Tag: stojani

  • Plas sherri brenda sistemit të drejtësisë, prokurori Stojani përplaset me kreun e KLP, KLGJ përzë kryetarin e…

    Plas sherri brenda sistemit të drejtësisë, prokurori Stojani përplaset me kreun e KLP, KLGJ përzë kryetarin e…

    Sistemi i drejtësisë shqiptare duket se është mbërthyer nga tensionet. Përplasjet kanë arritur deri në përjashtime nga ceremonitë zyrtare dhe akuza për shkelje ligjore. Prokurorët dhe gjyqtarët janë ndarë në fronte të kundërta, duke nxitur tension dhe mosmarrëveshje të hapura, çka tregon se skena e drejtësisë po shndërrohet në një arenë konflikti, ku ligji dhe procedurat duken të zvarritur nga grindjet e brendshme.
    Sherri në KLP
    Fillimisht situata e trazuar ka qenë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, institucion ky që nuk po gjen qetësi. Në mbledhjen e zhvilluar dje (të enjten), një çështje rutinë për plotësimin e vendit vakant të drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës u kthye në një përplasje të hapur. Anëtari i Këshillit, Sokol Stojani, akuzoi kryetaren Mirela Bogdani se kishte tejkaluar kompetencat e saj. Stojani tha se vendosja e kësaj pike në rendin e ditës ishte e jashtëligjshme dhe se kryetarja duhet të mbajë përgjegjësi para Këshillit. Debati u tensionua kur regjistrimi audio i mbledhjes u ndërpre disa herë, ndërsa Stojani kërkoi që të mos ndërpritej. Ai theksoi se Prokuroritë e Sarandës dhe Kukësit janë pa drejtues dhe situata është emergjente. Komisioni i Karrierës kishte sjellë çështjen me tre versione të ndryshme të relacionit, por mosmarrëveshjet mes anëtarëve e kthyen diskutimin në një debat të gjatë dhe të ashpër. Stojani nënvizoi se prokurorët e rinj në prokuroritë e vogla nuk plotësojnë kushtet për t’u emëruar drejtues. Ai solli në vëmendje edhe precedentët kur KLP kishte vendosur të caktojë përkohësisht drejtues nga prokurori jashtë institucionit për nevoja emergjente. Megjithatë, kryetarja Bogdani theksoi se procedura e propozuar nga Stojani bie në kundërshtim me ligjin dhe praktikën e mëparshme të KLP-së, raporton “BIRN”.  Debati u përfshinë edhe anëtarët Zeqir Hoda dhe Ledina Riza, të cilët kërkuan propozime konkrete dhe jo vetëm reflektime. Në fund, pika e rendit të ditës për Sarandën dhe Kukësin nuk u mor vendim, duke lënë situatën të hapur dhe të tensionuar. Ndërkohë, KLP miratoi caktimet e përkohshme të drejtuesve të prokurorive Durrës dhe Vlorë, si dhe rregulloren për vlerësimin e kandidatëve për magjistratë. Por atmosfera mbeti e ngarkuar dhe e ndarë mes anëtarëve prokurorë dhe jo-prokurorë.
    Sherri në KLGJ
    Por ndërsa tensionet vazhduan në KLP, një tjetër skandal shënoi KLGJ-në. 42 gjyqtarë të rinj u betuan dje për t’u bërë pjesë e sistemit të drejtësisë. Por ceremonia u errësua nga mungesa e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili u përzu nga ceremonia. Sadushi nuk ishte i ftuar për të marrë pjesë, një vendim që disa e komentuan si një inat i lidhur me problemet e fundit në drejtësi. Ai kritikoi hapur Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe kryetarin Ilir Rusi për dështim në qeverisjen e sistemit. Në një postim, Sadushi uroi magjistratët e rinj, duke shprehur respektin për detyrën e tyre, edhe pse nuk mund të merrte pjesë fizikisht. Shumë shohin këtë incident si pasqyrë të krizës së thellë që po përjeton drejtësia shqiptare, ku përplasjet mes institucioneve arrijnë deri në përjashtime nga ceremonitë zyrtare. Tensionet mes KLP dhe KLGJ reflektojnë mosmarrëveshje mbi procedurat ligjore, emërimet e drejtuesve dhe koordinimin mes niveleve të ndryshme të drejtësisë. Analistët paralajmërojnë se këto përplasje mund të dëmtojnë funksionimin normal të sistemit dhe besimin e publikut. Situata në prokurori dhe gjyqësi duket se ka arritur kulmin, dhe çështjet e reja të emergjencës për drejtuesit e prokurorive mund të jenë vetëm fillimi i debateve të ashpra. Në përfundim, këto dy episode dramatike, si debatet e ashpra në KLP dhe përjashtimi i kryetarit të GJL nga ceremonia e betimit, tregojnë për tensionet e brendshme dhe krizën e koordinimit në sistemin e drejtësisë shqiptare.

