Pas denoncimeve të vazhdueshme për mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve në Spitalin Onkologjik, në adresë të Gazetarit Osman Stafa ka mbërritur një mesazh kërcënues, me qëllim intimidimin, frikësimin dhe tërheqjen e tij nga investigimet në këtë spital.
Gazetarit Stafa i është kërkuar me një gjuhë banale, fyese dhe kërcënuese të mos paraqitet më në ambientet e Onkologjikut dhe të heqë dorë nga denoncimet mbi korrupsionin dhe abuzimet mbi pacientët.
Pas marrjes së mesazhit, gazetari i është drejtuar Policisë së Shtetit, ku ka bërë kallëzim penal, për kërcënim për shkak të detyrës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar personin përgjegjës dhe se kush fshihet pas këtij kërcënimi.
I ndodhur përballë presioneve dhe kërcënimeve, gazetari Osman Stafa, siguron se do të vijojë denoncimet e tij për situatën në Spitalin Onkologjik.
Tag: stafa
-

Denoncimet për Onkologjikun, kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa
-

“Hiq dorë!”/ Denoncimet për Onkologjikun, kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa
Pas denoncimeve të vazhdueshme për mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve në Spitalin Onkologjik, në adresë të Gazetarit Osman Stafa ka mbërritur një mesazh kërcënues, me qëllim intimidimin, frikësimin dhe tërheqjen e tij nga investigimet në këtë spital. Përmes një adrese anonime në rrjetet sociale, gazetarit Stafa i kërkuar me një gjuhë banale, fyese dhe kërcënuese të mos paraqitet më në ambientet e Onkologjikut dhe të heqë dorë nga denoncimet mbi korrupsionin dhe abuzimet mbi pacientët.
Pas marrjes së mesazhit, gazetari, Stafa i është drejtuar Policisë së Shtetit, ku ka bërë kallëzim penal, për kërcënim për shkak të detyrës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar personin përgjegjës dhe se kush fshihet pas këtij kërcënimi. I ndodhur përballë presioneve dhe kërcënimeve, gazetari Osman Stafa, siguron se do të vijojë denoncimet e tij për situatën në Spitalin Onkologjik. Duke theksuar se nuk i frikësohet asnjë lloj kërcënimi ai shprehet i vendosur për të hedhur dritë dhe për t’i dhënë fund abuzimeve që u kushtojnë jetën pacientëve të prekur nga sëmundjet tumorale.
Prej disa vitesh gazetari Stafa ka investiguar dhe më pas ka denoncuar publikisht situatën e vështirë me të cilën përballen pacientët në Spitalin Onkologjik. Ndër denoncimet më të forta janë: Mungesa e brakiterapisë, një trajtim për gratë që vuajnë nga kanceri gjinekologjik; mungesa e pet-scanit, një diagnostikim tjetër mjaft i rëndësishëm për pacientët e Onkologjikut; mungesën e ilaçeve kimio për pacientët, si dhe ka evidentuar rastet e korrupsionit dhe abuzimit mbi pacientët nga bluzat e bardha, siç është rasti i trafikimit të biopsive nga publiku drejt privatit etj. -

Kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa, publikohet sms-ja: Hiq dorë nga denoncimet për Onkologjikun
Gazetari Osman Stafa ka marrë një mesazh kërcënues me qëllim intimidimin, frikësimin dhe tërheqjen e tij nga investigimet në spitalin e Onkologjikut. Pas marrjes së mesazhit, gazetari i është drejtuar Policisë së Shtetit ku ka bërë kallëzim penal, për kërcënim për shkak të detyrës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar personin përgjegjës dhe se kush fshihet pas këtij kërcënimi.
Duke theksuar se nuk i frikësohet asnjë lloj kërcënimi ai shprehet i vendosur për të hedhur dritë dhe për t’i dhënë fund abuzimeve që u kushtojnë jetën pacientëve të prekur nga sëmundjet tumorale. Prej disa vitesh gazetari Stafa ka investiguar dhe më pas ka denoncuar publikisht situatën e vështirë me të cilën përballen pacientët në Spitalin Onkologjik.
Ndër denoncimet më të forta janë: Mungesa e brakiterapisë, një trajtim për gratë që vuajnë nga kanceri gjinekologjik; mungesa e pet-scanit, një diagnostikim tjetër mjaft i rëndësishëm për pacientët e Onkologjikut; mungesën e ilaçeve kimio për pacientët, si dhe ka evidentuar rastet e korrupsionit dhe abuzimit mbi pacientët nga bluzat e bardha, siç është rasti i trafikimit të biopsive nga publiku drejt privatit etj. -

