Tag: stormous

  • Hakerat vodhën të dhënat e klientëve dhe stafit të WizzAir? Reagon kompania: Sistemet janë të paprekura

    Hakerat vodhën të dhënat e klientëve dhe stafit të WizzAir? Reagon kompania: Sistemet janë të paprekura

    Grupi i hakerëve “Stormous” deklaroi se ka sulmuar sistemet e kompanisë Wizz Air dhe ka hakeruar rreth 22 GB të dhëna të ndjeshme që përfshijnë informacione të kompanisë, punonjësve dhe klientëve.
    Përmes kanaleve të tyre online, Stormous publikoi disa mostra të materialeve të vjedhura, të cilat përfshijnë raporte të brendshme të kompanisë, dokumente operacionale, certifikata të operatorëve ajrorë për punonjësit dhe palët e tjera të lidhura me operacionet e tyre.
    Në një reagim për mediat ditën e sotme, Wizz Air mohon akuzat për një sulm kibernetik që ka prekur të dhënat sensitive të pasagjerëve, personale apo financiare.
    “Wizz Air ka sisteme të fuqishme sigurie, të projektuara për të mbrojtur të dhënat sensitive të klientëve dhe partnerëve të saj të çmuar.”- thuhet në reagim

  • Hakerat vjedhin të dhënat e klientëve dhe stafit të Wizz Air

    Hakerat vjedhin të dhënat e klientëve dhe stafit të Wizz Air

    Grupi i famshëm i hakerëve “Stormous” deklaroi se ka sulmuar sistemet e kompanisë Wizz Air, duke njoftuar se ka rrëmbyer rreth 22 GB të dhëna të ndjeshme që përfshijnë informacione të kompanisë, punonjësve dhe klientëve.
    Përmes kanaleve të tyre online, Stormous publikoi disa mostra të materialeve të vjedhura, të cilat përfshijnë raporte të brendshme të kompanisë, dokumente operacionale, certifikata të operatorëve ajrorë për punonjësit dhe palët e tjera të lidhura me operacionet e tyre.

    Postimi

    Në përmbajtjen e publikuar përfshihen gjithashtu të dhëna personale të stafit dhe klientëve të linjës ajrore. Deri më tani, Wizz Air nuk ka bërë asnjë koment publik lidhur me këto pretendime. Stormous është një grup hakerësh i njohur për sulme të profilit të lartë dhe ka qenë më herët i lidhur me incidente të tjera të ngjashme në sektorë të ndryshëm./skyweb.al