  • “Nuk jep kontribut, por merr pagë” – përplasje në KLP për statusin e Prokurorit Çardaku

    “Nuk jep kontribut, por merr pagë” – përplasje në KLP për statusin e Prokurorit Çardaku

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi mes diskutimesh të premten me 9 vota pro dhe dy kundër që të miratojë kërkesën e prokurorit Lazër Çardaku për ta mbajtur statusin e magjistratit edhe tre vjet nga mbushja e moshës së pensionit, pavarësisht se është shkarkuar nga KPK që prej nëntorit të vitit 2024.
    Relatori i çështjes, Sokol Stojani parashtroi se prokurori Çardaku, i cili ka mbushur moshën e pensionit 67 vjeç, ka kërkuar të qëndrojë në detyrë deri në moshën 70 vjeç.
    Sipas nenit 64 të ligjit për “Statusin e gjyqtarëve dhe dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, magjistrati del në pension pleqërie në moshën 67 vjeç, por me kërkesën e tij, mund të qëndrojë në detyrë deri në moshën 70 vjeç.
    Stojani solli në vëmendje të Këshillit se prokurori Çardaku është shkarkuar nga detyra prej KPK-së dhe po pret shqyrtimin e ankimit të tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Po ashtu, relatori vërejti se Çardaku është i pezulluar nga detyra dhe se nuk jep asnjë kontribut në sistemin e drejtësisë. Stojani tha se projekt-vendimi ka ardhur me shumicë votash nga komisioni, pasi ai ka votuar kundër.  Ai shtoi se dy anëtaret e tjera të komisionit, Ledina Riza dhe Mirela Bogdani janë shprehur pro kërkesës së Çardakut, që t’i jepet mundësia për të ruajtur statusin.
    “Po përdoret shteti si lopë. Një njeri që nuk jep kontribut, nuk mund të paguhet. Ne nuk mund të paguajmë njerëz kur nuk bëjnë asnjë punë.  Dhe duhet bërë një projekson për njerëzit që dalin në pension,” tha Stojani.
    Stojani u mbështet vetëm nga anëtari Erind Mërkuri në Këshill, ndërkohë që nëntë anëtarët e tjerë e konsideruan ligjore kërkesën e Çardakut.
    Në vijim, Stojani solli në vëmendje se Këshilli e kishte kryer më parë një gjë të tillë në rastin e prokurorit Pelivan Malaj, duke i zgjatur moshën e pensionimit nga 67 deri në 70 vjeç, ndërsa ishte i pezulluar prej shkarkimit nga detyra në shkallën e parë të vetingut. Sipas Stojanit, pak ditë para se të gjykohej në KPA, prokurori Malaj kishte kërkuar të dlite në pension, pa ju nënshtruar gjykimit përfundimtar të vetingut të tij.
    Anëtari Erion Fjezulla konstatoi se magjistratët janë të pezulluar për shkak të shkarkimit nga detyra prej KPK, por Stojani ripërsëriti se nuk duhet përdorur shteti si lopë.
    Këshilli në vijim zhvilloi votimin prej nga kërkesa e prokurorit Çardaku për zgjatjen me tre vjet të statusit të magjistratit u mbështet nga 9 anëtarë të këshillit që votuan pro, ndërsa mbetën në pakicë anëtarët Sokol Stojani dhe Erind Mërkuri.
    Prokurori i Tiranës, Lazër Çardaku u shkarkua nga detyra vitin e kaluar për probleme në kriterin e pasurisë, që në vlerësimin tërësor u konsideruan se e vendosnin në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia. Ai ka ushtruar ankim në Kolegj, ndërsa nuk ka ankim nga ana e Komisionerit Publik. Kolegji shqyrton me përparësi vendimet e Komisionit për të cilat Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka paraqitur rekomandim dhe që janë ankimuar prej Komisionerëve Publikë. Mandati KPA përfundon në qershor të vitit 2026, kohë gjatë së cilës pritet të jetë përmbyllur edhe shyqrtimi i ankimit të Çardakut.
    Me vendimarrjen e KLP-së, Çardaku do të vazhdojë të përfitojë 70% të pagës edhe pse nuk do ta ushtrojë detyrën realisht./ Edmond Hoxhaj, BIRN

  • Rroga pa punë/ Prokurori i shkarkuar vazhdon të marrë 70% të pagës edhe pas pensionit

    Rroga pa punë/ Prokurori i shkarkuar vazhdon të marrë 70% të pagës edhe pas pensionit

