Tag: stadiumit

  • FIFA gjobit Shqipërinë dhe mbyll një pjesë të stadiumit ndaj Serbisë

    FIFA gjobit Shqipërinë dhe mbyll një pjesë të stadiumit ndaj Serbisë

    FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit pas sjelljes diskriminuese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Andorrës, e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare” më 24 mars 2025.
    Komisioni Disiplinor i FIFA-s e konsideron të papranueshme sjelljen e tifozëve dhe ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së si edhe mbylljen e të paktën 20% të stadiumit në ndeshjen e radhës së Shqipërisë në kompeticionet e FIFA-s, me prioritet në tribunat pas portave.

    Sipas vendimit të dhënë nga FIFA, ky 20% mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit. Gjithashtu, brenda 6 muajve, FSHF duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA.
    Federata u bën thirrje tifozëve që të vazhdojnë të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive dhe i fton të tregojnë qytetari dhe respekt përmes sjelljes korrekte ndaj ekipit kundërshtar, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin kuqezi.
    FSHF mbetet në pritje të udhëzimeve të FIFA-s për mënyrën e zbatimit të vendimit.
    Më poshtë faksimile e vendimit të Komisionit të Disiplinës së FIFA-s:

     

  • Kryeqyteti me stadium të ri, dalin pamjet e para të projektit! Shtëpia e re e Tiranës duket fantastike (VIDEO)

    Kryeqyteti me stadium të ri, dalin pamjet e para të projektit! Shtëpia e re e Tiranës duket fantastike (VIDEO)

    Pas një telenovele të zgjatur disa vite, më në fund, stadiumi historik “Selman Stërmasi” do të ketë një fytyrë të re në të ardhmen dhe impianti bashkë me zonën përreth do të ndryshojnë plotësisht.  Presidenti i Tiranës, Refik Halili, i është gëzuar suksesit në derbi të ekipit të tij, por edhe faktit që bardheblutë së shpejti do kenë një stadium të ri.
    “Të flasim për vazhdimësinë tani, të shohim çfarë do të bëjmë. Shpresojmë që skuadra të ecë përpara, ju përgëzoj të gjithëve për interesimin ndaj këtij klubi se kam parë gjatë kësaj kohe edhe në mediat që ne i kemi dhënë të drejtën televizive që nuk ka absolutisht asnjë lloj interesi për klubin e Trianës. Nëse duhet argument, është i thjeshtë. Është gëzim shumë i madh që kryeministri miraton ndërtimin e një stadiumi, kur vjen puna mediat sportive ngado nuk thanë asnjë koment që ky është një gëzim i madh se kryeqyteti do bëhet me stadium të ri”.

    A jam pjesë e stadiumit të ri? Për të dhënë një përgjigje nuk më dalin as 50 orë, kam shumë gjëra për të thënë për klubin, futbollin, kampionatin shqiptar. Në ditët në vazhdim mund të flasim shumë gjëra, mund të them që një gjë që unë jam pjesë e brendshme e stadiumit. E di që nuk ju intereson në përgjithësi shumë njerëzve, për atë stadium është bërë ndoshta edhe kjo zallamahi e madhe që nuk ka pushuar. Unë jam pjesë e stadiumit, ju përshëndes, urojmë e jam i bindur që do të ecim përpara dhe klubi do të shkojë në majat shumë të larta në vitet e ardhshme”

    Projekti i dizajnuar nga “OMA” pret dritën jeshile për t’u vënë në zbatim bashkë me investitorët ndërkombëtarë e shqiptarë për stadiumin e Tiranës. Stadiumi i ri do të jetë i kategorisë IV të UEFA-s, që do të thotë i gatshëm për të pritur ndeshje të niveleve më të larta, përveç finaleve shumë të rëndësishme që kërkojnë stadium me mbi 50 mijë vende
    Në faqen zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është publikuar një video se si do të jetë stadiumi pas përfundimit.

    “Selman Stërmasi”, emër i vendosur sipas legjendës së klubit bardheblu, u përdor deri në vitin 2010 edhe nga dy klubet e tjera të kryeqytetit Dinamo dhe Partizani. Stadiumi u ndërtua në vitin 1956 dhe u emërua stadiumi “Dinamo” deri në vitin 1991 kur iu dha emri i ri. Aktualisht stadiumi ka 9 mijë e 500 vende dhe u është nënshtruar disa herë rikonstruksioneve të ndryshme.

