Tag: stërvitja

  • A djeg më shumë kalori nëse stërvitesh me stomakun bosh? Përgjigjet eksperti

    A djeg më shumë kalori nëse stërvitesh me stomakun bosh? Përgjigjet eksperti

    Prej kohësh na ka torturuar pyetja nëse digjen më shumë kalori nëse stërvitemi me stomakun bosh, ndaj më në fund, ekspertët kanë marrë mundimin të na përgjigjen.

    “Ka një element të vërtete në këtë,” thotë Javier Gonzalez, profesor i ushqyerjes dhe metabolizmit në universitetin e Bath-it.

    “Kur ushtrohemi, gjithmonë djegim një përzierje energjish, kryesisht karbohidrate dhe yndyrë. Nëse ke bërë fasting gjatë natës, zakonisht djeg pak më shumë yndyrë dhe më pak karbohidrate sesa nëse ke ngrënë mëngjes, sidomos një vakt të pasur me karbohidrate.” Por kjo nuk do të thotë se stërvitja me stomakun bosh është më e mirë për humbje peshe.

    “Ne mund të magazinojmë vetëm një sasi të vogël karbohidratesh në muskuj dhe në mëlçi. Çdo energji e tepërt, qoftë nga karbohidratet, yndyrnat apo proteinat, magazinohet si dhjamë trupor. Prandaj, për të humbur dhjamë, duhet të jesh në deficit energjie: të djegësh më shumë energji sesa konsumon. Nëse nuk je, nuk ka rëndësi nëse ushtron me stomakun bosh apo i ushqyer, trupi e balancion vetë me kohën,” thotë Gonzalez.

    Kjo nuk do të thotë se stërvitja me stomakun bosh është e kotë. Studimet, përfshirë edhe ato të vetë Gonzalez-it, sugjerojnë se stërvitja me stomakun bosh mund të përmirësojë paksa shëndetin metabolik, veçanërisht mënyrën se si muskujt përshtaten ndaj ushtrimeve dhe se si trupi menaxhon rritjet e shpejta të sheqerit në gjak, të cilat mund të shkaktojnë rënie të energjisë më vonë.

    “Stërvitja me stomakun bosh duket se i nxit muskujt të lëvizin glukozën nga gjaku,” thotë ai. “Kështu që, mund të përmirësojë kontrollin e sheqerit në gjak, sidomos pas vakteve.”

    Efektet janë më të dukshme në ushtrimet e qëndrueshmërisë si vrapimi ose çiklizmi. Gjatë ushtrimeve me intensitet më të lartë, si sprintet, trupi mbështetet shumë te karbohidratet, pavarësisht nëse je me stomakun bosh apo jo. Në përgjithësi, përfitimet e stërvitjes në këtë mënyrë janë të moderuara.

    “Gjëja më e rëndësishme është të bësh aktivitet. Nëse e bën me barkun bosh apo plot, kjo është thjesht qershia mbi tortë,” thotë Gonzalez.

    Nëse do ta provosh, nis lehtë, me 15 ose 20 minuta dhe rrite gradualisht.

  • NATO nis stërvitjen bërthamore më 13 tetor, Rutte: Do t’i mbrojmë të gjithë aleatët tanë nga çdo kërcënim

    NATO nis stërvitjen bërthamore më 13 tetor, Rutte: Do t’i mbrojmë të gjithë aleatët tanë nga çdo kërcënim

