Në fund të sezonit, siç është bërë e ditur ditët e fundit, do të përfundojë aventura e Xabi Alonsos në krye të Bayer Leverkusen. Një përvojë jashtëzakonisht e suksesshme, që solli në muzeun e klubit një titull Bundesligë, një Kupë të Gjermanisë dhe një Superkupë Gjermane.
Tani që kjo vendimmarrje është pranuar, me Real Madridin që pret ish-mesfushorin spanjoll si pasues të Ancelottit, drejtuesit e Leverkusenit kanë nisur vlerësimin e profileve të mundshme për stolin.
Emri më i përfolur është Cesc Fabregas, i cili po bën paraqitje shumë të mira në drejtimin e Comos. Spanjolli, që ka lënë një përshtypje të shkëlqyer te drejtuesit e Leverkusenit, është nën kontratë me klubin italian deri në vitin 2028.
Duke qenë se kjo pistë mund të kërkojë kohë, drejtuesit kanë nisur të shqyrtojnë edhe alternativa të tjera. Xavi, fillimisht i përfshirë në listë, nuk është më në garë për këtë post, megjithëse ideja për t’u rikthyer në lojë pas përvojës te Barcelona mbetej interesante.
Sipas asaj që raporton “Kicker”, është shfaqur një tjetër emër për ta pasuar Alonson. Bëhet fjalë për Erik ten Hag, i cili drejtoi Manchester United nga vera e vitit 2022 deri në fund të tetorit 2024. Ish-trajneri i Ajax-it duket se ka bindur një pjesë të drejtuesve të Bayer për t’u konsideruar si një kandidat serioz, edhe pse mediat e tjera nuk e konfirmojnë si favorit absolut.
Tag: stolin
-

Leverkuseni në kërkim të pasardhësit të Alonsos, holandezi sfidon Fabregas për stolin
-

Nga Xabi te Xavi, një tjetër spanjoll pranë stolit të Bayer Leverkusen
1 Maj 2025
9:50
Telesport
Trajneri spanjoll Xabi Alonso po pret sinjale nga Real Madrid, duke pritur që Carlo Ancelotti të mbyllë ciklin e tij. Dhe, në mes të kësaj pasigurie, Bayer Leverkusen ka filluar të kërkojë përreth, duke zgjedhur disa kandidatë për stolin.
Midis tyre është edhe një ish-lojtar i Barcelonës. “Kicker” raporton se një nga emrat e konsideruar nga “aspirinat” është ai i Xavi Hernández. Trajneri spanjoll është i lirë pasi u largua nga Barcelona në fund të sezonit të kaluar.
Në Gjermani janë të bindur se stili i Xavi përshtatet në mënyrë të përkryer me atë që kërkon klubi dhe përvoja e tij si trajner i Al Sadd dhe Barcelonës konsiderohet pozitive. Trajneri bëri një pushim, por tha se ishte i disponueshëm për t’u rikthyer për të drejtuar një “projekt emocionues”.
Përveç Xavi, emrat e tjerë për stolin e Leverkusen janë ato të Fernando Carros dhe Erik ten Hag, i papunë pas një përvoje të vështirë në stolin e Manchester United. -

3 emra big për stolin e Milanit, cili do të jetë strategu i ri i “Djallit”?
30 Prill 2025
16:41
Telesport
Maurizio Sarri është emri i radhës që përmendet si pasues i trajnerit Sergio Conceicao te Milani.
La Gazzetta dello Sport raporton se kuqezinjtë kanë interes për teknikun, i cili e njeh mirë kampionatin italian dhe dallohet për lojë argëtuese.
Milani është e sigurt se do të kërkojë një trajner të ri në korrik, por alternativat janë të shumta.
Legjenda Arrigo Sacchi ka bërë kërkesë publike që “Djalli” të rikthejë mitikun Carlo Ancelotti, emër i cili është i lidhur përjetësisht me Milanin.
Ndërkohë, edhe Xavi është përmendur si opsion. Madje, për të është folur që kur la Barcelonën. -

