Gjatë mbrëmjen së djeshme një stallë me bagëti është shkrumbuar plotësisht në fshatin Çërravë të Pogradecit.
Mësohet se dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në gjënë e gjallë. Duke qenë se stalla ndodhej larg fshatit, konstatimi për zjarrin është bërë nga i zoti vetëm mëngjesin e sotëm kur ka shkuar për të kryer shërbimet në stallë.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa policia dhe grupi hetimor po merren me sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tag: stallë
-

Shkrumbohet plotësisht stalla e bagëtive në Pogradec, raportohen dëme të rënda
-

Krimi makabër/ Drejtoresha varros nënën në stallë, dëshmia tronditëse: E bëra sepse…
Një rast i frikshëm u zbulua orët e fundit në Greqinë Qendrore, ku një grua u arrestua pasi akuzohet se kishte varrosur nënën e saj prej tre vitesh në një fshat në Viotia, me qëllim që të vazhdonte të merrte pensionin e saj.
E dyshuara, e cila ishte drejtoreshë në një Qendër Shëndetësore të Edukimit (KEP) lokale, i tha policisë se nëna e saj e moshuar kishte probleme me lëvizshmërinë dhe ndërroi jetë nga shkaqe patologjike në shtëpinë e tyre në vitin 2023, në moshën 91 vjeç.
Megjithatë, për shkak se po përballej me probleme financiare, ajo e fshehu vdekjen e saj në mënyrë që të vazhdonte “të merrte pagesën e paaftësisë dhe pensionin e saj” dhe e varrosi në një stallë, pranë shtëpisë, me ndihmën e një të huaji.
Që nga vera e vitit 2023, kur ndodhi incidenti, gruaja e moshuar nuk ishte parë askund në fshat dhe me këtë rast, një kallëzim iu drejtua prokurorit të Tebës, i cili nisi hetimin, shkruan “Protothema”.
Të shtunën, 62-vjeçarja paraqiti një grua tjetër të moshuar që kishte një problem shëndetësor si nënë të saj, por më pas i zbuloi policisë se e kishte varrosur nënën e saj të vërtetë pranë shtëpisë me ndihmën e një burri, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur.Më pas, në prani të një oficeri gjyqësor, u krye një zhvarrim gjatë të cilit u gjet një skelet njerëzor i mbuluar me çarçafë.
Policia, e cila kontrolloi shtëpinë e 62-vjeçares, drejtoreshë e Qendrës Komunitare Oinofyta, u drejtua në hambarin fqinj dhe hapi një gropë të vogël, duke gjetur brenda trupin e pajetë të 91-vjeçares.
Trupi nuk ishte varrosur shumë thellë dhe ishte i mbuluar vetëm me dhe , ndërsa gropa kishte një diametër të vogël, që do të thotë se i huaji që e varrosi e vendosi të mbështjellë.Sekreti makabër doli në dritë pas këmbënguljes së të afërmve të saj dhe banorëve të zonës që kishin humbur “gjurmët” e plakës, por 62-vjeçarja këmbënguli t’u thoshte atyre se nëna e saj ishte në shtëpi.
Ajo pritet të çohet në prokurorin e Tebës brenda ditës, ndërsa është urdhëruar një dosje kundër saj për shkelje të neneve mbi “mosnjoftimin e zbulimit të një personi të vdekur”, “dëshminë e rreme”, “vrasjen nga pakujdesia” dhe “mashtrimin”.
-