    Baza ajrore Volkel në Holandë është një nga pikat kryesore ku do të zhvillohet stërvitja vjetore bërthamore e NATO-s “Steadfast Noon”, e cila do të nisë më 13 tetor.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës së tij në këtë bazë më 18 shtator, tha se stërvitja është thelbësore për të ruajtur besueshmërinë, sigurinë dhe efektivitetin e parandaluesit bërthamor të aleancës.
    “Do të shohim avionë, si F-35A holandez shumë mbresëlënës, që marrin pjesë në stërvitje së bashku me forca ajrore nga e gjithë aleanca. Kjo është një stërvitje e rregullt, që zhvillohet çdo vit, dhe na ndihmon të sigurojmë që parandaluesi ynë bërthamor të mbetet sa më i sigurt dhe efektiv”, deklaroi Rutte.
    Sekretari i Përgjithshëm shtoi se stërvitja dërgon një sinjal të qartë çdo kundërshtari të mundshëm:
    “Ne do t’i mbrojmë dhe do t’i mbrojmë të gjithë aleatët tanë nga çdo kërcënim”.
    Stërvitja “Steadfast Noon” është një demonstrim i aftësisë parandaluese bërthamore të NATO-s, por në të nuk përdoren armë bërthamore.
    “Uroj suksese të gjithë pjesëmarrësve. Kjo stërvitje është shumë e rëndësishme”, përfundoi Sekretari i Përgjithshëm.

    Top Channel

  • NATO tregon “dhëmbët”, nis stërvitja e madhe ushtarake në Hamburg

    NATO tregon “dhëmbët”, nis stërvitja e madhe ushtarake në Hamburg

    Një stërvitje 3-ditore e NATO-s ka filluar në Hamburg, duke u klasifikuar si një nga manovrat më të mëdha ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
    Sipas raporteve të mediave lokale si NDR, stërvitja do të mbulojë nevojën e mundshme për të zhvendosur trupa në krahun lindor të Aleancës duke insinuuar një “incident serioz”, si dhe menaxhimin e protestave atje.
    “Sot duhet të riushtrojmë atë që ishte pjesë e jetës së përditshme në shumë rajone gjatë Luftës së Ftohtë”, tha zëdhënësi i ushtrisë Juergen Bredtmann.

  • Stërvitja Rusi-Bjellorusi – Mobilizim ushtarak i fshehur?

    Stërvitja Rusi-Bjellorusi – Mobilizim ushtarak i fshehur?

