Tag: stadiumit

  • Mungesa e sinjalistikës shkakton aksident pranë stadiumit të Elbasanit, motorçiklisti bie në gropën e punimeve të ujësjellësit

    Mungesa e sinjalistikës shkakton aksident pranë stadiumit të Elbasanit, motorçiklisti bie në gropën e punimeve të ujësjellësit

    Një aksident është shënuar gjatë ditës së sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një motor i shërbimit të shpërndarjes ka rënë në një nga gropat e lëna të hapura nga punimet për ujësjellësin dhe kanalizimet.

    Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur si pasojë e mungesës së sinjalistikës paralajmëruese në zonën ku po kryhen punimet. Fatmirësisht, drejtuesi i motorit ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore.

    Banorët e zonës shprehen se situata është bërë e rrezikshme për kalimtarët dhe automjetet, pasi disa gropa janë lënë të pambyllura dhe pa asnjë shenjë paralajmëruese. Ata kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve dhe vendosjen e masave të nevojshme të sigurisë.

    Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë lidhur me mungesën e sinjalistikës në kantierin e punimeve.

  • Infrastruktura/ Vora me stadium të ri, FSHF jep të dhëna për investimin

    Infrastruktura/ Vora me stadium të ri, FSHF jep të dhëna për investimin

    Referuar informacionit në faqen zyrtare të federatës, në stadiumin e Vorës po punohet me ritme të shpejta për ndërtimin e tribunës së re qendrore, një investim shumë i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë Vorë. Krahas tribunës, po kryhen edhe ndërhyrje të tjera në infrastrukturën e stadiumit, që përfshijnë ndërtimin e dhomave të zhveshjes për lojtarët, ambienteve për stafet teknike, si edhe hapësira të tjera funksionale, të domosdoshme për garantimin e standardeve bashkëkohore të funksionimit të impiantit, sipas kritereve të licencimit.
    Gjithçka është në rrugën e duhur dhe ditën e sotme Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, dhe Drejtori i Departamentit të Projekteve në FSHF, Kevin Lleshi, zhvilluan një vizitë inspektuese në stadiumin e Vorës, ku panë nga afër ecurinë e punimeve dhe folën për fshf.org mbi këtë investim të rëndësishëm për klubin dhe qytetin e Vorës. Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, tha se po punohet me ritme të larta për përfundimin e tribunës së stadiumit të Vorës, që pritet të bëhet gati brenda vitit, duke u kthyer në një impiant të kategorisë 3 të UEFA-s, ku Vora do të luajë në shtëpinë e saj. “Kemi ardhur sot për të inspektuar punimet në tribunën e stadiumit të Vorës. Po punohet në të gjitha ambientet në mënyrë që në një kohë shumë të shkurtër të përfundojë tribuna dhe Vora të kthehet të luajë në shtëpinë e vet.
    Ky stadium që ne, në bashkëpunim me Bashkinë, po investojmë do të kthehet në një stadium të kategorisë 3, për të organizuar edhe ndeshje ndërkombëtare deri në një fazë të caktuar, siç e parashikon manuali i UEFA-s. Punimet po ecin me shpejtësi dhe besoj që brenda këtij viti ekipi i Vorës do të kthehet në shtëpinë e vet”, tha Zv. Presidenti i FSHF, Arben Dervishaj.

  • 100.000 kërkesa për bileta në ndeshjen ndaj Anglisë, bllokohen “tregtarët”. Ja sa kushton një biletë

    100.000 kërkesa për bileta në ndeshjen ndaj Anglisë, bllokohen “tregtarët”. Ja sa kushton një biletë