  • Ja projekti fitues i rilindjes së Stadiumit “Selman Stërmasi”, propozim i OMA Studio, prestigjiozja e arkitekturës

    Ja projekti fitues i rilindjes së Stadiumit “Selman Stërmasi”, propozim i OMA Studio, prestigjiozja e arkitekturës

    “Ja projekti fitues i rilindjes së Stadiumit “Selman Stërmasi”, propozim i OMA Studio, prestigjiozja e arkitekturë”- shkruan sot kryeministri Rama.
    Morën këto studio:

    COBE, Danimarkë
    GO HASEGAWA & Assiciates, Japoni
    GROUPWORK, Britani e Madhe
    L’AUC, Francë
    NIETO SOBEJANO, Spanjë
    ARCHEA Associati, Itali

  • Ja projekti fitues i rilindjes së Stadiumit “Selman Stërmasi”, propozim i OMA Studio, prestigjiozja e arkitekturë

    Ja projekti fitues i rilindjes së Stadiumit “Selman Stërmasi”, propozim i OMA Studio, prestigjiozja e arkitekturë

    “Ja projekti fitues i rilindjes së Stadiumit “Selman Stërmasi”, propozim i OMA Studio, prestigjiozja e arkitekturë”- shkruan sot kryeministri Rama.
    Morën këto studio:

    COBE, Danimarkë
    GO HASEGAWA & Assiciates, Japoni
    GROUPWORK, Britani e Madhe
    L’AUC, Francë
    NIETO SOBEJANO, Spanjë
    ARCHEA Associati, Itali

  • Stadiumit “Selman Stërmasi” i mbijnë kulla anash, shpallet projekti fitues, ja çfarë parashikon

    Stadiumit “Selman Stërmasi” i mbijnë kulla anash, shpallet projekti fitues, ja çfarë parashikon

    rojekti i nga OMA+RH DHV +Lola Landscape+ Albanian Investment Construction+Diagonal Projektim&Zbatim sh.p.k. ishte projekti i renditur i pari nga juria ndërkombëtarë për rijetëzimin e Stadiumit “Selman Stërmasi”. Pas një prezantimi maratonë të pesë projekt ideve tre kompanitë e renditura të parat ishin: Në vendin e tretë ishin “Foster & Partners + Artech Studio sh.p.k + Artech Group + ; Në vendin e dytë “Office KGDVS + l’AUC + Baukuh + ARQUITECTURA-G +; Yellow Office + Ne Arkitektët + Matilde; Cassani + Bollinger & Grohmann + ALES Construction.

    Projekti

    Në vendin e parë OMA + RH DHV + LOLA Landscape Architects + Albanian Investment Construction sh.p.k + Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k “.
    Juria rekomandoi që lidhur me ndërtesën që shënjon këtë projekt të jetë në formën e një obelisku ose të një kulle sahati.

    Projekti

    Pas shpalljes së fituesve të projekteve, juria njoftoi se projektet në fjalë do të kalojë në vlerësimin e ofertës financiare e cila për secilën prej tyre e cila ka një dysheme përfitimi për Korporatën Shqiptare të Investimeve jo më pak se 45% të sipërfaqes së ndërtuar në tokën shtetërore.

    Projekti

    Projekti i renditur i pari 
    Gjatë prezantimit të projekt idesë përfaqësuesi i kompanive që zunë vendin e parë nënvizoi se përmes projektit kerkohet që të ruhet elementi komunitar që ka sot kjo zonë.
    “Stadiumi ishte në sfond por nuk dominon dhe ne besojme që ndjenja e komuniteti edhe kur të rijetëzohet duhet të mbetet. Janë 110 mijë metra zhvillim. Ngjitur me stadiumin duam të ndërtojmë një mjedis urban ku njerezit të qëndrojnë 24 ore në ditë. 

    Platforma me vëllime më të mëdha që duke u ngjitur drejt pjesës së tarracës së stadiumit do të krijojë 10 mijë metra hapësirë publike. Do të shtojmë hapësira dhe do të kemi mundësi që sheshi të perdoret dhe gjatë ndeshjeve,”- tha ai.

    Projekti

    Janë katër kulla ku më e larta 105 metra dhe e dedikuar për banim. Hapësirat parashikojnë 30 mije m2 hapesirë rezidenciale, hotel 11.9 mijë, zyra 16 700, sporte 15 700, retail 29 700 m2. Nga kullat te gjelbërimi, ja çfarë parashikojnë projektet për stadiumin e ri “Selman Stërmasi”./Monitor

  • Selman Stërmasi” mes Pirgut, Grykës dhe Kulmit/ Stadiumi përpihet nga kullat

    Selman Stërmasi” mes Pirgut, Grykës dhe Kulmit/ Stadiumi përpihet nga kullat

    Projekti i ri me fokus tek 5 kullat e reja në zemër të Tiranës

    Projekti fitues për ndërhyrjen në zonën përreth stadiumit Selman Stërmasi parashikon ngritjen e 5 kullave përreth tij, që ruajnë në sheshin para stadiumit një hapësirë pedonale.

