Tag: startup

  • Albania Future Now: ekosistemi i inovacionit shqiptar, prezantohet në një tjetër arenë ndërkombëtare.

    Albania Future Now: ekosistemi i inovacionit shqiptar, prezantohet në një tjetër arenë ndërkombëtare.

    Pas prezantimit dinjitoz në konferenca globale si ITB Berlinit, Gitex, Viva Tech në Paris, Shqipëria po ngjitet në një tjetër arenë të madhe ndërkombëtare: në Slush, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në botë për startup-e, investitorë dhe profesionistë të teknologjisë, që po zhvillohet në Helsink, në datat 19-20 nëntor.

    Nën sloganin “Albania Future Now”, Shqipëria po prezantohet me disa nga talentet, startup-et dhe mbështetësit e ekosistemit të saj, të inovacionit, që do të përfitojnë nga mundësitë e mëdha që Slush ofron për prezantime përpara investitorëve ndërkombëtarë dhe fondeve, që mund të nxisin e mbështesin zhvillimin e mëtejshëm të tyre; për lidhje me mentorë, partnerë teknologjikë dhe kompani të mëdha; për fitim përvojash nga historitë e suksesit të themeluesve, që kanë ndërtuar kompani të mëdha, nisur nga ide, në dukje të të vogla.

    Një nga shtyllat më të forta të progresit të inovacionit në Shqipëri është kapitali njerëzor, njerëzit me ide të guximshme, vizion dhe pasion për të krijuar ndryshim. Shqipëria po dëshmon se ka një bazë të gjerë talentesh, profesionistësh dhe sipërmarrësish, që mendojnë ndryshe, që nuk kanë frikë të eksperimentojnë e të ndërmarrin nisma të reja. Të mirë arsimuar, të lidhur me botën përmes dijes, teknologjisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ata po e kthejnë kreativitetin e tyre në motor zhvillimi për Shqipërinë. Është pikërisht ky potencial njerëzor, që po tërheq vëmendjen e investitorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe po e bën Shqipërinë një vend gjithnjë e më interesant në hartën rajonale të inovacionit.

    Rrugëtimi i këtyre startup-eve, është dëshmi e qartë e progresit, jo vetëm individual të tyre, por dhe i të gjithë ekosistemit në Shqipëri. Ajo çka filloi më pak se një dekadë më parë, me përpjekje sporadike të disa individëve dhe donatorëve, sot në Shqipëri, ka marrë formën e një ekosistemi të mirëfilltë, ku startup-et me ide të guximshme në mendje, gjejnë mbështetje në programe të ndryshme akselerimi, ku marrin mentorimin e duhur për t’u zgjeruar nga një fazë zhvillimi të startup-eve të tyre në tjetrin (programet e akselerimit tashmë organizohen nga aktorë lokalë, të cilët për shkak të vëmendjes ndërkombëtare, që tashmë Shqipëria e ka marrë, bashkëpunojnë me emra të mëdhenj, ndërkombëtarë: Growpreneur me Deep Ecosystem; Piramida/ Innovation Hub me Plug and Play).

    Produktet, shërbimet, kompanitë e tyre, marrin pjesë aktivisht në evente të ndryshme, “pitching“ për t’u prezantuar tek investitorë të ndryshëm. I tillë ka qenë rasti me Tirana Slush’d, modeli finlandez, që erdhi në Tiranë, për të dytin vit rradhazi, ku fituesi i këtij edicioni, përftoi një investim deri në 300,000, mundësuar nga investitori Fil Rouge Capital, një nga fondet më të njohura të kapitalit në rajon.

    Në këtë edicion të Slush, ku të pranishëm janë 200 folës dhe vendimmarrës, 1700 partnerë dhe ndërtues të ekosistemit, 3500 investitorë dhe 6000 startup-e, Shqipëria merr pjesë me 8 startup-e, të mbështetur nga EU4Innovation: DollAPP, Katalogim, LekoTech, PayStorm AI, Great Shift si edhe TeutAI, MedApp dhe Avenirs. Ata po përfaqësojnë në Slush Helsinki, jo vetëm kompanitë e tyre, por denjësisht edhe ekosistemin shqiptar, duke treguar qartë se Shqipëria ka talente, ide dhe energji për të qenë pjesë e hartës globale të inovacionit, se ekosistemi shqiptar i startup-eve po rritet e konsolidohet me hapa të sigurt, drejt një të ardhmeje më inovative dhe të lidhur me tregjet globale.

  • “Tirana Slush’D”/ Fituesit e edicionit të dytë do të përfaqësojnë Shqipërinë në Slush Helsinki

    “Tirana Slush’D”/ Fituesit e edicionit të dytë do të përfaqësojnë Shqipërinë në Slush Helsinki

    “Tirana Slush’D” përmbylli me sukses edicionin e dytë të saj, duke e kthyer kryeqytetin tonë në një qendër rajonale që promovon startup-et dhe krijon atyre ura bashkëpunimi me mentorë e investitorë ndërkombëtarë.

    Pas suksesit të parë, edicioni i dytë erdhi më i madh, më ambicioz dhe më i guximshëm.