Ekskluzive/ “Nuk jam mosmirënjohës”! Nuk pranoi stolin? Jasir Asani flet për herë të parë: Edhe në tribunë shkoj për Shqipërinë, nga Silvinjo jam këtu
Jasir Asani dhe Nedim Bajrami u kthyen në një temë diskutimi në kohët e fundit. Në Telesport u raportua se të dy futbollistët nuk e kanë pranuar aspak mirë stolin dhe kanë ngritur zërin kundër Silvinjos. Mbi këtë çështje ka pasur edhe një reagim nga ana e Jasir Asanit në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube. Asani ka dhënë versionin e tij duke u shprehur se ka qenë gjithmonë aty për Shqipërinë dhe se pranon edhe tribunën pasi për të fanella e Kombëtares, është shumë peshë e rëndë. Gjithashtu Asani thekson se nuk mund të ngrejë zërin as kundër Silvinjos pasi nuk është mosmirënjohës dhe e di se prej këtij trajneri tani është pjesë e Kombëtares. (Emisionin e plot në Koha Shtesë e ndiqni më poshtë)?“I kam dëgjuar këto zëra, unë udhëtoj tre ditë dhe jap shpirtin për fanellën kuqezi dhe të mos dalë në stërvitje, është e pamundur. E shkatërroj jetën time ashtu dhe cdo gjë që kam arritur në futboll. Unë kam qenë i lënduar ndaj Ukrainës dhe i kam thënë Silvinjos: “Dua të luaj, e rrezikoj karrierën time për këtë bluzë”. Unë nuk e bëj kurrë këtë, unë nuk jam mosmirënjohës, kam respekt për atë që ma ka dhënë një dorë. Silvinjo ishte njeriu që më solli te Shqipëria dhe të mos vinte Silvinjo te Shqipëria, unë nuk do të shkoja kurrë në asnjë Kombëtare, do të prisja që një ditë të më vinte ftesa e Shqipërisë ose të mbyllja karrierën. Cdo ditë vijnë mediat në stërvitje dhe unë kam qenë gjithmonë aty. Unë e pranoj edhe stolin dhe tribunën dhe nëse nuk më thërret hic trajneri, unë e dua shumë Shqipërinë”, tha Asani. /Sport Ekspres/
-

Ancelotti në stolin e Brazilit nuk ishte vetëm fantazi…; Ronaldo zbulon si qëndron e vërteta
E ardhmja e Carlo Ancelottit te Real Madridi është e lidhur me fitimin e një titulli këtë sezon. Pavarësisht se ka një vit të mbetur në kontratën e tij, kërkesat e larta të klubit më të miri në botë e bëjnë këtë situatë realitet.
Fitimi i La Liga-s ose i Champions League do të siguronte vazhdimin e tij si trajner i ekipit të barsdhë. Megjithatë, nuk përjashtohet që Ancelotti mund të zgjedhë vetë ta përfundojë ciklin e tij te merenguesit. Mundësia për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit mbetet ende në tavolinë.
Interesi i përsëritur i Brazilit për Ancelottin sipas “El Chiringuito” vazhdon të jetë i pandryshuar. Pesë herë kampionët e botës u përpoqën ta kontratonin dy vite më parë si pasues të trajnerit Tite, madje besonin se marrëveshja ishte afër. Megjithatë, ata kuptuan që, nëse Real Madridi do t’i ofronte rinovim kontrate, Ancelotti do të preferonte të qëndronte te klubi i bardhë. Gjë që ndodhi, në fakt.
Tashmë mbi këtë çështje ka folur Ronaldo Nazario në “Charla Podcast”, duke zbuluar detaje të reja rreth mundësisë që italiani të kalonte në stolin e Brazilit. “Nëse Real Madridi do ta kishte lënë Ancelottin, ai do të kishte shkuar në Brazil, – komentoi “Fenomeni”. – Nuk ishte vetëm një fantazi, sepse kam ndihmuar vetë në këtë projekt.
Nëse ai nuk do të kishte fituar asgjë, Real Madridi do ta kishte shkarkuar dhe ‘Carletto’ do të kishte shkuar të trajnonte Brazilin, por në fakt fitoi Ligën e Kampionëve dhe qëndroi për një vit tjetër. Atëherë nuk u lirua dot, Real Madridi nuk e lejoi të largohej”.
Florentino Pérez vendosi të vazhdojë me Carlo Ancelottin si trajner të Real Madridit, duke çuar në refuzim të ofertës braziliane.