave në rrjetet sociale: Pse duhet të flas italisht nëse…

    Gruaja e Lautaro Martinez iu përgjigjet kritikave në rrjetet sociale: Pse duhet të flas italisht nëse…

    22 Prill 2025

    10:46

    Alfred Lleshi

    Agustina Gandolfo, bashkëshortja e kapitenit të Interit, Lautaro Martínez, është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e përditshme, receta dhe çaste familjare. Ditët e fundit ajo ka vendosur t’i përgjigjet një pyetjeje që ia bëjnë shpesh ndjekësit italianë: pse nuk flet kurrë italisht në “story”-t e saj? Përmes një “Instagram Story”, Agustina sqaroi me tonin e saj të zakonshëm të drejtpërdrejtë dhe spontan:
    “Kam marrë 1000 mesazhe përse nuk flas italisht në rrjete sociale. E kam shpjeguar shumë herë. Nuk bëj ‘story’ në italisht sepse shumica e publikut tim flet spanjisht dhe më vështirësohet ta përkthej gjithçka.
    Gjithsesi, spanjishtja është një gjuhë shumë e bukur, ju hyn në punë për ta mësuar (qesh). Sidoqoftë, premtoj se do të flas edhe italisht. Tani që kam bërë këtë ‘choco-tortë’, po ju lë recetën në italisht dhe më bëni ‘tag’. Është shumë e shijshme”.
    Një mesazh që ka argëtuar dhe fituar simpatinë e fansave, sidomos për atë batutën se spanjishtja “është e dobishme për t’u mësuar”. Dhe tani që ka premtuar edhe përmbajtje në italisht, është e sigurt që ndjekësit italianë nuk do të humbasin asnjë copë nga torta e saj e famshme me çokollatë.