Tag: stërvitje

  • Lukaku, stërvitje i veçuar dhe mesazh për tifozët: “Shihemi së shpejti”

    Lukaku, stërvitje i veçuar dhe mesazh për tifozët: “Shihemi së shpejti”

    9 Dhjetor 2025

    13:46

    Alfred Lleshi

    Në prag të sfidës së Champions League në Lisbonë kundër Benfica, erdhi një lajm i rëndësishëm për Napolin dhe Antonio Conten: Romelu Lukaku është gjithnjë e më pranë rikthimit. Sulmuesi belg zhvilloi gjatë ditës një stërvitje të diferencuar në fushë, në vazhdën e ditëve të fundit, duke iu afruar rikthimit në grup, pas dëmtimit muskulor në kofshën e majtë, të pësuar më 14 gusht në miqësoren kundër Olympiacos.
    Lukaku ishte ndër të parët që mbërriti në qendrën stërvitore dhe iu tha gazetarëve në “Castelvolturno”: “Shihemi së shpejti”. Objektivi është që të jetë në dispozicion për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë kundër Milanit, e planifikuar më 18 dhjetor.
    Kundër grekëve, Lukaku kishte pësuar një dëmtim të gradës së lartë të muskulit “rectus femoris” të kofshës së majtë. Pas kontrolleve në Belgjikë dhe një konsulte të dytë në Itali, u vendos të mos ndërhyhej kirurgjikisht, por të ndiqej një terapi konservative. Para përfundimit të stërvitjes, Lukaku bisedoi vetëm me Conten, i cili e pret prej 4 muajsh.

  • Lajme pozitive nga Juventus, Gatti rikthehet, Vlahovic në stërvitje të plotë

    Lajme pozitive nga Juventus, Gatti rikthehet, Vlahovic në stërvitje të plotë

    Mbrojtësi i Juventusit, Federico Gatti, është rikthyer në stërvitje të plotë me grupin, një ditë para ndeshjes kundër Cagliari-t. Rikthimi i tij i jep trajnerit Spalletti fleksibilitet në mbrojtje, duke shmangur mbingarkesën për lojtarët e dëmtuar. Gjithashtu, Dusan Vlahovic është rikthyer plotësisht, duke kryer të gjithë seancën stërvitore me shokët për ditën e dytë radhazi, gjë që e bën atë kandidat të fortë për formacionin startues.
    Përballë Cagliari-t, Di Gregorio pritet të kthehet në portë. Kushtet e Kalulusë duhen vlerësuar, pasi ka luajtur shpesh dhe ka nevojë për pushim, ndoshta pas një tjetër ndeshje para Kupës së Italisë. Në qendër të mbrojtjes, përkrah Koopmeiners, që pritet të jetë sërish aty, mund të luajë Gatti ose Kelly.
    Në mesfushë, Locatelli dhe Thuram pritet të mbajnë ekuilibrin, ndërsa Cambiaso dhe Kostic do të operojnë në krahë. Në sulm, Conceiçao pritet të zërë një pozicion strategjik pranë Yildiz, në mbështetje të Vlahovicit, i cili është parashikuar të nisë ndeshjen nga minuta e parë.

  • Szczesny rrëfehet në 360 gradë: Nuk jam më i zellshmi në stërvitje, sezonin e parë luajta falas te Barça

    Szczesny rrëfehet në 360 gradë: Nuk jam më i zellshmi në stërvitje, sezonin e parë luajta falas te Barça

    Wojciech Szczesny, portieri karizmatik i Barcelonës, në një intervistë për edicionin polak të GQ, zbulon sekretet e tij më intime, rrëfen mëkatet dhe kujton episode të trishta nga e kaluara: “Kur isha fëmijë, thjesht kisha frikë nga babai im (ish-portieri Maciej Szczesny). Nuk ishte frikë nga dhimbja apo ndëshkimi fizik, por më turpëronte qëllimisht para të tjerëve. Më linte duke menduar: Babi, pse po më bën këtë?”
    Polaku mohon se karriera e tij ishte një duel simbolik me babanë: “Asnjëherë nuk e pashë kështu. Shkoja në stërvitje i bindur se do të isha sulmues, jo portier. Trajnerët vendosën për portën”. Szczesny tregon për zakonet e tij: “Futbollistët nuk lejohen të shtojnë peshë, kontratat kanë sanksione ekonomike për këtë. Më pëlqen të ha dhe, edhe pse e ruaj peshën, theva rekordin e yndyrës trupore te Barcelona”.

