Tag: stoli

  • Ilir Daja gjen “ilaçin” e Dinamos, konfirmimin e jep… stoli

    Ilir Daja gjen “ilaçin” e Dinamos, konfirmimin e jep… stoli

    Dinamo ka kaluar krizën dhe duket se është në një moment, të cilin nuk e ka pasur asnjëherë këtë sezon. 9 golat e shënuar në dy ndeshjet e fundit, konfirmojnë më së miri se gjërat në kampin kryeqytetas kanë ndryshuar dhe se tashmë kërkohet vazhdimësi edhe për ndeshjen e radhës ndaj Egnatias.
    Ndryshe nga sfidat e shkuara që Daja e kishte shpresën te titullarët, ndaj Flamurtarit ishin lojtarët e stolit ata që vulosën fitoren e Dinamos, në një transfertë shumë delikate por që kishte shumë vlera, sidomos me golat e shënuar dhe faktin që porta mbeti e paprekur. Në ndeshjet e mëparshme, edhe Neziri e ka bërë të njëjtën gjë nga stoli, por pa arritur të realizojë kur luan titullar.

    FLAMURTARI- Lorenco Vila zhbllokoi sfidën për skuadrën e Dinamos në sfidën e së dielës, duke realizuar golin e dytë personal në dy ndeshjet e fundit. Pas Vilës, ishin Qefalija dhe Xhejms lojtarët që shënuan sërish, duke i dhënë qetësi skuadrës së Dajës dhe për të qenë të bindur se nuk do të ishte një ndeshje me fund dramatik. Të dy lojtarët, nuk kanë pasur ndeshje të shumta si titullar, sidomos sulmuesi Xhejms që edhe nga stoli, është aktivizuar me pikatore këtë sezon. Megjithatë, goli në Vlorë mund të ketë bindur Dajën që t’i japë më shumë minuta dhe ndoshta të kthehet në protagonist të ndeshjeve të ardhshme. Sa i përket Qefalisë, mesfushori kishte një rëndesë muskulare në sfidat e fundit dhe nuk u aktivizua për të mos u rrezikuar. Rikthimi në fushë, duket se i bëri mirë mesfushorit që u rikthye te goli dhe këtë e bëri në një ndeshje shumë të rëndësishme.
    GJENDJA E SKUADRËS- Ndeshja me Flamurtarin nuk ka lënë pasoja te Dinamo dhe Daja do të ketë skuadrën e plotë për ndeshjen me Egnatian në kampionat. Veç dëmtimeve që fatmirësisht për Dinamon, nuk kishte, as ndëshkime me kartonë të kuq, nuk pati dhe skuadra do të jetë në gjendje optimale. Të vetmit që rrezikojnë për të plotësuar numrin e kartonëve, mbeten Klevi Qefalija dhe Bakari Gudiabi të cilët janë në kuotën e 3 të verdhëve. Sakaq, me grupin është bashkuar Bernard Berisha që mund të jetë vlerë e shtuar për sulmin dinamovit, ndërkohë që ashtu siç dihet, deri në janar nuk do të jetë Naser Aliji që i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
    MBROJTJA- Pavarësisht mungesave të rëndësishme në mbrojtje, si Aliji apo Dita, Dinamo ka kthyer stabilitetin në prapavijë. Në ndeshjen ndaj Flamurtarit, porta e Dinamos qëndroi e paprekur e në fakt, diçka e tillë niste edhe në fazën e parë ku ndaj Flamurtarit, fituan 2-0 e më pas, për më shumë se një muaj nuk pësuan asnjë gol. Një statistikë e tillë, në kampin blu shpresojnë që të përsëritet sërish pasi në këtë mënyrë, skuadra mund të marri pikët që ka lënë pas në këtë fillim të fazës së dytë, pikërisht ndaj Teutës, Vllaznisë, Elbasanit apo edhe Bylisit në transfertë. Në qendër, kanë luajtur Teikseria dhe Beqja, ku vetëm portugezi e ka si rol natyral megjithatë, edhe Dita që pritet të rikthehet titullar, pozicionin e tij e ka mesfushor.

