Tag: stockholm

  • Shqiptari që vdiq në ‘Bibby Stockholm’ u mashtrua për të shkuar në anije – Zyrtarët injoruan paralajmërimet për gjendjen e tij

    Shqiptari që vdiq në ‘Bibby Stockholm’ u mashtrua për të shkuar në anije – Zyrtarët injoruan paralajmërimet për gjendjen e tij

    Leonard Farruku, një 27-vjeçar nga Shqipëria, i cili humbi jetën në dhjetor 2023 në bordin e anijes Bibby Stockholm në Dorset, ishte mashtruar për të shkuar në këtë mjet akomodues, pavarësisht refuzimit të tij të prerë dhe paralajmërimeve për gjendjen e tij të rënduar mendore.

    Gjatë seancës hetimore në Bournemouth këtë javë, një punonjës komunitar dëshmoi se Farruku kishte refuzuar hapur të shkonte në anije, por më 3 nëntor ishte gënjyer se do të transferohej në një hotel tjetër, kur në fakt u çua në anijen e kontestuar të përdorur nga Ministria e Brendshme britanike për strehimin e azilkërkuesve.

    “Ata e mashtruan,” deklaroi Ashley Rangasamy nga Torbay Community Trust, duke shtuar se Farruku ishte “i dërrmuar emocionalisht” nga ideja e transferimit dhe kishte shfaqur sjellje të dhunshme më herët në hotel.

    Hetimi mësoi gjithashtu se më 3 nëntor 2023, një email urgjent i dërguar nga kompania kontraktuese Clearsprings për gjendjen e rënduar mendore të Farrukut, nuk u ndoq nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme.

    Tim Rymer, ish-zëvendësdrejtor për akomodimin e të rriturve dhe familjeve në Home Office, pranoi se “ndoshta” ekipi i tij duhej të kishte reaguar.

    “E-maili u mor, por nuk u ndërmor asnjë veprim,” tha Rymer. “Tani që e shoh me vonesë, ndoshta do t’i kisha kërkuar ekipit të bënte më shumë hetime.”

    Farruku ishte vendosur më parë në një hotel në Devon, ku kishte filluar të shfaqte sjellje të paqëndrueshme psikologjikisht që prej korrikut. Ai u gjet pa ndjenja në një kabinë dushi brenda anijes më 12 dhjetor 2023.

    Zyrtarët britanikë kanë pranuar se Bibby Stockholm, një barakë lundruese e ankoruar në port, ishte një eksperiment i parë i këtij lloji për strehimin e përkohshëm të azilkërkuesve në një port.

    Hetimi është ende në zhvillim dhe pritet të hedhë më shumë dritë mbi vendimet institucionale që çuan në vdekjen e të riut shqiptar./The Guardian – Syri.net

  • Vetëvrasja e shqiptarit në anije, “Home Office” nuk iu përgjigj shqetësimit për shëndetin e tij

    Vetëvrasja e shqiptarit në anije, “Home Office” nuk iu përgjigj shqetësimit për shëndetin e tij