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi mes diskutimesh të premten me 9 vota pro dhe dy kundër që të miratojë kërkesën e prokurorit Lazër Çardaku për ta mbajtur statusin e magjistratit edhe tre vjet nga mbushja e moshës së pensionit, pavarësisht se është shkarkuar nga KPK që prej nëntorit të vitit 2024.
    Relatori i çështjes, Sokol Stojani parashtroi se prokurori Çardaku, i cili ka mbushur moshën e pensionit 67- vjeç, ka kërkuar të qëndrojë në detyrë deri në moshën 70 vjeç.
    Sipas nenit 64 të ligjit për “Statusin e gjyqtarëve dhe dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, magjistrati del në pension pleqërie në moshën 67- vjeç, por me kërkesën e tij, mund të qëndrojë në detyrë deri në moshën 70- vjeç.Stojani solli në vëmendje të Këshillit se prokurori Çardaku është shkarkuar nga detyra prej KPK-së dhe po pret shqyrtimin e ankimit të tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Po ashtu, relatori vërejti se Çardaku është i pezulluar nga detyra dhe se nuk jep asnjë kontribut në sistemin e drejtësisë. Stojani tha se projekt-vendimi ka ardhur me shumicë votash nga komisioni, pasi ai ka votuar kundër. Ai shtoi se dy anëtaret e tjera të komisionit, Ledina Riza dhe Mirela Bogdani janë shprehur pro kërkesës së Çardakut, që t’i jepet mundësia për të ruajtur statusin.
    “Po përdoret shteti si lopë. Një njeri që nuk jep kontribut, nuk mund të paguhet. Ne nuk mund të paguajmë njerëz kur nuk bëjnë asnjë punë. Dhe duhet bërë një projekson për njerëzit që dalin në pension,” tha Stojani.
    Stojani u mbështet vetëm nga anëtari Erind Mërkuri në Këshill, ndërkohë që nëntë anëtarët e tjerë e konsideruan ligjore kërkesën e Çardakut.
    Në vijim, Stojani solli në vëmendje se Këshilli e kishte kryer më parë një gjë të tillë në rastin e prokurorit Pelivan Malaj, duke i zgjatur moshën e pensionimit nga 67 deri në 70 vjeç, ndërsa ishte i pezulluar prej shkarkimit nga detyra në shkallën e parë të vetingut. Sipas Stojanit, pak ditë para se të gjykohej në KPA, prokurori Malaj kishte kërkuar të dlite në pension, pa ju nënshtruar gjykimit përfundimtar të vetingut të tij.
    Anëtari Erion Fjezulla konstatoi se magjistratët janë të pezulluar për shkak të shkarkimit nga detyra prej KPK, por Stojani ripërsëriti se nuk duhet përdorur shteti si lopë. Këshilli në vijim zhvilloi votimin prej nga kërkesa e prokurorit Çardaku për zgjatjen me tre vjet të statusit të magjistratit u mbështet nga 9 anëtarë të këshillit që votuan pro, ndërsa mbetën në pakicë anëtarët Sokol Stojani dhe Erind Mërkuri.
    Prokurori i Tiranës, Lazër Çardaku u shkarkua nga detyra vitin e kaluar për probleme në kriterin e pasurisë, që në vlerësimin tërësor u konsideruan se e vendosnin në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia. Ai ka ushtruar ankim në Kolegj, ndërsa nuk ka ankim nga ana e Komisionerit Publik. Kolegji shqyrton me përparësi vendimet e Komisionit për të cilat Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka paraqitur rekomandim dhe që janë ankimuar prej Komisionerëve Publikë.
    Mandati KPA përfundon në qershor të vitit 2026, kohë gjatë së cilës pritet të jetë përmbyllur edhe shyqrtimi i ankimit të Çardakut. Me vendimarrjen e KLP-së, Çardaku do të vazhdojë të përfitojë 70% të pagës edhe pse nuk do ta ushtrojë detyrën realisht./BIRN

  • S’ka paqe në KLP, Stojani ‘përplaset’ prapë me kryetaren: Vetëm në komunizëm ecet me parrulla

    S’ka paqe në KLP, Stojani ‘përplaset’ prapë me kryetaren: Vetëm në komunizëm ecet me parrulla

    Debati i ashpër i së hënës në KLP mes anëtarit Sokol Stojani dhe kryetares Mirela Bogdani vijoi me të njëjtat tone edhe në seancën e së enjtes, 4 shtator. “Optika ime ishte nëse ne do të bëjmë ekskursione, apo do të bëjmë punë. Ekskursione quhen 15 copë dhe nja 3-4 vizita studimore nga 4-5 ditë, ta pret mendja”, tha Stojani. “Nuk quhen ekskursione ato”, ia ktheu Bogdani. Sipas saj, ato janë propozime që mund të mos miratohen asnjëherë, raporton A2 CNN.

    Me termin “ekskursione”, Stojani i referohej 15 retreat-eve të propozuara nga KLP në projekt-buxhet, për të cilat në seancën e kaluar tha se Këshilli po kthehej në një “KLP Travel”. Në po atë mbledhje, Stojani akuzoi kryetaren Bogdani për ushtrim të ndikimit tek administrata për veprime në kundërshtim me ligjin. Por, sipas tij, pala tjetër ishte shqetësuar vetëm për publikimin në media të debatit.

    “Po ju shqetësoheni më shumë përse e mori media një informacion. Se pse mbledhja u regjistrua e plotë dhe u pasqyrua e plotë”, u shpreh Stojani.