    Burimet për mediat televizive konfirmojnë që i tejkalojnë disa fish kapacitetin e stadiumit tonë kombëtarë, që është rreth 22.000 vendësh, duket gjithmonë e pamundur për t’u përmbushur dëshira e të gjithëve.
    TIRANE – Kombëtarja shqiptare do të mbyllë eliminatoret e Kampionatit Botërorë 2026 më 16 nëntor me ndeshjen e “luksit” përballë skuadrës më të shtrenjtë në botë të futbollit, Anglisë.
    Skuadra e “Tre Luanëve” aktualisht është e kualifikuar për në finalet e evenimentit më të madh futbollistik, por nëse nuk ka më një objektiv të sajin për të luajtur, padyshim që ka në dorë fatet edhe të kombëtares sonë, kur siç mund ta dini që Kuqezinjtë janë në vendin e dytë në grupin K me 1 pikë përpara Serbisë, 11 pikë kuqezinjtë pas 6 ndeshjesh, ndërsa skuadra serbe me 10 pikë po në 6 ndeshje.
    Përpara ndeshjes me Shqipërinë, Anglia do të presë Serbinë më 13 nëntor, datë që ne do të luajmë në Andorra dhe një fitore e anglezëve, bashkë me një sukses të mundshëm tonin në transfertë, zyrtarizon vendin e dytë të Shqipërisë në grup që përkthehet me kalimin në play-off-in e Botërorit.
    Ndërkohë që në ndeshjen e fundit nëse Serbia pret Letoninë ne do të luajmë përballë Anglisë në “Arenën Kombëtare”. Siç ndodh në ndeshje të tilla kur kundërshtari është i këtij niveli, por edhe padyshim për të patur shansin për një festë të ekipin kombëtar përballë tifozerisë së tyre, në rast se sigurimi i pozicionit të dytë ndodh në ndeshjen e parafundit, problem mbeten biletat.
    Eshtë pikërisht ky moment që na kujton se na duhet një stadium më i madh, por që përballë kërkesave të tilla që burimet për mediat konfirmojnë që i tejkalojnë disa fish kapacitetin e stadiumit tonë kombëtarë, që është rreth 22.000 vendësh, duket gjithmonë e pamundur për t’u përmbushur dëshira e të gjithëve.
    Mjafton të përmendim këtu, që se të njëjtat burime, bëjnë me dije se nga data 16 tetor kur është hapur shorti i aplikimit për bileta, kanë shkuar drejt faqes on-line ku ato shiten, 100.000 kërkesa.

    Në mënyrën e shpërndarjes së biletave për këtë ndeshje përparësi ka Klubi i Tifozëve të Kombëtares, secili aplikant si gjithmonë dhe kudo, ka mundësi vetëm për 4 bileta në një aplikim ndërkohë që çmimi i tyre varion sipas kategorisë së përcaktuar të stadiumit.
    Bileta më e lirë për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Angli më 16 nëntor është ajo në zonat e stadiumit të emërtuara E101, N106 apo E109, S101 apo thenë ndryshe, këndet e stadiumit që ndodhen tek goditja e këndit. Çmimi për këto vende është 2.500 lekë.

    Më pas sektori i dytë për nga renditja e çmimeve nga më të lirat tek më të shtrenjtat janë sektoret prapa portave S dhe N të cilat variojnë nga 3500 lekë.

    Pjesa e karshisë me tre blloqet E104, E105 dhe E106 të cilësuara si Kategori 1, kushtojnë 15.000 lekë ndërsa kati i dytë i stadiumit dhe pjesët më anësore të karshisë kanë një çmim prej 9.000 lekësh.

    Ndërkohë që edhe tribuna ka disa kategori, ku në pjesët anësore çmimi është 25.000 lekë dhe duke u afruar në qendër dhe deri tek kategoria VIP janë nga 40.000 dhe më e kushtueshmja 50.000 lekë.

    Në pamje të parë çmime të kripura edhe pse bëhet fjalë për rreth 7% kapacitetit të stadiumit. Ndërkohë duket që falë shitjes në këtë formë ku çdo biletë gjurmohet se kush e merr, ka filluar edhe survejimi i tregut të zi.
    Një ndër aplikantët që kishte publikuar on-line rishitjen e biletës së përfituar, është evidentuar dhe sipas burimeve pranë FSHF për mediat, bileta i është revokuar personit duke e nxjerrë të pavlefshme dhe për ta kaluar në sistem sërish, ndërsa adresa e aplikimit ka kaluar në listë të zezë për të mos u përfshirë më në shorte apo aplikime për bileta ndeshjesh.

  • Ndeshja me Anglinë 100.000 kërkesa për bileta në 3 ditë shitje/ Bllokohen “tregtarët” që reklamuan rishitjen. Ja sa kushton një biletë

    Ndeshja me Anglinë 100.000 kërkesa për bileta në 3 ditë shitje/ Bllokohen “tregtarët” që reklamuan rishitjen. Ja sa kushton një biletë

    Kombëtarja shqiptare do të mbyllë eliminagtoret e Kampionatit Botërorë 2026 më 16 nëntor me ndeshjen e “luksit” përballë skuadrës më të shtrenjtë në botë të futbollit, Anglisë. 
    Skuadra e “3 Luanëve” aktualisht është e kualifikuar për në finalet e evenimentit më të madh futbollistik, por nëse nuk ka më një objektiv të sajin për të luajtur, padyshim që ka në dorë fatet edhe të kombëtares sonë, kur siç mund ta dini që Kuqezinjtë janë në vendin e dytë në grupin K me 1 pikë përpara Serbisë, 11 pikë kuqezinjtë pas 6 ndeshjesh ndërsa skuadra serbe me 10 pikë në po kaq ndeshje. 
    Përpara ndeshjes me Shqipërinë, Anglia do të presë Serbinë më 13 nëntor, datë që ne do të luajmë në Andorra dhe një fitore e anglezëve, bashkë me një sukses të mundshëm tonin në transfertë, zyrtarizon vendin e dytë të Shqipërisë në grup që përkthehet me kalimin në play-off-in e Botërorit. 
    Ndërkohë që në ndeshjen e fundit nëse Serbia pret Letoninë ne do të luajmë përballë Anglisë në “Arenën Kombëtare”. Siç ndodh në ndeshje të tilla kur kundërshtari është i këtij niveli, por edhe padyshim për të patur shansin për një festë të ekipin kombëtarë përballë tifozerisë së tyre, në rast se sigurimi i pozicionit të dytë ndodh në ndeshjen e parafundit, problem mbeten biletat. Eshtë pikërisht ky moment që na kujton se na duhet një stadium më i madh, por që përbllë kërkesave të tilla që burimet për Top Channel konfirmojnë që i tejkalojnë disa fish kapacitetin e stadiumit tonë kombëtarë, që është rreth 22.000 vendesh, duket gjithmonë e pamundur për t’u përmbushur dëshira e të gjithëve. Mjafton të përmendim këtu, që se të njëjtat burime, bëjnë me dije se nga data 16 tetor kur është hapur shorti i aplikimit për bileta, kanë shkuar drejt faqes on-line ku ato shiten, 100.000 kërkesa. 

    Në mënyrën e shpërndarjes së biletave për këtë ndeshje përparësi ka Klubi i Tifozëve të Kombëtares, secili aplikant si gjithmonë dhe kudo, ka mundësi vetëm për 4 bileta në një aplikim ndërkohë që çmimi i tyre varion sipas kategorisë së përcaktuar të stadiumit. Bileta më e lirë për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Angli më 16 nëntor është ajo në zonat e stadiumit të emërtuara E101, N106 apo E109, S101 apo thenë ndryshe, këndet e stadiumit që ndodhen tek goditja e këndit. Çmimi për këto vende është 2500 lekë. 

    Më pas sektori i dytë për nga renditja e çmimeve nga më të lirat tek më të shtrenjtat janë sektoret prapa portave S dhe N të cilat variojnë nga 3500 lekë. 

    Pjesa e karshisë me tre blloqet E104, E105 dhe E106 të cilësuara si Kategori 1, kushtojnë 15.000 lekë ndërsa kati I dytë I stadiumit dhe pjesët më anësore të karshisë kanë një çmim prej 9000 lekësh 

    Ndërkohë që edhe tribuna ka disa kategori, ku në pjesët anësore çmimi është 25.000 lekë dhe duke u afruar në qendër dhe deri tek kategoria VIP janë nga 40.000 dhe më e kushtueshmja 50.000 lekë. 

