Tag: steka

  • Tentuan të kontrabandonin dhjetëra steka me cigare në pikën kufitare të Kapshticës, e pësojnë dy vëllezërit

    Tentuan të kontrabandonin dhjetëra steka me cigare në pikën kufitare të Kapshticës, e pësojnë dy vëllezërit

    Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar dhjetëra steka me cigare në pikën kufitare të Kapshticës.

    Për pasojë janë ndaluar dhe më pas proceduar dy vëllezër, banues në Bilisht.
    Në pranga ranë shtetasit me iniciale R. T., 43 vjeç dhe K. T., 47 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akciza ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
    Njoftimi i policisë:
    PKK Kapshticë/Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra për të cilat paguhet akcizë.
    Kapen në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, 2 vëllezër që tentuan të kontrabandonin dhjetëra steka me cigare. Sekuestrohen stekat me cigare.
    Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare në PKK Kapshticë, për goditjen e paligjshmërive, u kaluan për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të RSh-së, shtetasit R. T. dhe K. T., banues në Bilisht.
    Nga kontrolli, këtyre shtetasve iu gjetën dhjetëra steka me cigare, pa fatura blerjeje, që nuk i kishin deklaruar.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. T., 43 vjeç dhe K. T., 47 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akciza ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Makinën plot me steka cigaresh kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

    Makinën plot me steka cigaresh kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

    Policia kufitare e doganës së Kapshticës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të futë kontrabandë në Shqipëri dhjetëra steka cigaresh dhe produkte ushqimore.
    Në pranga është vënë shtetasi S. L., 48 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, i cili akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë”.

    “Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijë të dytë për kontroll të detajuar një automjet me drejtues shtetasin S. L., 48 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatuan të fshehura 32 steka me cigare dhe disa produkte ushqimore, të cilat shtetasi S. L. tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin.” – thuhet në njoftim.
    Policia raporton se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mallrat e futura kontrabandë, të fshehura në automjetin që drejtonte 48-vjeçari.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
     

  • Fshehu qindra steka me cigare, arrestohet 28-vjeçari në portin e Durrësit

    Fshehu qindra steka me cigare, arrestohet 28-vjeçari në portin e Durrësit

    Policia ka arrestuar një 28-vjeçar në portin e Durrësit, pasi kishte futur në një fugon 177 steka me cigare.
    Policia arrestoi në flagrancë shtetasin R. S., 28 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
    Sipas uniformave blu, i arrestuari i kishte fshehur cigaret për t’iu shmangur detyrimeve doganore, ndaj ato u sekuestruan bashkë me fugonin në cilësinë e provës materiale.
    “Policia Kufitare e portit të Durrësit, në vijim të goditjeve ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i  intensifikimit të kontrolleve, analizës së riskut dhe inteligjencës policore, ka goditur në bashkëpunim me autoritetet doganore të portit, një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra.
    Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 28 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
     

  • Kishte fshehur 177 steka me cigare në furgon, arrestohet 28-vjeçari në Portin e Durrësit

    Kishte fshehur 177 steka me cigare në furgon, arrestohet 28-vjeçari në Portin e Durrësit

    Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentuar të kontrabandojë mallra për të cilat paguhet akcizë.
    Policia bën të ditur se i riu nga Kukësi është kapur në tentativë për të dalë jashtë shtetit, me 177 steka me cigare të cilat i kishte fshehur në furgon, të cilat ai i kishte fshehur për t’iu shmangur detyrimeve doganore.
    Janë sekuestruar stekat dhe furgoni, teksa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
    “Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra për të cilat paguhet akcizë. Kishte fshehur në furgon, 177 steka me cigare, arrestohet në flagrancë në dalje të RSh-së, 28-vjeçari. Sekuestrohen stekat dhe furgoni. Policia Kufitare e portit të Durrësit, në vijim të goditjeve ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, analizës së riskut dhe inteligjencës policore, ka goditur në bashkëpunim me autoritetet doganore të portit, një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra.
    Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 28 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit të detajuar në furgonin e shtetasit R. S., u gjetën 177 steka me paketa me cigare, të cilat ai i kishte fshehur për t’iu shmangur detyrimeve doganore. Stekat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me furgonin”, njofton Policia.