    “Jo, – replikoi Bogdani, – nuk jam shqetësuar, ishte informale”.

    “Është si gjykata. Nuk ishte informale, zonja kryetare. Këtë dua të them, sepse u bë me votat tona. Moj kryetare, unë nuk flas më me ty, se ti ke probleme në të kuptuar. Unë e kam me këtë. Fakti, fakti! A do të them një gjë. Ju nuk reflektuat”, nënvizoi Stojani.

    Me tension u përcoll edhe diskutimi mbi vetingun e një prokurori, proces që me mbylljen e KPK vijohet nga KLP, tensione që çuan në ndërprerjen disa minutëshe të seancës.

    E gjitha ndodhi pasi anëtarja Ledina Riza u ndje e fyer nga një replikë e anëtarit Stojani, teksa kërkoi vlerësimin e Këshillit nëse kishte apo jo pengesë ligjore për të qenë pjesë e komisionit të rivlerësimit të prokurorit Anton Pali. “Referancat që ju sillni për të gëlltitur dhe ju për ta përtypur mua nuk më duket korrekte”, tha anëtari Stojani.

    Nga ana e saj, kolegia e tij në Këshill, Riza, deklaroi se “asnjë anëtar nuk fyhet gjatë fjalës kur flet në bazë të ligjit dhe rregullores”.

    Në këtë moment kryetarja e KLP kërkoi vijimin e agjendës së ditës, por në kushtet kur anëtari Stojani nuk e ndali fjalën, vendosi për 5 minuta pushim.

    “Në thelb është prokurore dhe kur akuzon një prokuror duhet të përdorë një fakt të caktuar. Ju mund ta braktisni, por mua nuk ma mohoni dot fjalën, zonja kryetare”, kundërshtoi Stojani.

    Gjatë kohës së ndërprerjes së seancës, anëtari Stojani i tha kryetares Bogdani se deshi të sqaronte se cili ishte fakti.

    “Kur flitet për fyerje e shpifje duhet thënë kush është fakti. Ne nuk flasim me parrulla si në kohën e komunizmit. Vetëm në komunizëm ecet me parrulla”, vijoi me ton Stojani, ndërsa kryetarja kërkonte vëmendje edhe për dëgjimin e fjalës së saj.

  • Tensionet në KLP ndërpresin seancën/ Stojani “përplaset” prapë me kryetaren: Keni probleme me të kuptuarin

    Tensionet në KLP ndërpresin seancën/ Stojani “përplaset” prapë me kryetaren: Keni probleme me të kuptuarin

    KLP

    TIRANË- Seanca e së enjtes në KLP është zhvilluar sërish mes toneve të larta dhe debateve të tensionuara. Në seancën e së hënës, antër i Sokol Stojani akuzoi kryetaren Mirela Kumbaro për ushtrim të ndikimit tek administrata për veprime në kundërshtim me ligjin. Ndërsa sot, ai u ndaj sërish po tek e njëjta tema, teksa 15 retreat-eve i referohet me termin “ekskursione”. Gjatë debatit, Stojani shprehet se pala tjetër ishte shqetësuar vetëm për publikimin në media të debatit.

    Stojani: “Optika ime ishte nëse ne do të bëjmë ekskursione, apo do të bëjmë punë. Ekskursione quhen 15 copë dhe nja 3-4 vizita studimore nga 4-5 ditë, ta pret mendja”
    Bogdani: “Nuk quhen ekskursione ato”.
    Stojani: “Po ju shqetësoheni më shumë përse e mori media një informacion. Se pse mbledhja u regjistrua e plotë dhe u pasqyrua e plotë”.
    Bogdani: “Jo, nuk jam shqetësuar, ishte informale”.
    Stojani: “Është si gjykata. Nuk ishte informale, zonja kryetare. Këtë dua të them, sepse u bë me votat tona. Moj kryetare, unë nuk flas më me ty, se ti ke probleme në të kuptuar. Unë e kam me këtë. Fakti, fakti! A do të them një gjë. Ju nuk reflektuat”.
    Tensionet nuk kanë munguar përgjatë gjithë seancës që u ndërpre për disa minuta për shkak të debateve të vazhdueshme. Diskutimi ka vijuar edhe për sa i përket çështjes së votimit të një prokurori. Ky proces vijohet në KLP pas mbylljes së KPK. E gjitha ndodhi pasi anëtarja Ledina Riza u ndje e fyer nga një replikë e anëtarit Stojani, teksa kërkoi vlerësimin e Këshillit nëse kishte apo jo pengesë ligjore për të qenë pjesë e komisionit të rivlerësimit të prokurorit Anton Pali.
    Stojani: “Referancat që ju sillni për të gëlltitur dhe ju për ta përtypur mua nuk më duket korrekte”.
    Riza: “Asnjë anëtar nuk fyhet gjatë fjalës kur flet në bazë të ligjit dhe rregullores”.
    Debati mes tyre përshkallëzoi tensionet, duke detyruar kryetaren e KLP-së që të ndërpresë seancën për të paktëm 5 minuta. Mirëpo Stojani nuk ka ndalur së debatuari edhe gjatë ndërprerjes së seancës, duke iu drejtuar sërish kryetares Bogdani. 
    “Në thelb është prokurore dhe kur akuzon një prokuror duhet të përdorë një fakt të caktuar. Ju mund ta braktisni, por mua nuk ma mohoni dot fjalën, zonja kryetare”, kundërshtoi Stojani.
    “Kur flitet për fyerje e shpifje duhet thënë kush është fakti. Ne nuk flasim me parrulla si në kohën e komunizmit. Vetëm në komunizëm ecet me parrulla”, vijoi me ton Stojani, ndërsa kryetarja kërkonte vëmendje edhe për dëgjimin e fjalës së saj.
    Pas debateve të forta, në praninë edhe të një prej përfaqësuesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Këshilli zgjodhi me short tre anëtarë që do të bëjnë rivlerësimin kalimtar të prokurorit Anton Pali./A2

