Tag: standardet

  • Faktori ndërkombëtar: Mungesa e medias së pavarur cenoi zgjedhjet, mbyllja e TikTok ‘rrëzon’ votimet

    Faktori ndërkombëtar: Mungesa e medias së pavarur cenoi zgjedhjet, mbyllja e TikTok ‘rrëzon’ votimet

    Një nga kriteret kyçe të Kartës së Kopenhagës, e cila përcakton standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, është e drejta e qytetarëve për t’u informuar siç duhet për alternativat politike para se të votojnë. Mungesa e medias së pavarur në Shqipëri si dhe politika e mbështetur te sharjet dhe jo te argumentet ishin problemet që vëzhguesit vunë re në zgjedhjet e së dielës. “Mbyllja e TikTok bie ndesh me standardet ndërkombëtare”, thotë raporti.

    BIRN

    Mungesa e një mjedisi të shëndetshëm mediatik për informim të larmishëm mbi ofertat zgjedhore për shqiptarët, mosfunksionimi i mekanizmave ligjorë që duhet të garantojnë ekzistencën e medias së pavarur dhe vendimi kontrovers i qeverisë së kryeministrit Edi Rama për të mbyllur rrjetin social Tiktok pak para nisjes së fushatës zgjedhore ishin disa nga problemet që cënuan standardet demokratike në zgjedhjet e së dielës dhe sollën raportin më kritik në shumë kohë nga faktori ndërkombëtar.

    Raporti vëren me shqetësim praninë e financimeve me burime të paidentifikuara në disa media, kontrollin e reklamave për arsye politike, sulmet verbale dhe shpesh fizike të udhëheqësve politikë kundër gazetarëve dhe mungesën e aksesit të partive të vogla në media.

    Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit në zgjedhjet parlamentare, të cilat partia në pushtet, Partia Socialiste, i fitoi me shumicë të thjeshtë votash ndërsa ndarja e vendit në 12 qarqe elektorale i dha asaj avantazhin e shumicës parlamentare pothuajse të cilësuar, gjë që pritet të shkaktojë telashe shtesë për demokracinë shqiptare për shkak të mundësisë për ndryshim të njëanshëm të rregullave të lojës nga Rama në vitet në vijim.

    Raporti i OSBE/ODIHR, i publikuar të hënën, vuri në dukje abuzimet me pushtetin shtetëror dhe me burimet shtetërore nga partia në pushtet si dhe frikësimin e votuesve prej ushtrisë së patronazhistëve si probleme që i bëjnë zgjedhjet “jo në përputhje me standardet ndërkombëtare”, por një kritikë veçanërisht e fortë në raport ka të bëjë me median, lirinë për të përcjellë dhe për të marrë informacion si dhe cilësinë e informacionit të marrë.

    “Pavarësia, larmishmëria dhe integriteti i lajmeve të disponueshme për votuesit gërryen nga varësia e shumicës së medias nga financimet jotransparente nga interesa politike apo të biznesit, të cilat shpesh mbështeten në kontrata publike,” thuhet në raport.

    “Përqendrimi i pronësisë së medias cënon më tej pluralizmin e burimeve të lajmeve, në kundërshti me standardet ndërkombëtare,” vërejnë ekspertët e OSBE/ODIHR.

    Mjedisi mediatik i një vendi duhet të ketë media të shumta me informacion të larmishëm, përfshirë informacion nga aktorët politikë apo shoqërorë që nuk i përkasin rrymave kryesore, gjë që në fakt në Shqipëri nuk gjendet. Mediat janë jo të pakta, nëse shikohet numri i televizioneve, por informacioni i dhënë në to nuk është i larmishëm, sepse është i njëjti informacion i dhënë në shumë media njëherësh.

    “Raportimi i  lajmeve shpesh zëvendësohet nga materiale të përgatitura nga trupat qeveritarë, gjë që minon integritetin editoria. Agjencia e Medias dhe Informimit, një agjenci nën varësinë e kryeministrit, centralizon dhe filtron informacionin e publikuar nga qeveria dhe institucionet publike,” thotë raporti.

    “Për më tepër, gazetarët raportojnë se aksesi i tyre te përfaqësuesit e qeverisë, përfshirë kryeministrin, është në tkurrje, ku numri i konferencave për shtyp është pakësuar dhe gazetarët me raste ndalohen të marrin pjesë në aktivitete publike, në kundërshti kjo me standardet ndërkombëtare.”

    Qeveria shqiptare ndalon gazetarët të kryejnë filmime të pavarura në aktivitete publike, të tilla si mitingjet elektorale të Ramës dhe të Partisë Socialiste, ku truprojat dhe stafi i kryeministrit pengojnë fizikisht përdorimin e celularëve apo mjeteve të tjera të regjistrimit video. Kjo e ka bërë “raportimin” mediatik të fushatës një teatër gjigand në të cilin qytetarët mund të shohin vetëm atë që kryeministri do, por në televizione dhe portale të ndryshme.

    “Sipas shumicës së bashkëbiseduesve të ODIHR, pamjet nga fushata u ofruan nga partitë politike. Në televizionet e monitoruara nga ODIHR, asnjë nga këto raportime lajmesh nuk u shënua si të tilla, siç kërkohet nga Kodi Zgjedhor dhe për këtë nuk pati masa të ndërmarra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.”

    Raporti shënon me shqetësim raportimet se disa nga intervistat me kandidatët për zgjedhje të transmetuara në media të ndryshme kanë qenë në fakt të paguara, gjë që bie ndesh me ligjin.

    “Pamjet e prodhuara nga garuesit në zgjedhje në lajme si dhe mbulimi me pagesë de facto është e barabartë me reklamat politike dhe dizavantazhon garuesit me më pak burime financiare,” vëren raporti.

    Një nga problemet kyçe që duket se do të rrëzojnë zgjedhjet e së dielës ka të bëjë me vendimin e qeverisë për të mbyllur aksesin në rrjetin social Tik Tok pak javë para zgjedhjeve. Qeveria thotë se e mori vendimin për të luftuar bullizmin në shkolla, si pasojë e ngjarjes tragjike të vrasjes së një adoleshenti dhjetorin e kaluar, por shumë besojnë se ndalimi lidhet me fushatën elektorale, për shkak se Tik Tok, si media sociale e re, vlerëson përmbajtjen dhe i jep vizibilitet materialeve të prodhuara nga përdoruesit përkundrejt të ardhurave ndërsa mediat sociale të vjetra, si Facebook e Twitter, nuk i japin vizibilitet përmbajtjes së prodhuar nga, fjala vjen, kandidatët për deputetë, pasi janë biznese të maturuara dhe kërkojnë të sheshin reklama. Me pak fjalë, Tik Tok jep vizibilitet të cilin Facebook e të tjera nuk e japin.

    “Vendimi i Këshillit të Ministrave më 6 mars për të ndaluar përkohësisht aksesin në TikTok është i një ndalim i gjerë dhe i papërputhshëm me standardet ndërkombëtare,” thuhet në raport.

    “Në finale, mjedisi kufizues mediatik dhe dështimi për të zbatuar kërkesat ligjore në mirëbesim i ndaloi votuesit nga marrja e informacionit të plotë, të pavarur dhe të larmishëm mbi garën zgjedhore,” thekson raporti.

  • ‘Zgjedhje të një rëndësie të veçantë’, Begaj: Duhet të plotësojnë standardet më të mira

    ‘Zgjedhje të një rëndësie të veçantë’, Begaj: Duhet të plotësojnë standardet më të mira

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, bashkë me Zonjën e Parë, Armanda Begaj, kanë votuar mëngjesin e sotëm për zgjedhjet parlamentare. Në një deklaratë për mediat, ai theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, duke e konsideruar këtë proces si të veçantë pasi është i pari që zhvillohet pas hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
    Presidenti Begaj u shpreh se procesi zgjedhor po zhvillohej qetësisht dhe theksoi se zgjedhjet janë të rëndësishme për qytetarët, për vendin dhe për forcimin e demokracisë. Ai theksoi se zgjedhjet duhet të përmbushin standardet më të larta dhe të jenë një festë e vërtetë ku qytetarët mund të shprehin lirshëm vullnetin e tyre.
    “Zgjedhjet duhet të plotësojnë standardet më të mira. Kjo ditë duhet të jetë një festë, ku qytetarët duhet të shprehin lirshëm vullnetin e tyre, pa presion dhe me përgjegjshmërinë se zëri i tyre do të dëgjohet. Po kështu, duhet të jetë procesi i administrimit dhe numërimit,”- tha Begaj.
    Ai gjithashtu u shpreh se në fushatën zgjedhore duhet të ketë ballafaqim idesh dhe ofertash dhe shtoi se nuk duhet të lejohet përdorimi i gjuhës bullizuese. Sipas tij, një gjuhë e tillë është e papranueshme, si për politikanët, ashtu edhe për qytetarët.

  • Hoxha pret delegacionin e PE: Angazhim për proces zgjedhor me standardet më të mira

    Hoxha pret delegacionin e PE: Angazhim për proces zgjedhor me standardet më të mira

    Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot një delegacion me deputetë nga Parlamenti Evropian.
    Ministri Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se gjatë takimit ka shprehur angazhimin për një proces zgjedhor sa më të qetë, të ndershëm dhe në përputhje me standardet më të mira.

    “Prita sot një delegacion të deputetëve të Parlamentit Europian, të cilët janë në Shqipëri në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
    I sigurova eurodeputetët për angazhimin tonë për një proces zgjedhor të qetë, të ndershëm e transparent, në përputhje me standardet më të mira. Ky takim ishte gjithashtu një mundësi e mirë për të ndarë me ta disa nga hapat e rëndësishëm, ndërmarrë në forcimin e institucioneve”, njofton Hoxha.

  • “Rama i shkeli standardet europiane si kurrë më parë”, Meta: Ndodhet në panik nga humbja e pashmangshme

    “Rama i shkeli standardet europiane si kurrë më parë”, Meta: Ndodhet në panik nga humbja e pashmangshme

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale.

    Ndërsa ndodhet prej muajsh në burg, ai shprehet se kryesocialisti po bën thirrje që qytetarët të mos votojnë në 11 maj.
    Postimi i plotë i Metës:
    Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë.Kur këtij i dalin kaq mirë sondazhet përse është kaq i trembur për pjesëmarrjen?Meqë nuk i dalin 71 mandate sipas sondazheve të tij përse kërkon shumicë të cilësuar?Shqiptarët as nuk kanë harruar dhe as do të harrojne se ky i kishte i vetëm 122 kartona në Kuvend për dy vite e gjysëm.
    Mos i përdori 122 votat për t’u rritur pensionet shqiptarëve? Jo dhe jo. I përdori vetëm për të bërë ligje me porosi për klientët e tij për t’i plaçkitur dhe grabitur shqiptarët. Më shumë se gjysma e këtyre ligjeve u kallëzuan në SPAK si ligje te koruptuara, ku akoma flenë në sirtaret e tij, por që do të hetohen deri në rrënjë pas 11 Majit.
    Mos vallë ky i përdori 122 votat në Kuvend për të respektuar standardet europiane? Jo. Ky i shkeli standardet europiane si kurrë më parë dhe Komisioni i Venecias e ndëshkoi plot 4 herë.Ndaj të gjithë të marrin pjesë në referendumin e 11 Majit.
    Kjo do të jetë pranvera e dytë dhe më e madhe për Shqipërinë, që nga 22 Marsi 1992 ku dhe vetë socialistët do të çlirohen nga poshtërimi, që ky plaçkites ju ka bërë jo vetëm atyre por edhe traditave më të mira që ata krijuan me sakrifica.
    Më 11 Maj shqiptarët do të fitojnë barazinë para Kushtetutës dhe ligjit dhe nuk do të ketë pushtet që t’ua rrëmbejë këtë barazi!
    ✅️🗳 VOTO NR.1️⃣ Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”✅️🗳 VOTO ILIR METAJ, QARKU TIRANË!

    Top Channel

  • Meta nga qelia: PS në panik nga ndëshkimi, shkeli standardet evropiane si kurrë më parë!

    Meta nga qelia: PS në panik nga ndëshkimi, shkeli standardet evropiane si kurrë më parë!

    “Ndaj të gjithë të marrin pjesë në referendumin e 11 Majit. Kjo do të jetë pranvera e dytë dhe më e madhe për Shqipërinë, që nga 22 Marsi 1992 ku dhe vetë socialistët do të çlirohen nga poshtërimi, që ky plaçkites ju ka bërë jo vetëm atyre por edhe traditave më të mira që ata krijuan me sakrifica”, shkruan Meta në një reagim në rrjetet sociale.
    Kreu i PL shprehet se Partia Socialiste është në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm.
    “Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë”, shkruan ai.
    Më tej ai është thotë se kryeministri Rama dhe qeveria shkeli standardet europiane si kurrë më parë dhe Komisioni i Venecias e ndëshkoi plot 4 herë.
    Reagimi i Metës
    Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë.
    Kur këtij i dalin kaq mirë sondazhet përse është kaq i trembur për pjesëmarrjen?
    Meqë nuk i dalin 71 mandate sipas sondazheve të tij përse kërkon shumicë të cilësuar?
    Shqiptarët as nuk kanë harruar dhe as do të harrojne se ky i kishte i vetëm 122 kartona në Kuvend për dy vite e gjysëm.
    Mos i përdori 122 votat për t’u rritur pensionet shqiptarëve? Jo dhe jo. I përdori vetëm për të bërë ligje me porosi për klientët e tij për t’i plaçkitur dhe grabitur shqiptarët. Më shumë se gjysma e këtyre ligjeve u kallëzuan në SPAK si ligje te koruptuara, ku akoma flenë në sirtaret e tij, por që do të hetohen deri në rrënjë pas 11 Majit.
    Mos vallë ky i përdori 122 votat në Kuvend për të respektuar standardet europiane? Jo. Ky i shkeli standardet europiane si kurrë më parë dhe Komisioni i Venecias e ndëshkoi plot 4 herë.
    Ndaj të gjithë të marrin pjesë në referendumin e 11 Majit.
    Kjo do të jetë pranvera e dytë dhe më e madhe për Shqipërinë, që nga 22 Marsi 1992 ku dhe vetë socialistët do të çlirohen nga poshtërimi, që ky plaçkites ju ka bërë jo vetëm atyre por edhe traditave më të mira që ata krijuan me sakrifica.
    Më 11 Maj shqiptarët do të fitojnë barazinë para Kushtetutës dhe ligjit dhe nuk do të ketë pushtet që t’ua rrëmbejë këtë barazi!
    VOTO NR.1️⃣  Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
    VOTO ILIR METAJ, QARKU TIRANË!