  • Hyri nga stoli dhe ndryshoi ritmin kundër Juventusit, trajneri: Asllani na dha daljet që na nevojiteshin

    Hyri nga stoli dhe ndryshoi ritmin kundër Juventusit, trajneri: Asllani na dha daljet që na nevojiteshin

    Krisjtan Asllani e nisi nga stoli derbin kundër Juventusin. Mesfushori shqiptar hyri në fushë në fillimin e pjesës së dytë, duke ndikuar pozitivisht në ritmin e lojës së Torinos. Trajneri Baroni vlerësoi ndikimin e Asllanit, teksa u shpreh për mediat pas ndeshjes se Kristjani i dha skuadrës daljet që i nevojiteshin.
    “Asllani dha kontributin e tij, ashtu si edhe Adamsi. Kërkova për një ndryshim të presionit, dje skuadra u kthye në fushë në një formë më të mirë. Kristjani na dha daljet që na nevojiteshin”, është shprehur Marko Baroni./Sport Ekspres/

  • Ismajli lider tek Torino, Tuci futet nga stoli dhe i jep fitoren skuadrës turke për 13 minuta

    Ismajli lider tek Torino, Tuci futet nga stoli dhe i jep fitoren skuadrës turke për 13 minuta

    Adriatik BALLA
    Performanca kuqezinjve që luajnë në Itali është cilësore. Jo rastësisht trajneri Silvinjo e beson punën e tij në krye të përfaqësueses tek ky kontigjent, pasi është më cilësor dhe luan në një nga ligat më të forta në botë. Krahas Ismajlit, Berishës e Ramadanit, që spikasin në Itali, duket se edhe në kampionatin turk shqiptarët po bëhen protagonistë me futbollin e tyre cilësor e shpesh edhe me statistika në rritje sa u takon minutave, golave dhe asisteve. Këtë herë shkëlqeu Indrit Tuci.
    Ismajli lider në fushë, Asllani sheh nga stoli
    Ardian Ismajli ishte titullar në ndeshjen që Torino barazoi me shifrat 2-2 ndaj Pizës. Një sfidë e cila shkoi në rezultatin 2-0 për miqtë e më pas të cilën torinezët e barazuan me vetë mbrojtësin i cili dha asistin te goli i parë. Ai është shfaqur para mediave në fund të sfidës dhe ka treguar ndjesitë për këtë ndeshje, por edhe për atë pasardhëse, derbin e ndezur kundër Juventusit. “Ishte argëtuese për tifozët. Kemi bërë shumë keq për gjysmë ore, pësuam dy gola të shmangshëm, por ky është futbolli. Ishte e rëndësishme të reagonim, barazuam dhe e patëm ndeshjen në dorë. Por edhe kështu është në rregull, Seria A nuk është e lehtë dhe tani duam të shmangim gabimet”, tha Ismajli.
    Më pas ai komentoi ecurinë e ndeshjes, duke pranuar se bëri një gabim që kushtoi, pasi kundërshtari shënoi gol, por e kompensoi gjatë lojës. “Kishim shumë dalje bosh dhe kundërsulme, bëra edhe unë një gabim dhe pastaj ata shënuan një gol të shkëlqyer. I falënderojmë tifozët për mbështetjen e tyre pas disavantazhit 2-0. U përpoqëm dhe tani shohim përpara”, nënvizoi ai. Ismajli më pas theksoi rëndësinë e ndeshjes së radhës, një derbi që i motivon së tepërmi lojtarët e Torinos. E këtu është fjala për përballjen e madhe me Juventusin. “Do të jetë derbi im i parë. Do të dalim në fushë, të bëjmë punën tonë. E dimë që na ka munguar një fitore prej shumë kohësh, të shohim se çfarë mund të ndodhë të shtunën. Jemi të gjithë gati”, shtoi ai. Në fund Ismajli u pyet për pritshmëritë e skuadrës së Torinos në duelin e ardhshëm derbi. “E dimë çfarë do të thotë ky derbi, nuk ka shumë për të thënë. Tifozët do të na japin një mbështetje të jashtëzakonshme, shpresojmë të bëjmë më të mirën tonë”, përfundoi Ismajli. Mbrojtësi kuqezi ka munguar në Kombëtare gjatë ndeshjeve të fundit për shkaqe dëmtimi, por mund të kthehet që në duelin e radhës, atë ndaj Andorrës në transfertë.
    Tuci futet në minutat e fundit dhe nga stoli ia jep fitoren ekipit të Kajserisporit
    Sfida mes Kajserispor dhe Kasimpasës në Superligën turke po rezulton një spektakël i vërtetë. Indrit Tuci u fut nga stoli në minutën e 77-të, për të rikthyer skuadrën e Kajserispor në avantazhin 3-2. Mendohej se Kajserispor do të shkonte te fitorja, pasi në pjesën e parë e pa veten dy herë në avantazh. Barazimi nga Kasimpasa në transfertë erdhi në minutën e 67-të. Më pas trajneri i vendësve vendosi për të bërë ndryshime. Kështu në fushë u hodh Tuci, i cili përfitoi më pas nga një krosim në zonë për të gjetur golin me kokë. Tuci është i huazuar nga Sparta e Pragës. Te klubi turk e ka golin e tretë për këtë sezon.