  • S’ka paqe në KLP, Stojani debat prap me kryetaren

    S’ka paqe në KLP, Stojani debat prap me kryetaren

    Debati i ashpër i së hënës në KLP mes anëtarit Sokol Stojani dhe kryetares Mirela Bogdani vijoi me të njëjtat tone edhe në seancën e së enjtes. “Optika ime ishte nëse ne do të bëjmë ekskursione, apo do të bëjmë punë. Ekskursione quhen 15 copë dhe nja 3-4 vizita studimore nga 4-5 ditë, ta pret mendja”, tha Stojani. “Nuk quhen ekskursione ato”, ia ktheu Bogdani. Sipas saj, ato janë propozime që mund të mos miratohen asnjëherë, raporton A2 CNN.
    Me termin “ekskursione”, Stojani i referohej 15 retreat-eve të propozuara nga KLP në projekt-buxhet, për të cilat në seancën e kaluar tha se Këshilli po kthehej në një “KLP Travel”. Në po atë mbledhje, Stojani akuzoi kryetaren Bogdani për ushtrim të ndikimit tek administrata për veprime në kundërshtim me ligjin. Por, sipas tij, pala tjetër ishte shqetësuar vetëm për publikimin në media të debatit.

    “Po ju shqetësoheni më shumë përse e mori media një informacion. Se pse mbledhja u regjistrua e plotë dhe u pasqyrua e plotë”, u shpreh Stojani.
    “Jo, – replikoi Bogdani, – nuk jam shqetësuar, ishte informale”.
    “Është si gjykata. Nuk ishte informale, zonja kryetare. Këtë dua të them, sepse u bë me votat tona. Moj kryetare, unë nuk flas më me ty, se ti ke probleme në të kuptuar. Unë e kam me këtë. Fakti, fakti! A do të them një gjë. Ju nuk reflektuat”, nënvizoi Stojani.
    Me tension u përcoll edhe diskutimi mbi vetingun e një prokurori, proces që me mbylljen e KPK vijohet nga KLP, tensione që çuan në ndërprerjen disa minutëshe të seancës. E gjitha ndodhi pasi anëtarja Ledina Riza u ndje e fyer nga një replikë e anëtarit Stojani, teksa kërkoi vlerësimin e Këshillit nëse kishte apo jo pengesë ligjore për të qenë pjesë e komisionit të rivlerësimit të prokurorit Anton Pali. “Referancat që ju sillni për të gëlltitur dhe ju për ta përtypur mua nuk më duket korrekte”, tha anëtari Stojani.
    Nga ana e saj, kolegia e tij në Këshill, Riza, deklaroi se “asnjë anëtar nuk fyhet gjatë fjalës kur flet në bazë të ligjit dhe rregullores”. Në këtë moment kryetarja e KLP kërkoi vijimin e agjendës së ditës, por në kushtet kur anëtari Stojani nuk e ndali fjalën, vendosi për 5 minuta pushim. “Në thelb është prokurore dhe kur akuzon një prokuror duhet të përdorë një fakt të caktuar. Ju mund ta braktisni, por mua nuk ma mohoni dot fjalën, zonja kryetare”, kundërshtoi Stojani.
    Gjatë kohës së ndërprerjes së seancës, anëtari Stojani i tha kryetares Bogdani se deshi të sqaronte se cili ishte fakti. “Kur flitet për fyerje e shpifje duhet thënë kush është fakti. Ne nuk flasim me parrulla si në kohën e komunizmit. Vetëm në komunizëm ecet me parrulla”, vijoi me ton Stojani, ndërsa kryetarja kërkonte vëmendje edhe për dëgjimin e fjalës së saj.

