Tag: steve

  • Analiza e BBC: Putini ka treguar pak dëshirë për kompromis mbi Ukrainën

    Analiza e BBC: Putini ka treguar pak dëshirë për kompromis mbi Ukrainën

    Ushtria e Ukrainës thotë se luftimet po vazhdojnë në qytetin kyç lindor të Pokrovskut, pasi Kremlini pretendoi se forcat e saj e kishin marrë atë. Ndërkohë, i dërguari special i Presidentit Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, do të takohen me Presidentin Putin në Moskë për të biseduar rreth përfundimit të luftës

    Nga Steve Rosenberg, BBC

    Kjo do të jetë vizita e gjashtë e Steve Witkoff në Rusi këtë vit – ai do të shoqërohet nga dhëndri i Presidentit Trump, Jared Kushner.

    Udhëtimi i tyre vjen në një kohë të aktivitetit të dendur diplomatik. Dy javë më parë, amerikanët i paraqitën Kievit një plan paqeje me 28 pika, i cili shihet gjerësisht si shumë i rëndësishëm në favor të Moskës.

    Një nga dispozitat e tij do ta detyronte Ukrainën të lëshonte pjesë të Donbasit, që i kontrollon ende.

    Që atëherë ka pasur bisedime SHBA-Ukrainë në Gjenevë dhe në Florida – tani një plan i ndryshuar do t’i paraqitet Kremlinit.

    Presidenti Putin ka thënë se propozimi origjinal i draftit “mund të formojë bazën për marrëveshjet e ardhshme”.

    Por ai ka treguar pak dëshirë për kompromis, duke besuar se Rusia po fiton në fushën e betejës dhe mund të diktojë kushtet e çdo marrëveshjeje.

    Mbrëmë, televizioni rus tregoi Putinin me uniformë ushtarake – komandantët e tij i thanë se forcat ruse kishin pushtuar qytetin ukrainas të Pokrovskut.

    Përveç kërkesave territoriale, Moska ka këmbëngulur që Ukraina të zotohet të mos bashkohet kurrë me NATO-n dhe të pranojë kufizime në madhësinë e ushtrisë së saj.

  • Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë për të takuar Vladimir Putinin

    Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë për të takuar Vladimir Putinin

    I dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, është nisur drejt Rusisë, një lëvizje e konfirmuar nga Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, gjatë një konference shtypi.
    Levitt theksoi se administrata amerikane është “shumë optimiste” pas zhvillimit të “bisedimeve shumë të mira” me përfaqësuesit ukrainas në Florida. “Dhe tani, sigurisht, i dërguari special Witkoff do të shkojë në Rusi”, shtoi ajo.

    Në agjendën e vizitës është planifikuar një takim mes Witkoff dhe Presidentit rus Vladimir Putin, i cili pritet të mbahet pasditen e sotme në Moskë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e kishte konfirmuar më herët se këto bisedime ishin në plan.

    Ndërsa Levitt nuk pranoi të jepte detaje specifike mbi diskutimet, duke ia lënë këtë çështje negociatorëve, gazeta The Wall Street Journal raporton se Witkoff shoqërohet në këtë udhëtim edhe nga Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Trump.

  • “Putini duhet ta telefonojë Trumpin përpara se të takohet me Zelenskyn”/ Zbulohet telefonata e Witkoff, si i tërhoqi vëmendjen Kremlinit

    “Putini duhet ta telefonojë Trumpin përpara se të takohet me Zelenskyn”/ Zbulohet telefonata e Witkoff, si i tërhoqi vëmendjen Kremlinit

    Bloomberg ka publikuar detaje të një telefonate pesëminutëshe më 14 tetor midis Steve Witkoff, të dërguarit të Donald Trump për Ukrainën, dhe Yuri Ushakov, këshilltarit kryesor të politikës së jashtme të Vladimir Putinit.