  • Hyn nga stoli dhe pas 4 minutave shënon gol, sulmuesi i Kombëtares i jep fitoren skuadrës

    Hyn nga stoli dhe pas 4 minutave shënon gol, sulmuesi i Kombëtares i jep fitoren skuadrës

    Indrit Tuci po përjeton një formë të mirë në Turqi. Sulmuesi shqiptar ka shënuar në ndeshjen e dytë radhazi me fanellën e Kajserisporit. Tuci e nisi nga stoli përballjen kundër Kasimpashasë dhe u aktivizua në minutën e 77.
    Lojtarit të Kajserisporit i mjaftuan vetëm 4 minuta në fushë për ta dërguar topin në rrjetë. Tuci shënoi golin që vulosi shifrat 3-2, duke i dhënë kështu fitoren Kajserisporit./Sport Ekspres/

  • Juventusi dorëzohet në “Santiago Bernabeu”, Zhegrova e sheh sërish ndeshjen nga stoli

    Juventusi dorëzohet në “Santiago Bernabeu”, Zhegrova e sheh sërish ndeshjen nga stoli

    Juventusi nuk ka mundur dot të befasojë Realin e Madridit mbrëmjen e sotme. Bardhezinjtë janë dorëzuar në “Santiago Bernabeu”, ku kanë humbur me rezultatin minimal 1-0. Sfida u vendos në minutën e 57 nga Bellinghami.
    Megjithatë Realit të Madridit nuk i munguan rastet, teksa nunëroi 26 të tilla, prej të cilave 9 përfunduan në kuadrat. Në krahun tjetër Juventusi provoi vetëm 11 herë portën,  ndër të cilat 6 ishin në kuadratin e portës. Sakaq, Edon Zhegrova vazhdon ta ndjekë skuadrën nga stoli. Lojtari shqiptar nuk luajti asnjë minutë në këtë përballje./Sport Ekspres/

  • Stoli i jep fitoren Arsenalit ndaj Athletic Bilbao-s, PSV turpërohet në shtëpi nga kampionët e Belgjikës (video)

    Stoli i jep fitoren Arsenalit ndaj Athletic Bilbao-s, PSV turpërohet në shtëpi nga kampionët e Belgjikës (video)

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së sotme për në Champions League. Në “San Mames”, Arsenal fitoi 0-2 ndaj Athletic Bilbao. Për vendasit mungonte ylli i tyre kryesor, Nico Williams, i dëmtuar.
    Londinezët e filluan takimin me “artilerinë e rëndë”, por blerjet e bujshme të verës si Gyokeres dhe Eze nuk ishin në ditën e tyre më të mirë.
    Goli i Arsenalit do të vinte nga stoli. Gabriel Martinelli i sapo futur në fushë zhbllokoi shifrat në minutën e 72-të, pas asistit që mori nga Leandro Trossard, edhe ky i futur si zëvendësues në pjesën e dytë.
    Pas një topi të humbur nga vendasit, nis aksioni i shpejtë i londinezëve. Trossard pason në mënyrë akrobatike për Martinelli-n, braziliani bën vetë gjithçka bukur. Kalon dy mbrojtësit kundërshtarë dhe në fund “shkund” rrjetën.
    Në minutën e 87-të, ishte sërish kombinimi Martinelli-Trossard dhe këtë herë ishte radha e belgut për të dërguar topin në rrjetë. Arsenal e nis me fitore këtë sezon të Champions League, rezultati final 0-2.
    SHIKOGOLAT
    Në “Philips Stadion”, PSV është mundur 1-3 nga Royale Union SG. Fillimisht kampionët e Belgjikës kaluan në avantazh falë një penalltie të shndërruar në gol nga Promise David në minutën e 9-të, pas një faulli të qartë brenda në zonë.
    Në minutën e 38-të, belgët shënuan dolin e dytë me A. Ait El Hadj, i cili pasi rikuperoi një top të humbur nga vendasit në mesin e fushës, e mori i vetëm atë dhe e dërgoi në rrjetë. Në pjesën e dytë, belgët trefishuan shifrat me Kevin Mac Allister në minutën e 80-të. Vëllai i Alexis Mac Allister shënoi pas një topi që mori nga goditja e këndit. Holandezët shënuan golin e nderit në fund të kohës së rregullt me Ruben van Bommel.
    SHIKOGOLAT

  • VIDEO/ Hyn nga stoli dhe jep asist, Arbër Hoxha protagonist në fitoren e Dinamos së Zagrebit

    VIDEO/ Hyn nga stoli dhe jep asist, Arbër Hoxha protagonist në fitoren e Dinamos së Zagrebit