  • BIRN: KLP përfshihet nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

    BIRN: KLP përfshihet nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

    Prokurori Sokol Stojani akuzoi kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani se po e kthente Këshillin në agjenci udhëtimi dhe se kishte ushtruar presion ndaj administratës për hartimin e buxhetit, por Bogdani thotë se debatet dhe mendimet e ndryshme janë të pritshme.
    Këshilli i Lartë i Prokurorisë u përfshi nga debatet gjatë mbledhjes plenare të së hënës në lidhje me mënyrën se si do të shpenzohej buxheti i vitit 2026, por edhe për pakënaqësi që lidhen me drejtimin.
    Duke marrë shkas nga vendimi i kryetares së KLP, Mirela Bogdani për të mos përfshirë në buxhet shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga një vendim gjyqësor i formës së prerë, prokurori Sokol Stojani kritikoi ashpër mënyrën se si Bogdani po e drejtonte Këshillin dhe prioritetet e vendosura prej saj.
    Stojani e akuzoi Bogdanin se kishte ushtruar presion ndaj shefes së Financës për të penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës për dëmshpërblimin e ish-sekretares së Përgjithshme. Ai tha gjithashtu se një email i tij kishte mbetur pa përgjigje, ndërsa i ishte bërë me dije se prioritet do të ishin pagat dhe organizimi i disa trajnimeve.
    “O Zot! Garantimi i pagave nuk është diskutuar as në ’97-ën! As në ’97-ën! Ky është vizioni,” pyeti Stojani në diskutimin e dokumentuar me audio në faqen e KLP-së.
    “Pastaj thotë se do bëjmë parashikime për 15 ‘retreat’-e…, 15? Çfarë jemi ne, agjenci udhëtimi? Si do kthehet kjo, në KLP Travel?”, shtoi ai.
    Sipas tij, planifikimi i buxhetit është problem i Këshillit dhe se ka pasur veprime nga kryetarët për të penguar e sfiduar Këshillin. Sipas tij, Bodani nuk arrin të perceptojë gjëra elementare. “Detyra duhet të bëhet në bazë të ligjit”, tha Stojani.
    Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani nuk replikoi me Stojanin për çështjet që ai ngriti. E pyetur nga BIRN për akuzat, Bogdani tha se Këshilli ka kultivuar tashmë praktikën e diskutimit mes anëtarëve dhe ndarjen e shqetësimeve dhe mendimeve për çdo çështje.
    “Diskutimet e reflektuara në media janë pjesë e debateve dhe optikës së gjithsecilit prej anëtarëve, i cili duhet të jetë brenda rregullave të një komunikimi etik dhe profesional. Secili është i lirë të komentojë çdo detaj të buxhetit dhe të votojë pro ose kundër,” tha Bogdani përmes një mesazhi në aplikacionin Ëhatsapp.
    Bogdani sqaroi se takimet e punës [retreat] ishin propozuar për të trajnuar stafin dhe për të zhvilluar procese diskutimi për një listë të gjatë të rregulloreve që i kanë detyrim ligjor, në kuadrin e proceseve integruese në Bashkimin Evropian. Sipas saj, këto takime janë menduar edhe si forume shkëmbimi përvojash me drejtuesit e prokurorive apo edhe prokurorë të tjerë në sistem për çështje të vlerësimit etiko -profesional, komunikimin me median dhe publikun, etikën etj.
    “KLP është institucion relativisht i ri dhe stafi apo anëtarët do duhet të marrin pjesë në aktivitete profesionale qoftë edhe me institucione homologe. Deri tani, një pjesë e aktiviteteve janë mbuluar financiarisht nga projekti i BE EU4Justice ose donatorë të tjerë, por në momentin që ata mbarojnë angazhimin e tyre ne do të duhet t’i organizojmë vetë këto aktivitete dhe kjo fillon me parashikimin në buxhet, sipas VKM që specifikon kuotat e dietave të cilat si mund të jeni në dijeni janë minimale dhe të paindeksuara me çmimet e tregut”, tha Bogdani, ndërsa shtoi se bëhet fjalë për parashikime që do të duhet të miratohen nga Ministria e Financave dhe Kuvendi.
    Për akuzat e ngritura nga Stojani për ndikim në zyrën e financës, Bogdani theksoi se bëhet fjalë për diskutime me ta dhe kërkesën e saj të përsëritur për të përllogaritur në menyrë të saktë detyrimin për pagimin e pagës dhe sigurimeve shoqërore për ish-sekretaren e përgjithshme, e cila sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, do duhet t’i paguhet paga deri në kthimin e saj në punë.
    “Në tërësinë e saj, seanca kishte karakteristikat tipike të diskutimeve një një organ kolegjial, ku debatet dhe mendimet e ndryshme janë të pritshme. Qëndrimi im, në cilësinë e titullarit të institucionit, mbetet respektimi i ligjit dhe integritetit profesional në ushtrimin e detyrës me përkushtim nga çdo punonjës, në çdo nivel, për të kërkuar më pas te njëjtën qasje edhe nga të tretët”, përfundoi Bogdani./ BIRN

  • “Çfarë jemi ne, agjenci udhëtimi?”/ Stojani përplaset me Bogdanin në mbledhjen e KLP: I ke bërë presion shefes së Financës

    “Çfarë jemi ne, agjenci udhëtimi?”/ Stojani përplaset me Bogdanin në mbledhjen e KLP: I ke bërë presion shefes së Financës

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë u përfshi nga debatet gjatë mbledhjes plenare të së hënës në lidhje me mënyrën se si do të shpenzohej buxheti i vitit 2026, por edhe për pakënaqësi që lidhen me drejtimin.