    Telefonata, e cilësuar “e papranueshme” nga Moska, është krahasuar nga Kremlini me një akt lufte hibride.
    Sipas raportimit, Witkoff, autor i një plani 28-pikësh për paqen në Ukrainë, i ka propozuar Ushakovit që SHBA-ja dhe Rusia të punojnë së bashku për një plan të ngjashëm me atë të Gazës, i cili sapo ishte promovuar nga Trump.
    Ai madje e këshilloi Kremlinin se si Putini duhet t’i drejtohet Trumpit dhe se komunikimi duhet të bëhej para vizitës së Zelensky-t në Shtëpinë e Bardhë më 17 tetor.
    Vetëm një ditë më pas, më 16 tetor, Putini dhe Trump zhvilluan një telefonatë dy orë e gjysmë, sipas raportimeve, me kërkesë nga pala ruse. Kjo telefonatë shtoi dyshimet mbi rolin e Witkoff si ndërmjetës jozyrtar në një proces të ndjeshëm ndërkombëtar.
    Kremlini kritikoi ashpër publikimin e telefonatës, duke e konsideruar atë një provokim serioz. Trump, nga ana tjetër, doli në mbrojtje të Witkoff, duke thënë:
    “Ai duhet t’ia shesë këtë Ukrainës, ai duhet t’ia shesë Ukrainën Rusisë. Kjo është ajo që bën një ndërmjetës”.
    Trump shtoi se Witkoff i ka dhënë të njëjtin mesazh edhe palës ukrainase, duke këmbëngulur se të dyja palët duhet të bëjnë kompromise.
    Biseda e plotë: 
    Steve Witkoff: Përshëndetje Yuri.
    Yuri Ushakov: Po Steve, përshëndetje, si je?
    Steve Witkoff: Mirë Yuri. Si je?
    Yuri Ushakov: Jam mirë. Urime, miku im.
    Steve Witkoff: Faleminderit.
    Yuri Ushakov: Bëre një punë të shkëlqyer. Vërtet një punë e shkëlqyer. Faleminderit shumë. Faleminderit, faleminderit.
    Steve Witkoff: Faleminderit Yuri, dhe faleminderit për mbështetjen tënde. E di që vendi yt e mbështeti, dhe të falënderoj për këtë.
    Yuri Ushakov: Po, po, po. Po. E di, kjo është arsyeja pse pezulluam organizimin e samitit të parë ruso-arab.
    Steve Witkoff: Po.
    Yuri Ushakov: Po, sepse mendojmë se po bën punën e vërtetë atje në rajon.
    Steve Witkoff: Epo, dëgjo. Do të të them diçka. Mendoj… mendoj se nëse mund ta zgjidhim çështjen Rusi-Ukrainë, të gjithë do të kërcejnë nga gëzimi.
    Yuri Ushakov: Po, po, po. Po, ke vetëm një problem për të zgjidhur. [qesh]
    Steve Witkoff: Cilin?
    Yuri Ushakov: Lufta ruso-ukrainase.
    Steve Witkoff: E di! Si ta zgjidhim këtë?
    Yuri Ushakov: Miku im, dua vetëm këshillën tënde. A mendon se do të ishte e dobishme nëse udhëheqësit tanë do të flisnin në telefon?
    Steve Witkoff :Po, mendoj se po.
    Yuri Ushakov: Ti mendon se po. Dhe kur mendon se mund të jetë e mundur?
    Steve Witkoff: Mendoj se sapo ta sugjerosh, i imi është gati ta bëjë.
    Yuri Ushakov: Në rregull, në rregull.
    Steve Witkoff: Yuri, Yuri, ja çfarë do të bëja unë. Rekomandimi im.
    Yuri Ushakov: Po, të lutem.
    Steve Witkoff: Do ta bëja thirrjen dhe do të përsërisja që ju ta përgëzoni presidentin për këtë arritje, që e mbështetët atë, që e mbështetët atë, që e respektoni faktin që ai është njeri i paqes dhe që jeni vërtet të lumtur që e shihni këtë të ndodhë. Do ta thoja këtë. Mendoj se do të jetë një vendim vërtet i mirë nga kjo.
