Stoku i investimeve të huaja në ekonominë shqiptare ka arritur në 16 miliardë euro. Energjia dhe industria nxjerrëse kryesojnë, por në vitet e fundit vërehet një rritje shumë e shpejtë e sektorit të pasurive të paluajtshme. Në hartën e investitorëve, Holanda dhe Zvicra vazhdojnë të kryesojnë, por kryesisht për shkak të statusit si destinacione të preferuara për regjistrimin e kompanive offshore. P…
Tag: stoku
-

Stok rekord, Apeli do gjyqtarë/ Kërkesa për KLGJ: 44 mijë dosje për 31 gjykatës, mungojnë më shumë se gjysma
Gjykata e Apelit i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur Këshillit të Lartë Gjyqësor që të plotësojë vakancat me gjyqtarë.
Në shkresën që Top Channel e disponon, kërkesa është firmosur nga këshilli i kësaj gjykate, në të cilën gjykohen të gjitha çështjet penale në rang vendi, duke ngritur shqetësimin për atë që e quajnë si kushte të papërballueshme fluksi.
Gjykata e Apelit ka aktualisht në detyrë – thuhet në këtë shkresë – 31 gjyqtarë, ndërkohë që harta e re parashikon 78 gjyqtarë.
Apeli gjendet midis numrit të lartë të konflikteve gjyqësore që regjistrohen dhe numrit të pakët të gjyqtarëve, ku bëhet fjalë për çështje të vështira pronësie, penale në të gjithë territorin, dhe që kanë ndjeshmëri dhe kompleksitet të lartë – faktorë këta që cenojnë seriozisht funksionalitetin e kësaj gjykate, theksohet në dokument.
Po ashtu, në kërkesë konsiderohet si imediate nevoja për të asistuar çdo gjyqtar me dy ndihmës ligjorë, për sa kohë një gjyqtar shqyrton mesatarisht 379 çështje, ndërsa stoku tanimë ka kapërcyer shifrën e 44 mijë të tilla.
Sipas shkresës, ky stok u shkaktua nga mungesa e gjyqtarëve, çka solli pritje të gjata të qytetarëve për gjyqet.
Apeli mbeti e vetmja gjykatë në shkallë vendi pas aplikimit të hartës së re gjyqësore dhe menjëherë me zbatimin e vettingut, edhe kjo shkallë u prek nga stoku, ashtu siç kishte ndodhur më herët me Gjykatën e Lartë.
Në apelin e Apelit i numërohen KLGJ-së edhe pasojat që po shkaktohen nga stoku, si gjyqe të stërzgjatura, rreziku i shuarjes automatike të masave, me ndikim në cenimin e parimit të shqyrtimit brenda afateve.Top Channel
-

Stoku i dosjeve në GJL, Kalaja: Të zbardhet Memorandumi mes KLGJ-Dalina Ficos dhe USAID
Partia Demokratike në vijimësi ka shprehur shqetësimin për mënyrën e implementimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri si dhe për mënyrën sesi është shpenzuar mbështetja financiare nga SHBA dhe BE.
Nga dera e KLGJ-së Adriana Kalaja deklaroi këtë të martë se: “I jemi drejtuar KLGJ-së, me një kërkesë me pyetje, plot 70 të tilla, mbi Memorandumin e Mirëkuptimit lidhur midis United States Agency For International Development (USAID) dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLGJ), më datë 29 prill 2020, shoqëruar me dokumentacion të plotë e justifikues për secilën përgjigje”. -