    Duke marrë shkas nga vendimi i kryetares së KLP, Mirela Bogdani për të mos përfshirë në buxhet shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga një vendim gjyqësor i formës së prerë, prokurori Sokol Stojani kritikoi ashpër mënyrën se si Bogdani po e drejtonte Këshillin dhe prioritetet e vendosura prej saj.
    Stojani e akuzoi Bogdanin se kishte ushtruar presion ndaj shefes së Financës për të penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës për dëmshpërblimin e ish-sekretares së Përgjithshme. Ai tha gjithashtu se një email i tij kishte mbetur pa përgjigje, ndërsa i ishte bërë me dije se prioritet do të ishin pagat dhe organizimi i disa trajnimeve.
    “O Zot! Garantimi i pagave nuk është diskutuar as në ’97-ën! As në ’97-ën! Ky është vizioni,” pyeti Stojani në diskutimin e dokumentuar me audio në faqen e KLP-së.
    “Pastaj thotë se do bëjmë parashikime për 15 ‘retreat’-e…, 15? Çfarë jemi ne, agjenci udhëtimi? Si do kthehet kjo, në KLP Travel?”, shtoi ai.
    Sipas tij, planifikimi i buxhetit është problem i Këshillit dhe se ka pasur veprime nga kryetarët për të penguar e sfiduar Këshillin. Sipas tij, Bodani nuk arrin të perceptojë gjëra elementare. “Detyra duhet të bëhet në bazë të ligjit”, tha Stojani.
    Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani nuk replikoi me Stojanin për çështjet që ai ngriti. E pyetur nga BIRN për akuzat, Bogdani tha se Këshilli ka kultivuar tashmë praktikën e diskutimit mes anëtarëve dhe ndarjen e shqetësimeve dhe mendimeve për çdo çështje.
    “Diskutimet e reflektuara në media janë pjesë e debateve dhe optikës së gjithsecilit prej anëtarëve, i cili duhet të jetë brenda rregullave të një komunikimi etik dhe profesional. Secili është i lirë të komentojë çdo detaj të buxhetit dhe të votojë pro ose kundër,” tha Bogdani përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp.
    Bogdani sqaroi se takimet e punës [retreat] ishin propozuar për të trajnuar stafin dhe për të zhvilluar procese diskutimi për një listë të gjatë të rregulloreve që i kanë detyrim ligjor, në kuadrin e proceseve integruese në Bashkimin Evropian. Sipas saj, këto takime janë menduar edhe si forume shkëmbimi përvojash me drejtuesit e prokurorive apo edhe prokurorë të tjerë në sistem për çështje të vlerësimit etiko -profesional, komunikimin me median dhe publikun, etikën etj.
    “KLP është institucion relativisht i ri dhe stafi apo anëtarët do duhet të marrin pjesë në aktivitete profesionale qoftë edhe me institucione homologe. Deri tani, një pjesë e aktiviteteve janë mbuluar financiarisht nga projekti i BE EU4Justice ose donatorë të tjerë, por në momentin që ata mbarojnë angazhimin e tyre ne do të duhet t’i organizojmë vetë këto aktivitete dhe kjo fillon me parashikimin në buxhet, sipas VKM që specifikon kuotat e dietave të cilat si mund të jeni në dijeni janë minimale dhe të paindeksuara me çmimet e tregut”, tha Bogdani, ndërsa shtoi se bëhet fjalë për parashikime që do të duhet të miratohen nga Ministria e Financave dhe Kuvendi.
    Për akuzat e ngritura nga Stojani për ndikim në zyrën e financës, Bogdani theksoi se bëhet fjalë për diskutime me ta dhe kërkesën e saj të përsëritur për të përllogaritur në mënyrë të saktë detyrimin për pagimin e pagës dhe sigurimeve shoqërore për ish-sekretaren e përgjithshme, e cila sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, do duhet t’i paguhet paga deri në kthimin e saj në punë.
    “Në tërësinë e saj, seanca kishte karakteristikat tipike të diskutimeve një një organ kolegjial, ku debatet dhe mendimet e ndryshme janë të pritshme. Qëndrimi im, në cilësinë e titullarit të institucionit, mbetet respektimi i ligjit dhe integritetit profesional në ushtrimin e detyrës me përkushtim nga çdo punonjës, në çdo nivel, për të kërkuar më pas te njëjtën qasje edhe nga të tretët”, përfundoi Bogdani. /Reporter.al

    Top Channel

  • “Ç’jemi ne, agjenci udhëtimi?”/Përplasje në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, akuza për abzium me buxhetin