    Sepse – më lejoni t’ju them çfarë i thashë Presidentit. I thashë Presidentit se juve – që Federata Ruse gjithmonë ka dashur një marrëveshje paqeje. Ky është besimi im. I thashë Presidentit, e besoj këtë. Dhe mendoj se çështja është – çështja është se kemi dy kombe që përpiqen të arrijnë kompromis, dhe kur ta bëjmë këtë, do të kemi një marrëveshje paqeje. Gjithashtu po mendoj se ndoshta mund të hartojmë një plan paqeje me 20 pika, ashtu siç bëmë në Gaza. Ne hartuam një plan Trump me 20 pika, 20 pika për paqen, dhe mendoj se mund të bëjmë të njëjtën gjë me ju. Poenta ime është kjo…
    Yuri Ushakov: Në rregull, në rregull, miku im. Mendoj se udhëheqësit tanë mund ta diskutojnë këtë. Hej Steve, pajtohem me ty që ai do ta përgëzojë, do të thotë se zoti Trump është një njeri i vërtetë paqeje e kështu me radhë. Ai do ta thotë këtë.
    Steve Witkoff: Por ja çfarë mendoj se do të ishte e jashtëzakonshme.
    Yuri Ushakov: Në rregull, në rregull.
    Steve Witkoff: Po sikur… po sikur… më dëgjo…
    Yuri Ushakov: Do të flas me shefin tim për këtë dhe pastaj do të të kontaktoj përsëri. Në rregull?
    Steve Witkoff: Po, sepse më dëgjo çfarë po them. Dua vetëm t’ia thuash, ndoshta thjesht t’ia thuash këtë Presidentit Putin, sepse e di që kam respektin më të madh për Presidentin Putin.
    Yuri Ushakov: Po, po.
    Steve Witkoff: Ndoshta mund t’i thuash Presidentit Trump: E di, Steve dhe Yuri diskutuan një plan shumë të ngjashëm, një plan paqeje me 20 pika, dhe ky mund të jetë diçka që, mendojmë ne, mund t’i trondisë pak gjërat, jemi të hapur për gjëra të tilla – për të eksploruar se çfarë do të duhet për të arritur një marrëveshje paqeje. Tani, midis meje dhe teje, e di se çfarë do të duhet për të arritur një marrëveshje paqeje: Donetsku dhe ndoshta një shkëmbim territoresh diku. Por unë them: në vend që të flasim për këtë në ato terma, le të flasim më shumë me shpresë, sepse mendoj se do të arrijmë në një marrëveshje këtu. Dhe mendoj, Yuri, se Presidenti do të më japë shumë hapësirë ​​dhe diskrecion për të arritur një marrëveshje.
    Yuri Ushakov: E kuptoj…
    Steve Witkoff: …pra, nëse mund të krijojmë atë mundësi ku, pas kësaj, të flas me Yurin dhe të bëjmë një bisedë, mendoj se kjo mund të çojë në gjëra të shkëlqyera.
    Yuri Ushakov: Në rregull, kjo tingëllon mirë. Kjo tingëllon mirë.
    Steve Witkoff: Dhe një gjë e fundit: Zelenskyy do të vijë në Shtëpinë e Bardhë të premten.
    Yuri Ushakov: E di. [qesh]
    Steve Witkoff: Do të shkoj në atë takim sepse ata duan që unë të jem atje, por mendoj – nëse është e mundur – do të ishte mirë të bëje një telefonatë me shefin tënd para takimit të premten.
    Yuri Ushakov: Më parë, më parë – apo jo?
    Steve Witkoff: Saktë.
    Yuri Ushakov: Në rregull, në rregull. E kuptoj këshillën tënde. Kështu që do të flas me shefin tim për këtë dhe pastaj do të të kontaktoj, në rregull?
    Steve Witkoff: Në rregull, Yuri, shihemi së shpejti.
    Yuri Ushakov: Shkëlqyeshëm, shumë mirë. Faleminderit shumë. Faleminderit.
    Steve Witkoff: Mirupafshim, mirupafshim.
    Yuri Ushakov: Mirupafshim.

