Tag: stambollit

  • Plas në Turqi, prokuroria e Stambollit lëshon 46 urdhër arreste, të përfshirë lojtarë të Fenerbahçe dhe Gallatasaray

    Plas në Turqi, prokuroria e Stambollit lëshon 46 urdhër arreste, të përfshirë lojtarë të Fenerbahçe dhe Gallatasaray

    Nuk është hera e parë që futbolli turk është i përfshirë në skandale të ndryshme, që lidhen kryesisht me bastet dhe ndikimin e tyre në lojën e futbollit, por duket se këtë here situatë duket se ka marrë përmasa edhe më të mëdha.
    Prokuroria e Stambollit ka lëshuar një sërë urdhër-arrestesh për dhjetëra lojtarë futbolli dhe zyrtarë në lidhje me skandalin e basteve që ka tronditur Turqinë.

    Midis të arrestuarve gjatë bastisjes policore të mëngjesit të së premtes ishin mesfushori i Fenerbahçes, Mert Hakan Yandas, dhe mbrojtësi i Galatasarajit, Metehan Baltaci.
    Sipas agjencisë së lajmeve DHA, u arrestuan gjithashtu ish-gjyqtari dhe komentatori Ahmet Cakar dhe gjyqtari aktual Zorbay Kucuk.
    Federata Turke e Futbollit njoftoi në tetor se kishte nisur një hetim ndaj mbi 150 gjyqtarëve për dyshime për baste në ndeshje futbolli, hetim i cili shpejt u zgjerua duke përfshirë lojtarë, zyrtarë dhe komentatorë televizivë. Prokuroria e Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 46 të dyshuar, 35 prej të cilëve u arrestuan fillimisht, përfshirë presidentët e disa klubeve.
    Tani pritet të mësohet se çfare vendimi do të marrë gjykata e Stambollit, që në rast se i gjen fajtor këta zyrtarë, për futbollin turk kjo do të ishte padyshim goditja më e rëndë në histori.

  • VIDEO/ Në mes të Stambollit, shqiptarët në Turqi festojnë 28 Nëntorin me flamuj e këngë patriotike

    VIDEO/ Në mes të Stambollit, shqiptarët në Turqi festojnë 28 Nëntorin me flamuj e këngë patriotike

    28 Nëntori, Dita e Pavarësisë, është festuar edhe në Turqi, në mes të Stambollit.

    Me flamurin kuqezi në duar dhe të shoqëruar nga këngë patriotike, dhjetëra pjesëtarë të komunitetit shqiptar kanë ‘vërshuar’ nëpër qytet për të festuar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
    “E festuam me krenari 28 Nëntorin! Sot u mblodhëm sepse kjo ditë është simbol i rrënjëve tona, historisë sonë dhe lirisë sonë”, thuhet në njoftimin e shoqatave shqiptare në Turqi.

     

    Top Channel

  • Në mes të Stambollit, shqiptarët festojnë 28 Nëntorin me flamuj e këngë patriotike (Video)

    Në mes të Stambollit, shqiptarët festojnë 28 Nëntorin me flamuj e këngë patriotike (Video)

    28 Nëntori, Dita e Pavarësisë, është festuar edhe në Turqi, në mes të Stambollit.
    Me flamurin kuqezi në duar dhe të shoqëruar nga këngë patriotike, dhjetëra pjesëtarë të komunitetit shqiptar kanë ‘vërshuar’ nëpër qytet për të festuar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
    “E festuam me krenari 28 Nëntorin! Sot u mblodhëm sepse kjo ditë është simbol i rrënjëve tona, historisë sonë dhe lirisë sonë”, thuhet në njoftimin e shoqatave shqiptare në Turqi.