    “Ç’jemi ne, agjenci udhëtimi?”/Përplasje në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, akuza për abzium me buxhetin

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë u përfshi nga debatet gjatë mbledhjes plenare të së hënës në lidhje me mënyrën se si do të shpenzohej buxheti i vitit 2026, por edhe për pakënaqësi që lidhen me drejtimin.
    Duke marrë shkas nga vendimi i kryetares së KLP, Mirela Bogdani për të mos përfshirë në buxhet shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga një vendim gjyqësor i formës së prerë, prokurori Sokol Stojani kritikoi ashpër mënyrën se si Bogdani po e drejtonte Këshillin dhe prioritetet e vendosura prej saj.
    Stojani e akuzoi Bogdanin se kishte ushtruar presion ndaj shefes së Financës për të penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës për dëmshpërblimin e ish-sekretares së Përgjithshme. Ai tha gjithashtu se një email i tij kishte mbetur pa përgjigje, ndërsa i ishte bërë me dije se prioritet do të ishin pagat dhe organizimi i disa trajnimeve.
    O Zot! Garantimi i pagave nuk është diskutuar as në ’97-ën! As në ’97-ën! Ky është vizioni,” pyeti Stojani në diskutimin e dokumentuar me audio në faqen e KLP-së.
    “Pastaj thotë se do bëjmë parashikime për 15 ‘retreat’-e…, 15? Çfarë jemi ne, agjenci udhëtimi? Si do kthehet kjo, në KLP Travel?”, shtoi ai.
    Sipas tij, planifikimi i buxhetit është problem i Këshillit dhe se ka pasur veprime nga kryetarët për të penguar e sfiduar Këshillin. Sipas tij, Bodani nuk arrin të perceptojë gjëra elementare. “Detyra duhet të bëhet në bazë të ligjit”, tha Stojani.
    Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani nuk replikoi me Stojanin për çështjet që ai ngriti. E pyetur nga BIRN për akuzat, Bogdani tha se Këshilli ka kultivuar tashmë praktikën e diskutimit mes anëtarëve dhe ndarjen e shqetësimeve dhe mendimeve për çdo çështje.
    “Diskutimet e reflektuara në media janë pjesë e debateve dhe optikës së gjithsecilit prej anëtarëve, i cili duhet të jetë brenda rregullave të një komunikimi etik dhe profesional. Secili është i lirë të komentojë çdo detaj të buxhetit dhe të votojë pro ose kundër,” tha Bogdani përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp.
    Bogdani sqaroi se takimet e punës [retreat] ishin propozuar për të trajnuar stafin dhe për të zhvilluar procese diskutimi për një listë të gjatë të rregulloreve që i kanë detyrim ligjor, në kuadrin e proceseve integruese në Bashkimin Evropian. Sipas saj, këto takime janë menduar edhe si forume shkëmbimi përvojash me drejtuesit e prokurorive apo edhe prokurorë të tjerë në sistem për çështje të vlerësimit etiko -profesional, komunikimin me median dhe publikun, etikën etj.
    “KLP është institucion relativisht i ri dhe stafi apo anëtarët do duhet të marrin pjesë në aktivitete profesionale qoftë edhe me institucione homologe. Deri tani, një pjesë e aktiviteteve janë mbuluar financiarisht nga projekti i BE EU4Justice ose donatorë të tjerë, por në momentin që ata mbarojnë angazhimin e tyre ne do të duhet t’i organizojmë vetë këto aktivitete dhe kjo fillon me parashikimin në buxhet, sipas VKM që specifikon kuotat e dietave të cilat si mund të jeni në dijeni janë minimale dhe të paindeksuara me çmimet e tregut”, tha Bogdani, ndërsa shtoi se bëhet fjalë për parashikime që do të duhet të miratohen nga Ministria e Financave dhe Kuvendi.
    Për akuzat e ngritura nga Stojani për ndikim në zyrën e financës, Bogdani theksoi se bëhet fjalë për diskutime me ta dhe kërkesën e saj të përsëritur për të përllogaritur në mënyrë të saktë detyrimin për pagimin e pagës dhe sigurimeve shoqërore për ish-sekretaren e përgjithshme, e cila sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, do duhet t’i paguhet paga deri në kthimin e saj në punë.
    “Në tërësinë e saj, seanca kishte karakteristikat tipike të diskutimeve një një organ kolegjial, ku debatet dhe mendimet e ndryshme janë të pritshme. Qëndrimi im, në cilësinë e titullarit të institucionit, mbetet respektimi i ligjit dhe integritetit profesional në ushtrimin e detyrës me përkushtim nga çdo punonjës, në çdo nivel, për të kërkuar më pas te njëjtën qasje edhe nga të tretët”, përfundoi Bogdani. /Reporter.al

  • “Çfarë jemi ne, agjenci udhëtimi?”/Përplasje në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, akuza për abuzim me buxhetin

    “Çfarë jemi ne, agjenci udhëtimi?”/Përplasje në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, akuza për abuzim me buxhetin