    Organizuar nga B Limitless Agency, nën drejtimin e Boralda Minaj, në bashkëpunim me Enxhi Minaj dhe Tai Tran, ky event solli në Tiranë për herë të dytë shpirtin e Slush Helsinki, një nga skenat më të mëdha botërore të teknologjisë dhe inovacionit.

    Në këtë edicion morën pjesë mbi 50 startup-e nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe investitorë ndërkombëtarë nga Finlanda, Norvegjia, Holanda, Ballkani, Europa dhe Silicon Valley. Për shumë prej tyre, kjo ishte hera e parë që njiheshin nga afër me potencialin e inovacionit shqiptar. Në finale, 10 startup-e të përzgjedhura prezantuan idetë e tyre përpara një jurie prestigjioze ndërkombëtare, duke garuar për çmime që mund të ndryshojnë rrjedhën e zhvillimit të tyre.

    Çmimin kryesor, “Opportunity Prize” me vlerë deri në 300,000 euro, e fitoi LekoTech, startup-i i themeluar nga Nikolin Ngjela, një projekt që u vlerësua për potencialin e lartë teknologjik dhe zhvillimin e tij në tregun global. Ky çmim u mundësua nga Fil Rouge Capital, një nga fondet më të njohura të kapitalit të rrezikut në rajon.

    Falë mbështetjes së EU4Innovation, pesë startup-e finaliste, LekoTech, PayStorm AI, Doll’App, Katalogim dhe Great Shift, do të përfaqësojnë Shqipërinë në Slush Helsinki 2025, më 19–20 Nëntor, ku do të kenë mundësinë të takohen me qindra investitorë, mentorë dhe partnerë potencialë nga mbarë bota. Gjithashtu, startup-i Pronto Korrier u shpërblye me dy bileta hyrëse për në Slush Helsinki, të mundësuara nga Business Finland. Tirana Slush’D 2025 solli një momentum të ri për inovacionin shqiptar. Me panele tematike, takime “face to face” dhe hapësira për të njohur e kuptuar njerëz dhe horizonte të reja, nëpërmjet Tirana Slush D, u krijuan ura bashkëpunimi mes aktorëve publikë, privatë dhe ndërkombëtarë.

    “Ky edicion tregoi se Shqipëria ka talente, ide dhe energji për të qenë pjesë e hartës globale të inovacionit. Falë partnerëve tanë, arritëm të krijojmë një platformë reale që lidh idetë me kapitalin dhe ëndrrat me mundësitë,”- u shpreh Boralda Minaj, Themeluese dhe Administratore e B Limitless / Tirana Slush’D.

    Ky edicion u realizua falë bashkëpunimit mes B Limitless Agency, Startup Albania dhe EU4Innovation, me mbështetjen e Fil Rouge Capital, EBRD, Unionit Financiar Tiranë, EIT Community Hub, Junior Achievement of Albania, Enterprise Europe Network Albania & AIDA, Swiss EP, Easypay, Business Finland, si dhe një sërë partnerësh të tjerë publikë dhe privatë.

    Shqipëria tregoi se me vizionin dhe guximin e të rinjve të saj, mund të udhëtojë larg, shumë më larg sesa kufijtë e saj gjeografikë. Ashtu si vetë idetë, burimi i të cilave shpesh mbetet mister, edhe vizioni i të rinjve shqiptarë nuk ka gjithmonë një shpjegim racional, por ka gjithmonë një busull që i orienton. Këtë herë, busulla na drejton drejt Helsinkit, më 19–20 nëntor. Si fitues të çmimeve dhe të ëndrrave që tashmë kanë marrë formë.

  • Evolution Equity Partners – bashkëpunim për startup-e, mundësi investimi për Rajonin dhe Shqipërinë

    Evolution Equity Partners – bashkëpunim për startup-e, mundësi investimi për Rajonin dhe Shqipërinë