  • VIDEO-Papa viziton Turqinë, heq këpucët kur futet në Xhaminë Blu

    VIDEO-Papa viziton Turqinë, heq këpucët kur futet në Xhaminë Blu

    Papa Leoni XIV, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, shkoi edhe në Xhaminë Blu të Stambollit, ku u prit dhe u shoqërua nga kreu i Diyanet-it, presidenti i Çështjeve Fetare, Safi Arpagus. Ashtu si paraardhësi i tij, Papa Françesku, dhe të tjerë para tij, edhe Leoni XIV hoqi këpucët në respekt të traditave vendase.
    Xhamia Sultan Ahmet, e njohur gjerësisht si “Xhamia Blu”, është ndër faltoret më të rëndësishme të Stambollit. E ndërtuar mes viteve 1609-1617 nga sulltan Ahmeti I, ajo u ngrit mbi një pjesë të ish-Pallatit të Kostandinopojës, me synimin të bëhej qendra kryesore e adhurimit në Perandorinë Osmane. Ajo mori nofkën “Blu” falë 21 mijë e 43 pllaka të qeramikës turke që zbukurojnë muret dhe kupolën. Xhamia është e vetmja në Turqi me gjashtë minare (zakonisht janë katër), ndërsa më shumë ka vetëm xhamia e Qabes në Mekë, me shtatë minare.
    Pas momentit të lutjes në Xhami, Ati i Shenjtë do të shkojë edhe në Kishën ortodokse Mor Ephrem, në pjesën evropiane të Stambollit, për një takim privat me krerët e Kishave dhe komuniteteve të krishtera. Kjo kishë, e inauguruar në vitin 2023, është e para dhe deri më sot e vetmja e ndërtuar në Turqi që nga themelimi i Republikës.
    Pasditja do ta gjejë Papën në Kishën Patriarkale të Shën Gjergjit për Doksologjinë, një rit i shkurtër fetar, ndërsa më pas do të zhvillojë një takim me Patriarkun Bartolomeu I në Pallatin Patriarkal, ku të dy do të firmosin një Deklaratë të përbashkët.
    Vizita e ditës do të mbyllet me meshën në Volkswagen Arena, një hapësirë shumëfunksionale që mund të presë deri në 6 mijë persona. E inauguruar në vitin 2015, arena është pjesë e kompleksit kulturor Uniq në Maslak të Stambollit.

  • Sekuestrohen drogë, armë e municione/ “Paqja e Stambollit”, 1022 të arrestuar gjatë megaoperacionit në Turqi

    Sekuestrohen drogë, armë e municione/ “Paqja e Stambollit”, 1022 të arrestuar gjatë megaoperacionit në Turqi

    Policia turke arrestoi 1,022 persona gjatë një operacioni të madh sigurie “Paqja e Stambollit” në të gjithë Stambollin, thanë autoritetet.
    Operacioni filloi vonë mbrëmë, me mbështetjen e helikopterëve të policisë dhe anijeve të policisë detare, raportuan mediat turke.
    Gati 3,000 oficerë policie u vendosën në të gjithë qytetin, duke ngritur pika kontrolli, duke inspektuar vendet publike dhe duke kryer kontrolle identiteti.
    Më shumë se 363,000 persona u kontrolluan, ndërsa 528 persona u ndaluan nën dyshimin për vepra të ndryshme penale.
    Gjatë operacionit, u sekuestruan armë zjarri të paligjshme, pistoleta bosh, pushkë, municione, mbi një kilogram lëndë narkotike dhe para të gatshme që lidhen me shitjen e drogës. Gjithashtu u inspektuan pothuajse 200 kompani dhe u kryen kontrolle të gjera të trafikut.

  • Kombëtarja e vajzave udhëton sot drejt Stambollit

    Kombëtarja e vajzave udhëton sot drejt Stambollit

    Kombëtarja e vajzave udhëton sot drejt Stambollit për dy ndeshjet miqësore ndaj Turqisë.
    Skuadra ishte planifikuar të nisej pasditen e djeshme, por për shkak të anulimit të fluturimit, programi është rishikuar dhe është rezervuar një fluturim i ri për ditën e sotme.
    Për këtë arsye, ekipi nuk do të zhvillojë seancën stërvitore të planifikuar në Turqi.
    Ndeshja e parë Turqi – Shqipëri do të luhet nesër, në orën 13:00 dhe do të transmetohet live në FSHF TV.

  • FSHF gjen zgjidhje, Kombëtarja e vajzave udhëton drejt Stambollit

    FSHF gjen zgjidhje, Kombëtarja e vajzave udhëton drejt Stambollit

    Kombëtarja e vajzave udhëton sot drejt Stambollit për dy ndeshjet miqësore ndaj Turqisë.
    Skuadra ishte planifikuar të nisej pasditen e djeshme, por për shkak të anulimit të fluturimit, programi është rishikuar dhe është rezervuar një fluturim i ri për ditën e sotme.