    Ai kujton batutat e shokëve: “Njëherë Leandowski , duke më tallur në dhomën e zhveshjes së përfaqësueses polake, tha: Si mundi Szczesny të ketë një karrierë të tillë me atë trup?” Portieri thekson se nuk ka qenë më i zellshmi në stërvitje, por ka ruajtur një nivel të lartë për 18 vite karrierë: “Ndoshta nuk arrita kurrë 10 perfekte, por kurrë nuk dola nën notën 8. Kjo më lejoi të ndërtoja një karrierë të gjatë”.
    Ai rrëfen vendimin e papritur për të mos luajtur më, përveç Barcelonës: “Tri ditë para se të njoftoja tërheqjen, i thashë Lewandowskit se nuk do të luaja më në asnjë klub…, përveç Barcelonës. Kur më thirrën, ndoshta e dinin se mund të më bindnin”. Szczesny luajti sezonin e tij të parë te Barça pa pagesë, kompensimi ishte i barabartë me atë që duhej t’i kthente Juventusit për ndërprerjen e kontratës para kohe.

    Kështu e ngushëlloi polaku Gerard Martín pas eliminimit në Champions, nga Interi: “E pyeta ‘pse qan’ dhe më tha se kishte humbur gjysmëfinalen. Atëherë i kujtova historinë e tij. Ku ishe dy vite më parë? Luaje një futboll mesatar në çdo stadium. Dhe sot, shoku, ke luajtur gjysmëfinalen e Champions League. Do të humbasësh 100 ndeshje të rëndësishme, do të fitosh 100 të tjera, por shiko ku je sot. Shoku, ky është ‘San Siro’ dhe sot po luaje gjysmëfinalen e Champions League. Thua që humbëm… Po, humbëm, por shiko sa larg ke arritur”.

  • Stërvitje elitare SHBA-Shqipëri, gatishmëri për reagim të menjëhershëm në krizë

    Stërvitje elitare SHBA-Shqipëri, gatishmëri për reagim të menjëhershëm në krizë

    Bota E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 12:44
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur zhvillimin e një stërvitjeje të posaçme gatishmërie nga Forcat e Operacioneve Speciale të Komandës së Operacioneve Speciale të SHBA për Europën (SOCEUR), e cila u realizua javën e kaluar në bazën ushtarake të Zall Herrit, në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura Shqiptare.
    Stërvitja u zhvillua gjatë natës dhe përfshiu mbërritjen e forcave amerikane me dy avionë CV-22 Osprey, mjete të avancuara të Forcave Ajrore të SHBA të specializuara për operacione taktike, zhvendosje të shpejtë dhe misione me rrezik të lartë.

    Në njoftimin e Ambasadës thuhet se: “Nën errësirë dhe në koordinim me aleatët tanë shqiptarë, Forcat e Operacioneve Speciale të SOCEUR zhvilluan një stërvitje gatishmërie për vendosje emergjente në bazën ushtarake të Zall Herrit. Forcat mbërritën me dy aeroplanë CV-22 Osprey në një operacion me dukshmëri të ulët gjatë natës.”

    Ambasada vuri në dukje se operacioni konsolidoi bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve dhe konfirmoi angazhimin e përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

    “Ushtrimi testoi aftësinë për vendosje të shpejtë dhe reagim efektiv ndaj situatave të mundshme emergjente në rajon, duke përforcuar bashkëpunimin dhe sigurinë kolektive,” theksoi Ambasada amerikane.

  • Bayerni merr lajmin e madh, Musiala kthehet në stërvitje 110 ditë pas dëmtimit

    Bayerni merr lajmin e madh, Musiala kthehet në stërvitje 110 ditë pas dëmtimit

    23 Tetor 2025

    14:07

    Alfred Lleshi

    Lajm i madh për Bayern Munich. Jamal Musiala është rikthyer në stërvitje 110 ditë pas dëmtimit. Mesfushori ofensiv gjerman, i rritur në akademinë bavareze, është shëruar nga fraktura e këmbës që pësoi gjatë Kupës së Botës për Klube, në korrik. Të enjten u kthye për herë të parë në fushë me grupin e Vincent Kompany. “Kjo është hera e parë që rikthehem në fushë, ndjesi e mrekullueshme. Hap pas hapi do ta kap formën e duhur”, – tha Musiala për kanalet zyrtare të klubit.

    Sipas “Sky Sports DE”, ai synon të luajë disa ndeshje në dhjetor, kur Bayerni të përballet me Stuttgart, Sporting, Mainz dhe Heidenheim. Drejtori sportiv Christoph Freund, pas fitores 4–0 ndaj Brugge në Champions, mbeti i kujdesshëm për të: “Do të duhet ende pak kohë, por situata është pozitive. Tani mund të mbështetet plotësisht në këmbë”.

    Musiala shtoi: “Një dëmtim i tillë të mëson të njohësh më mirë trupin dhe të rikthehesh më i fortë. Këto kohë e kam kuptuar sa shumë e dua futbollin”.

  • NATO “tregon muskujt” ndaj provokimeve ruse? Aleanca nis stërvitjet bërthamore

    NATO “tregon muskujt” ndaj provokimeve ruse? Aleanca nis stërvitjet bërthamore

    NATO ka nisur manovrat vjetore për të praktikuar mbrojtjen e territorit të aleancës me armë bërthamore.

    Rreth 2.000 pjesëtarë të personelit do të përfshihen në stërvitjet e quajtura “Steadfast Noon” që do të zhvillohen gjatë dy javëve, njoftoi aleanca më 13 tetor në nisje të manovrave.
    Rreth 70 avionë do të përdoren gjatë stërvitjeve, tha NATO, përfshirë avionë luftarakë gjermanë që janë të aftë të transportojnë bombat bërthamore amerikane që janë të stacionuara në Evropë.
    Manovrat e këtij viti pritet të zhvillohen kryesisht në hapësirën ajrore mbi Detin e Veriut. Baza ajrore holandeze në Volkel dhe bazat ushtarake në Kleine Brogel në Belgjikë, Lakenheath në Angli dhe Skrydstrup në Danimarkë pritet gjithashtu të kenë role të rëndësishme.
    NATO thotë se Forcat e Armatosura gjermane kanë ofruar tre avionë Tornado, që janë të aftë të gjuajnë bomba bërthamore amerikane dhe katër Eurofighter për stërvitje.
    Sipas aleancës, këto janë stërvitje rutinore dhe nuk janë përgjigje ndaj shkeljeve të fundit të hapësirave ajrore dhe provokimeve të tjera të bëra nga Rusia. Megjithatë, manovrat po ashtu synojnë të përçojnë një sinjal të qartë në Moskë se NATO-ja është e përgatitur që të mbrojë veten edhe me armë bërthamore, nëse është e nevojshme.
    Kjo stërvitje është e nevojshme për të siguruar që parandalimi bërthamor të mbetet sa më i besueshëm dhe efektiv, tha javën e kaluar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
    Arsyeja pse Gjermania, një vend që nuk ka armë bërthamore, po merr pjesë në stërvitje, lidhet me parimin e NATO-s për ndarjen bërthamore.
    Ky parim parasheh që, në një rast emergjent, armët bërthamore amerikane të tipit B61 të stacionuara në Evropë mund të hidhen edhe nga avionët e vendeve partnere dhe më pas të përdoren për të shkatërruar, për shembull, forcat armike.
    Armët bërthamore amerikane nuk dihet se ku janë të vendosura në Evropë. Megjithatë, ka pasur raportime se armë të tilla ka në veri të Italisë, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.
    NATO-ja nuk ka dhënë detaje se cili skenar konkret do të ushtrohet gjatë manovrave.
    Ekspertët ushtarakë thonë se manovrat, të cilat zhvillohen rregullisht në tetor, përfshijnë stërvitjen e mënyrës së transportit të sigurt të armëve nga magazinat nën tokë tek avionët dhe montimin e tyre nën avionët luftarakë.
    Megjithatë, në këtë dhe stërvitjet sulmuese përdoren vetëm bomba për stërvitje, pa kokat reale bërthamore./Rel