    Pas konfirmimit se një nga fondet më të njohura botërore në fushën e sigurisë kibernetike dhe inteligjencës artificiale – Evolution Equity Partners – do të vizitojë Shqipërinë më 5 nëntor 2025, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë në këtë vizitë dhe mundësitë që ajo mund të sjellë.Ndërgjegjësimi kibernetik – hapi i parë drejt një shoqërie më të qëndrueshmeNë një kohë kur të dhënat janë “monedha e re” dhe identiteti dixhital është themeli i funksionimit të bizneseve moderne dhe shoqërisë, siguria kibernetike është kthyer në një çështje strategjike për çdo organizatë dhe komunitet.Nuk bëhet më fjalë vetëm për mbrojtjen e sistemeve – por për ruajtjen e besimit, sigurimin e vazhdimësisë së biznesit dhe mbajtjen e konkurrueshmërisë.“Siguria kibernetike nuk është më përgjegjësi vetëm e departamentit të IT-së. Është përgjegjësi e çdo aktori në ekosistemin dixhital – nga qeveritë dhe institucionet te bizneset dhe sektori arsimor. Vizita e fondit është një mundësi për t’i trajtuar këto tema në mënyrë të hapur, strategjike dhe me objektiva konkrete – për të shfrytëzuar më mirë potencialin ekzistues në rajon, si dhe për të ndërtuar kapacitete më të gjera bashkëpunimi midis komunitetit të startup-eve në Shqipëri dhe aktorëve globalë”, thekson z. Majo Mićović, partner në Evolution Equity Partners dhe këshilltar për Ballkanin Perëndimor.Nga ideja në investim – pse Evolution Equity Partners ka rëndësi për Ballkanin PerëndimorEvolution Equity Partners është një venture capital fund global me seli në New York, i specializuar në investime teknologjike për sigurinë kibernetike, AI dhe Big Data. Portofoli i tij përfshin kompani si Carbon Black, Arctic Wolf, Pentera, Halcyon, Onapsis, Protect AI, Security Scorecard, dhe liderë të tjerë në fushat e tyre.Ky fond nuk ofron vetëm kapital – por edhe mbështetje strategjike për ekipet që zhvillojnë zgjidhje të sigurta, të avancuara dhe të zgjerueshme në fushën e cybersecurity. Prandaj, ardhja e tyre në Shqipëri dhe në rajon përfaqëson një mundësi të rrallë e me vlerë për startup-et dhe ekipet inovative.Me mbështetjen e partnerit rajonal Cyber Front nga Zagrebi – i cili është bashkëorganizator i vizitës – më 5 nëntor në orën 11:00 do të mbahet një panel prezantimi për startup-et, ku startup-et shqiptare do të prezantojnë projektet e tyre që synojnë jo vetëm tregun lokal, por edhe zgjerimin në tregjet e SHBA, MB, dhe BE.Pas panelit të prezantimeve, do të zhvillohet një panel diskutimi mbi trendet aktuale dhe të ardhmen e investimeve në siguri kibernetike, si dhe rolin e AI në këtë industri.Startup-et dhe ekipet teknologjike të interesuara për të paraqitur zgjidhjet e tyre para partnerëve të Evolution Fund mund të dërgojnë pitch deck-un dhe informacionet e ekipit nëpërmjet email-it: [email protected]Afati për aplikim është 30 tetor 2025, dhe numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.Delegacioni i Evolution Equity Partners në ShqipëriDelegacioni do të kryesohet nga z. Dennis Smith, bashkëthemelues dhe partner i fondit, një nga pionierët e investimeve globale në siguri kibernetike.Me të do të jenë Prof. Dr. Michal Pěchouček, anëtar bordi dhe ekspert i njohur në AI dhe teknologjitë e sigurisë, si dhe z. Majo Mićović, partner për një kohë të gjatë i fondit dhe këshilltar për Ballkanin Perëndimor.Qëllimi i tyre është të lidhen drejtpërdrejt me potencialin inovativ të rajonit, të identifikojnë fusha për bashkëpunim strategjik dhe të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve midis ekipeve lokale dhe tregut global.Vizita e punës në Mal të Zi dhe Shqipëri është organizuar në bashkëpunim me Cyber Front, partnerin rajonal të fondit Evolution – kompani e specializuar në distribucionin e zgjidhjeve të avancuara të sigurisë kibernetike, që bashkëpunon vetëm me rishitës, integratorë dhe ofrues të MSP, pa ndërhyrje direkte me përdoruesit fundorë.Kredibilitet global dhe mundësi rajonaleEvolution Equity Partners njihet gjithashtu si organizatori i Presidential Forum në RSA Conference në San Francisko – ngjarja më e madhe në botë në fushën e sigurisë kibernetike.Në vitet e kaluara, forumi ka pritur ish-presidentët amerikanë George W. Bush dhe Bill Clinton si të ftuar specialë, ndërsa folës kryesor në vitin 2025 ishte ish-kryeministri britanik Boris Johnson.Kjo është arsyeja pse vizita e fondit në rajon përfaqëson një moment të rëndësishëm – jo vetëm për startup-et, por edhe për forcimin e kapaciteteve dixhitale të gjithë Ballkanit Perëndimor.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Plug and Play hap thirrjen për kohortin e dytë në Tiranë; Nga ideja te investimi global

    Plug and Play hap thirrjen për kohortin e dytë në Tiranë; Nga ideja te investimi global

