Tag: stasi

  • Një ekspozitë me guralecë, Emjona Stasi sjell portrete dhe peizazhe plot ngjyra

    Një ekspozitë me guralecë, Emjona Stasi sjell portrete dhe peizazhe plot ngjyra

    Në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës është çelur ekspozita personale e artistes Emjona Stasi, me titullin “Ndjesi”, kuruar nga Suzana Varvarica Kuka.
    Ekspozita sjell një përzgjedhje veprash që përmes ngjyrave dhe kompozimeve përcjellin ndjesinë e qetësisë, lidhjen me natyrën dhe reflektimin e brendshëm të elementeve që përbëjnë thelbin e krijimtarisë së artistes.
    Autorja tregon se  në ekspozitën e 7-të vetjake, ka ardhur ndryshe, duke përdorur guralecë të mbledhur në gjirin e Durrësit për të formuar peizazhe dhe portrete që pasqyrojnë emocionet.

    Emjona Stasi ka një karrierë të gjatë në fushën e artit pamor, duke marrë pjesë që prej vitit 1977 në mbi 50 ekspozita brenda dhe jashtë vendit.
    Punimet e saj gjenden në fondet e Galerisë Kombëtare të Arteve, të Galerisë së Durrësit, si edhe në koleksione të ndryshme private Brenda e jashtë vendit
    Ekspozita “Ndjesi” do të qëndrojë e hapur deri më 26 tetor./vizionplus.tv

  • Zersetzung, ja si STASI kontrollonte mendjen e qytetarëve në Gjermaninë Lindore

    Zersetzung, ja si STASI kontrollonte mendjen e qytetarëve në Gjermaninë Lindore

    Nga Emanuel Pietrobon

    “Il Giornale”

    Fushëbeteja në luftërat e të ardhmes është mendja e njeriut, ose më saktë kontrolli i saj. Sepse kontrolli i një individi, është i barabartë me shndërrimin e tij në një “Kandidat Mançurian”, edhe pse jo domosdoshmërisht i programuar për të vrarë, por për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të menduar në një mënyrë të caktuar, dhe për të vepruar në mënyrë të parashikueshme.

    Por edhe sepse të kontrollosh një masë të tërë individësh, pra opinionin publik, do të thotë të kesh në dorë fatet e një shteti. Pra po lind një mënyre të re të luftës, e quajtur lufta konjitive. Pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, e kanë përshpejtuar përdorimin  e saj.

    Ndërkohë ishin fillimisht kërkimet e shkencëtarëve nazistë, dhe më pas të dy blloqeve kundërshtare gjatë Luftës së Ftohtë, ato që hodhën themelet e kësaj lufte. Dhe nëse kërkoni për historikun e kësaj fushe, atëherë me siguri që do të ndeshni një teknike pioniere të përdorur nga STASI, policia sekrete e Gjermanisë Lindore:Zersetzung .

    Zersetzung, është një term që në gjuhën gjermane mund të ketë një mori kuptimesh, që të gjitha të ndërlidhura midis tyre, si gërryerje, destabilizim, dekompozim dhe shpërbërje. Kjo është pikërisht ajo që ndodh me mendjen e viktimës së kësaj psikoteknike, e cila hap pas hapi destabilizohet dhe degradohet.

    Pra Zersetzung kishte të bënte me zbërthimin e mendjes. Është një teknikë e manipulimit konjitiv dhe destabilizimit psikologjik, lindur që në kohën e Gjermanisë naziste , në laboratorët e Kurt Plotner, dhe që pas luftës u perfeksionua nga STASI i frikshëm iGjermanisë Lindore, duke gjetur një aplikim të gjerë gjatë epokës së Erik Honeker.

    Synimi ishte dëshira për të luftuar në një mënyrë me më efektive ndaj opozitës politike dhe rezistencës sociale ndaj regjimit komunist. Por edhe sepse shtypja e disidencës përmes forcës fizike mund të  rezultonte kundër–produktive. Ndaj duhej diçka e re, e cila ishte e përhapur por e padukshme, e dëmshme por e paprekshme.