    STERVITJA

    BJELLORUSI- Është stërvitja e parë e përbashkët ushtarake midis Rusisë dhe Bjellorusisë në territorin bjellorus që nga viti 2021. Ajo mban emrin Zapad, fjala ruse për Perëndimin dhe përfshin praktikimin e aktiviteteve ushtarake në rajonet afër kufijve më të rëndësishëm të Evropës, përfshirë edhe vendosjen e konsiderueshme të pajisjeve dhe trupave.
    Stërvitja Zapad zhvillohet çdo katër vjet. Këtë herë stërvitja vjen në një kohë shumë të tensionuar – një javë sulmesh masive me dronë rusë ndaj objektivave ukrainase; dy ditë pasi dronët rusë depërtuan thellë në Poloni. Pikërisht për këtë shkak, vendet e NATO-s janë të shqetësuara. Kryeministri polak Donald Tusk tha se vendi i tij nuk ka qenëk aq afër një “konflikti të hapur” që nga Lufta e Dytë Botërore. Në përgjigje të Zapad, Polonia ka mbyllur kufirin e saj me Bjellorusinë dhe ka filluar stërvitjet e veta ushtarake, të cilat i quan “Mbrojtësi i Hekurt”.
    Rusia e zhvillon stërvitjen me aleatin e saj më të rëndësishëm evropian, Bjellorusinë,  në territorin e të dy vendeve, dhe konsiderohet stërvitja më e rëndësishme ushtarake për forcat e armatosura të të dy vendeve. Zyrtarisht stërvitja synon të inskenojë konflikte të mundshme dhe të përgatisë forcat e armatosura për to.
    Pas agresionit rus ndaj Ukrainës, tani vite më vonë, analistët ushtarakë, stërvitjen e vitit 2021 e shohin ndërkohë si përgatitje për pushtimin. Rusia sulmoi edhe nga veriperëndimi, pra nga territori bjellorus.  Udhëheqja në Kiev e konsideron tani të pamundur që Rusia të pushtojë përsëri nga Bjellorusia, pasi Ukraina tani po e mbron shumë mirë kufirin e saj, thotë Andriy Demchenko, zëdhënës i Mbrojtjes Kufitare të Ukrainës.
    Ukraina po i ndjek manovrat me kujdes
    “Njësitë tona, sigurisht, po monitorojnë se çfarë po ndodh atje, deri në çfarë mase kjo manovër rrit më tej rrezikun për vendin tonë”, tha zëdhënësi. “Ne tashmë mund të shohim se ka trupa dhe pajisje ushtarake ruse në anën tjetër të kufirit.”
    Në ditët e para të pushtimit tre vjet e gjysmë më parë, trupat ruse përparuan nga Bjellorusia, së pari në vendin e ish-centralit bërthamor të Çernobilit, pastaj më tej drejt Kievit. Trupat ruse u ndalën vetëm disa kilometra në veri dhe perëndim të kryeqytetit ukrainas. Por pas disa javësh, Ukraina ia doli të dëbonte trupat ruse që andej. Rusia i zhvendosi kryesisht këto trupa në Donbas, në frontin në Ukrainën lindore.
    Rezervistë të rinj për frontin?
    Të paktën, mund të ketë provokime në kufi gjatë manovrave ruso-bjelloruse, thotë eksperti ushtarak ukrainas Vasyl Pechnjo në kanalin televiziv Espreso. “Për më tepër, stërvitja mund të përfaqësojë një lloj mobilizimi të fshehur për Rusinë”, paralajmëron Pechnjo. Ushtria ruse mund të dërgojë rezervistë në stërvitje pa thënë se ata në të vërtetë janë të destinuar për atë që Rusia e quan operacion të posaçëm ushtarak në Ukrainë. “Dhe pas kësaj, ata do të dërgoheshin, për shembull, në frontin në Ukrainën lindore”, thotë eksperti ushtarak. Kjo do t’i siguronte Rusisë ushtarë të rinj dhe do t’i lejonte asaj të intensifikonte sulmet e saj në vijat e frontit të kontestuara.
    Qëllimi kryesor: frikësimi i Perëndimit
    Sipas Kievit kjo manovër synon të frikësojë partnerët perëndimorë të Ukrainës, Udhëheqja ushtarake bjelloruse ka njoftuar se do të praktikojë gjithashtu përdorimin e armëve bërthamore dhe raketave të reja me rreze të mesme veprimi.
    Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenski, “rusët po testojnë se çfarë mund të bëjnë pa u ndëshkuar dhe si do të reagojnë vendet e NATO-s”. Sipas tij, “testimi i reagimit të NATO-s mund të jetë pjesë e planeve për këtë stërvitje ushtarake.”/DW

  • Stërvitja Rusi-Bjellorusi e rreth 13.000 ushtarëve, mobilizim ushtarak i fshehur? Manovrat shihen si provokim ndaj Perëndimit

    Stërvitja Rusi-Bjellorusi e rreth 13.000 ushtarëve, mobilizim ushtarak i fshehur? Manovrat shihen si provokim ndaj Perëndimit

    Sipas informacioneve zyrtare edhe marina ruse po merr pjesë në stërvitjen Zapad 2025.Fotografi: Russian Defence Ministry/AFP
    Rreth 13.000 ushtarë nga Bjellorusia dhe Rusia filluan stërvitjen ushtarake, Zapad, pranë kufirit polak. Manovrat shihen si provokim ndaj Perëndimit.Është stërvitja e parë e përbashkët ushtarake midis Rusisë dhe Bjellorusisë në territorin bjellorus që nga viti 2021. Ajo mban emrin Zapad, fjala ruse për Perëndimin dhe përfshin praktikimin e aktiviteteve ushtarake në rajonet afër kufijve më të rëndësishëm të Evropës, përfshirë edhe vendosjen e konsiderueshme të pajisjeve dhe trupave.
    Stërvitja Zapad zhvillohet çdo katër vjet. Këtë herë stërvitja vjen në një kohë shumë të tensionuar – një javë sulmesh masive me dronë rusë ndaj objektivave ukrainase; dy ditë pasi dronët rusë depërtuan thellë në Poloni. Pikërisht për këtë shkak, vendet e NATO-s janë të shqetësuara. Kryeministri polak Donald Tusk tha se vendi i tij nuk ka qenëk aq afër një “konflikti të hapur” që nga Lufta e Dytë Botërore. Në përgjigje të Zapad, Polonia ka mbyllur kufirin e saj me Bjellorusinë dhe ka filluar stërvitjet e veta ushtarake, të cilat i quan “Mbrojtësi i Hekurt”.