“Duhet t’a nisim nga vetja”/ Ish-studenti i Dhjetorit ‘nuk ia përton’ Berishës: Ne kemi nevojë të pastrohemi doktor
Në fjalën e tij në takimin e mbajtur në Qytetin Studenti, aktivisti Osman Stafa përkujtoi kontributin e qytetarëve dhe studentëve në 8 dhjetorin e vitit 1990, duke theksuar se ky moment historik shënoi lindjen e pluralizmit dhe krijimin e Partisë Demokratike.
Ai nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe krenarisë për arritjet 35-vjeçare të demokracisë në Shqipëri, duke kritikuar goditjet që, sipas tij, kanë pësuar familja dhe shoqëria shqiptare në dekadat e fundit. Stafa theksoi gjithashtu nevojën për përkushtim kolektiv në përmirësimin dhe pastrimin e “shtëpisë së përbashkët” të Partisë Demokratike dhe vendit.
“Ne disa faza i kemi kaluar, por jo çdo fazë e tij ka treguar që e pjek burrin. Ne kemi nevojë për më shumë mirëkuptim me njëri tjetrin për tolerancë dhe për të qenë më të vendosur. E fundit që do të sugjeroja, ka një parim, nëse një pjesëtar familjeje në darkë lëviz dhe kthehet në mëngjes, ai nuk është më pjesë e familjes. Unë atë pjesëtar të familjes e pastroj, ne kemi nevojë të pastrohemi doktor Berisha, ne duhet të jemi vetvetja, shqiptarët shpresojnë dhe besojnë tek ne”, tha Osman Stafa. -

A njeh kanceri pushim? Pacientët e Onkologjikut mbeten pa trajtim, shtyhen seancat e kimioterapisë
Gazetari Osman Stafa, ka denoncuar ditën e sotme një tjetër situatë në lidhje me Onkologjikun.
Në një postim në rrjete sociale, Stafa thotë se seancat për kimioterapi për pacientët me kancer janë shtyrë për shkak të pushimeve të stafit mjekësor.
Sipas tij një pacient me kancer, i cili duhej të kryente kimioterapinë në intervalin standard prej 21 ditësh, është njoftuar se trajtimi do të shtyhet deri të martën, pra pas 25 ditësh.
Ai pyet pse ndodh kjo, kur protokolli mjekësor e përcakton qartë frekuencën e terapisë.
“A njeh kanceri pushim? Mjekët duhet të bëjnë pushime, por cila prevalon, e drejta për pushim, apo e drejta për trajtim sipas protokollit, me qëllim mposhtjen e kancerit.
A është korrekte që sot, e premte, një pacient me kancer, që duhet të bënte kimioterapi (marrim njëherë në 21 ditë) duhet ta bëj këtë së paku të martën, pas 25 ditëve.
Nëse lejohet, atëherë pse protokolli thotë që kimio duhet të bëhet njëherë në 21 ditë?”,- shkruan Stafa në fb. -

Dramë për pacientët’, Stafa: ‘Avastina’ mungesë prej dy javësh, 800 euro në treg të zi, Rama dhe ministria i lënë pa shpresë
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi!” Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige
Gazetari Osman Stafa solli shqetësimin për kushtet që përballen pacientët e prekur me kancer në spitalin e Onkologjikut.
Teksa e cilësoi spitalin si “kamp përqendrimi”, Stafa tha ne “Top Story” se pacientët paguajnë para edhe për t’u ulur në poltron, madje disa prej tyre, i marrin kimiot edhe në karrige.
“Është kamp përqendrimi te Onkologjiku. Për poltron duhet të paguash lek aty ku bëhet kimioterapi. Japin 20-30- mijë lekshat për të marrë një vend. Rrinë në karrige për të bërë kimioterapi 6-7 orë. Janë karrige druri, nëna nga 70 vjeç, pa poltrone. Duhen blerë pajisjet jetike për pacientët që vuajnë nga kanceri”-u shpreh Stafa.
Gazetari solli edhe dëshminë e një pacienteje me kancer, e cila nuk mund të kryejë brakiterapinë në Onkologjik, por i duhet të shkojë në Turqi.
“Më tha shteti që duhet ta siguroj vetë brakiterapinë. Në Turqi është 4-5 mijë euro. Kam kërkuar të marr kredi. Nëse mjeku më thotë duhet të bësh këtë mjekim dhe ky mjekim kushton, unë do bëj të pamundurën ta siguroj. Duhet ta kisha bërë para 1 muaji e gjysmë. Kimiot i kam bërë edhe në karrige, se nuk kishte vend”-tregoi pacientja.
-