    Për këtë arsye, ekipi nuk do të zhvillojë seancën stërvitore të planifikuar në Turqi.
    Ndeshja e parë Turqi – Shqipëri do të luhet nesër, në orën 13:00 dhe do të transmetohet live në FSHF TV.

  • Ju anulua udhëtimi pa paralajmërim, Kombëtarja niset drejt Stambollit

    Ju anulua udhëtimi pa paralajmërim, Kombëtarja niset drejt Stambollit

    Ngjarja e djeshme e anulimit të fluturimit pa paralajmërim për udhëtimin e pasdites Tiranë-Stamboll, ka sjellë një rishikim të programit të Kombëtares së vajzave, i cili do të udhëtojë sot drejt Stambollit për dy ndeshjet miqësore ndaj Turqisë, por incidenti i krijuar dje ka sjellë një konfuzion me udhëtimin e ekipit.

    Kujtojmë që udhëtimi i ekipit kërkon mbi 30 bileta që ishte e pamundur të siguroheshin në një kohë kaq të shpejtë, pasi kujtojmë që ndeshja e parë do të luhet pas dy ditësh.
    Kjo sjell një udhëtim të lodhshëm dhe aspak normal të ekipit nga Podgorica e Malit të Zi drejt Stambollit, shkak padyshim i konfuzionit që krijoi anulimi pa paralajmërim dhe jashtë parashikimit për udhëtimin e djeshëm, me sa duket kompania Air Albania, nuk ka patur mundësi konpensimi të udhëtimit në alternativa të shpejta.
    Për këtë arsye, ekipi nuk do të zhvillojë seancën stërvitore të planifikuar në Turqi dhe do të bëhet gati direkt për ndeshjen një ditë më pas.

  • “Air Albania” anulon fluturimin drejt Stambollit, Kombëtarja e vajzave rrezikon miqësoret me Turqinë

    “Air Albania” anulon fluturimin drejt Stambollit, Kombëtarja e vajzave rrezikon miqësoret me Turqinë

    Fluturimi i linjës “Air Albania” nga Tirana drejt Stambollit, i parashikuar të nisej sot në orën 18:20, është anuluar në mënyrë të papritur dhe pa asnjë arsye zyrtare, duke shkaktuar kaos dhe pakënaqësi të madhe te të gjithë pasagjerët. Ndër udhëtarët që kishin prerë bileta ishte edhe Kombëtarja shqiptare e futbollit për vajza, e cila ishte nisur drejt Turqisë për të zhvilluar dy ndeshje miqësore të planifikuara prej kohësh, në datat 28 nëntor dhe 1 dhjetor.
    Ky anulim i pashpjeguar ka prishur tërësisht programin e ekipit përfaqësues, teksa futbollistet dhe stafi teknik u detyruan të kthehen mbrapsht, pasi u lanë në pritje pa asnjë njoftim dhe pa asnjë zgjidhje alternative nga kompania ajrore.
    Sakaq, zyra e “Air Albania”-s në aeroport ishte e mbyllur dhe numrat e telefonit të kompanisë ishin të fikur, me qytetarët që nuk kishin asnjë mundësi ku të kërkonin ndihmë apo asistencë.
    Me miqësoret e programuara prej muajsh, situata e krijuar rrezikon seriozisht zhvillimin e këtyre ndeshjeve, duke vendosur në pozitë të vështirë jo vetëm Kombëtaren, por edhe Federatën Turke të Futbollit, e cila ka pritur ekipin shqiptar sipas planit.
    Mbi të gjitha, ky rast përbën një situatë tejet të pakëndshme dhe të papranueshme, duke cenuar profesionalizmin dhe imazhin e një ekipi kombëtar që përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Përveç futbollisteve të Kombëtares shqiptare, dhjetëra pasagjerë të tjerë që kishin rezervuar bileta për të udhëtuar drejt Stambollit mbetën të bllokuar në aeroport, pa marrë qartësi dhe pa një zgjidhje të menjëhershme.
    Anulimi i fluturimit, pa shpjegim dhe pa ofrim alternativash të menaxhuara siç kërkojnë standardet ndërkombëtare të transportit ajror, ngre shqetësime serioze mbi funksionimin dhe përgjegjësinë e kompanisë “Air Albania” ndaj pasagjerëve të saj. Rasti i sotëm tregon se mungesa e komunikimit dhe improvizimi në situata të tilla dëmtojnë drejtpërdrejt sportin, institucionet dhe qytetarët që mbështeten te udhëtimet ajrore për detyrime zyrtare ose personale.