    Rusia e zhvillon stërvitjen me aleatin e saj më të rëndësishëm evropian, Bjellorusinë, në territorin e të dy vendeve, dhe konsiderohet stërvitja më e rëndësishme ushtarake për forcat e armatosura të të dy vendeve. Zyrtarisht stërvitja synon të inskenojë konflikte të mundshme dhe të përgatisë forcat e armatosura për to.
    Ushtria ruse ofron foto që sipas saj tregojnë manovrën Zapad.Fotografi: Russian Defense Ministry Press Service/AP Photo/picture allianceUshtria ruse ofron foto që sipas saj tregojnë manovrën Zapad.Fotografi: Russian Defense Ministry Press Service/AP Photo/picture alliance
    Pas agresionit rus ndaj Ukrainës, tani vite më vonë, analistët ushtarakë, stërvitjen e vitit 2021 e shohin ndërkohë si përgatitje për pushtimin. Rusia sulmoi edhe nga veriperëndimi, pra nga territori bjellorus. Udhëheqja në Kiev e konsideron tani të pamundur që Rusia të pushtojë përsëri nga Bjellorusia, pasi Ukraina tani po e mbron shumë mirë kufirin e saj, thotë Andriy Demchenko, zëdhënës i Mbrojtjes Kufitare të Ukrainës.
    Ukraina po i ndjek manovrat me kujdes“Njësitë tona, sigurisht, po monitorojnë se çfarë po ndodh atje, deri në çfarë mase kjo manovër rrit më tej rrezikun për vendin tonë”, tha zëdhënësi. “Ne tashmë mund të shohim se ka trupa dhe pajisje ushtarake ruse në anën tjetër të kufirit.”
    Në ditët e para të pushtimit tre vjet e gjysmë më parë, trupat ruse përparuan nga Bjellorusia, së pari në vendin e ish-centralit bërthamor të Çernobilit, pastaj më tej drejt Kievit. Trupat ruse u ndalën vetëm disa kilometra në veri dhe perëndim të kryeqytetit ukrainas. Por pas disa javësh, Ukraina ia doli të dëbonte trupat ruse që andej. Rusia i zhvendosi kryesisht këto trupa në Donbas, në frontin në Ukrainën lindore.
    Rezervistë të rinj për frontin?Të paktën, mund të ketë provokime në kufi gjatë manovrave ruso-bjelloruse, thotë eksperti ushtarak ukrainas Vasyl Pechnjo në kanalin televiziv Espreso. “Për më tepër, stërvitja mund të përfaqësojë një lloj mobilizimi të fshehur për Rusinë”, paralajmëron Pechnjo. Ushtria ruse mund të dërgojë rezervistë në stërvitje pa thënë se ata në të vërtetë janë të destinuar për atë që Rusia e quan operacion të posaçëm ushtarak në Ukrainë. “Dhe pas kësaj, ata do të dërgoheshin, për shembull, në frontin në Ukrainën lindore”, thotë eksperti ushtarak. Kjo do t’i siguronte Rusisë ushtarë të rinj dhe do t’i lejonte asaj të intensifikonte sulmet e saj në vijat e frontit të kontestuara.
    Qëllimi kryesor: frikësimi i PerëndimitSipas Kievit kjo manovër synon të frikësojë partnerët perëndimorë të Ukrainës, Udhëheqja ushtarake bjelloruse ka njoftuar se do të praktikojë gjithashtu përdorimin e armëve bërthamore dhe raketave të reja me rreze të mesme veprimi.
    Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenski, “rusët po testojnë se çfarë mund të bëjnë pa u ndëshkuar dhe si do të reagojnë vendet e NATO-s”. Sipas tij, “testimi i reagimit të NATO-s mund të jetë pjesë e planeve për këtë stërvitje ushtarake.”
    la/dw/tgsch

