Tag: stolin

  • “Dridhet” pankina e Tudor, dy alternativa për stolin e Juves

    “Dridhet” pankina e Tudor, dy alternativa për stolin e Juves

    Rezultatet e fundit kanë lëkundur stolin e Igor Tudor te Juventus. Për momentin, klubi nuk duket se po e shqyrton shkarkimin e tij, por është e qartë se nëse fitoret vazhdojnë të dështojnë, situata mund të ndryshojë.
    Në rast shkarkimi, dy janë emrat që qarkullojnë si pasues të Tudor. I pari është Lucciano Spalleti,  i cili vjen pas një eksperience në krye të kombëtares italiane dhe do ishte i mirëpritur në Torino. Emri tjetër është ai i ish trajnerit të Fiorentinës, Rafaelo Palladino.

    © BalkanWeb

  • Braktisi stolin dhe e pa ndeshjen në tribunë, çudit Luis Enrike: Mundësi e mrekullueshme, mund ta bëj sërish

    Braktisi stolin dhe e pa ndeshjen në tribunë, çudit Luis Enrike: Mundësi e mrekullueshme, mund ta bëj sërish

    Luis Enrike i ka çuditur të gjithë në përballjen e sotme mes PSG-së dhe Lenit, e fituar me shifrat 2-0 nga kryeqytetasit. Trajneri spanjoll nuk ishte i pranishëm në pankinë si përherë. Këtë herë Luis Enrike kishte braktisur stolin për tribubën. Ai shpjegoi gjatë konferencës për shtyp se është frymëzuar nga trajnerët e regbisë. Kreu i pankinës së PSG-së u shpreh se nga tribuna kishte mundësinë të monitoronte më mirë performancën e skuadrës.
    “Kam kohë që mendoj për përmirësimin e performancës sonë me stafin e trajnerëve. I pashë trajnerët e regbisë ta shihnin situatën nga një perspektivë tjetër. E pashë pjesën e parë nga tribunat dhe duhet të them se është një mundësi e mrekullueshme. Isha në gjendje të monitoroja gjithçka në lidhje me performancën tonë dhe në pushimin e pjesës së parë u ktheva në dhomën e zhveshjes me shumë më tepër informacion. Mund ta bëj përsëri në të ardhmen”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/

  • Santos largohet nga Azerbajxhani, projektohet rikthimi i De Biasi-t

    Santos largohet nga Azerbajxhani, projektohet rikthimi i De Biasi-t

    Asnjë fitore në 11 ndeshje, vetëm 2 barazime dhe plot 9 humbje. Këto janë shifrat e Fernando Santos në stolin e Azerbajxhanit, me teknikun portugez që paraqiti dorëheqjen pas humbjes së rëndë 5-0 të pësuar përballë Islandës.
    Në një intervistë për mediat portugeze, Santos theksoi se kishte paraqitur dorëheqjen e tij me efekt të menjëhershëm.

    Sipas Sky Sport, nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të Gianni de Biasit në stolin azer. Kujtojmë që ish trajneri i Shqipërisë drejtoi përfaqësuesen e Azerbajxhanit nga korriku i vitit 2020 deri në nëntor 2023.
    ()

  • Surpriza turke! Luciano Spalletti gati të zëvendësojë Mourinho në stolin e Fenerbahce

    Surpriza turke! Luciano Spalletti gati të zëvendësojë Mourinho në stolin e Fenerbahce

    3 Shtator 2025

    8:35

    Telesport

    Pas dështimit për t’u kualifikuar për fazën e grupeve të Champions League dhe shkarkimit të portugezit José Mourinho, skuadra e Fenerbahçe është në kërkim të një trajneri të ri.
    Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, është ndër emrat që po merren në konsideratë për këtë rol. Lajmi vjen nga mediat turke, që e shohin trajnerin Italian si kandidat të fortë.
    Një tjetër kandidat për stolin e Fenerbahce është edhe portugezi Sergio Conceiçao, i cili është rikthyer i gatshëm për të drejtuar një ekip pas largimit nga Milan. Emri i trajnerit do të vendoset këtë javë.

  • Nuk pranon stolin, portieri shqiptar drejt një tjetër huazimi

    Nuk pranon stolin, portieri shqiptar drejt një tjetër huazimi

    Diant Ramaj ka shprehur më parë që nuk e pranon stolin te Dortmundi, pasi e ndjen veten portierin më të mirë të gjeneratës së re. Zërat po shtohen së fundmi për huazimin e tij te Heidenheim.
    Klubi i Bundesligës është i interesuar për shërbimet e Ramajt. 23-vjeçari ka qenë më parë pjesë e klubit të Bundesligës, dhe pse nuk numëroi paraqitje.