  • Një histori e bukur 29 vite para Kongresit të Manastirit

    Një histori e bukur 29 vite para Kongresit të Manastirit

    Nga Alba Malltezi

    Kur shqiptarët e Stambollit krijuan “Shoqërinë e shkronjëzave shqipe” realizuan një ëndërr që kapërcente identitetet e tyre, prejardhjet, origjinat, përkatësitë fetare. Sepse ëndrrat e bukura lindin vetëm nga një identitet universal që i kapërcen të gjitha të bëra bashkë. Ata motivoheshin nga Dashuria për shqipen. 

    Kur realizohen gjërat e mëdha në jetën e një kombi, ëndrrat janë shfaqur shumë, shumë vite para se të realizohen. Për shembull, ndërsa u realizua Lidhja shqiptare e Prizrenit, ajo ishte e gjallë në shpirtin e gjithë shqiptarëve më parë. Ishte tamam viti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kur, me 12 Tetor të 1879, pra 29 vite para Kongresit të Manastirit, siç shkruhet në dokumente të kohës që kemi në dorë“… Një pjesë e parisë shqiptare të Stambollit themelon “Shoqërinë e të shtypurit shkronjavet shqip, e njohur ndryshe si “Shoqëria e shkronjëzave”, krahu letrar dhe kulturor i Lëvizjes Kombëtare shqiptare të përfaqësuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Nën kryesinë e Sami bej Frashërit dhe pjesëmarrjen e disa anëtarëve të Komitetit sekret të Stambollit si Abdyl bej Frashëri, Mehmet Ali bej Berati (Vrioni), Ferid Pashë Vlora, vezir i ardhshëm i Perandorisë, kjo shoqëri ku Gegëria dhe Toskëria ishin të përfaqësuar, i dha vetes për qëllim të përpilonte një alfabet kombëtar dhe të bënte çmos për hapjen e shkollave shqipe dhe botimin e shkollave shqip. “Anëtarët themelues përfaqësonin jo vetëm familjet kryesore shqiptare të kohës, por gjeografikisht gjithë Shqipërinë. Myslimane, ortodokse, katolike, gjirokastritë, shkodranë, toskë, gegë… të gjithë ishin të përfaqësuar”, mësohet nga ky dokument i kohës. Shoqëria e Stambollit zgjodhi një palë shkronja dhe shtypi kanonizmën (rregulloren e saj) si dhe një abetare të shtypur në shtypshkronjën e A. Zelicit në Stamboll në tetor të 1979.

    Shoqëria kishte për qëllim:

    1. Të botojë libra në gjuhën shqipe, sidomos libra shkollorë.2. Të përhapë diturinë ndër shqiptarë, pa dallim feje e krahine.3. Të punojë për bashkimin gjuhësor, duke përdorur një alfabet të njëtrajtshëm.4. Të ndihmojë hapjen e shkollave shqipe dhe furnizimin e tyre me libra.