  • Pas dronëve në Poloni, Rusia rrit më tej tensionet, fillon stërvitja e përbashkët me Bjellorusinë në kufirin e NATO-s

    Pas dronëve në Poloni, Rusia rrit më tej tensionet, fillon stërvitja e përbashkët me Bjellorusinë në kufirin e NATO-s

    Rusia dhe Bjellorusia filluan stërvitje të përbashkëta ushtarake në kufijtë e NATO-s të premten, duke përshkallëzuar tensionet me Perëndimin, dy ditë pasi Polonia rrëzoi dronë rusë që hynë në hapësirën e saj ajrore.
    Stërvitja e përbashkët ushtarake “Zapad-2025”, e cila po mbahet në bazat ushtarake në të dy vendet, përfshin gjithashtu zona pranë kufirit polak.

    The Zapad 2025 joint military exercise between Belarus and Russia has officially commenced, according to the Russian Ministry of Defense. pic.twitter.com/Eaoh2Mi0K2
    — Visegrád 24 (@visegrad24) September 12, 2025

    Stërvitja ishte planifikuar para incidentit me dron, i cili është rasti i parë i njohur në të cilin një anëtar i NATO-s është detyruar të “godasë” objektivat ruse gjatë luftës 3.5-vjeçare.
    Ministria ruse e Mbrojtjes tha se në fazën e parë të stërvitjes, trupat do të simulojnë sprapsjen e një sulmi ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
    Në fazën e dytë, stërvitja do të përqendrohet në rivendosjen e integritetit territorial dhe në eliminimin e armikut, tha Ministria e Mbrojtjes.
    Stërvitjet që do të mbahen përfshijnë ushtrime në të dy vendet dhe në Detet Baltik dhe Barents.
    Bjellorusia kufizohet me tre anëtarë të NATO-s, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë, dhe gjithashtu kufizohet me Ukrainën.

    🇷🇺🇧🇾 Se inicia o exercício militar conjunto Zapad 2025!
    O objetivo do exercício estratégico é o treinamento conjunto das forças armadas da Rússia e Belarus, simulando a defesa dos seus territórios contra uma agressão da OTAN aos dois estados.pic.twitter.com/dXitzD5hnC
    — Análise Geopolítica (@AnaliseGeopol) September 12, 2025

    Kryeministri polak Donald Tusk, para incidentit me dronë, i kishte quajtur stërvitjet mes Rusisë dhe Bjellorusisë “shumë agresive” dhe kishte njoftuar se Polonia do të mbyllte kufirin e saj me Bjellorusinë në mesnatën e së enjtes.
    Zëvendësministri i Mbrojtjes i Polonisë, Czeszary Tomczyk , tha se Polonia ishte përgatitur prej muajsh dhe po zhvillonte stërvitjet e veta të koduara “Mbrojtësi i Hekurt “, me 30,000 ushtarë që merrnin pjesë në stërvitje dhe rreth 5,000 në kufirin me Bjellorusinë.

    🚨BREAKING/ALERT: Poland has fully closed its border with Belarus tonight due to the start of the Zapad 2025 Russian military exercises.
    Russian officials have threatened Warsaw with “consequences” if it decides to move forward with closing the border.pic.twitter.com/NO3nrYDnGL
    — The Enforcer (@ItsTheEnforcer) September 11, 2025