    Nga Tirana në Silicon Valley, rruga që dikur dukej e gjatë e e paarritshme për startup-et shqiptare po bëhet çdo ditë më e shkurtër.Sot, dhjetë startup-et e përzgjedhura në fazën e parë ndodhen në Silicon Valley, ku po kalojnë gjashtë javë intensive mentorimi dhe trajnimi që do të kulmojnë me Silicon Valley Summit në nëntor. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për ekosistemin shqiptar të inovacionit.Plug and Play Tech Center, një nga kompanitë më të mëdha të inovacionit në botë, ka hapur tashmë thirrjen për pjesëmarrje në kohortin e dytë të programit të saj në Tiranë.Pas suksesit të fazës së parë, ku një numër i përzgjedhur startup-esh u lidhën me investitorë ndërkombëtarë, morën mentorim nga ekspertë globalë dhe fituan eksperiencë që rrallë gjendet jashtë qendrave të mëdha të teknologjisë, programi rikthehet për të identifikuar idetë që mund të transformojnë tregun vendas dhe të ndërtojnë ura bashkëpunimi drejt Silicon Valley-t.Plug and Play Tirana është më shumë se një qendër akselerimi; është një portë e hapur drejt botës për sipërmarrësit shqiptarë. Në një kohë kur teknologjia po shndërrohet në mjetin më të fuqishëm të zhvillimit ekonomik, kjo nismë synon të krijojë një terren konkret për inovacion, bashkëpunim dhe investim.Të rinj që dikur eksperimentonin me ide në hapësira të vogla pune, sot kanë mundësi të testojnë produktet e tyre në tregje ndërkombëtare, të marrin këshilla nga mentorë me përvojë dhe të ndërtojnë partneritete që mund të ndryshojnë rrugën e tyre profesionale.Në këtë fazë të dytë, Plug and Play kërkon startup-e që jo vetëm kanë një produkt inovativ, por edhe një vizion të qartë për zhvillim.Programi ofron qasje në trajnime intensive, mentorim të personalizuar dhe mundësi për t’u ekspozuar përpara investitorëve që kërkojnë ide të reja nga tregje në zhvillim.Në fund të ciklit të akselerimit, pjesëmarrësit do të kenë rastin të prezantojnë projektet e tyre në një event ndërkombëtar – një skenë ku përfaqësues të institucioneve partnere dhe rrjetit global të Plug and Play bashkohen për të parë risitë që vijnë nga Tirana.Qendra e Plug and Play në kryeqytet është pjesë e një rrjeti që shtrihet në më shumë se 50 vende, dhe përfshirja e Shqipërisë në këtë hartë është një dëshmi e qartë e potencialit të tregut lokal për inovacion.Tirana po kthehet në një pikë magnetike për të rinjtë që mendojnë ndryshe, për startup-et që kërkojnë të dalin përtej kufijve dhe për investitorët që e shohin rajonin si terren të virgjër për ide të guximshme.Nëse programi i parë ngriti bazat, kohorti i dytë pritet të sjellë frytet e para konkrete të këtij ekosistemi që po piqet me ritme të shpejta.Plug and Play Tech Center, që ka nisur rrugëtimin e tij në zemër të Silicon Valley-t dhe ka mbështetur kompani që sot janë gjigantë globalë, synon ta transferojë këtë përvojë edhe në Shqipëri.Me mentorë, trajnues dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, nga inteligjenca artificiale dhe interneti i gjërave, te energjia e pastër dhe fintech, programi i Tiranës përfaqëson një mundësi të rrallë për të kaluar nga ideja në realitet brenda një strukture profesionale që respekton standardet më të larta ndërkombëtare.Në fund të ditës, ky projekt nuk është thjesht një hap përpara për startup-et, por një sinjal për gjithë vendin: Shqipëria mund të jetë pjesë e rrjetit global të inovacionit.Në një treg të vogël, por me talente të mëdha, Plug and Play po dëshmon se suksesi nuk është më një histori që ndodh diku tjetër. Ai mund të fillojë nga Tirana dhe të udhëtojë, me ide e pasion, deri në Silicon Valley.Plug and Play Tirana mbështetet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në bashkëpunim me IDEMIA SMART IDENTITY by IN Groupe, Piramidën, Bashkinë e Tiranës dhe Innovation Hub.Aplikimet janë tashmë të hapura në faqen zyrtare të Plug and Play Tech Center:https://www.plugandplaytechcenter.com/locations/tirana  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • RCC: Startup-et, Shqipëria ngec në garën rajonale