Stoku në gjykata, 140 mijë dosje! Rekomandohen si zgjidhje, gjykimi i shkurtuar dhe marrëveshjet e fajësisë
Në këto rekomandime të miratuara nga qeveria dhe të lexuara nga ministri i drejtësisë pak ditë më parë, gjykimi i shkurtuar dhe marrëveshjet e fajësisë që aplikohen fare pak nga prokurorët konsiderohen mes dy zgjidhjeve që shpresohet të ulin stokun e dosjeve deri më tani rreth 140 mijë të tilla.
Njëherazi dy prokurorive si lokaleve edhe SPAK u kërkohet të mos zgjasin në mënyrë të pajustifikuar hetimet.
Vetëm në Gjykatën e Apelit stoku ka mbërritur në 40 mijë çështje që presin edhe gjykimi i drejtpërdrejtë vlerësohet se mund të ndikojë në uljen e backlogut.
Me kërkesën që të shmangen ndalimet arbitrare dhe të pajustifikuara qeveria u kërkon prokurorive që kërkesat e kësaj natyre t’i vazhdojnë duke u bazuar në prova të mjaftueshme.
Ndërsa çdo masë e tillë duhet të mbikëqyret nga gjykatat. Në rekomandimet e 2025 kryeson tërheqja e vëmendjes nga ana e qeverisë për respektimin e të drejtave dhe për një drejtësi tolerante qe nuk aplikon vetëm burg por edhe dënime të tjera alternative si puna me interes publik apo kushti.
Megjithatë aktualisht rezulton se ka më shumë të paraburgosur që presin ende drejtësinë, se sa të dënuar të formës së prerë. Konkretisht burgjet i deklarojnë Top Channel se në qeli mbahen 2700 të paraburgosur dhe 1600 të dënuar.
Nga të dhënat statistikore që referohen nga vetë SPAK përmendet se për 2024, 483 dosje u hapën për çështje korrupsioni nga prokurorët e posaçëm ose me një përqindje krahasuar me të tjerat prej 70 përqind të volumit.
Ndërsa për të njëjtin krim ku kryeson vepra e shpërdorimit të detyrës prokuroritë lokale regjistruan 2030 dosje.
Top Channel
-

Stoku investimeve italiane rreth 1,7 milirdë euro, 16% më shumë se në vitin 2023
Investimet italiane në Shqipëri vijojnë të jenë të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë shqiptare. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, për vitin 2024 Italia renditet në investitorin e dytë më të madh, pas Turqisë, me 200 milionë euro.
Ndërkohë që stoku investimeve italiane në fund të vitit 2014 arriti në rreth 1,7 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë ky tregues u rrit me 16%. Investimet italiane kryesojnë në sektorë strategjikë të ekonomisë tonë si në atë financiar, të bankave dhe të shërbimeve. Shqipëria dhe Italisë, vitet e fundit kanë zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme duke mundësuar për rritjen e mëtejshme të investimeve italiane në vendin tonë. -

Raporti: Stoku aktual i ndërtesave më i ulët se kërkesa, ja si rritja e shpejtë e turizmit ka shtuar nevojën për…
Në Shqipëri, sektori i ndërtimit ka pësuar një rritje të shpejtë, duke dhënë kontribut të konsiderueshëm edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Por, me rritjen e numrit të turistëve në Shqipëri, a mjafton kapaciteti aktual i apartamenteve për të përballuar kërkesën, apo duhet një valë e re ndërtimesh? Në raportin e Altax, krahasohet kapaciteti i stokut aktual i apartamenteve, me kërkesën. Sipas të dhënave të Altax, për 12-15 milionë turistë në vit, me një qëndrim mesatar praj 5 ditësh dhe një hapësirë mesatare prej 22 m2 për turist, përkthehet në një nevojë të lartë për sipërfaqe akomoduese, që tejkalon stokun bosh të apartamenteve në treg. Por cila është zgjidhja që mund të përballojë flukset turistike pa ndërtime të reja? Një ndër zgjidhjet, është përfshirja e banesave të shqiptarëve rezidentë, të diasporës dhe të huajve që kanë investuar në Shqipëri në pasuri të paluajtshme, gjë e cila do të mundësojë kërkesën për strehim e cila mund të mbulohet pa pasur nevojë për një bum të ri ndërtimesh.
Por aktualisht a mjafton stoku aktual i ndërtimeve për një fluks mujor mesatar hyrjesh deri në 1 milion vizitorë? Altax, vlerëson nëse stoku aktual i ndërtimit është i mjaftueshëm për të mbështetur një fluks mujor të pritshëm prej më shumë se 1 milion vizitorë, duhet të merren parasysh disa faktorë kryesorë, duke përfshirë kapacitetet e akomodimit, infrastrukturën dhe kërkesat për shërbime që do të ndodhin si pasojë e këtij fluksi. E kësisoj, stoku aktual i ndërtimit mund të jetë një bazë e dobishme për të mbështetur një fluks të madh vizitorësh, por do të jetë i pamjaftueshëm nëse nuk ka investime dhe zhvillime të shpejta për të krijuar më shumë kapacitete akomoduese dhe infrastrukturore. Për një fluks mujor prej deri në 1 milion vizitorë, do të duhet të zgjerohet ndërtimi dhe infrastruktura, të krijohen më shumë mundësi akomodimi dhe të sigurohen burimet e nevojshme për mbështetje të një fluksi kaq të lartë turistik.

