Kreu e demokratëve, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjet e pjesshme në disa bashki të vendit, kryetarët e të cilave dhanë dorëheqje për t’u bërë deputetët. Berisha tha se zgjedhjet e pjesshme lokale pritet të jenë një tjetër farsë, pasi sipas tij me kryeministrin aktual, nuk ka zgjedhje. “Do të zhvillohet farsa e radhës. Ne themi që do të zhvillohet farsa e radhës. Me Edi Ramën ka vetëm farsë, kjo është e vërteta”, tha Berisha.
Ai është pyetur nga gazetarët nëse do ta zbatojë statutin e PD, në pikën e dorëheqjes së kryetarit në rast të humbjes së garës elektorale. Berisha u shpreh se statute i PD bën fjalë për rastet kur zgjedhjet realizohen të lira dhe jo kur ato janë një farsë. “Statuti bën fjalë për zgjedhje, jo për farsë. Të lutem mos e keqinterpreto statutin.
Nëqoftëse statuti do shkruante për farsë dhe unë mund të jap dokumente origjinale që dëshmojnë se vetëdijen e Sali Berishës për farsën, pra nëse unë do kisha shkrojtur farsë, unë jam dakord me ty, por nuk kam shkruar farsë, por zgjedhje.
Jo farsë, farsa është kryesorja. Farsa. Sepse unë mund të nxjerr dokumente në të cilat me qartësi të madhe kam folur për farsa gjatë këtyre viteve. Pra nuk është se i mungonte fjalorit tim politik nocioni farsë. Nuk mund të më mungonte, kurrsesi”, u shpreh Berisha.
Tag: statuti
-

A do e zbatojë ‘nenin’ e dorëheqjes? Berisha: Statuti bën fjalë për zgjedhje, jo për farsë
-

A do japë dorëheqjen si kryetar i PD-së? Ja si përgjigjet Sali Berisha
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ftuar në një emision televiziv u pyet nëse do japë dorëheqjen si kryetar i PD-së pas humbjes në zgjedhje.
Kryedemokrati Berisha u shpreh se statuti i PD-së është shumë në rregull dhe se statuti nuk flet për farsë por për zgjedhje.
Berisha: Së pari statuti është shumë në rregull.Por statuti nuk flet për farsë por flet për zgjedhje.
Dhe tjetër janë zgjedhjet dhe tjetër është farsa.
Farsa është proces i shkatërrimit të procesit zgjedhor dhe i zëvendësimit të procesit zgjedhor me një proces në të cilin kurrë opozita nuk fiton.
Opozita në një farsë duhet të organizohet dhe ti rikthejë qytetarëve votën. -

Berisha flet për dorëheqjen: Statuti do të respektohet, por…
Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se statuti i partisë për dorëheqjen e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve, do të respektohet. “Por ka një parim, është ai i votës së lirë”, tha Berisha në konferencë për mediat.
Në një dalje për mediat, Berisha akuzoi Ramën për manipulim të zgjedhjeve dhe blerje masive votash, duke u shprehur se ”një javë para zgjedhjeve, Rama u damkos si njeri që blen vota me para, kanabis dhe punësime”.Ai e përshkroi Ramën si të zhytur në “krime të tmerrshme”, që sipas tij, janë arsyeja pse kryeministri “do bëjë çdo gjë për të mbajtur pushtetin”. Berisha theksoi se Partia Demokratike do të vijojë betejën për rikthimin e integritetit të procesit zgjedhor dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.
-

A do të japësh dorëheqje? Berisha s’ka ndërmend: Statuti do të respektohet, por…
Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se statuti i partisë për dorëheqjen e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve, do të respektohet.
Por sipas tij, ka nje parim, qe eshte vota lire. E thene ndryshe, Berisha mund te mos dorehiqet me pretendimin se ia kane vjedhur votat ne 11 Maj. Apo te dorehiqet dhe te rikandidoje me skenarin se u rizgjodh serish nga vota e demokrateve.
“Por ka një parim, është ai i votës së lirë”, tha Berisha në konferencë për mediat.