Tag: stërvitore

  • Mungojnë Asani dhe Ajeti, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë anti-Serbi

    Mungojnë Asani dhe Ajeti, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë anti-Serbi

    Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë. Pasditen e së hënës ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho mbajti seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u vëzhgua gjendja fizike e lojtarëve dhe u provuan skema të ndryshme taktike.
    FSHF bën me dije se ekipi u stërvit i plotë më të gjithë lojtarët që kanë mbërritur në Shqipëri, ndërkohë që Jasir Asani dhe Arlind Ajeti pritet të bashkohen në orët në vijim.
    Seanca stërvitore e radhës do të zhvillohet këtë të martë pasdite, e cila do të jetë e hapur 15 minutat e para për median. Ndeshja e parë me Serbinë luhet në Tiranë më 7 qershor në ‘Arena Kombëtare’ në Tiranë e cila ka një kapacitet për 22 mijë persona ndërsa kërkesat për bileta janë të shumta.

  • SHBA ndalon përkohësisht fluturimet stërvitore me helikopterë pranë Pentagonit

    SHBA ndalon përkohësisht fluturimet stërvitore me helikopterë pranë Pentagonit

    SHBA ka pezulluar përkohësisht fluturimet fluturimet stërvitore me helikpoterë në zonën përreth Pentagonit.
    Vendimi është marrrë pasi priten përfundimet e hetimit lidhur me një incident të ndodhur të enjten e kaluar, kur dy avionë pasagjerësh u anuluan uljen në Aeroportin Ndërkombëtar “Reagan” në Uashington, për shkak të pranisë së një helikopteri ushtarak Black Haëk në zonë.
    Sipas një zyrtari të cituar nga Reuters, Njësia e 12-të Ajrore ka ndaluar fluturimet stërvitore pranë Pentagonit derisa të sqarohen rrethanat e incidentit.

    Ky pezullim vjen në një kohë kur Forcat Ajrore kishin nisur të rinisin gradualisht fluturimet stërvitore, pas një aksidenti tragjik të ndodhur më 29 janar, kur një helikopter Black Haëk, gjatë një misioni trajnues, u përplas në ajër me një avion të linjës së kompanisë American Airlines pranë aeroportit “Reagan”, duke shkaktuar vdekjen e 67 personave.
     

  • Europiani U17 në Shqipëri, e keni parë këtë fushë për finalet e turneut në Durrës?

    Europiani U17 në Shqipëri, e keni parë këtë fushë për finalet e turneut në Durrës?

    27 Prill 2025

    9:39

    Telesport

    Një tjetër fushë stërvitore i bashkohet listës së terreneve të gatshme për finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. Federata e Futbollit ka përfunduar ndërhyrjet e nevojshme në fushën e kompleksit “Sol” në Durrës, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e saj dhe duke e kthyer në një terren modern, në përputhje me standardet e kërkuara nga UEFA.
    Kjo fushë do të jetë një nga ambientet stërvitore në dispozicion të ekipeve finaliste gjatë turneut final. Aktualisht, grupi i punës së FSHF-së është fokusuar në mirëmbajtjen e fushës për të garantuar një cilësi sa më të lartë.
    Krahas këtij terreni, po vijon puna edhe në disa fusha të tjera stërvitore në vend, që do të jenë pjesë e rrjetit logjistik për organizimin e turneut.

  • Euro U-17 2025/ Federata e Futbollit vijon me investimet në disa terrene stërvitore, përmirësohet fusha e stadiumit të Luzit

    Euro U-17 2025/ Federata e Futbollit vijon me investimet në disa terrene stërvitore, përmirësohet fusha e stadiumit të Luzit

    Investimet e FSHF-së në kuadër të organizimit të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” vijojnë me ritme të larta. Përveç ndërhyrjeve në stadiumin “Tofik Jashari” në Shijak, Federata e Futbollit ka shtrirë punimet edhe në stadiumin e Luzit në Kavajë.
    Ky impiant sportiv, që do të shërbejë si terren stërvitor për ekipet finaliste të turneut, po merr gradualisht formën e duhur. Grupi i punës i ngritur nga FSHF ka ndërhyrë në përmirësimin e fushës përmes mbjelljes së barit dhe rregullimit të sistemit të vaditjes, me qëllim që terreni të jetë plotësisht gati për muajin maj.
    Stadiumet “Tofik Jashari” dhe “Luzi” janë vetëm dy nga impiantet stërvitore që po përmirësohen, teksa Federata po zhvillon njëkohësisht punime edhe në disa fusha të tjera stërvitore në qytete të ndryshme të vendit, si pjesë e angazhimit të saj për garantimin e kushteve optimale gjatë Europianit.