    Home Office nuk iu përgjigj shqetësimeve të ngritura për shëndetin mendor të një të riu shqiptar që humbi jetën në anijen e akomodimit për azilkërkues, Bibby Stockholm. Kjo u bë e ditur gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në Bournemouth, Dorset.
    Ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se Leonard Farruku, 27 vjeç, nga Shqipëria, vdiq si pasojë e kompresionit në qafë dhe varjes me litar. Ai kishte jetuar fillimisht me dy kushërinjtë në Britaninë e Madhe, para se të transferohej në një strehim të administruar nga Home Office për azilkërkuesit, Clearsprings Ready Homes.
    Shefja e ekipit të mbrojtjes sociale, Nia Dowd, tha se kishte dërguar një email urgjent për Home Office, duke ngritur shqetësime për gjendjen e rënduar të tij mendore. Ajo tregoi se Farruku kishte shfaqur sjellje agresive gjatë verës së vitit 2023, përfshirë dëmtim të mobilieve, konflikte me banorë të tjerë dhe bërtitje ndaj stafit.
    Në gusht të atij viti, ai kishte shfaqur edhe sjellje të reja, mes tyre komente me natyrë seksuale ndaj një gruaje. Më 12 dhjetor 2023, ai u gjet pa shenja jete në një kabinë dushi në bord të Bibby Stockholm, e ankoruar në portin Portland të Dorset.
    Motrat e tij, Marsida Keçi dhe Jola Dushku, ngritën pikëpyetje se përse Leonard Farruku u lejua të zhvendosej në atë anije, duke qenë se kishte vuajtur nga probleme të rënda të shëndetit mendor pas humbjes së prindërve.
    Hetimi dëgjoi gjithashtu se Farruku kishte kërkuar të kthehej në Shqipëri për të marrë trajtim, por më pas kishte ndryshuar mendim. Ai kishte refuzuar edhe dërgimin e tij te shërbimet e specializuara, si dhe nuk ishte paraqitur kur një ekip i ndihmës së parë u dërgua për ta ndihmuar.
    Megjithatë, para mbylljes së hotelit ku qëndronte, Home Office e transferoi atë në Bibby Stockholm më 3 nëntor, bashkë me disa burra të tjerë, pa e marrë në konsideratë situatën e tij.
    Dowd tha se kishte theksuar përfshirjen e Farrukut në “shumë incidente” në emailin dërguar qeverisë, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Ajo shtoi se nuk kishte mundur ta ndiqte më tej rastin, pasi kishte qenë jashtë pune për një periudhë kohe.
    Ajo mësoi për vdekjen e tij vetëm përmes gazetave. E pyetur nëse Home Office kishte kontaktuar ndonjë koleg të saj në Clearsprings për këtë rast, Dowd u përgjigj: “Nuk besoj se dikush e bëri”.
    Hetimi mbi këtë ngjarje vijon.

  • Merr fund arratia e pronarit të “Stockholm”! Kush është Ferhat Kraja, biznesmeni që dhunoi kundërshtarin e tij

    Merr fund arratia e pronarit të “Stockholm”! Kush është Ferhat Kraja, biznesmeni që dhunoi kundërshtarin e tij

    Policia e Tiranës ka bërë të mundur mbrëmjen e së premtes arrestimin e ish-kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Kid Kazazin dhe 31-vjeçarin Ferhat Kraja.
    Kazazi kërkohej nga blutë prej tre muajsh lidhur me një vrasje të mbetur në tentativë në qytetin e Durrësit, ndërkohë që miku i tij Kraja për ngjarjen e regjistruar në korrik të këtij viti ku dhunoi brutalisht pronarin e lokalit “Tokyo”, Laert Kasajn.
    Shërbimet e Komisariatit nr.2 të kryeqytetit bënë të mundur arrestimin e Krajas i cili në momentin kur dhe u kap ndodhej në automjet në zonën e “Komunës së Parisit” së bashku me mikun e tij, Kid Kazazin.

    Ferhat Kraja

    Kujtojmë se sherri brutal u regjistrua në korrik të 2025 në brendësi të kompleksit “Deliorgji” në Tiranë. 31-vjeçari Kraja i cili është dhe pronari i lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit ku ndodhi ngjarja, së bashku me disa persona të tjerë dhunuan në mënyrë barbare Laert Kasajn.

    Laert Kasaj, pasi u dhunua

    Sherri i cili nisi për aksionin e lirimit të hapësirave publike përfundoi me dhunimin e Kasajt i cili ashtu sikurse kemi raportuar dhe më herët si pasojë e grushteve të marra përfundoi në spital me plagë në të gjithë trupin.
    Nga dëshmitë e bëra me dije më herët, nga dëshmitarët, përplasja fizike erdhi për shkak se Kaja dyshonte se Kasaj e kishte denoncuar për zaptimin e hapësirave publike. Madje, në momentin e sulmit, njëri prej personave të përfshirë në këtë sherr u drejtua me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”.
    “Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2: shpallën në kërkim shtetasin F. K., 31 vjeç dhe O. K., 30 vjeç, pasi me datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi “Delijorgji” dyshohet për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dyshohet dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe L. K, të cilët pas marrjes së asistencës mjekësore u larguan për në banesë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhej në njoftimin e Policisë më herët.