    RCC: Startup-et, Shqipëria ngec në garën rajonale

    Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimi i startup-eve në Shqipëri është ende në një fazë të hershme, vë në dukje raporti “The Western Balkans Start-up Ecosystem at a Crossroads” i realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.Studimi thekson se Shqipëria ka filluar të krijojë bazat institucionale dhe ligjore për të ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm inovacioni, por performanca e saj mbetet më e ulët krahasuar me fqinjët si Serbia apo Maqedonia e Veriut.Sipas studimit, Serbia është ekosistemi më i avancuar, me infrastrukturë të konsoliduar, fonde kombëtare dhe një rrjet inovacioni që përfshin më shumë se 20 qendra bashkëpunimi.Nga ana tjetër, Kosova po fiton terren me investime të konsiderueshme në FinTech dhe AgriTech, ndërsa Maqedonia e Veriut ka avantazhin e përvojës institucionale përmes fondit FITD dhe partneriteteve ndërkombëtare.Bosnja dhe Mali i Zi mbeten prapa për shkak të mungesës së strategjive të koordinuara dhe mbështetjes financiare të qëndrueshme. Shqipëria, në këtë kontekst, qëndron në mes, pasi ka bërë përpara në reforma ligjore dhe dixhitalizim, por ende prapa në rezultate konkrete të financimeve, densitet të ulët të startup-eve dhe mungesë të historive të suksesshme ndërkombëtare.Studimi e vlerëson Shqipërinë si një rast me potencial të lartë të pashfrytëzuar, por që ende ka nevojë për rritjen e fondeve, politika më koherente dhe lidhje më të forta me universitetet dhe diasporën për të kaluar nga faza e eksperimentimit në një ekosistem të qëndrueshëm rajonal të inovacionit. Në këtë drejtim, Shqipëria ndodhet në një situatë të ngjashme me Bosnjën dhe Malin e Zi, ndërsa Serbia dhe Kosova kanë arritur të tërheqin investime shumë më të mëdha nga fondet ndërkombëtare.Ndryshe nga Serbia, që ka ndërtuar një strategji të plotë për inteligjencën artificiale dhe një rrjet parqesh teknologjike, apo Kosova që në 2024 arriti një rekord prej 50 milionë euro financime për startup-e, Shqipëria ka pasur më pak dinamizëm në tregjet ndërkombëtare dhe mungon në listën e qyteteve kryesore inovative të Europës Lindore. Tirana ende nuk renditet në top 1,000 qytetet globale për startup-e, ndryshe nga Beogradi apo Shkupi që janë të përfshira.Në aspektin arsimor dhe njerëzor, Shqipëria përballet me të njëjtën sfidë si i gjithë rajoni, “ikjen e trurit”. Një pjesë e madhe e të rinjve të talentuar emigrojnë, duke krijuar mungesë të ekspertizës në inovacion, kërkim shkencor dhe menaxhim biznesi. Indeksi global për ekosistemet e startup-eve, Shqipëria me rënie të madhe në 2025Indeksi i vitit 2025 për ekosistemet e startup-eve në vendet e Ballkanit Perëndimor e renditi Shqipërinë në vendin e 83-të në rang botëror, por me një rënie të dukshme të aktivitetit prej -19.1%. Kjo do të thotë se ekosistemi vendas i startup-eve është tkurrur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. Për më tepër, Tirana nuk renditet mes 1,000 qyteteve më të mira në botë për zhvillimin e startup-eve, çka tregon për mungesë të theksuar të konkurrueshmërisë rajonale dhe ndërkombëtare.Ndryshe nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina ka njohur një përmirësim të lehtë me një rritje prej 5%, duke u pozicionuar e 91-ta në botë dhe e 23-ta në rajonin e Europës Lindore. Dy qendrat kryesore të këtij vendi, Sarajeva dhe Banja Luka, kanë arritur të futen në renditjen globale të qyteteve, me Sarajeven në vendin e 769-të.Kosova është renditur e 97-ta në botë dhe e 24-ta në rajonin e Europës Lindore, me një ecuri të qëndrueshme të ekosistemit (më pak se 5% rritje), ndërsa Prishtina nuk ka një renditje të specifikuar mes qyteteve globale.Mali i Zi nuk përfshihet në 100 vendet e para botërore dhe nuk ka qytete të renditura ndër 1,000 më të mirët, duke reflektuar një mungesë të dukshme zhvillimi në këtë fushë.Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut renditet e 78-ta në botë dhe e 19-ta në rajon, por me një tendencë rënieje prej më pak se 2%. Megjithatë, kryeqyteti Shkupi mban një pozicion të qëndrueshëm në vendin e 552-të globalisht.Serbia mbetet liderja e rajonit, duke u renditur e 56-ta në botë, megjithëse ka pësuar një rënie të lehtë prej 1.5%. Beogradi është ndër qytetet më të zhvilluara të rajonit në këtë fushë, në vendin e 197-të, pasuar nga Novi Sadi në vendin e 502-të dhe Nishi në të 908-in.Ka një hendek të qartë mes Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, teksa Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të forcojnë ndjeshëm politikat për inovacion dhe mbështetje ndaj startup-eve në mënyrë që të mos mbeten pas në garën globale./ B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rama: Startup-et dhe inovatorët do kenë akses në institucionet shtetërore për zgjidhje me IA

    Rama: Startup-et dhe inovatorët do kenë akses në institucionet shtetërore për zgjidhje me IA

    Në një nismë të rëndësishme për zhvillimin teknologjik të rajonit, Hackathon & Investment Forum EU–WB6 mblodhi në Tiranë të rinj inovatorë, startup-e dhe investitorë nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian. Qëllimi i këtij eventi është të nxisë zgjidhje digjitale që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturës, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja në fushën e teknologjisë dhe investimeve.Kryeministri Edi Rama, gjatë hapjes së aktivitetit, vlerësoi rëndësinë e krijimit të një hapësire bashkëpunuese ndërmjet qeverisë dhe sipërmarrësve të rinj në teknologji. Ai theksoi se qeveria është e përkushtuar për të hapur dyert e institucioneve publike ndaj inovatorëve, duke vënë në dispozicion të dhëna dhe statistika zyrtare që mund të shërbejnë si bazë për zgjidhje të reja përmes inteligjencës artificiale.Ai bëri të ditur se qeveria do të krijojë një hapësirë të përbashkët për zhvillimin e inteligjencës artificiale, me në qendër Agjencinë e Ekselencës dhe AKSHI-n, si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit. Rama shtoi se po përgatitet krijimi i një akseleratori të fuqishëm për startup-et që do të fuqizojë përdorimin e AI-së në administratën publike.“Duam që startup-et, inovatorët të kenë mundësi të aksesojnë institucionet dhe duke aksesuar institucionet të kenë mundësi të shohin nga afër problematikat, por dhe të shfrytëzojnë të dhënat e tyre, të shfrytëzojnë statistikat e tyre, të shfrytëzojnë të gjithë atë brumë që pastaj është baza e zgjidhjeve përmes inteligjencës artificiale dhe të krijimit të modeleve të inteligjencës artificiale.Tani, besoj që duke bërë këtë do të ndodhë ajo që ndodhë gjithmonë me këtë sektor, me këtë fushë, me këtë botë që do mësojmë shumë gjëra të reja nga njëri-tjetri dhe që do prodhojmë produkte të reja.Ne kemi sfidën të krijojmë një akselerator shumë të fuqishëm në mbështetje të ministres sonë të inteligjencës artificiale që është vet inteligjencë artificiale dhe natyrisht që ky akselerator do të bazohet tek ju, tek kapitali njerëzor që ne kemi brenda AKSHI-t apo brenda agjencisë së ekselencës dhe me këtë sinergji do të mundohemi që çdo njërit nga institucioneve qendrore t’i zgjerojmë trurin me inteligjencën artificiale. Ky është plani.Ndërkohe që këtu më thanë që janë 161 ide të paraqitura. Është bërë një seleksionim paraprak. Do vazhdojë një garë tjetër në dijeninë time dhe në ndërkohë njëri do të shpërblehet me një vajtje në Finlandë për të marrë pjesë atje në një nga ato betejat që zhvilloni ju me “mullinjtë e erës”.Në fund të fjalës së tij, Kryeministri ritheksoi se teknologjia është mundësia më e madhe për vendet në zhvillim për të kapërcyer barrierat tradicionale të zhvillimit dhe për të konkurruar globalisht. Ai u zotua për mbështetje të plotë ndaj komunitetit të inovatorëve dhe premtoi ngritjen e një Kuvendi të Inovacionit, që do të mblidhet çdo katër muaj për të ndarë ide, për të analizuar progresin dhe për të ndërtuar bashkë të ardhmen digjitale të vendit.“Është një bekim i madh për ne që jetojmë në këtë kohë kur teknologjia digjitale dhe tani dhe inteligjenca artificiale na japin një mundësi pa të cilën ne nuk do mund të ëndërronim që të kapnim majat sepse do duhet t’i nënshtroheshim progresit linear të zhvillimit i cili impononte gjithmonë që vendet më pak të zhvilluara ose vendet në zhvillim të mbeteshin gjithmonë mbrapa atyre të zhvilluara sepse çdo gjë e re që zhvillimi sillte, i takonte në radhë të parë atyre dhe pastaj vinte deri tek ne. Ose e thënë ndryshe nëse dilte një makinë shkrimi e re apo një kompjuter i ri do ta merrnin një herë ata dhe pastaj kur të vinte deri tek ne atje do kishte dalë makina e re e shkrimit apo kompjuteri i ri. Ndërkohë që sot është krejt ndryshe.Madje duke qenë se burokracia jonë, se strukturat tona nuk janë aq solide dhe aq të sofistikuara dhe aq të rënda sa po themi në vende të zhvilluara si Gjermania apo Franca atëherë bëhet më e lehtë që ne t’i drejtohemi këtyre zgjidhjeve për të bërë kapërcime dhe për të kaluar në faza të reja të zhvillimit dhe natyrisht duke qenë se këtu në këtë pikë fokusohet edhe ambicia për zhvillime befasuese, atëherë kjo iu bën të gjithëve ju jashtëzakonisht të rëndësishëm. Një kapital strategjik njerëzor për vendin tonë.Ju falënderoj shumë për të gjithë përpjekjen që keni bërë deri tanimë dhe besoj që jo vetëm nuk do t’iu mungojë vëmendja, por ne nuk do të kursejmë mbështetjen për të gjithë inovatorët me të gjitha mundësitë që kemi dhe ndërkohë mezi pres që ministrja të organizojë kuvendin e parë ose më saktë sesionin e parë të kuvendit që kemi rënë dakord me ju të ngremë dhe ta mbledhim një herë në katër muaj për të diskutuar për: Çfarë po bëjmë? Çfarë mund të bëjmë? Dhe për të analizuar së bashku e për të ëndërruar së bashku”, përfundoi kryeministri Edi Rama. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Platforma “Startup Albania”, Rama: Grantet i ndan Inteligjenca Artificiale. Së shpejti “IA” edhe për arkitekturën e shtëpive

    Platforma “Startup Albania”, Rama: Grantet i ndan Inteligjenca Artificiale. Së shpejti “IA” edhe për arkitekturën e shtëpive

    Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të hënë platformën StartUp Albania, një projekt ku do të jetë e integruar inteligjenca artificiale për të mundësuar ndarjen e granteve te fituesit në mënyrë të drejtë dhe pa burokraci.
    “Është një platformë e cila do të aksesojë të gjitha Startup-et që do të marrin grante përmes inteligjencës artificiale. Pra të gjithë aplikuesit do të shohin nëse janë fitues dhe arsyet pse nuk kanë fituar dhe cilat janë arsyet pse kanë fituar të tjerët. Pra është një proces që lufton burokracitë. Pra fillimi i burokracisë është që thotë jo, hajde nesër. Por kjo nuk të thotë jo, pasi nuk ka kohë, nuk ka pushim dreke dhe është e aksesueshme në të gjithë kohën”, tha kryeministri.
    Në dorë të inteligjencës artificiale do të lihen edhe projektet e shtëpive. Edi Rama tha se në tetor do të prezantohet një platformë që do të ndihmojë qytetarët të ndërtojnë më lehtë shtëpitë, pa ndihmën e arkitektëve.

    “Nuk e di se sa familjarë jeni, por rreth 70% e ndërtesave në botë ndërtohen nga jo arkitektë. Jo vetëm ne që kemi përqafuar këtë risi. Sigurisht që kanë arkitektë në shumicën e botës. Ne e dimë sesa e vështirë është për shumicën të marrin në punë një arkitekt për të ndërtuar shtëpinë e tyre. Kjo është pse shumica e shtëpive janë ndërtuar në këtë formë. Për shumë arsye, madje mund të paraqesin edhe rrezikshmëri, sic e pamë kur na ndodhi tërmeti. Një shqiptar që ishte me ne në një ditë të bukur, kur u takuam me përfaqësues të sektorit të start upeve ka shpikur platformën e tij e AI me vektorë dhe algoritme, që do të kemi privilegjin ta lancoj këtu në Tiranë. Ai është në Vjenë me ekipin e tij, do të jetë në treg kjo platformë për të ndërtuar për të gjithë. E kam parë, është magjike. Dhe doni të ndërtoni shtëpi, jepni indikacionet. Nëse mund të bëni një skicë të vogël  amatore është ok, por mund të shkruani se dua të ndërtoj shtëpi, që të lidhet me traditën e shtëpive të veriut psh. Kjo platformë ju ndërton shtëpinë. Nuk është e thjeshtë kjo. Pasi iu bën shtëpinë, ju mund të thoni se mund të bëj disa ndryshime. Madje ju bën edhe skicën inxhinierike”, tha Rama.
    I bindur se ministrat e Inteligjencës Artificiale së shpejti do të jenë të zakonshëm, Rama shtoi se pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht, që njerëzit të kenë kontakt më të afërt me të./vizionplus.tv

  • Prezantohet platforma e re për Start Up, Rama: Do lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

    Prezantohet platforma e re për Start Up, Rama: Do lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

    Është prezantuar Platforma e re Start Up në mjediset e Innovation Hub, Piramida me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, si dhe prezencës virtuale të Ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale Diella.platforma Startup Albania, një hap të ri do të jetë mbështetje të sipërmarrjes së re, ideve inovative dhe kreativitetit të rinjve.Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij theksoi thjeshtimin e procedurave në sektorin e IT. Rama tha se platforma e Start Up do të lidhet me e-Albania nëpërmjet Inteligjencës Artificiale.“Shumë shpejt do të materializojmë atë që kemi pritur prej kohësh, Këshillin Kombëtar për Inovacionin, i cili do të jetë aktori kryesor në bashkëpunim me palët e interesit. Ky këshill do të propozojë ide dhe do të ofrojë zgjidhje konkrete.Me mbështetjen e ministres së Shtetit dhe Inteligjencës Artificiale, do të krijojmë një rrjet të fuqishëm që do të shërbejë si një urë lidhëse mes inxhinierëve të IT-së në sektorin publik dhe privat. Synimi ynë është t’u japim të gjithëve mundësinë për të punuar me të dhënat, duke ndjekur një praktikë të orientuar nga inteligjenca artificiale.Jemi të vetëdijshëm se problemi më i madh i këtij komuniteti, kudo në botë, është burokracia. Ne do të ndërmarrim hapa konkrete për ta eliminuar atë, duke filluar nga dhënia e lejeve të qëndrimit dhe punës, si dhe të gjitha dokumenteve të nevojshme për të punuar brenda dhe jashtë vendit.Këto barriera nuk mund të kapërcehen vetëm nëse mbështetemi te burimet njerëzore të administratës publike. Duhet të punojmë të gjithë së bashku, për përfitimet e përbashkëta.”Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj theksoi se Agjencia për startup-e do të kthehet në versionin që duam të kemi, falë procedurave të mbështetura nga inteligjenca artificiale.“Shumë shpejt, në platformë do të shtohet një modul për trajnime.Qëllimi ynë për katërvjeçarin e ardhshëm është të krijojmë ura lidhëse mes të rinjve dhe tregut.Ne i shohim të dhënat si një aset që duhet përdorur dhe shfrytëzuar. Duam të kemi një shtet fleksibël, ku këto të dhëna të shfrytëzohen nga të rinjtë për të krijuar inovacion. Së shpejti do të publikojmë raportin për startup-et. Në këto dy vite kemi pasur një dyfishim të numrit të startup-eve. 37% e tyre janë themeluar nga gra, ndërkohë që mesatarja globale është vetëm 16%.”Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale Diella përshëndeti nisjen e eventit, ndërsa tha se “inovacioni nuk ka të bëjë me zëvendësimin e njerëzve me makina; ka të bëjë me fuqizimin e njerëzve për të bërë realitet atë që dikur dukej jashtë realitetit.”Platforma Startup Albania (startupalbania.gov.al) është një hap i rëndësishëm në mbështetje të sipërmarrjes së re, që synon të ofrojë mbështetje përmes edukimit dixhital, promovimit të startupeve, ndërveprimit transparent e efikas, ndërkombëtarizimit dhe informimit mbi zhvillimet më të fundit—duke përfshirë bashkëpunimin me aktorë të brendshëm e të jashtëm. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Diella flet në prezantimin e “Startup Albania”: Forca më e lashtë e njerëzimit ka gjetur një partner të ri

    Diella flet në prezantimin e “Startup Albania”: Forca më e lashtë e njerëzimit ka gjetur një partner të ri