    Lituania ka thënë gjithashtu se po mbron kufijtë e saj për shkak të stërvitjes ushtarake.
    Gjenerali Pavel Muraveyko, shefi i Shtabit të Përgjithshëm në Bjellorusi, tha se stërvitjet do të zhvillohen në një “distancë të konsiderueshme” nga kufijtë me shtetet e NATO-s dhe Ukrainën.
    Stërvitja e përbashkët, Zapad , u zhvillua në shtator 2021, pesë muaj para pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, i cili filloi pjesërisht nga territori bjellorus. Udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko, një aleat i ngushtë i presidentit rus, e ka mbështetur Putinin gjatë gjithë luftës, por nuk ka dërguar asnjë trupë të vetën.
    Që nga fillimi i konfliktit, Bjellorusia i ka lejuar Rusisë të stacionojë rregullisht raketa bërthamore në territorin e saj dhe po përgatitet të presë raketën e re hipersonike Oreshnik të Moskës.
    Lukashenko, megjithatë, po përpiqet të riparojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara pas viteve të sanksioneve./vizionplus.tv

  • Kombëtarja, stërvitja e fundit në Malaga. Nga nesër përgatitjet vijojnë në Shtëpinë e Futbollit

    Kombëtarja, stërvitja e fundit në Malaga. Nga nesër përgatitjet vijojnë në Shtëpinë e Futbollit

    Kombëtarja shqiptare zhvilloi mëngjesin e sotëm një seancë stërvitore pas ndeshjes miqësore ndaj Gjibraltarit.
    Lojtarët e aktivizuar përgjatë ndeshjes së mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe disa ushtrime të lehta, ndërsa lojtarët pa minutazh në ndeshje realizuan stërvitje të plotë.
    Pasditen e sotme ekipi do të udhëtojë drejt Tiranës ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të kampionatit botëror ndaj Letonisë.

  • Huijsen: Stërvitja te Real Madridi ka nivel më të lartë se disa ndeshje zyrtare

    Huijsen: Stërvitja te Real Madridi ka nivel më të lartë se disa ndeshje zyrtare

    3 Shtator 2025

    11:04

    Alfred Lleshi

    Dean Huijsen rrëfeu muajt e parë te “Los Blancos”: “Për çdo futbollist, transferimi te Real Madridi është diçka e madhe. Çfarë më pëlqen më shumë? Dhoma e zhveshjes, njerëzit… Të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Edhe infrastruktura, udhëtimet…, gjithçka është fantastike. Jam shumë i lumtur. Mësoj shumë nga Rüdiger dhe Carvajal, por jemi një grup i bashkuar dhe bëjmë gjithçka së bashku”.
    Për stërvitjen me Mbappé, Vinicius dhe Rodrygo: “Është më e vështirë se ndeshjet, por mbetet gjëja më e mirë për mua, sepse më bën të përmirësohem çdo ditë. Stërvitja e Real Madridit është edhe më e fortë, ka nivel më të lartë se disa ndeshje zyrtare”.
    Për Kupën e Botës me Spanjën: “Së pari duhet të kualifikohemi. Por, natyrisht, të luash një Botëror është diçka shumë speciale”. Për Lamine Yamal te kombëtarja: “Një lojtar i madh. Shpresoj të performojë shumë mirë këtu, ndërsa kur përballemi në kampionat, të mos bëjë shumë”.

  • Stërvitja e çuditshme e Etrit Berishës! Në jetën e shfrenuar të Stokholmit bënte vrap në darkë: Disa të pirë bënin shaka me mua

    Stërvitja e çuditshme e Etrit Berishës! Në jetën e shfrenuar të Stokholmit bënte vrap në darkë: Disa të pirë bënin shaka me mua