    Zersetzung mendohej se kishte karakteristika të tilla. Me kalimin e viteve 1960, paralelisht me përsosmërinë e metodës Zersetzung, autoritetet gjermano-lindore e reduktuan në mënyrë progresive përdorimin e mjeteve të tilla si përndjekja gjyqësore dhe dhuna fizike kundër disidentëve, kundërshtarëve dhe kritikëve.

    Zersetzung, i strukturuar dhe aplikuar nga Gjermania Lindore, u zhvillua nga një grup sociologësh në Juristische Hochschule der Staatssicherheit (JHS ), i njohur gjithashtu si Shkolla e STASI-it. Duke u mbështetur në trashëgiminë naziste të propagandës dhe luftës psikologjike, e cila ishte mjaft e gjerë, studiuesit e STASI-t e përsosën Zersetzung-un, duke e bërë atë një metodë për të dëmtuar vetëvlerësimin e viktimës deri në provokimin e krizave serioze të identitetit.

    Kur goditej me këtë metodë, një kundërshtar politik karizmatik dhe i ndjekur nga policia sekrete, do të niste të përjetonte kohëra veçanërisht të errëta, të shkaktuara nga braktisja shoqërore, aksidentet e çuditshme, izolimi dhe refuzimi.

    Edhe pse ngjarjet dukeshin si personale, dhe në dukje të shkëputura nga aktivitetet politike të subjektit, ato ishin psikologjikisht destabilizuese dhe të afta të shkaktonin kriza identiteti dhe emocionale. Në fund, lodhja mendore çonte ndonjëherë drejt vetëvrasjes.

    Çdo mjet ishte legjitim në funksion të degradimit mendor të subjektit të vënë në shënjestër. Kështu, ai mund të joshej  të kryente marrëdhënie seksuale me të mitur, të bëhej pjesë e rretheve sociale problematike, me njerëz të ndërvarur nga droga, apo për ta përfshirë në krime të vogla si vjedhjet.

    Apo për t’i dhënë ryshfet kolegëve të tij që ta shpërfillin, dhe që shefat e tij në punë ta pengonin në veprimtarinë e përditshme apo ta transferonin në vende të largëta. Ta nxisnin atë të vinte në dyshim realitetin që e rrethonte, me shpresën se do ta çmendnin.

    Zersetzung ishte një metodë efikase, sepse ishte gati gjithmonë e personalizuar. Ata që ishin përgjegjës për “zbërthimin mendor” të viktimës studionin tiparet e karakterit, vlerat dhe zakonet e tij, duke përpunuar sociograma dhe psikograma nga të cilat mund të zhvillohej strategjia e margjinalizimit të tij.

    Jurgen Fuks, një intelektual rebel që ra viktimë e Zersetzung në vitet 1970, e përshkroi atë periudhë të pazakontë të izolimit të vazhdueshëm që zgjati me vite si një “krim psikosocial”, dhe si “një sulm ndaj shpirtit njerëzor”. Ashtu si ai, sipas disa vlerësimeve, të paktën 5-10 mijë njerëz ranë viktima të Zersetzung gjatë epokës së Honeker.

    Ishte pikërisht Fuks, i dëbuar në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1977, ai që e ndërgjegjësoi publikun gjerman për Zersetzung. Ai nisi të publikonte në revistën “Der Spiegel” dëshmitë e tij së bashku me një sërë dokumentesh në lidhje me përdorimin e luftës psikologjike nga STASI.

    Ato do të pasoheshin nga një mori librash, dokumentarësh dhe investigimesh gazetareske.

    Edhe pse drejtësia ka mbajtur çuditërisht një qëndrim të paqartë ndaj kësaj çështjeje. Në të njëjtën kohë që STASI zbatoi me sukses Zersetzung, regjimi më i madh i mbikëqyrjes masive në planet – sipas numrit të spiunëve për frymë – u ngrit në Rumaninë e Nikolae Çausheskut.

    Por në atë kohë, kurset e riedukimit ishin në rritje dhe në Shtetet e Bashkuara. Edhe në vende demokratike, programet e manipulimit mendor u zbatuan me një intensitet të krahasueshëm me atë në vendet Perdes së Hekurt, nga programi “MKULTRA” tek “Mockingbird”  dhe “COINTELPRO”. Dhe sot si atëherë, asgjë nuk ka ndryshuar:qëllimi i njerëzve në krye të botës, mbetet të kontrollojnë mendjen e individëve. / Il Giornale – Bota.al

  • Pse ka pasur aq shumë shkrimtarë spiunë?

    Pse ka pasur aq shumë shkrimtarë spiunë?

    Pse ka pasur aq shumë shkrimtarë spiunë? Pse kujtojnë se nuk dallohen, sidomos në stil të gjithçkaje?

    Mos e humbni këtë tekst nga Wolfgang Hilbig (shkrimtari me 9 dosje në arkivat e STASI-t), në 12.9.1992, mbi romanin e tij emblematik “Unë”, një nga 100 më të vlerësuarit e shekullit 20-të në letërsinë gjermane.

    Nga Wolfgang Hilbig

    Romani “Unë” bën fjalë për të sjellë në formë letrare “biografinë personale” të një të ashtuquajturi IM. Termi IM u bë i njohur pas shpërbërjes së Republikës Demokratike Gjermane, si shkurtim për informatorin e fshehtë (Inoffizieller Mitarbeiter).Meqenëse në publik, madje edhe në shumë debate mediatike në lidhje me temën “Stasi”, shumë pak gjëra substanciale janë përmendur për një personazh të tillë, kur në realitet ekzistonin qindra mijëra syresh, mendova ta përmbush këtë detyrë duke e qasur këtë figurë “në mënyrë letrare”. Kur mendova për konceptimin e një protagonisti të tillë, e pyesja veten shpesh: Deri në ç’masë mund të jetë e krahasueshme puna informuese shkrimore, që bën një spiun, me punën krijuese të një shkrimtari?Menjëherë i thashë vetes se rezultatet janë disi të ndryshme … por kjo më çoi në pyetjen tjetër: në çfarë mase një shërbim sekret merret “vetëm” me trillimin e realitetit dhe, a nuk është kjo, në fakt, pjesë e qëllimit të shërbimit të fshehtë? I shtrova vetes edhe pyetje të tjera: Deri në çfarë mase realiteti në raportimet që një spiun i bën eprorit të tij duhet të jetë aq trillues, sa t’i afrohet fiksonit letrar?

    A nuk duhet që një raport i IM-së (spiunit të fshehtë) të përmbajë vërtetësinë më të madhe të mundshme? Si e përballon një spiun këtë kërkesë për vërtetësi, kur i duhet të harrojë interpretimet e tij subjektive në errësirën e punës së tij nëntokësore, në mënyrë që të mbetet sërish i besueshëm për eprorin?

    Apo eprorët e një IM-je – (si rregull, këta eprorë janë të aftë të vlerësojnë bashkëpunëtorin me ndihmën e psikologjisë) – nuk janë dhe aq të interesuar për vërtetësinë, por janë të interesuar të reagojnë vetëm ndaj imazhit të bashkëpunëtorëve të tyre mbi realitetin?A nuk mund të dalë një spiun i zgjuar në konkluzionin, se ai duhet të pajtohet me oficerin e tij komandues në një trillim të përbashkët të realitetit … për ta lexuar realitetin njësoj?Kur, pas rënies së Murit të Berlinit, shumë shkrimtarë u ekspozuan si bashkëpunëtorë të “Stasi”-t, unë u befasova vetëm në momentin e parë. Menjëherë më pas pyeta veten: “Mos, ngaqë një shkrimtar është veçanërisht i përshtatshëm për të qenë reporter i mirë për një shërbim sekret?”Mbase, thashë me vete, edhe “humbja e vetvetes” së një IM-je (spiuni), i cili bën në fshehtësi punën e tij mbi një pasqyrim të realitetit, është për t’u krahasuar me “humbjen e vetvetes” së një shkrimtari, i cili, gjatë punës së tij, gjendet më shumë se një herë përpara pyetjes: Kush po mendon brenda meje dhe çfarë?Jam i vetëdijshëm se po e bëj pyetjen mbi “talentin” në një mënyrë shumë provokuese. Por, mbase “sqarimi” pritet vetëm nga letërsia, për ca pyetje që shkojnë edhe më përtej kësaj…

    Përktheu: Anna Kove

    ObserverKult

    ——————————

    Lexo edhe:

    HEJ, MENDOJE ATË QË S’E SHPREH DOT…