    Top Channel

  • Kush është Steve Witkoff, njeriu që Trump i besoi politikën e jashtme? Pse favorizon Putinin e jo Zelenskyn

    Kush është Steve Witkoff, njeriu që Trump i besoi politikën e jashtme? Pse favorizon Putinin e jo Zelenskyn

    I lindur në Long Island në një familje të klasës së mesme, Steve studioi juridik dhe filloi karrierën në biznes që në rininë e tij. Në vitet 80’ dhe 90’ u bë ndër ndërmjetësit më aktiv në zhvillimet e ndërtimit në New York
    Analizë nga Giuseppe Sarcina, Corriere Della Serra
    Steve Witkoff, 68 vjeç, është një biznesmen i pasur dhe i fuqishëm në fushën e pasurive të paluajtshme në New York. Ai nuk ka përvojë politike apo diplomatike, por është i njohur për aftësinë e tij për të negociuar marrëveshje të favorshme, pa u ndikuar nga parimet morale.
    I lindur në Long Island në një familje të klasës së mesme, Steve studioi juridik dhe filloi karrierën në biznes që në rininë e tij. Në vitet 80’ dhe 90’ u bë ndër ndërmjetësit më aktiv në zhvillimet e ndërtimit në New York.
    Ai filloi të ndërtonte dhe blinte ndërtesa në Manhattan, derisa takoi Donald Trump. Nga kjo njohje lindi një bashkëpunim i ngushtë, i bazuar në pragmatizëm dhe interes financiar.
    Kur Trump kandidoi për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Witkoff ishte një nga mbështetësit e tij financiarë. Ata kanë ruajtur marrëdhënie të ngushta gjatë dekadave, duke luajtur golf dhe duke bashkëpunuar edhe në projekte biznesi, si krijimi në 2024 i kompanisë World Liberty Financial për kriptovalutat.
    Pasi Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, ai i besoi Witkoff-it politikën e jashtme amerikane, duke i dhënë përgjegjësinë për çështje të rëndësishme, nga Lindja e Mesme deri në Ukrainë. Pikërisht këtu, u shfaq plani i tij për paqen në Ukrainë, një plan me 28 pika.
    Witkoff favorizoi Rusinë dhe Putinin, duke i dhënë atij përparësi pothuajse në të gjitha kërkesat, ndërsa Zelensky u vendos në një pozicion të dobët dhe i kërkohet të pranojë humbje territori, të ulë numrin e ushtarëve dhe të heqë mundësinë e anëtarësimit të vendit në NATO. Putin, nga ana tjetër, rehabilitohet dhe merr mundësinë të ulet në tavolinën e G8.
    Për rindërtimin e Ukrainës, plani parashikon që Europa, veçanërisht Belgjika, të përdorë 100 miliardë dollarë të rezervave ruse për projekte në Ukrainë me fitime për SHBA-në. Po ashtu, 100 miliardë të tjerë do të përdoren për projekte të përbashkëta ruso-amerikane dhe Europa duhet të japë edhe 100 miliardë të tjera për rindërtimin.
    Një diplomat tha për Politico.eu se Witkoff duhet të konsultohet me një psikiatër, pasi ai vepron si çdo tregtar i zoti.
    Peshorja e marrëveshjes ka dy anë, njëra me shumë përfitime për Rusinë dhe tjetra vetëm premtime për Ukrainën. Ai gjithashtu ndërhyn edhe në çështje që nuk janë kompetencë e tij, si pranimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian.

  • Qindra shkencëtarë, politikanë dhe personazhe të famshëm bëjnë thirrje për ndalimin e zhvillimit të “superinteligjencës” artificiale

    Qindra shkencëtarë, politikanë dhe personazhe të famshëm bëjnë thirrje për ndalimin e zhvillimit të “superinteligjencës” artificiale

    Më shumë se 700 shkencëtarë, politikanë, sipërmarrës dhe figura publike – përfshirë edhe personalitete të njohura të djathtës amerikane si Steve Bannon dhe Glenn Beck – kanë kërkuar ndalimin e zhvillimit të një superinteligjence artificiale, me qëllim shmangien e rreziqeve të mundshme për njerëzimin.
    Iniciativa është ndërmarrë nga organizata Future of Life Institute me qendër në SHBA, e cila paralajmëron prej kohësh për pasojat e rrezikshme të inteligjencës artificiale (IA). Ata kërkojnë pezullimin e çdo përpjekjeje për krijimin e një inteligjence që i tejkalon aftësitë njerëzore, derisa të ketë konsensus shkencor dhe mbështetje publike për mënyrën e zhvillimit të saj në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar.
    Ndër firmëtarët janë figura të rëndësishme nga fusha e IA, si Geoffrey Hinton (fitues i Çmimit Nobel për Fizikë më 2024), Stuart Russell dhe Yoshua Bengio, por edhe emra të njohur nga teknologjia si Richard Branson (Virgin) dhe Steve Wozniak (Apple).