    Etrit Berisha po përjeton “jetën e dytë”! Një tjetër shans i është dhënë portierit shqiptar dhe ai e ka shfrytëzuar atë më së miri. Berisha eleminoi Anderlehtin nga Europa me dy penallti të pritura në 11-metërsh dhe me një tjetër penallti të shënuar.
    Te Hacken, të gjithë flasin për Etrit Berishën. Portieri i Kombëtares qëndroi pa ekip për shumë kohë, por në një intervistë për mediat në Suedi, Berisha ka treguar se çfarë ka bërë gjatë kohës që ishte pa ekip.Stërvitja vazhdonte, madje ishte edhe pak e çuditshme. Në orën 10 të mbrëmjes, në mesin e Stokholmit që ka jetë nate të shfrenuar, Berisha lidhte fort atletet dhe dilte për të vrapuar.
    Disa shkëmbenin edhe batuta pasi ishin “ngrohur” pak nga pija dhe pasi një nate e gjatë i priste, ndërsa shihnin dikë si Berisha që vraponte te shkallët duke u ngjitur dhe zbritur për të mbajtur trupin në formë.“Takoja njerëz që ishin pak të dehur dhe bënin shaka me mua. Kur vrapoja te shkallët dhe zbuluan se isha futbollist, filluan të më pyesnin nëse mbështesja Hammarby apo AIK”, tha Berisha. /Sport Ekspres/

  • Stërvitja kardio për të humbur peshë dhe për të përmirësuar shëndetin, këshillat e ekspertit

    Stërvitja kardio për të humbur peshë dhe për të përmirësuar shëndetin, këshillat e ekspertit

    Për të humbur peshë, duhet të djegësh kalori. Dhe në këtë lojë, ushtrimet kardio janë një “armë shkatërrimi në masë” kundër dhjamit! Të bazuara në parimin e rezistencës, ato sulmojnë rezervat e yndyrës dhe ndihmojnë në rënien nga pesha. Të lehta për t’u praktikuar, janë një aleat i rëndësishëm për dietën dhe ruajtjen e linjave trupore.

    “Është një aktivitet thelbësor për të ruajtur shëndetin e sistemit kardiovaskular, për të parandaluar shumë sëmundje kronike dhe për të promovuar jetëgjatësinë. Kardio nuk është vetëm një strategji estetike, por një investim i vërtetë për të ardhmen”, shpjegon Stefano Marini, mbikëqyrës i fitnesit në Aspria Group.

    Nëse doni të humbni peshë dhe keni nisur një dietë, stërvitja kardio është një ndihmë efektive për të arritur rezultate. Nëse tashmë keni arritur peshën ideale, mbani zakone ushqimore të përshtatshme për strukturën dhe moshën tuaj trupore, dhe zgjidhni një aktivitet kardio të rregullt për ta mbajtur peshën nën kontroll. Keni shumë alternativa për të punuar mbi qëndrueshmërinë: “Ecje, vrap i lehtë, biçikletë, not, patinazh. Stërvitja kardio mund të kryhet në shtëpi, në ambient të hapur ose në palestër. Në shtëpi, mund të përdorni mjete si pajisja për lundrim, biçikleta stacionare, eliptikja, pista e vrapimit (tapis roulant), steperi,” këshillon eksperti. Kujdes, disa nga këto aktivitete janë më traumatike për trupin se të tjerat, kjo vlen sidomos për vrapin: “Shmangeni nëse keni probleme me shpinën apo gjunjët. Është e rëndësishme të dini si të orientoheni në zgjedhje, veçanërisht nëse jeni fillestar. Jo të gjitha aktivitetet kardio janë të barabarta: ka dallime të rëndësishme si nga aspekti teknik (ekzekutimi, koordinimi, qëndrimi), ashtu edhe metabolik, kardiovaskular, në terma të intensitetit dhe konsumit energjetik”, thekson Stefano.

    Stërvitja kardio është një aktivitet i plotë që ndihmon në përmirësimin e funksionit të sistemit kardiovaskular dhe respirator. “Për të arritur rezultate të shpejta dhe të dukshme në humbjen e peshës, është e rëndësishme të bëhen 2-3 seanca në javë, pra rreth 1.5 orë aktivitet gjithsej. Nëse sapo po filloni, bëni 3 seanca nga të paktën 30 minuta. Ky është minimumi që i duhet trupit për të filluar djegien e yndyrës së depozituar. Më pas, rrisni kohëzgjatjen në 45-60 minuta,” sugjeron eksperti.

