Starton finalja e madhe e Champions League mes PSG dhe Interit e cila luhet në “Allianz Arena” të Mynihut. Francezët do të synojë të rrëmbejë trofeun e parë në historinë e tyre, ndërsa Interi kërkon të përsërisë suksesin e 15 viteve më parë dhe të arrijë në 4 trofe të Champions League.
PSG fitoi kampionatin dhe Kupën e Francës dhe nëse merr edhe Champions, atëherë e mbyll sezonin me tripletën sezonale. Ndërsa Interi synon ta mbyllë sezonin me të vetmin trofe.
Kjo ndeshje do të gjykohet nga arbitri rumun, Istvan Kovaks.
Për herë të parë, paratë e PSG-së janë shoqëruar me një vizion të qartë sportiv. Luis Enrike ka marrë “frenat” e drejtimit dhe ka sjellë kthesën për të cilën klubi parizien kishte nevojë. Janë larguar Verrati, Nejmar, Mesi dhe Mbape. Në vend të tyre, skuadra është mbushur me të rinj të etur dhe plot energji, të udhëhequr nga një Dembele i rilindur, që sot është në garë për “Topin e Artë”. Transformim befasues nga “gjumashi” i Barçës në një sulmues vendimtar.
Luis Enrike kërkon Championsin e dytë si trajner, pas atij të vitit 2015 me Barcelonën, gjithashtu në Gjermani, gjithashtu ndaj një ekipi italian. Ai krenohet me një rekord perfekt: i ka fituar të gjitha, 10 finalet që ka luajtur në nivel klubesh si trajner. E vetmja humbje është ajo ndaj Francës në finalen e Ligës së Kombeve me Spanjën.
Sot, PSG ka në dispozicion formacionin më të mirë, me Due, Dembele dhe Kvaratshelia në sulm, një treshe më e besueshme sesa ajo me Barkola.
Interi nuk ka asnjë mungesë dhe, ashtu si në finalen e Stambollit ndaj Mançester Sitit dy vite më parë, përfaqëson forcën e traditës. Zikaltrit janë mishërimi i atyre që nuk duan të shohin fitues klubet e krijuara nga petrodollarët.
Problemi? Interi mbërrin në këtë finale i lodhur dhe i tronditur. Më saktësisht vjen i eliminuar nga Milani në finale e Kupës së Italisë, ka humbur “in xtremis” titullin e Serisë A ndaj Napolit dhe e ka varur fatin e gjithë sezonit në këtë betejë të fundit.
Simone Inzagi, megjithatë, është specialist i ndeshjeve me eliminim direkt. Ai eliminoi Barçën dhe Bajernin në dy raundet e fundit (çerekfinale dhe gjysmëfinale), si dhe i dha Mançester Sitit një finale shumë të vështirë më 2023. Nga ajo skuadër kanë mbetur 7 lojtarë; përfshirë Lautaro Martinez, sulmuesi më i rrezikshëm i zikaltërve, që shoqërohet nga mbrojtja klasike italiane dhe mentaliteti i pathyeshëm i Interit.
Sonte, në Mynih, Europa do të vendosë. Të pasurit e rinj përballë gjigantëve tradicionalë. Të sapoardhurit kundër “veteranëve”. Milionat kundër medaljeve. Champions-i komandon, Champions-i rishkruan historinë. PSG apo Interi, kush do të triumfojë?
Tag: starton
-

Starton finalja e Champions League/ PSG në kërkim të lavdisë, Inter lakmon trofeun e katërt!
-
Starton turi i 82 çiklistik i Shqipërisë
Nisi sot rrethi i 82-të çiklistik të Shqiperisë nga Sheshi Skënderbej. Gjithësej 14 skuadra, 86 çiklistë nisën aventurën me etapën e parë 151 km e gjatë, e cila startoi në Tiranë, kaloi në Rrëshen dhe do të përfundojë në Shkodër.
Do të jetë një maratonë 5 ditore, për sportistët vendas dhe nga Europa. 5 etapat nga 26-30 maj priten me plot rivalitet, që do të rregjistrojnë një edicion që do të prekë gjithë gjeografinë shqiptare.
Paraprakisht Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë. E pranishme në çeljen e aktivitetit presigjioz ishte dhe Ministrja e Sportit Ogerta Manastirliu.
Kjo ngjarje e madhe sportive vjen pak ditë pasi në Shqipëri u mbajt për herë të parë starti me tre etapa i ‘Giro d’Italia’ dhe që vijon aktualisht në Itali./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Starton Roland Sarros/ Sabalenka debuton me fitore, “numri 1” triumfon brenda 50 minutash
25 Maj 2025
20:35
Telesport
Ka nisur në Paris grand slam i Roland Garros, teksa në fushat me dhè janë luajtur ndeshjet e para të raundit të parë.
Te femrat, tenistja bjellorusë Aryna Sabalenka, numri 1 në botë, fitoi pa probleme 2-0 (6-1, 6-0) ndaj Kamilla Rakhimova. Më tej shkon edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina, që mundi 2-0 Zeynep Sonmez.
I thotë shumë shpejt lamtumirë këtij turneu tenistja ceke Petra Kvitova, që u mund 2-1 nga Viktorija Golubic. Eliminohet edhe Anastasia Pavlyuchenkova, që u mund 2-0 nga kinezja Qinëen Zheng. -

Starton Europiani U17, kryeministri Rama i pranishëm në ceremoni
Për herë të parë Shqipëria organizon një Europian të futbollit, pavarësisht se bëhet fjalë për moshën 17-vjeçare. Si vend pritës, Shqipëria luan ndeshjen e parë në “Arena Kombëtare”.
Për të ndjekur këtë eveniment, i pranishëm në tribunën VIP është edhe Kryeministri Edi Rama.
Të pranishëm gjithashtu edhe Ministrja e Arsimit dhe Kulturës, Orgerta Manastirliu, dhe Ministri i Shtetit, Taulant Balla. -

Starton “Ferma Club” në Vizion Plus, gjithçka nga dinamikat, sekretet dhe prapaskenat e fermerëve më të ndjekur
Në ekranin e shqiptarëve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus, ka startuar Ferma Club.
Një tjetër show ku do të diskutohet, debatohet, zbulohen sekrete e plot të panjohura mbi fermerët më të veçantë në Shqipëri të cilët prej 31 marsit janë pjesë e “Ferma VIP”.
Ferma Club, nën drejtimin e blogeres dhe ish-fermeres Ditea Berisha do të mbajë të mbërthyer para ekranit çdo të shtunë, në orën 13:00 teleshikuesit.Fansat dhe tifozët e zjarrtë do të mësojnë më shumë rreth fermerëve, që vetëm në pak ditë kanë arritur të kenë mbështetje të paparë, duke e kthyer Ferma VIP në spektaklin e preferuar të shqiptarëve.
Mos e zgjasim më shumë, prej këtij momenti uluni para televizorit dhe mbajeni kanalin tuaj në Vizion Plus.
/vizionplus.tv -

Fushata e PD-së starton në “Skënderbej”, tre fëmijët e Metës në skenë
Teksa pritet të nisë nga çasti në çast hapja e fushatës së PD, në sheshin “Skënderbej” mes pjesëmarrësve janë dhe 3 fëmijët e ish-presidentit të Republikës Ilir Meta i cili ndodhet në burg. Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj.
Kujtojmë se sot, është zyrtarizuar dhe divorci i çiftit Meta-Kryemadhi.