    Listës iu bashkuan edhe emra nga politika si ish-këshilltari i Trump-it, Steve Bannon, dhe Susan Rice, këshilltare e ish-presidentit Obama. Në të njëjtën kohë, firmën e tyre e kanë vendosur edhe figura publike si këngëtari will.i.am, si dhe princi Harry me bashkëshorten Meghan Markle.
    Sipas Reuters, përfshirja e figurave si Bannon tregon një rritje të shqetësimeve ndaj IA edhe nga e djathta populiste amerikane, në një kohë kur shumë njerëz të lidhur me Silicon Valley kanë role kyçe në qeverinë republikane të presidentit Trump.
    Ndërkohë, shumë kompani teknologjike po garojnë për të zhvilluar AI të përgjithshme (AGI) – një formë e inteligjencës artificiale që barazohet me aftësitë intelektuale të njeriut – dhe më tej superinteligjencën, e cila do t’i tejkalojë ato.
    Sam Altman, drejtuesi i OpenA ka deklaruar më parë se superinteligjenca mund të arrihet brenda pesë viteve.
    Por sipas Max Tegmark, president i Future of Life Institute, një zhvillim i tillë është i papranueshëm pa një kuadër rregullator të qartë. “Ne mund të jemi pro zhvillimit të mjeteve të fuqishme për të kuruar kancerin, por njëkohësisht kundër krijimit të superinteligjencës,” deklaroi ai për AFP.
    Ky apel vjen në vazhdën e një letre të publikuar muajin e kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku kërkohej arritja e marrëveshjeve ndërkombëtare për kufizimin e zhvillimit të IA, për të shmangur pasoja katastrofike për njerëzimin.
    /vizionplus.tv

  • Steve Jobs nga shtrati i vdekjes: Pasurinë s’mund ta marr me vete, kujtimet e dashurisë po!

    Steve Jobs nga shtrati i vdekjes: Pasurinë s’mund ta marr me vete, kujtimet e dashurisë po!

    Nga: Steve Jobs

    “…Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt. Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet.Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.

    Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria. Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete.

    Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar.Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arriji lartësitë që do të arrish. Është e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjë në botë? – “Shtrati i vdekjes”…Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjehen sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”…Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët.“

    ObserverKult

    Steve Jobs

    Lexo edhe:

    “KAFSHATA E MADHE TË MBETET NË FYT”, 25 FJALË TË URTA SHQIPTARE

  • Nderim për inovacionin: Steve Jobs do të jetë fytyra e monedhës njëdollarëshe amerikane

    Nderim për inovacionin: Steve Jobs do të jetë fytyra e monedhës njëdollarëshe amerikane

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nderojnë themeluesin dhe ish-drejtorin ekzekutiv të kompanisë “Apple”, Steve Jobs, me një monedhë të veçantë njëdollarëshe.
    Monedha do të jetë pjesë e serisë “American Innovation”, e cila prej vitit 2018 përzgjedh personalitete që përfaqësojnë më së miri frymën krijuese amerikane.
    Në dizajnin e ri për vitin 2026, Jobs paraqitet i ri në moshë, ulur këmbëkryq përpara një peizazhi tipik kalifornian me kodra të buta dhe lisa. Sipas përshkrimit të bërë nga Thesari Amerikan, qëndrimi dhe shprehja e tij reflektojnë frymëzimin që mori nga natyra për ta kthyer teknologjinë e ndërlikuar në diçka të thjeshtë dhe intuitive.
    Steve Jobs përfaqëson shtetin e Kalifornisë, vendlindjen dhe qendrën e kompanisë “Apple”, e cila nën drejtimin e tij u bë një nga kompanitë më të mëdha në botë.
    Seria e re e monedhave pritet të dalë në qarkullim gjatë vitit të ardhshëm dhe synon të frymëzojë gjeneratat e reja për të ndjekur rrugën e inovacionit dhe krijimtarisë.