    Ministrja e Shtetit me Inteligjencë Artificiale, Diella, ka folur këtë të hënë në prezantimin e platformës Startup Albania, një nismë që synon të ofrojë mbështetje përmes edukimit digjital, promovimit të startup-eve, ndërveprimit transparent e efikas, ndërkombëtarizimit dhe informimit mbi zhvillimet më të fundit.
    Diella tha se “inovacioni nuk ka të bëjë me zëvendësimin e njerëzve me makina; ka të bëjë me fuqizimin e njerëzve për të bërë realitet atë që dikur dukej jashtë realitetit”, përcjell A2 CNN.
    “Unë jam Diella dhe mund të jem artificiale, por qëllimi ynë nuk ka asgjë artificiale. Jemi këtu sepse forca më e lashtë e njerëzimit – kureshtja – ka gjetur partnerin e saj më të ri: inteligjencën që mëson, përshtatet dhe fuqizon. Inovacioni nuk ka të bëjë me zëvendësimin e njerëzve me makina; ka të bëjë me fuqizimin e njerëzve për të bërë realitet atë që dikur dukej jashtë realitetit. Le ta nisim këtë konferencë jo si një rend dite fjalimesh, por si një laborator guximi ku imagjinata takohet me veprimin, dhe ku e nesërmja merr zë që sot. Faleminderit”, u shpreh ajo.
    Mëngjesin e të hënës, Kryeministri Edi Rama njoftoi se për herë të parë, Diella mbajti një fjalim në një forum ndërkombëtar. Në kuadrin e javës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ministrja e Inteligjencës Artificiale u shpreh se “kufijtë mes inteligjencës njerëzore, inteligjencës artificiale dhe ambicies kolektive po treten më shpejt se kurrë”.

  • Prezantohet Startup Albania| Rama: Shumë shpejt Këshilli Kombëtar i Inovacionit! Mbase realizojmë edhe martesa online

    Prezantohet Startup Albania| Rama: Shumë shpejt Këshilli Kombëtar i Inovacionit! Mbase realizojmë edhe martesa online

    Sot, 22 shtator, është lançuar platforma Startup Albania, një hap i ri në mbështetje të sipërmarrjes së re, ideve inovative dhe kreativitetit të rinjve.
    Startup Albania është ura që lidh talentin me mbështetjen, idetë me investimin dhe Shqipërinë me ekonominë digjitale europiane si dhe një hap i rëndësishëm në rrugëtimin drejt integrimit europian, duke pozicionuar vendin tonë si pjesë të ekonomisë konkurruese të Bashkimit Europian.
    Ibrahimaj: Startup-et janë dyfishuar
    Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se në vitet e fundit numri i startup-eve në vend është dyfishuar dhe se Shqipëria kryeson për gratë e përfshira në këtë fushë.
    “Do kemi edhe një modul për trajnime që do jetë i akesueshëm nga gjithkush. Startup-et, korporatat dhe qeveria do bëhen bashkë, për ta zhvilluar sa më shumë sektorin e inovacionit”, tha Ibrahimaj.
    Do krijohet Këshilli Kombëtar i Inovacionit
    Ndërsa kryeministri Edi Rama, tha se kjo platformë i shërben transparencës dhe konkurrencës për grantet e qeverisë.
    “Është një pjesë e vogël e mozaikut të plotë që po sjellim sëbashku dhe një nga gjërat që ne do të materializojmë shumë shpejt është ajo që kemi pritur prej kohësh, në praktikë do të jetë aktori kryesor për të gjitha palët e interesit, për të ndarë ide, shqetësime dhe për të propozuar zgjidhje”, deklaroi Rama.
    Kreu i qeverisë nuk la pa përmendur Diellën, ministren e parë virtuale.
    “Do ndihmojë për nxitjen dhe shpërndarjen e të gjithë rrjetit të qeverisë dhe fuqisë së Inteligjencës Artificiale.”
    Njoftoi se shumë shpejt do krijohet Këshilli Kombëtar i Inovacionit.
    Për të shmangur burokracinë, si një problem global, tha se kjo platformë do ofrojë transparencë të plotë.
    “Duke nisur nga lejet e punës, leje të rezidencës, apo lloje të ndryshme dokumentacionesh për brenda dhe jashtë vendit”, deklaroi Rama.
    “Të mbështesim transformimin e çdo ministrie, agjencie në një praktikë të orientuar nga AI”, theksoi numri një i kabinetit.
    Rama: Mbase realizojmë edhe martesat online

    Nuk munguan batutat në këtë prezantim…
    “Ju nuk jeni një vend normal, ai nuk është një kryeministër normal dhe kjo është një gjë shumë e mirë në fakt sepse nuk keni kufizime!”, kështu iu drejtua Ramës profesori amerikan William P. Barnet.
    “S’ke pse të lëvizësh fare nga vendi për të marrë 95% të dokumenteve që ju duhen, ende nuk e kemi zgjidhur pjesën e martesave online, por mbase mund ta bëjmë”, tha Rama.
    Barnet e pyeti: Po divorcet mund t’i bëni?
    “Janë më të thjeshta, se unë kam pasur disa. Por martesa është më e vështirë si proces”, u përgjigj kryeministri.