    Në fund të shkrimit do të japim dhe listën e shqiptarëve të impenjuar në këtë nismë dhe emrat e tyre flasin vetë se ëndrra që ata po  realizonin ishte më e madhe se ata, më e madhe se krahina, qyteti, pozicioni që mbanin. Ishte më e madhe sidomos (nëse dikush sot nga padituria apo djallëzia dëshiron të bëjë kategorizime fetare) se feja që kishin. Sepse, në përgjithësi, gjërat e mira, mendimet e mira janë të motivuara nga një ndjenjë superiore Universale dhe përmbi të gjithë. Këto nisma historike që lënë gjurmë dhe përmirësojnë një komb, motivohen nga Dashuria. Ndërkohë, imagjinoni pak në Stambollin e 1879, në një kohë vjeshte, një grup i madh, sekret, shqiptarësh që jetonin, punonin, krijonin nën Perandorinë Otomane, nuk flisnin  e “komplotonin” për “tendera”,  “qypa me florinj”… por për Abetaren.“Kjo Abetare, prej 136 faqesh u punua prej Jani Vretos, Sami bej Frashërit, Pashko Vasës, Koto Hoxhit dhe Anastas Kostandin Frashërit. Siç shkruhej në kujtimet e Mit-hat bej Frashërit, qeveria turke nuk kishte dhënë leje për mbledhje të tilla, ndaj dhe tubimet e shoqërisë si dhe botimi i abetares bëhej në ilegalitet dhe në rrezik për ta. Shoqëria i filloi punimet në një moment kur Kristoforidhi, de Rada, kleri katolik shkodran, kishin dhënë shembujt e parë të lëvrimit të shqipes moderne. Sipas dëshmive të Mit’hat Frashërit, gjuhëtarët e shoqërisë mblidheshin më shpesh në shtëpinë e Pashko Vasës, për të përpunuar abetaren. Jani Vreto udhëtoi disa herë në Egjipt me shpresë që të themelonte një degë të shoqërisë edhe atje, ku gjeti bashkëpunimin e kushërinjve Thimi Mitko dhe Thimi Marko. Këtu daton lindja e klubeve “Bashkimi” të cilët do të përpunojnë një alfabet të tyrin që bashkë me të ashtuquajturin alfabet “Frashëri” do të ndikonin fuqishëm në Kongresin e Manastirit në vitin 1908.Në alfabetin e Stambollit u shtypën për herë të parë të gjithë shkrimet e Naim Bej Frashërit dhe me financimet e shoqërisë u krijuan shoqëritë e mësimit shqip të Korçës, që arritën të hapin shkollën e parë shqipe në 1887.

    Cilët ishin shqiptarët që themeluan Shoqërinë e Shkronjëzave?1. Ferid Vlora2. Mehmet Ali Vrioni3. Vejsel Dino4. Ibrahim Dino5. Abdyl Frashëri6. Sami Frashëri7. Mustafa Janina8. Sejfulla Zavalani9. Ahmet Shefki Gjirokastriti10. Ibrahim Starova11. Pashko Vasa12. Noç Xuxi13. Nikole Bonati14. Gjon Bonati15. Koto Hoxhi16. Koto Sotiri17. Pandeli Sotiri18. Nano Petri Saraniqinishtasi19. Nikole Stavro Vasua Qestorastasi20. Anastas Kostandin Frashëri21. Vasili i P. Ndrekos Postenanasi22. Danil i D. Adamit Oparaku23. Mihali i A. Plumbit Përmetasi24. Kostandini i N. Haxopulit Isgarasit25. Vasili i Vangjel Delvinasit26. Haralambi i P. PulesitasitDelvinasit27. Janço Kosta Ogrenasi28. Joan Vretua Postenanasi

    Disa emra janë shumë të njohur si Rilindas, të tjerë janë të panjohur, por puna dhe shpirti i tyre ka lënë shenjë të pashlyeshme në atë që ne jemi sot, ose më saktë, në pjesën më të bukur dhe më të mirë që ne kemi sot: Gjuhën tonë. Ja çfarë shkruanin dhe mendonin ata, atëherë, në tetorin e 1879, 29 vite para se të ndodhte unifikimi i Alfabetit Shqip në Kongresin e Manastirit. 

    PROKLAMATA E KANONIZMES 

    “Gjithe sa kombe jane te ndrituare dhe te qyteteruare jane ndrituare dhe qyteteruare prej skronjas nde gjuhet te veta. Edhe çdo komb qe nuk ka shkruar gjuhen e vet, edhe ska shkronja nde gjuhet te vet eshte nde t’erret dhe barbar. Edhe shqiptaret tue mos shkruare gjuhen e tyre dhe tu me mos pasur shkronja nde gjuhet te tyre, keshtu gjenden edhe pa ndihma e shpresa ketu e tri mije vjet perpara (sa qe mund te njihet historia) qe te ndriçoheshin dhe te qyteteroheshine me gjuhet te fqinjet e te huajet u deftue e kote, edhe trimeria e te mirate, qe kane duart tona ne prej shokesh, qe dukemi shkruare ne fund secili me doret te vet. Edhe nuk e kena, as duame, ndonje prej ma teper se shoket e tjere, qe kane me u ba pas nesh, po i lutemi Zotit te jetese, te veje mbare shoqeria jone, Shoqeria e te shtypurit Shkronja shqyp”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PETER MLADINIC: KATUNDI