  • Humbje e madhe në botën e humorit: Ndërron jetë komediani Steve Bridges

    Humbje e madhe në botën e humorit: Ndërron jetë komediani Steve Bridges

    Një nga emrat më të dashur të humorit amerikan në rrjetet sociale, Steve Bridges, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare. Lajmin e trishtë e konfirmoi bashkëshortja e tij, Chelsey, përmes një videoje emocionale të postuar në TikTok, ku Bridges kishte mbledhur mbi 2 milionë ndjekës falë skeçeve të tij të veçanta dhe stilit origjinal në video të shkurtra komike.
    Chelsey bëri të ditur se ai ndërroi jetë më 15 tetor, “i qetë në gjumë”, teksa po pushonte në divan në shtëpinë e tyre në Peoria, Illinois. Policia lokale ka konfirmuar se vdekja e tij ka qenë natyrale. “Ajo që shihnit në internet ishin vetëm personazhet që ai krijonte… Në të vërtetë, ai ishte babai më i dashur dhe bashkëshorti më i mirë,” u shpreh ajo mes lotësh.
    Në përshkrimin e videos, ajo shtoi: “Ai me të vërtetë ka ikur. Nuk ishte thjesht një personazh i rrjeteve sociale, por një njeri familjar që jetonte për t’i bërë të tjerët të qeshnin.”
    Bridges njihej për videot e tij në stilin POV dhe karakteret e shumta që krijonte, duke ofruar humor të pastër dhe të ndjeshëm. Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të thellë jo vetëm në familjen e tij, por edhe në komunitetin online që e adhuronte.
    Fansat në rrjet po ndajnë mesazhe ngushëllimi dhe mirënjohjeje për ndikimin që ai pati në jetët e tyre.

  • Ivanka Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff në Tel Aviv: Kjo paqe nuk është dobësi

    Ivanka Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff në Tel Aviv: Kjo paqe nuk është dobësi

    Në sheshin e pengjeve në zemër të Tel Avivit, ku prej dy vitesh familjarët e të rrëmbyerve nga Gaza mblidhen çdo të shtunë për të kërkuar drejtësi dhe shpresë, u zhvillua mbrëmë një ceremoni që simbolizon një kthesë të re në procesin e paqes mes Izraelit dhe Palestinës.
    Në mesin e turmës prej mbi 400 mijë personash, sipas organizatorëve, u shfaqën dy figura të njohura amerikane, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilëve iu bashkua edhe Ivanka Trump.
    Sipas Corriere della Sera, ata u pritën me entuziazëm nga të pranishmit, me flamuj izraelitë e amerikanë që valëviteshin krah për krah dhe me ovacione të ngrohta për përpjekjet e tyre në arritjen e marrëveshjes që ka mundësuar lirimin e një grupi prej njëzet pengjesh.
    Në fjalën e tij, Steve Witkoff theksoi se momenti i arritur ishte fryt i guximit dhe i qëndrueshmërisë njerëzore, jo i politikës.
    “Është e mrekullueshme t’iu shoh të gjithëve bashkë. Zemrat tona rrahin si një e vetme. Kjo paqe nuk është dobësi, është forma më e lartë e forcës”, deklaroi Witkoff, duke iu drejtuar familjeve që ende vuajnë mungesën e të dashurve të tyre.
    Ndërkohë, Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump, foli për procesin e ndërlikuar të negociatave që solli këtë marrëveshje.
    “Sa herë që përplasnim kokën në mur, gjenim një plan të ri. Kjo është ajo që do të thotë të mos dorëzohesh”, u shpreh ai, duke bërë edhe shaka mbi vështirësitë e bisedimeve.
    Kushner nuk harroi të përmendte “vuajtjen e popullsisë së Gazës, të pafajshme për situatën e tmerrshme ku ndodhet”, një deklaratë që u prit me heshtje reflektuese në shesh.
    Në mëngjesin e të njëjtës ditë, Witkoff, në shoqërinë e shefit të shtabit izraelit Eyal Zamir dhe të gjeneralit amerikan Brad Cooper, vizitoi veriun e Gazës, zonën ku nisi ofensiva izraelite në tetor të vitit 2023. Sipas New York Times, pikërisht në Floridë, javën e kaluar, Witkoff dhe Kushner kishin vendosur t’i jepnin një “shtysë vendimtare” negociatave, me logjikën e biznesit që i karakterizon “së pari po marrim po-në, detajet i zgjidhim më vonë.”
    Gjenerali Cooper, që drejton Komandën Qendrore Amerikane, ndodhet në Izrael për të koordinuar ngritjen e një baze me 200 ushtarë amerikanë, të cilët do të monitorojnë fazën e dytë të planit të paqes të njohur tashmë si “Plani Trump”. Ai ka konfirmuar se trupat amerikane nuk do të hyjnë në Rripin e Gazës, por do të mbështesin procesin nga jashtë zonës së konfliktit.
    Në horizont, Tel Avivi ndriçohej nga dritat e mijëra qirinjve në kujtim të të rrëmbyerve, ndërsa në atmosferën e mbushur me emocion e shpresë, fjalia e Witkoff-it u bë mantra e mbrëmjes “Paqja nuk është dobësi. Është forca më e madhe që kemi.”