Shtëpi të ‘shkrumbuara’ dhe 26 kuaj të ngordhur! Banorët rikthehen në periferi të Madridit pas zjarrit shkatërrues
Banorët e Soto de Viñuelas, një periferi të Madridit, u përballën me pamje të tmerrshme kur u rikthyen në shtëpitë e tyre pas një zjarri që përfshiu mbi 1,000 hektarë tokë, dogji shtëpi dhe mori jetën e një personi që po përpiqej të shpëtonte kuajt nga një stallë lokale.
Adolfo López, një studiues farmaceutik që jeton në Francë, ishte në vizitë te prindërit e tij kur pa tymin që afrohej në mbrëmjen e së hënës, rreth orës 19:45. Fillimisht ishte thjesht tym, por shumë shpejt ai u kthye në flakë, duke i detyruar ata të evakuoheshin në një hotel afër.
Kur u kthyen të martën, shtëpia e prindërve të tij ishte djegur plotësisht. “Të paktën është vetëm shtëpia,” tha ai. “Të gjithë janë mirë, prindërit janë mirë. Shtëpia mund të rindërtohet…”
Disa fqinjë kishin pasur më shumë fat, flakët ishin ndalur në kufijtë e pronave të tyre, duke djegur vetëm bimësinë përreth. Megjithatë, frika mbetet se nxehtësia dhe erërat e forta mund të rikthejnë zjarret.
Në mesin e tragjedisë, komuniteti u trondit edhe nga vdekja e një burri 55-vjeçar me origjinë rumune, i cili vdiq duke u përpjekur të shpëtonte kuajt në stallë. Ai pësoi djegie në 98% të trupit dhe ndërroi jetë pas transportimit me helikopter në spital. Brenda në stallë ngordhën 26 kuaj.
Rreth 180 persona u evakuuan gjatë natës, duke kaluar orët në një qendër komunitare. Kryetari i bashkisë së Tres Cantos, Jesús Moreno García, u shpreh se zjarrfikësit nuk kishin parë kurrë një zjarr kaq të shpejtë dhe të dhunshëm. “Gjithçka ndodhi me shpejtësi për shkak të erërave të forta,” tha ai për një televizion lokal. “Kemi përjetuar diçka vërtet tronditëse.”
Në rrugët mes kodrave të zeza nga tymi, automjetet e njësive ushtarake të emergjencës dhe zjarrfikësve vazhdonin të patrullonin, ndërsa banorët vlerësonin dëmet.Top Channel
-

Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët
Një zjarr ka përfshirë sot një sipërfaqe në fshatin Vërnik të Devollit.
Nga flakët është djegur një stallë, ndërsa fatmirësisht 6 stalla të tjera, shkolla e fshatit dhe banesat pranë janë shpëtuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur 3 mjete zjarrfikëse me 10 forca, të cilët kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Po ashtu, policia ndodhet aty për të hetuar rrethanat e ngjarjes. -

Zjarr në një stallë në Kallm të Madh – Digjen 100 bagëti dhe 2500 dengje bar
Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim, lidhur me një zjarr të rënë në një stallë në fshatin Kallm i Madh.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Si pasojë e flakëve janë djegur rreth 2500 dengje me bar dhe 100 bagëti të imëta, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për pronarin, shtetasin A. Ç. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Një grup i posaçëm hetimor ndodhet në terren dhe po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të zjarrit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme ligjore.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Zjarr i fuqishëm/ Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pronë private në fshatin Peshtan të Fierit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në pompën vaditëse, duke përfshirë me flakë dengje bari, një stallë dhe mjete bujqësore.
Fatmirësisht, bagëtitë nuk ndodheshin brenda stallës në momentin e zjarrit. Dëmet paraprakisht vlerësohen rreth 10 milionë lekë të vjetra.
Forcat zjarrfikëse arritën të neutralizojnë flakët, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. -

Zjarr i përmasave të mëdha në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë
PAMJE NGA NGJARJA
FIER-Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në fshatin Peshtan të Fierit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në një pronë private. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike në pompën vaditëse, duke përfshirë me flakë dengje bari, një stallë dhe mjete bujqësore.
Dëmet materiale paraprakisht vlerësohen rreth 10 milionë lekë të vjetra. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të lokalizojnë dhe të neutralizojnë flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI -

Zjarr i fuqishëm në Fier! digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pronë private në fshatin Peshtan të Fierit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në pompën vaditëse, duke përfshirë me flakë dengje bari, një stallë dhe mjete bujqësore.
Fatmirësisht, bagëtitë nuk ndodheshin brenda stallës në momentin e zjarrit. Dëmet paraprakisht vlerësohen rreth 10 milionë lekë të vjetra.
Forcat zjarrfikëse arritën të neutralizojnë flakët, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Top Channel
-

Zjarr në një stallë pranë Shkodrës, ngordhin bagëtitë e 76-vjeçarit
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Mesul, pranë Shkodrës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike.
Stalla ishte në pronësi të shtetasit K. K., 76 vjeç. Për fat të keq, përveç djegies së plotë të objektit, janë humbur edhe disa bagëti të imta që ndodheshin brenda në momentin e shpërthimit të flakëve.
Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të izoluar zjarrin dhe për të shmangur përhapjen e tij në banesa të tjera pranë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të plota të incidentit.Top Channel