    Një renditje e mundshme nga më e lehta tek më e vështira:

    Ecje e shpejtë

    Pikënisje shumë e mirë, e përshtatshme për të gjithë.
    Ndikim i ulët në artikulacione.
    Përpjekje kardiovaskulare e lehtë.

    Biçikletë stacionare (indoor)

     

    Ideale për njerëzit me mbipeshë, për shkak të ndikimit minimal në kyçe.
    Lëvizja është e thjeshtë dhe e kontrolluar.
    Intensitet kardiovaskular nga i lehtë në mesatar, në varësi të rezistencës së vendosur.

    Eliptike

    Aktivizon njëkohësisht pjesën e sipërme dhe të poshtme të trupit.
    Kërkon koordinim, por mbron kyçet.
    Intensitet kardiovaskular mesatar.

    Vrap i lehtë

    Ndikim më i madh në kyçe (sidomos në gjunjë dhe shpinë).
    Rrit ndjeshëm rrahjet e zemrës.
    Ideal për ata me një bazë stërvitjeje.
    Intensitet kardiovaskular nga mesatar në të lartë.

    Biçikletë jashtë

    Ndryshe nga biçikleta stacionare, përfshin faktorë të jashtëm: ngjitje, zbritje, erë, cilësia e terrenit.
    Kërkon më shumë ekuilibër, koordinim dhe forcë në këmbë.
    Intensitet kardiovaskular mesatar ose i lartë, sipas rrugës.

     

    Stepper

    Simulon një ngjitje të vazhdueshme, i shkëlqyer për vithe dhe kofshë.
    Lodhje e ndjeshme edhe në shpejtësi të ulët.
    Angazhim i theksuar kardiovaskular.
    Intensitet i lartë.

    Patinazh

    Kërkon ekuilibër, forcë në bërthamën trupore, koordinim dhe kontroll të lëvizjeve.

    I përshtatshëm për ata që kanë tashmë një bazë fizike të mirë.

    Intensitet kardiovaskular i mesëm në të lartë.

    Not

    Aktivitet i plotë dhe me ndikim të ulët falë lundrimit në ujë.
    Aktivizon të gjitha grupet muskulore dhe kërkon teknikë të mirë e kontroll frymëmarrjeje.
    Pa teknikë të saktë mund të jetë shumë lodhës.
    Intensitet kardiovaskular nga mesatar në të lartë, sipas stilit dhe ritmit.

    A është më mirë të stërviteni me stomakun bosh? Disa studime thonë se stërvitja në agjërim mund të nxisë djegien e yndyrës, por nuk është një strategji thelbësore apo e rekomanduar, sidomos për fillestarët ose ata që ndjekin një dietë me kalori të reduktuara. “Pas një agjërimi gjatë natës, rezervat e glikogjenit janë të ulëta, niveli i kortizolit është më i lartë dhe performanca mund të bjerë, duke rrezikuar hipoglicemi dhe humbje të masës muskulore,” thekson eksperti. Ai shton: “Dy shtyllat kryesore të një humbjeje peshe efektive dhe të qëndrueshme janë: një plan ushqimor i personalizuar, mundësisht i hartuar nga një profesionist, dhe një rritje e shpenzimit kalorik përmes aktivitetit fizik, si kardio, ashtu edhe forca. Pikërisht ky ekuilibër ndërmjet ushqyerjes së qëllimshme dhe lëvizjes krijon deficitin e nevojshëm për të aktivizuar humbjen e dhjamit trupor. Stërvitja në agjërim, sidomos gjatë fazave të kufizimit kalorik, mund të jetë më e dëmshme se sa e dobishme, veçanërisht për ata që nuk janë mësuar ende me ngarkesa të larta apo stres metabolik”.

    Këshilla për më tepër sukses? Pini ujë para, gjatë dhe pas aktivitetit për të ndihmuar në eliminimin e toksinave. Dhe në fund të stërvitjes… asnjëherë pa stretching!