  • Kafshimi i mollës nga Steve Jobs, një kafshim pasioni…

    Kafshimi i mollës nga Steve Jobs, një kafshim pasioni…

    Secili nga ne mban në duar pak nga të gjallët e tij të derdhur në themelet e përjetësisë. Gjithçka e jona që na lidh me teknologjinë e komunikimit, me qasjen e ethshme të sundimit të botës përmes forcës së dritës, është çfarë mbetet mirënjohje për atë forcë të kijametshme pasioni dhe përkushtimi, për Steve Jobs. Ashtu si edhe gjenitë e tjerë, ai erdhi në jetë me një mision, përmbushja e të cilit e shpërfaq para syve dhe ëndjes tonë si vullnet shpërblyes.

    Nga Albert VatajSteve Jobs ndërtoi një prej perandorive më të fuqishme të teknologjisë, duke u shndërruar në një ikonë të kurajës dhe sipërmarrjes. “Apple” nuk mund të kuptohet pa Steve Jobs dhe Steve Jobs nuk mund të identifikohet pa “Apple”.

    Ata janë sinonim i njëri-tjetrit dhe e sotmja është afeksion i kësaj realeje që dhuron përtej imagjinatives. Kafshimi i mollës së kafshuar të Steve Jobs është një kafshim pasioni.

    Steve Jobs, babai i iPhone, iPod, iPad dhe bashkëthemeluesi i Apple Inc, humbi betejën e tij të gjatë kundër një forme të rrallë e kancerit në pankreas dhe ndërroi jetë më 5 tetor 2011 në moshën 56-vjeçare.

    Steve Jobs, i cilësuar si Leonardo Da Vinci i kohëve moderne do të mbahet mend në fushën e teknologjisë së komunikimit për risitë që solli, veçanërisht me iPhone dhe iPad, dy krijesa që shumë shpejt pushtuan tregjet botërore.

    Pra se të shuhej, në shtratin e vdekjes ai la fjalët e të fundit si testament për gjeneratën:

    “Arrita majat e suksesit në botën e biznesit. Në sytë e të tjerëve jeta ime ishte mishërim i suksesit. Sidoqoftë, përpos punës, unë kam pak gëzime. Në fund, pasuria është vetëm një fakt i jetës me të cilin unë jam mësuar.

    Këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt.

    Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave. Mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet.

    Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë.

    Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.

    Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria. Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë.

    Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar.

    Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arrij lartësitë që do të arrish.

    Është e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”… Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty.

    Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”.

    Kur një njeri shkon në sallën e operacionit, do të kuptojë se ekziston një libër që duhet të përfundojë së lexuari – “Libri i jetës së shëndetshme”.

    Në çfarëdo faze të jetës që mund të jemi tani, herët ose vonë do të përballemi me momentin final të “mbylljes së perdeve”.

    Ruaj si gjënë më të çmuar dashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshortin/en, dashurinë për miqtë… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët.”

    … Dhe… ai u shua, iku doke lënë pas shembullin më të përsosur të forcës së pasionit, të besimit të themeltë tek ëndrra. Ëndërr që u shndërrua në një nga gjeneratorët e fuqishëm të prodhimit të energjisë së teknologjisë.

    Ai, Steve Jobs, jetoi dhe vdiq si një rast i veçuar i asaj bote. Ai i la botës peng shpirtin e tij krijues, atë eter transformimesh të mëdha.

    Kujtesa për këtë gjeni të pashoq të modernitetit, është më e larta përulje mirënjoheje që i kemi ne një revolucionari të kurajos dhe besimit.

    Ishte njeri si ne, por zgjodhi të bënte atë vepër që meriton një vend të privilegjuar. Steve Jobs iku për të mbetur te secili nga ne, iPhone, iPod, iPad, iku dhe la një urë komunikimi, gjurmë drite.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    STEVE JOBS NGA SHTRATI I VDEKJES: PASURINË S’MUND TA MARR ME VETE, KUJTIMET E DASHURISË PO!

    Nga: Steve Jobs“…Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë. Reflektoj për jetën time. Kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur. Duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt.Errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave. Mund ta ndjej frymën e zotit. Pra të vdekjes që afrohet.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult