Tag: stella

  • Vajza e Antonio Banderas dhe Melanie Griffith martohet në Spanjë

    Vajza e Antonio Banderas dhe Melanie Griffith martohet në Spanjë

    Vajza e aktorit të famshëm Antonio Banderas dhe aktores Melanie Griffith, Stella Banderas, u martua të shtunën, më 18 tetor, në një ceremoni madhështore të zhvilluar në manastirin Retuerta Le Domaine Abbey, në Valladolid të Spanjës.

    Aktorin 65-vjeçar e pushtuan emocionet, teksa e pa vajzën e tij të vetme të veshur si nuse. “Të shoh vajzën time të veshur si nuse është një nga momentet më të bukura të jetës sime. Do të jem babai i nuses, dhe këtë rol e marr përsipër me gjithë emocionin e botës,” – u shpreh Banderas për revistën ¡Hola! pak para dasmës.
    Stella dhe partneri i saj prej shumë vitesh, Alex Gruzinski, u fotografuan duke mbajtur duart dhe duke buzëqeshur. Nusja dukej e mrekullueshme me një fustan dantelle me supe të hapura, ndërsa dhëndri kishte zgjedhur një smoking klasik të zi. Antonio Banderas u pa duke ngritur gotën për të përshëndetur të sapomartuarit, i veshur me një kostum elegant të zi dhe papion.

    Antonio Banderas reveals the special reason his daughter, 29, chose to marry in Spain – and says seeing her as a bride was one of the ‘most beautiful moments’ of his life https://t.co/7x5EgIW2Dk
    — Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) October 21, 2025

    Aktori shpjegoi edhe arsyen pse vajza e tij zgjodhi të martohej në Spanjë, duke theksuar se ky vendim e mbushi me krenari: “Ajo ndihet andaluziane, edhe pse është rritur në SHBA. Kjo është mënyra e saj për t’u rilidhur me rrënjët dhe për të ndarë atdheun e saj me bashkëshortin dhe familjen e tij,” – tha Banderas.
    Sipas ¡Hola!, në dasmë ishin të pranishme edhe vajzat e Michelle dhe Barack Obama, gjysmëmotra e Stellës, Dakota Johnson, gjyshja e saj, aktorja legjendare Tippi Hedren, si dhe Trudy Styler, producentja, regjisorja dhe bashkëshortja e këngëtarit Sting.
    Ngjarja u zhvillua në fshehtësi të plotë, me masa të rrepta sigurie. Të ftuarve u ndaluan telefonat celularë, ndërsa stafi nënshkroi marrëveshje konfidencialiteti. Në ceremoni morën pjesë rreth 200–250 persona dhe festimet përfshinë kokteje në natyrë, një drekë zyrtare dhe një festë me muzikë live dhe bar të hapur.
    Stella Banderas kishte njoftuar fejesën e saj në gusht 2024 përmes Instagram-it, duke publikuar foto të propozimit romantik. Në imazhe, ajo tregonte unazën me gur solitar që i dhuroi Alex, duke shkruar: “Do ta kaloj pjesën tjetër të jetës sime me personin tim të preferuar në Tokë!”

    Top Channel

  • Drama e divave në Javën e Modës në Paris/ Cara Delevingne humbet qetësinë në sfilatën e Stella McCartney

    Drama e divave në Javën e Modës në Paris/ Cara Delevingne humbet qetësinë në sfilatën e Stella McCartney

    Modelja e njohur britanike Cara Delevingne ka përjetuar një situatë të pazakontë gjatë Javës së Modës në Paris, teksa mbërriti për të ndjekur sfilatën e markës Stella McCartney. Ndonëse është një figurë e njohur e botës së modës, Cara u përball me një moment aspak komod: nuk u njoh nga stafi në hyrje dhe iu desh të priste në radhë si të gjithë të ftuarit e tjerë.
    “Kjo po bëhet çmenduri…”
    Kur mbërriti në vendngjarje, Delevingne hasi një radhë të gjatë ku pjesëmarrësit po kontrolloheshin përmes kodeve QR. Ajo tentoi të kalonte përpara, por u ndalua nga rojet dhe punonjësja që menaxhonte hyrjen, e cila nuk e njohu menjëherë.
    E irrituar nga situata, Cara iu drejtua punonjëses me fjalët:
    “Do të hyj brenda, kjo po bëhet çmenduri.”
    Modelja ishte e detyruar të tregonte kodin e saj të hyrjes si të gjithë të tjerët, çka e bëri edhe më të pakëndshme situatën për të. Vetëm pasi punonjësja e njohu, ajo u lejua të hynte në event.
    Një nga arsyet që e bëri njohjen më të vështirë ishte fakti që Delevingne mbante syze dielli të mëdha, të cilat i mbulonin pjesën më të madhe të fytyrës.
    Momenti nuk kaloi pa u vënë re, pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

    British celebrity Cara Delevingne appears furious after she is forced to wait in line at Paris Fashion Week after the show staff failed to recognize her.
    The model appeared upset as she pushed through the line before saying “Ok I’m just going to walk in, it’s getting crazy.” pic.twitter.com/E3NyyVdqda
    — Oli London (@OliLondonTV) October 2, 2025

  • Te McLaren i tremben Ferrari: Në pjesën e dytë të sezonit do të konkurrojnë me ne

    Te McLaren i tremben Ferrari: Në pjesën e dytë të sezonit do të konkurrojnë me ne

    28 Gusht 2025

    11:42

    Telesport

    “Mendoj se Ferrari do të jetë pretendent për fitore në pjesën tjetër të sezonit. Sigurisht që do të duhet ta marrim parasysh këtë fakt, si në kualifikime ashtu edhe në garë. Do të duhet të konkurrojmë me ta çdo herë“.
    Ky është parashikimi i Andrea Stella, inxhinierit italian që e udhëhoqi McLaren përsëri drejt suksesit, pasi dominoi në vitin 2025. Këtë fundjavë rikthehet botërori i Formula 1 me garën e Zandvoort (Holandë).
    “Nuk jam i befasuar sepse Ferrari ka qenë konkurrues në garat e fundit. Ata ishin konkurrues në pistë të thatë në Silverstone, ishin konkurrues në Belgjikë. Në një farë mënyre, shpresoja që kjo të mos materializohej plotësisht“, tha Stella.
    “Do të na duhet të përballemi edhe me Mercedes dhe në Hungari, Max Verstappen ishte pak jashtë garës, por jam i sigurt se ai do të gjejë një mënyrë për të luftuar për fitoren. Asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë në këtë sport”, tha Stella.