  • Finalet e Euro U-17 2025 në Shqipëri/ Delegacioni i UEFA-s inspekton stadiumet, terrenet stërvitore & hotelet para shortit të së hënës

    Finalet e Euro U-17 2025 në Shqipëri/ Delegacioni i UEFA-s inspekton stadiumet, terrenet stërvitore & hotelet para shortit të së hënës

    Në kuadër të shortit të finaleve të Kampionatit Europian U-17, që do të hidhet të hënën në “Shtëpinë e Futbollit”, një delegacion i UEFA-s do të vizitojë këtë fundjavë stadiumet, terrenet stërvitore dhe hotelet që do të presin ekipet pjesëmarrëse gjatë muajit maj.
    FSHF ka bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës, duke përmbushur detyrat e lëna nga UEFA. Ditën e shtunë, delegacioni do të vlerësojë punimet e kryera në stadiumet “Niko Dovana” dhe “Arena Egnatia”, si dhe fushat stërvitore në Lushnje dhe Shijak. Po ashtu, do të inspektohen hotelet që do të presin ekipet dhe arbitrat.
    Të dielën, inspektimet do të vijojnë në “Arenën Kombëtare” dhe “Elbasan Arena”, si dhe terrenet stërvitore, “Selman Stërmasi”, kompleksin “Skënder Halili” dhe fushën e Repartit RENEA. Delegacioni do të vizitojë gjithashtu hotelin ku do të akomodohet ekipi i UEFA-s në maj.
    Kjo vizitë e UEFA-s është një hap i rëndësishëm drejt finalizimit të përgatitjeve, duke konfirmuar progresin e bërë nga FSHF për këtë event madhor të futbollit europian. Të hënën, delegacioni i UEFA-s do të ndjekë nga afër edhe shortin e finaleve të EURO U-17 2025 që do të hidhet në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 19:00.

  • Sfida me Andorrën, Kombëtarja stërvitet në Londër. Shqetëson Strakosha

    Sfida me Andorrën, Kombëtarja stërvitet në Londër. Shqetëson Strakosha

    Kombëtarja shqiptare është i është rikthyer përgatitjeve në fushë pas ndeshjes me Anglinë, të luajtur një natë më parë në stadiumin “Wembley”.
    Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin “The Hive” të Londrës, që ka zgjatur pak më shumë se 60 minuta.
    Lojtarët të cilët nuk u aktivizuan dhe ata që luajtën si zëvendësues kanë zhvilluar stërvitje me ngarkesë të plotë, ndërsa titullarët kanë punuar vetëm në palestër.
    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se portieri Thomas Strakosha, i cili u zëvendësua gjatë ndeshjes me Anglinë për shkak të një goditjeje që mori gjatë lojës, është duke u mbajtur nën monitorimin e vazhdueshëm nga stafi mjekësor kuqezi.
    Gjendja e tij paraqitet e mirë dhe mjekët janë optimistë që ai mund të rikuperohet për ndeshjen e të hënës ndaj Andorrës në Arena Kombëtare.
    Pjesa tjetër e lojtarëve nuk kanë shfaqur probleme fizike dhe janë të gjithë të gatshëm për sfidën e dytë të kualifikueseve. Pas seancës stërvitore Kombëtarja do të udhëtojë drejt Shqipërisë, ku do të mbërrijë gjatë orëve të pasdites.
    Ditën e diel, në orën 16:45 do të zhvillohet konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe në 17:30 do të jetë stërvitja zyrtare, që do të jetë e hapur 15 minutat e para për mediat.
    Ndërsa, Andorra do të zhvillojë konferencën në orën 18:15 po në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe seancën stërvitore në orën 19:00.