    Ramaj shkëlqeu në sezonin e fundit ku u huazua te Kopenhageni, që u shpall kampion i Danimarkës. Tashmë ndodhet te Dortmundi ku ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

  • As duro e as Josa, Flamurtari i beson stolin një spanjolli

    As duro e as Josa, Flamurtari i beson stolin një spanjolli

    Në këtë rikthim në elitë, Flamurtari befason jo pak duke i besuar stolin një tekniku spanjoll. Prej kohësh flitet si Sinan Idrizi do t’i besonte stolin kuqezi emrave të njohur të futbollit shqiptar, si Shpëtim Duro apo Mirel Josa, por në fund në Vlorë zbarkoi Carelos Garcia, një trajneri spanjoll.
    Në karrierën, Garcia ka mbajtur postin e zv,trajnerit te Chicago në MLS, si dhe në Itali tek Udinese.

    Flamurtari
    Sa i përket karrierës si futbollist, ka luajtur me RCD Espanyol  , UD Almería , Real Betis , Maccabi Tel Aviv në Izrael , Alanyaspor në Turqi .

  • Aventura në stolin e Al Hilal, Inzaghi: Kam bërë zgjedhjen e duhur! Interin e kam në zemër

    Aventura në stolin e Al Hilal, Inzaghi: Kam bërë zgjedhjen e duhur! Interin e kam në zemër

    Simone Inzaghi u largua nga Interi për të nisur një eksperiencë të re, në stolin e Al Hilal në Arabinë Saudite. Trajneri i njohur, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka treguar ndjesitë e tij të para.
    “Sapo fillova, kalova një javë në Arabi, tani jemi këtu në Amerikë për dhjetë ditë. Jam i lumtur, gjeta një klub që më donte me çdo kusht, që po përpiqet të më ndihmojë si në fushë ashtu edhe jashtë saj në mënyrën më të mirë të mundshme”.

    Ishte një përvojë të cilën e doja, jam shumë i kënaqur dhe i bindur. Sipas mendimit tim, me këtë ekip do të marr një kënaqësi të madhe.
    “Inter? Nuk i kam parë ndeshjet e tyre, por mendoj se ndjenjat e mia për Interin janë të qarta për të gjithë”- tha ai.

  • Vanoli shkarkohet nga Torino, tifozët: Deklarove të vërtetat…

    Laëvizjet e shumta në pankinat e Serie A prekin edhe Torinon: Paolo Vanoli nuk është më trajner i ‘Granata’. Në stolin e Torinos Vanoli ka bërë gjithsej 40 paraqitje me 11 fitore, 14 barazim dhe 15 humbje. Mbylli në vend të 11-të me 44 pikë.

    “Klubi i Futbollit Torino dhe trajneri Paolo Vanoli nuk do të bashkohen në kampionatin e ardhshëm. Klubi dëshiron të falënderojë Vanolin dhe grupin e tij të punës për të lidhur dhe përkushtimin në këtë sezon në Granata dhe uron ata më të mirën në të ardhmen e afërt”.

    Për të ardhmen, gjithçka është gati për fillimin në stolin e Torinos të Marko Baronit, ish-trajnerit të Lacios, i cili i dha fund aventurës së tij në Romë ditët e fundit, duke ia lënë stolin dhe klubit Lacio, Mauricio Sarrit.

    Ndërkohë në rrjete sociale po qarkullon një pankartë e madhe e tifozerisë torineze ku shkruhet:

    ” Vanoli ke thënë vetëm të vërtetën, problemi nuk je ti por kjo presidencë…”

    Vazhdo leximin

  • Milani i së ardhmes ka lindur/ Zgjedhja e parë e Tares për stolin është italian

    Milani i së ardhmes ka lindur/ Zgjedhja e parë e Tares për stolin është italian

    Pjesët e enigmës po plotësohen. Milani i ri po merr formë. Diskutimet mbi kursin e ri nuk mund të mos fillojnë që nga zgjedhja e trajnerit, sipas asaj që është filtruar nga diskutimet e para midis Igli Tares që pritet që të jetë drejtori i ri sportiv dhe Furlanit, emri i preferuar nga shqiptari për stolin e “Djajve” do të ishte  Vincenzo Italiano. Drejtuesit e Rossonerëve janë të bindur se trajneri i Bolonjës është njeriu i duhur për të filluar nga e para.
    Përpara ringjalljes së lidhjes me Taren, kishte pasur zëra këmbëngulës për një transferim të mundshëm të Maurizio Sarrit në Milan. Toskani ishte kontaktuar tashmë para Conceiçao, por kishte refuzuar një ofertë që, në praktikë, mund ta kishte liruar atë pas gjashtë muajsh (diçka që në fakt do t’u ndodhë së shpejti portugezëve).
    Sarri ka punuar tashmë me drejtorin e ardhshëm sportiv të Milanit, Tare, te Lazio, por të dy nuk kishin një marrëdhënie idilike atje. Kjo është edhe arsyeja pse kandidatura e Italianos po fiton gjithnjë e më shumë terren.