    Dinamo e Zagrebit ka marrë fitoren e dytë në po aq ndeshje kampionat. Klubi kroat ka mposhtur me shifrat 3-0 Vukovarin mbrëmjen e sotme. Arbër Hoxha e ka nisur nga stoli sfidën, duke u aktivizuar në minutën e 69.
    Por pak kohë i ka mjaftuar për t’u shfaqur protagonist. Hoxha dha asist në minutën e 77, atëherë kur Kulenoviçi shënoi golin e 3-të dhe të fundit të takimit./Sport Ekspres/

    Sandro Kulenovi?’s goal for 3-0.pic.twitter.com/v1TxIi9QED https://t.co/lZDtevzlht
    — TheCroatianLad (@TheCroatianLad) August 8, 2025

  • Mbappe e nis nga stoli, “zbulimi” i Alonso-s e nis nga minuta e parë. Real M-Juve, formacionet zyrtare

    Mbappe e nis nga stoli, “zbulimi” i Alonso-s e nis nga minuta e parë. Real M-Juve, formacionet zyrtare

    Në “Hard Rock Stadium” në Miami, Real Madrid dhe Juventus do të përballen mes tyre për një vend për në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube. Fituesi i këtij çifti do të përballet me fituesin e çiftit tjetër Monterrey-Dortmund, përballje që luhet pas mesnatës me orën tonë.
    Përsa i përket supersfidës së sotme, të dy trajnerët kanë hedhur në fushë titullarët më në formë të momentit. Kylian Mbappe e nis nga stoli, francezi është grumbulluar për herë të parë me ekipin këtë Kupë Bote për Klube, pasi ka pasur probleme shëndetësore. Rodrygo për herë të tretën rresht nga stoli, ndërsa ai që mund të quhet si “zbulimi” i Xabi Alonso-s këtë kompeticion, Gonzalo Garcia e nis nga minuta e parë.
    Në anën tjetër, Igor Tudor lë në stol Vlahovic, në qendër luan me Kolo Muani, në anët e sulmit me Kenan Yildiz dhe Conceicao.
    REAL MADRID XI; Courtois; Trent, Rüdiger, Huijsen, Fran Garcia; Valverde, Tchouameni, Bellingham; Vinicius, Gonzalo, Arda Güler.
    JUVENTUS XI: Di Gregorio; Kalulu, Rugani, Kelly; Costa, Locatelli, Thuram, Cambiaso; Yildiz, Conceicao; Kolo Muani.
    Spektakli është i garantuar kur luhet një supersfidë e tillë, por frika më e madhe është mos ndërpritet ndeshjes për shkak të motit të keq, pasi 6 ndeshje janë ndërprerë deri tani për shkak të stuhive. Një orë para ndeshjes, moti në Miami nuk është aspak i qëndrueshëm dhe ka reshje të dendura shiu.

  • Beshiktashi kërkon Rei Manajn, por duhet të jetë lojtar stoli dhe zgjedhje e dytë

    Beshiktashi kërkon Rei Manajn, por duhet të jetë lojtar stoli dhe zgjedhje e dytë

    Beshiktashi ka shfaqur interes për sulmuesin shqiptar Rei Manaj, i cili ka bërë një sezon shumë të mirë me Sivasspor në Superligën turke. Megjithatë, drejtuesit e klubit bardhezi e shohin Manajn si një opsion për rolin e sulmuesit të dytë, dhe jo si lider i repartit ofensiv.

  • “Më mungon stoli”, Mancini: Për një gjë jam penduar

    “Më mungon stoli”, Mancini: Për një gjë jam penduar

    6 Qershor 2025

    15:07

    Telesport

    “Mungon stoli, por është pjesë e punës. A do të gjej një të ri? Futbolli është i çuditshëm, le të shohim çfarë ndodh në javët e ardhshme”.
    Kjo është ajo që tha Roberto Mancini gjatë eventit “Përvoja e trajnerit”, që po zhvillohet aktualisht në Rimini.
    “Italia? Mendoj se është e rëndësishme të fillosh me këmbën e djathtë. Norvegjia është një ekip i mirë dhe ndeshjet duhet të luhen”.
    Mancini foli gjithashtu për lamtumirën e tij nga ekipin kombëtar:
    “Nëse do të mund të kthehesha prapa, nuk do t’i thoja lamtumirë ekipit kombëtar, më vjen keq: pati keqkuptime, nëse do të kisha folur më shumë me presidentin, gjithçka do të kishte shkuar përpara.
    “Ishte gabimi im. Shkurt, nëse do të mund të kthehesha prapa, do të qëndroja. Të stërvitësh ekipin kombëtar është gjëja më e bukur që mund të ekzistojë, të fitosh me ekipin kombëtar edhe më shumë”.