“Pazare me jetën e pacientëve”, gazetari zbulon sa i kushton shqiptarëve kimioterapia
Gazetari Osman Stafa ka shprehur shqetësimin për situatën në spitalin Onkologjik, ku sipas tij përveç aferave korruptive, qytetarët zhvaten nga mjekët dhe infermierët për të përfituar shërbimin e kimioterapisë.
Sipas tij kostoja e një kimioterapie është tepër e lartë dhe thuajse rrënon ekonominë e një pacienti.
“Shkon aq shumë saqë i shkatërron ata familjarë. Ta nisa nga 20-30 mijë lekë për vendin atje. 50-100 i merr mjeku, se secili mjek ka pazarin e vetë. Infermieret e kanë 5-10 mijë lekë. Sanitaret nuk i di. Po të flas me përgjegjësi të plotë nuk po tallem. Infermier, mjekë dhe ça janë aty të tjerët, 100 mijë lekë të ikin vetëm me terapinë ditore. Ti do shkosh 11 herë dhe sa herë do shkosh do japësh para. Po pastaj ato medikamentet që ti do blesh për të njëanësuar çështjen e efekteve anësore të kimioterapisë. I shkonte një gruaje, këtej nga Lezha, 400 mijë lekë në muaj dhe kemp nuk merrte. Mbahej me pensionin e nënës së saj dhe dashamirësinë e farmacistes që i kishte dhënë ilaçe. Shpresë që fëmijë e deri në 60 vjeç e kanë për të ikur në Itali për t’u mjekuar se këtu shpresë nuk kanë. Atë që ka bërë mjekësia italiane, e meritojnë ti bëjmë një bust, sepse kanë marrë shqiptarë dhe i kanë futur në sistem pa të drejtë për t’i ndihmuar se e kuptojnë se çfarë kalojnë pacientët shqiptarë”, zbuloi gazetari.
Sipas tij ka një anë të errët të shëndetësisë shqiptare, të cilën Stafa e quajti si “trafikim i pacientëve”. Ai tha se me jetë njerëzish bëhen pazare dhe vendosen çmime që shkojnë nga 5 deri në 8 mije euro për një operacion në Kardiologji apo Spitalin e Traumës.
“Te kardio-kirurgjia ta kërkon mjeku 4-5 mijë euro, se nuk ke shans për të hyrë, se ndryshe do presësh në radhë. Kjo është shumë e shëmtuar. Operacioni kushton kaq, ky mjek e ka pazarin kaq, do apo s’do. Për shembull të ka vajtur dy vite ty radha tek Spitali Traumës për pacientët që duan të vendosin proteza në trup. Ama nëse ti do e zgjidh ndryshe, jep këtej 600-800 mijë lekë atij doktorit dhe e kryen në shtet. Ka dhe forma të tjera ku thonë situata është shumë e keqe dhe hajde më mirë e bëjmë në privat dhe shkon atje 8 mijë euro”, tha gazetari Osman Stafa në “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN. -

Abuzimet tek Onkologjiku, denoncimi i gazetarit: Miliona euro të zhdukura, pacientët lihen 8 orë në karrige për të marrë trajtim
Gazetari Osman Stafa ishte i pranishëm në protestën e zhvilluar përpara Onkologjikut, ku qytetarë dhe aktivistë ngritën zërin kundër mungesës së medikamenteve për trajtimin e kancerit.
Protestuesit mbanin tullumbace të zeza si simbol i dhimbjes dhe revoltës për situatën alarmante në sistemin shëndetësor.
Stafa theksoi se fondi prej 43 milionë eurosh, i destinuar për medikamentet kundër kancerit të gjirit, nuk duhet të zhduket pa llogari. “Nuk janë rrush e kumbulla, janë paratë tona,” u shpreh ai, duke kërkuar transparencë dhe përgjegjësi nga institucionet.
“Nuk mund të rrijë 8 orë në ditë për qejf në karrige, si mund të lesh një pacient? Është e dhimbshme ndaj duhet të reagojmë,” tha gazetari, duke nënvizuar nevojën për solidaritet dhe veprim nga masa e qytetarëve.
Ai shtoi se askush nuk është imun ndaj kësaj sëmundjeje dhe se çdo familje ka historinë e saj për të treguar. “Është shumë e rëndësishme që në këtë ditë ta themi një të vërtetë që ta dëgjojnë të gjithë.
“Nuk mund të rrijë 8 orë në ditë për qejf në karrige, si mund të lesh një pacient? Është e dhimbshme ndaj duhet të reagojmë. 43 milionë euro do të ishin medikamentet e për kancerin e gjirit. Nuk janë rrush e kumbulla janë paratë tona.Duhet të reagojmë sepse askush nuk është imun. Ka histori për të treguar ka pasur një familjar.
Është shumë e rëndësishme që në këtë ditë ata që sot janë duke u përballur me. Ta themi një të vërtetë që ata sot janë duke u përballuar me një sëmundje. Ta themi një të vërtetë që ta dëgjojnë të gjithë.”, tha Stafa.