    Në pamje të parë çmime të kripura edhe pse bëhet fjalë për rreth 7% kapacitetit të stadiumit. Ndërkohë duket që falë shitjes në këtë formë ku çdo biletë gjurmohet se kush e merr, ka filluar edhe survejimi i tregut të zi. Një ndër aplikantët që kishte publikuar on-line rishitjen e biletës së përfituar, është evidentuar dhe sipas burimeve pranë FSHF për Top Channel, bileta i është revokuar personit duke e nxjerrë të pavlefshme dhe për ta kaluar në sistem sërish, ndërsa adresa e aplikimit ka kaluar në listë të zezë për të mos u përfshirë më në shorte apo aplikime për bileta ndeshjesh. 
     
     
     

  • Trazira dhe armë në stadium, arrestohet presidenti i klubit në Greqi

    Trazira dhe armë në stadium, arrestohet presidenti i klubit në Greqi

    Trazirat dhe kaosi në fushën e blertë, si dhe mbajtja pa leje e armëve dhe fishekzjarrëve në ambiente, kanë çuar pas hekurave të qelisë presidentin e klubit të njohur të futbollit.
    Presidenti i Atromitos, Vasilis Betsis, u arrestua të shtunën pasdite nga policia greke, pasi në zonën e stadiumit Peristeri u gjetën fishekzjarrë, fishekzjarrë dhe armë.
    Konkretisht, siç njoftoi Nëndrejtoria për Luftimin e Dhunës së Organizuar Sportive e Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar, “u krye një shqyrtim paraprak për rastin, pas një urdhri nga Prokurori kompetent” dhe pas ankesave përkatëse, sipas të cilave, në një zonë midis portave -6- dhe -7- të stadiumit, në “Rrugën Kresnas”, tifozët po transportonin, ruanin dhe fshihnin fishekzjarrë dhe armë, me pëlqimin e presidentit të ekipit.
    Siç doli më vonë, stadiumi në fjalë është dhënë nga autoriteti kompetent komunal për përdorim nga ekipi i lartpërmendur, ndërsa në kërkimet e kryera në një zonë të mbyllur të stadiumit nga oficerët e policisë së Departamentit të Hetimeve Speciale, me ndihmën e Nëndrejtorisë së Inteligjencës dhe Veprimeve Speciale dhe në prani të një oficeri gjyqësor, u gjetën gjithsej:
    -17 fishekzjarrë
    -një tub lëshimi plumbash
    -7 shkopinj
    -3 helmeta
    -shumë sprej djegës
    -një mori maskash
    -veshje nga ekipe të tjera
    Sipas informacionit të shtunën në mëngjes, presidenti i Atromitos, Vasilis Betsis, u paraqit në stadiumin bashkiak të Peristerit, ku u arrestua nga Policia dhe do të çohet në Prokurorinë e Gjykatës së Qarkut të Athinës.

  • Një person vetëvritet me armë në poligonin pranë stadiumit “Air Albania”

    Një person vetëvritet me armë në poligonin pranë stadiumit “Air Albania”

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një poligon qitjeje në Tiranë pranë stadiumit “Air Albania” ku një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri.
    Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shtetasi ka kryer vetëvrasje brenda ambienteve të poligonit.
    Ende nuk janë bërë publike të dhënat e identitetit të viktimës.
    Policia po punon për të sqaruar motivet e mundshme të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse arma ishte personale apo e poligonit.

  • Ndeshja Shqipëri-Jordani/ Policia plan masash: Bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

    Ndeshja Shqipëri-Jordani/ Policia plan masash: Bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

    Sot në orën 19:00, stadiumi “Arena Kombëtare” do të presë ndeshjen miqësore të futbollit Shqipëri–Jordani, ndërsa për shkak të këtij eventi, disa akse rrugore përreth stadiumit do të jenë të kufizuara për qarkullim, me qëllim të lehtësimit të lëvizjes dhe garantimit të mbarëvajtjes së aktivitetit.

    Njoftimi i policisë:

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Njoftim

    Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore së futbollit “Shqipëri–Jordani”, e cila do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit.

    Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në:
    • Rrugën “Dervish Hima”;
    • Rrugën “Gjergj Filipi”;
    • Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
    •rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.

    Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kufizimet, si dhe iu bën thirrje të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse.

    Gjithashtu, apelon për tifozët dhe sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen, t’iu binden udhëzimeve të punonjësve të Policisë, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë.

  • LAJM I FUNDIT/ Shqipëria lë hotelin dhe niset drejt stadiumit në Leskovac, gati për fitoren e madhe

    LAJM I FUNDIT/ Shqipëria lë hotelin dhe niset drejt stadiumit në Leskovac, gati për fitoren e madhe

    Shqipëria dhe delegacioni ynë ka lënë hotelin në Serbi dhe është nisur drejt stadiumit në Leskovac. Vetëm pak minuta më parë është bërë nisja, ndërsa së shpejti pritet që i gjithë stafi ynë të zbarkojë në stadiumin ku mund të vijë fitorja e madhe e historisë. /Sport Ekspres/
    ?

  • VIDEO/ Me super masa sigurie, ekipi kuqezi del nga hoteli dhe niset drejt stadiumit

    VIDEO/ Me super masa sigurie, ekipi kuqezi del nga hoteli dhe niset drejt stadiumit

    Ekipi kuqezi dhe delegacioni që po shoqëron Kombëtaren, kanë lënë hotelin në Nish dhe nën masa të forta nga policia serbe janë nisur drejt stadiumit të Leskovacit, aty ku në 20:45 luhet Serbi-Shqipëri. Diçka më shumë se 40 kilometra rrugë do të përshkojnë kuqezinjtë me autobus, për të shkuar në impiantin e ndeshjes.

     

  • Derbi Tirana-Partizani, policia njofton masat e marra! Tifozët pa ID nuk do të lejohen në stadium

    Derbi Tirana-Partizani, policia njofton masat e marra! Tifozët pa ID nuk do të lejohen në stadium

    Sot në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë zhvillohet derbi i shumëpritur mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e gjashtë të Superligës shqiptare.
    Ky takim, i njohur për rivalitetin e fortë dhe atmosferën elektrizuese, ka sjellë mobilizim të plotë të forcave të rendit, të cilat kanë publikuar një plan të detajuar masash për garantimin e sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes.
    Policia e Tiranës ka njoftuar se nga ora 17:00 do të bllokohen disa segmente rrugore në zonën përreth stadiumit, përfshirë Sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Lekë Dukagjini”, rrugën “Dervish Hima” dhe të gjitha rrugët që lidhen me hyrjet e stadiumit.
    Për të shmangur përplasjet mes tifozerive, janë përcaktuar itinerare të veçanta për lëvizjen e tyre.
    Tifozët e Tiranës do të nisen nga zona përballë “Teatrit të Kukullave”, përmes rrugës “Xhorxh Bush”, rrugës së “Elbasanit”, pranë Ambasadës Amerikane, duke kaluar në rrugën “Dervish Hima” dhe më pas në “Sheh Ahmet Pazari”, për të hyrë në tribunën “S” të stadiumit.
    Ndërkohë, tifozët e Partizanit do të lëvizin nga ura “Vasil Shanto”, përmes rrugës “Muhamet Gjollesha”, kryqëzimit të “Komunës së Parisit”, rrugës “Sulejman Delvina”, Librit Universitar dhe Presidencës, për të hyrë në tribunat N dhe E.
    Policia ka paralajmëruar kontrolle të rrepta në hyrje të stadiumit për sende të ndaluara si objekte të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë dhe lëndë piroteknike.
    Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi, pasi pa të nuk do të lejohet hyrja në stadium.
    Gjithashtu, fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk do të lejohen të futen pa praninë e prindit ose kujdestarit ligjor, edhe nëse janë të pajisur me bileta.
    Personat e identifikuar më parë nga Policia si tifozë problematikë nuk do të lejohen të marrin pjesë në aktivitet.
    Policia e Tiranës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur lëvizjen me automjete në zonat e bllokuara dhe ka apeluar për respektimin e masave nga tifozeritë për të garantuar një atmosferë sportive dhe të sigurt.