  • Zgjidhjet e përkohshme nga Komisioni Evropian për të mbështetur kompanitë në pajtueshmërinë me aktin e AI

    Zgjidhjet e përkohshme nga Komisioni Evropian për të mbështetur kompanitë në pajtueshmërinë me aktin e AI

    Komisioni Evropian ka njoftuar se mund të ofrojë “zgjidhje alternative” për kompanitë që kërkojnë të demonstrojnë pajtueshmërinë me Aktin e AI të BE-së, në rast se standardet teknike që mbështesin këtë akt nuk janë të gatshme në kohë.

    Kjo pas një vonese të njoftuar nga CEN-CENELEC, organet kryesore të standardizimit evropian, që planifikonin që standardet të ishin gati deri në gusht 2025, por tani pritet të jenë të gatshme vetëm në vitin 2026.

    Zëdhënësi i Komisionit, Thomas Regnier, theksoi se standardet nuk janë të detyrueshme, por ato do të lehtësojnë përpjekjet e kompanive për t’u pajtuar me rregullat e Aktit të AI. Komisioni ka kërkuar nga organizatat që të hartojnë këto standarde për të siguruar që produktet dhe shërbimet e kompanive të jenë të sigurta, të besueshme dhe në përputhje me kërkesat ligjore.

    Ndërkohë, Komisioni synon që ofruesit dhe organet e vlerësimit të konformitetit të jenë të përgatitur përpara se kërkesat ligjore të hyjnë në fuqi në gusht 2026. Akti i AI, që rregullon përdorimin e sistemeve me rrezik të lartë, ka filluar të zbatohet në gusht të vitit të kaluar dhe do të jetë plotësisht në fuqi në vitin 2027.

  • Pronari i një laboratori testues të naftës: S’ka kontroll të cilësisë në tregun e brendshëm të Kosovës

    Pronari i një laboratori testues të naftës: S’ka kontroll të cilësisë në tregun e brendshëm të Kosovës

    Që nga muaji dhjetor i vitit 2024 nuk është duke u realizuar asnjë monitorim apo kontroll zyrtar i cilësisë së karburanteve në tregun e brendshëm në Kosovë.
    Kështu alarmon Jakup Gashit, i cili është edhe pronar i laboratorit testues të naftës “Sierra Lab”. Sipas tij, kjo mungesë e mbikëqyrjes përbën një vakum të thellë institucional dhe paraqet rrezik serioz në disa drejtime kyçe.
    Gashi liston edhe pasojat derisa përmend mbrojtjen e konsumatorit, shëndetin dhe mjedisin dhe konkurrencën e ndershme në treg.
    “Mbrojtjen e konsumatorit – Mungesa e kontrolleve nënkupton rrezik të drejtpërdrejtë që produktet e naftës të mos përmbushin standardet ligjore dhe teknike, gjë që cenon të drejtën e qytetarëve për produkte të sigurta dhe cilësore.
    Shëndetin dhe mjedisin – Derivatet e cilësisë së dobët ndikojnë negativisht në ambient dhe mund të shkaktojnë ndotje të shtuar të ajrit si dhe dëmtime në motorët e automjeteve.
    Konkurrencën e ndershme në treg – Operimi pa kontroll të cilësisë krijon një avantazh të padrejtë për subjektet që importojnë ose tregtojnë karburante me cilësi të ulët dhe çmim më të lirë, duke dëmtuar operatorët që respektojnë standardet dhe rregulloret”, shkruan Gashi.
    Ai tutje pohon se pavarësisht detyrimeve ligjore që i takojnë institucioneve përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe kontrollin e cilësisë së karburanteve, asnjë veprim konkret nuk është ndërmarrë për të garantuar standardet e duhura në këtë sektor jetik për ekonominë dhe jetën e përditshme të qytetarëve.
    “Kërkojmë nga institucionet kompetente të ndërmarrin urgjentisht masa për rivendosjen e kontrolleve të rregullta të cilësisë së derivateve të naftës dhe të garantojnë transparencë të plotë për opinionin publik në lidhje me këtë çështje”, thotë tutje.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Hasani pret Zannier: Angazhim për organizimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR

    Hasani pret Zannier: Angazhim për organizimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në zyrën e tij kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, ambasadorin Lamberto Zannier, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit që do të zhvillohen në Shqipëri.
    ”Shqipëria vlerëson fort asistencën e OSBE/ODIHR gjatë proceseve zgjedhore dhe ne mbetemi të vendosur për të zbatuar rekomandimet, duke shfrytëzuar njëkohësisht ekspertizën dhe ndihmën e tij”,-tha Hasani.

    Ndër të tjera, Hasani ka cilësuar edhe angazhimin e vendit tonë për të organizuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente, në përputhje të plotë me standardet e OSBE/ODIHR. Shqipëria mbetet një mbështetëse e palëkundur e mandatit të ODIHR dhe rolit që ai luan në mbrojtjen e lirive themelore.

     

  • Berisha: Nga Elbasani në Kolonjë kamionët me dru kanë targën ”Taulant Balla”

    Berisha: Nga Elbasani në Kolonjë kamionët me dru kanë targën ”Taulant Balla”

    Kreu i PD, Sali Berisha sot prezantoi programin për pyjet, mjedisin dhe kullotat. Ai tha se qeverisja e tij do të vendosë standardet më të mira evropiane për këto fusha specifike. Berisha ndër të tjera përmendi edhe ministrin Taulant Balla. ”Sot dihet po të shkosh nga Elbasani deri në Kolonjë, shikon kamionët me dru, Taulant Balla e kanë targën. A janë të gjitha të tij apo jo nuk e di, por atij i del emri, edhe në Kolonjë edhe në Librazhd. Pra këta bëhen më shumë sesa milionerë me shkatërrimin masive që i bëhet pyjeve”.
    Pjesë nga fjala

    Ndaj dhe projekti ynë ka një synim: vendosjen e standardeve më të mira evropiane në programin tonë. Standarde të cilat synojnë një mjedis të shëndetshëm, një mjedis të pastër, një mjedis të monitoruar, një mjedis të zhvilluar. Kompleksi mjedisor, faktorët që bashkëveprojnë në mjedisin, do të marrin të gjithë vëmendjen dhe angazhimin.
    Nuk ka dyshim se pyllëzimi real do jetë një drejtim qendror. Pyllëzimi do të gërshetohet me mbjelljen e drurëve frutorë. Por kjo nuk do të thotë se do hiqet dorë nga mbjellja e drurëve të tjerë nativë për zonat ku ato janë. U shkatërrua e tëra infrastruktura e mbrojtjes së pyjeve.
    U shkatërrua e tëra infrastruktura e kullotave. Rindërtimi i institucioneve të këtyre fushave, veprimtaria e tyre në përputhje me standardet evropiane, do jetë zotimi ynë para shqiptarëve. Menaxhimi transparent dhe i ndershëm, sot dihet, po të shkosh nga Elbasani gjer në Kolonjë, të shohësh kamionët me dru, Taulant Balla e kanë targën. Kjo është e vërteta.
    A janë të gjitha të tij apo jo, nuk e di, por atij i del emri edhe në Kolonjë, edhe në Librazhd, kjo është e vërteta. Pra këta bëhen milionerë, më shumë se milionerë me këtë shkatërrim masiv që u bëhet pyjeve. Pra, rënia në këto sektorë është shumë e madhe, shumë e dhimbshme, shumë me pasoja. Por përsëri potencialet e ringritjes janë reale dhe ne jemi të vendosur t’i japim me programin tonë, mbrojtjes së mjedisit, pyjeve dhe kullotave, ujërave dhe ajrit, investimet më serioze në mënyrë që të arrijmë sa më shpejt standardet evropiane në këto fusha si standardet më të mira për shëndetin dhe jetesën e qytetarëve shqiptarë.