    Top Channel

  • Kombëtarja kthehet në stërvitje pas fitores ndaj Serbisë, nisin përgatitjet për sfidën ndaj Jordanisë në “Air Albania”

    Kombëtarja kthehet në stërvitje pas fitores ndaj Serbisë, nisin përgatitjet për sfidën ndaj Jordanisë në “Air Albania”

    Kombëtarja shqiptare është rikthyer në stërvitje pas fitores së madhe ndaj Serbisë mbrëmjen e djeshme në Leskovac dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen miqësore me Jordaninë, e programuar të luhet të martën, më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.
    Trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë në stërvitjen e sotme. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, me fokus te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës, ndërsa ata që u aktivizuan në ndeshjen zyrtare kryen vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.

    Atmosfera në kampin kuqezi është shumë pozitive. Lojtarët e kanë kthyer në festë fitoren historike që e afron edhe më shumë Shqipërinë me objektivin për të siguruar një vend në play-off-in e Botërorit 2026.
    Pas këtij suksesi, të gjithë lojtarët e Kombëtares ftojnë tifozët shqiptarë të mbushin shkallët e stadiumit “Air Albania” për të krijuar një atmosferë fantastike dhe festive, ashtu siç u festua ai triumf në rrugët e çdo qyteti e vendi ku flitet shqip.
    © BalkanWeb

  • “Ke një karrierë të gjatë, si fjalimet e mia”/ Rama fton në Podkast ministren e re të shëndetësisë, kryeministri me batuta: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

    “Ke një karrierë të gjatë, si fjalimet e mia”/ Rama fton në Podkast ministren e re të shëndetësisë, kryeministri me batuta: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

    Kryeministri Edi Rama ka ftuar këtë të diel në Podkastin e tij “Flasim”, ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala.

    Rama në nisje të bisedës u shpreh se ajo është një profesioniste që ka bërë karrierë jashtë vendit, prej afro 30 vitesh, duke i thënë se “karriera jote është shumë e gjatë, si fjalimet e mia”.
    “Kur ika nga Shqipëria bëra një doktoratë në Cambridge, sfida ishte se vija nga një sistem që nuk kishte qenë kaq i përparuar në këtë fushë. Nuk shkon vetëm”, tha ajo.
    Ministrja nuk i ka shpëtuar dhe batutave të Ramës, teksa i tha se duhet të bëjë pak më tepër stërvitje për të përsosur shprehinë në shqip.
    “Duhet të bësh stërvitje me shqipen këtë periudhë”, tha Rama me humor.

    Top Channel

  • Ngarkesa në stërvitje ‘ndal’ Kumbullën, në dyshim ndeshjet e radhës

    Ngarkesa në stërvitje ‘ndal’ Kumbullën, në dyshim ndeshjet e radhës

    Marash Kumbulla u rikthye sërish në kampionatin spanjoll gjatë merkatos së verës, por tashmë duke luajtur me fanellën e Majorkës.
    Mbrojtësi i Kombëtares, ka zënë një vend titullari në skuadrën e tij, por ditët e fundit gjërat nuk kanë shkuar mirë pasi një ngarkesë e madhe në stërvitje, i ka sjellë një dëmtim në kofshë.
    Mbrojtësi nuk është stërvitur ditën e djeshme me skuadrën e tij për shkak të këtij dëmtimi dhe ditët në vazhdim, do të shihet gjendja fizike para se të rrezikohet për ndonjë dëmtim më të rëndë. Kumbulla luajti sezonin e fundit me Espanjolin në Spanjë, duke u kthyer më pas te Roma pas huazimit e më vonë, firmosi me Majorkën, aty ku gjen Muriqin.