Tag: stërvitjen

  • Fushë e re me bar natyral, po përfundon projekti për stërvitjen e ekipeve kombëtare

    Fushë e re me bar natyral, po përfundon projekti për stërvitjen e ekipeve kombëtare

    2 Prill 2025

    15:07

    Telesport

    Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” po punohet me ritme të larta për ndërtimin e fushës së re me bar natyral. Deri më tani ka përfunduar pjesa më e madhe e punimeve ndërtimore, ndërsa po avancon edhe puna për sistemin e drenazhimit.
    Në ditët e ardhshme do të vijojë puna me fazat e tjera për të përmbyllur me sukses këtë investim të rëndësishëm në “Shtëpinë e Futbollit”.
    Federata e Futbollit, në kuadër të strategjisë për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend, po finalizon disa projekte të rëndësishme në mbarë Shqipërinë, ndërsa shumë projekte të reja do të nisin së shpejti.
    Fusha e re me bar natyral në “Shtëpinë e Futbollit” do të shërbejë si një hapësirë moderne për stërvitjen e ekipeve kombëtare dhe për organizimin e turneve të ndryshme nga FSHF në vazhdim.

  • Kosova do të presë stërvitjen Defender Europe 25, trupat e FSK stërviten në Shqipëri

    Kosova do të presë stërvitjen Defender Europe 25, trupat e FSK stërviten në Shqipëri

    Kosova do të mirëpresë përmes FSK-së ushtrimin më të madh ushtarak në Europë, “Defender Europe 25/immediate Response”.
    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku sqaron se “përgatitjet për këtë ushtrim po zhvillohen sipas planit të paraparë”.
    “Jemi të bindur se realizimi i tij do të jetë i suksesshëm”, shprehet Maqedonci.
    Ai po ashtu bën me dije se trupat e FSK-së janë duke u stërvitur në Mnelë të Shqipërisë, ku edhe ministri i Mbrojtjes i ka vizituar sot së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
    “Vizituam ushtarakët tanë, konkretisht Togun e Mortajave të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë. Kjo njësi po zhvillon stërvitjen e qitjes me mortaja 120 mm, në kuadër të ngritjes së aftësive luftarake të FSK-së dhe përgatitjeve për ushtrimin “Defender Europe 2025”. Aty rikonfirmuam që ushtria jonë është në nivel të atyre të NATO-s për nga përgatitja profesionale, motivi dhe pajisjet në armatim!”, thotë Maqedonci.