Tag: stegen

  • Ter Stegen rinis stërvitjen dhe i “tregon stolin” Szczesny, polaku mund të hiqet edhe nga lista e Champions

    Ter Stegen rinis stërvitjen dhe i “tregon stolin” Szczesny, polaku mund të hiqet edhe nga lista e Champions

    I dëmtuar rëndë më 22 shtator, kur këputi tendinën në gjurin e djathtë, Marc-André Ter Stegen prej disa ditësh po stërvitet me grupin dhe me sa duket e ka me nxitim. Portieri dhe kapiteni i Barcelonës dha një intervistë për “BILD”, ku foli për dëmtimin.
    “Provova një ndjesi tërheqjeje në kofshë që më përshkoi gjithë trupin. Më pas kuptova se nuk ishte vetëm diçka në kofshën time, sepse gjuri im ishte në një pozicion krejtësisht të ndryshëm nga ç’duhej të ishte“, kujton Ter Stegen.
    Gjashtë muaj e gjysmë më vonë, Ter Stegen po përpiqet të rikthehet në fushë: “Fizikisht jam më mirë se kurrë më parë, plot energji. Kam një skuadër të shkëlqyer rreth meje, ndaj mund të përballoj mirë çdo stres”.
    “Dua të luaj së shpejti të jetë e mundur, por nuk kam një datë specifike në mendje. Nëse tani i zotëroj mirë të gjitha aspektet e stërvitjes në grup, do t’i jap një sinjal trajnerit që e bëj të ditur se jam gati”, tha portieri gjerman.
    Ky rikthim do të thotë se Szczesny do të ulet në stol. Madje në Champions League, Barcelona do të duhet të anullojë regjistrimin e portierit polak, sipas nenit 31.14 të rregulloreve të kompeticionit:
    “Pasi portieri i dëmtuar ose i sëmurë të jetë i aftë për t’u rikthyer në lojë, ai mund të rifitojë vendin e tij në vend të zëvendësuesit të tij. Rikthimi i portierit origjinal duhet t’i komunikohet UEFA para orarit të ardhshëm 4 orëve të ndeshjes për të marrë pjesë“.

  • Ter Stegen: “Mendova dorëheqjen nga kombëtarja për shkak të Manuel Neuer”

    Ter Stegen: “Mendova dorëheqjen nga kombëtarja për shkak të Manuel Neuer”

    Marc-Andre ter Stegen ka shumë vite që renditet si një nga portierët më të mirë në botë, por asnjëherë nuk është konsideruar titullar i kombëtares gjermane.
    Manuel Neuer ka një dekadë që zë vendin në portë dhe në 90% të rasteve ka treguar se e meriton statusin e gardianit të “Pancerave”. Edhe pse ka shkëlqyer te Barcelona, momenti për Ter Stegen duket sikur nuk do të vinte kurrë, por koha tashmë po flet për të.
    Me Kampionatin Botëror 2026, Ter Stegen është më i sigurt se kurrë se do të jetë ai portieri i parë i Gjermanisë. Neuer është në fund karriere dhe po has probleme me dëmtimet.
    Në një intervistë të fundit, Ter Stegen ka zbuluar se ka menduar tërheqjen nga kombëtarja. “Në vitin 2018 po luaja shkëlqyeshëm. Ishte viti im më i mirë. E meritova të isha titullar, por nuk ndodhi. Mendova tërheqjen”.
    “Prisja të isha titullar në Europianin 2024, por as në atë turne nuk u konsiderova si titullar. Bisedova me trajnerin Nagelsmann, i cili foli me mua si burri-burrit. Nuk është se pata më pak respekt për të pas atij vendimi. Nuk më pëlqeu, por vazhdova përpara”.
    “Prej emocioneve negative, patjetër që mund të kem menduar të shkëputesha totalisht nga kombëtarja, por ja që nuk e kam bërë. Pres me padurim Botërorin 2026. Kemi skuadër fantastike”.