    Bashkimi i studiove OMA + RH DHV + LOLA Landscape Architects + Albanian Investment Construction sh.p.k + Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k janë shpallur fituese të konkursit që u zhvillua këtë të premte dhe që pritet t’i japë një pamje tjetër një hapësire në zemër të Tiranës, ku një metër katror kushton mbi 2500 euro.Projekti përfshin ndërtime në një hapësirë prej 110 mijë metrash katrorë, për një stadium të kategorisë IV të UEFA-s dhe pesë kulla që do t’i ngrihen rrotull.

    Zona përballë hyrjes kryesore të stadiumit (foto lart) është konceptuar të jetë një hapësirë vetëm për këmbësorë. Pa makina. Qarkullimi i mjeteve do të bëhet në parkingjet e nëndheshme.

    “Do të jetë një shesh pa makina. Makinat vijnë përreth dhe hyjnë nën tokë. I vetmi ‘qarkullim’ aty do të jetë ai i autobuzëve që transporton skuadrat për ndeshjen, që do të parkohen në hyrje të stadiumit dhe pastaj do të parkohen nën tokë” u shpreh prezantuesi i projektit.

    Poshtë sheshit do të ketë një rrjet të gjerë parkimesh nëntokësore, që sipas projektuesve do të ndihmojnë banimin në të gjithë zonën përreth. Dhe kjo është ndoshta pika më pak e zymtë e projektit. Pastaj vijnë kullat…

    The Peak (Kulmi) – 105 metra

    Dielli do të përkëdhelë sheshin përballë stadiumit në mëngjes, por pasdite do të fshihet pas “The Peak” (Kulmi) – një kullë banimi 105 metra e lartë, që do të ndërtohet ngjitur me stadiumin, në cepin e majtë të hyrjes kryesore. Kulla do të afrohet ngjitur me stadiumin dhe do të ndërtohet mbi fushat e basketbollit që janë në këtë zonë.

    “Kulla më e lartë ‘The Peak’ (Kulmi) 105 metër e lartë është një kullë banimi, me pjesën e sipërme dhe të poshtme që vijnë nga më e gjerë duke ndërtuar, ka një lloj harkimi më sipër duke u ngushtuar në krye të saj. Shikoni segmentin si zgjerohet dhe ngushtohet sërish” u shpreh prezantuesi i projektit.

    The Gorge (Gryka) – 80 dhe 50 metra

    Nga ana e Komunës së Parisit, aty ku ndodhet fusha e aneksit të stadiumit, do të ngrihen dy kulla të tjera, që formojnë “The Gorge” (Gryka).

    Kulla në të majtë të fotos do të jetë 80 metra, ndërsa tjetra në anën e djathtë do të jetë 50 metra, me ballkonet që shohin njëri-tjetrin dhe të çojnë lart – drejt… grykës.

    The Cairn (Pirgu)

    Në anën veriore te stadiumit, në drejtim të Lanës, aty ku ndodhet aktualisht bar-restorant Ujvara, do të ndërtohen edhe dy kulla të tjera të quajtura “The Cairn” (Pirgu). Këto dy kulla, që mbështeten tek njëra-tjetra lidhen me stadiumin përmes një tarrace që do të shërbejë si hyrje për personelin apo klientët e hotelit.

    “Pirgu” duket të jetë një vend ekskluziv, një kënd i përkryer për ata që duan të shohin ndeshjen pa u përzier me popullin.

    “The Cairn’ (Pirgu) është kulla e dyfishtë që ka një pjerrtësi, një vend i përsosur për të qenë kur ka ndeshje. Është një vend i projektuar si hotel, ku ka zyra, ka hapësira për konferenca dhe një kopsht për tarracë” tha prezantuesi i projektit.

    Përfundimi?

    Me këtë projekt, “Selman Stërmasi”, i njohur dikur si stadiumi “Dinamo” prodhon mijëra metra katrorë beton, që kur shumëzohen me çmimet e larta të banesave kalon në shifra stratosferike.

    Në këto shifra stratosferike kanë bërë pjesë edhe shtetin që i jep tokën kompanive private të ndërtimit, dhe në këmbim do të marrë disa zyra për institucionet. “Asgjë më pak se 43% të ndërtimit” u tha gjatë prezantimit të projekteve, megjithatë kjo mbetet ende për t’u verifikuar.

    E çuditshme gjatë prezantimit të projektit ishte se detajet për stadiumin e ri ishin fare të pakta. Thuajse të papërfillshme. Gjithçka rrotullohej rreth apartamenteve të banimit në kulla, hoteleve, zyrave dhe parkimeve. Ndoshta ky ishte edhe çelësi i fitores së projektit./Lapsi.al

  • “Rilindja e Selman Stermasi”, përzgjidhet projekti për shndërrimin e zonës së stadiumit

    “Rilindja e Selman Stermasi”, përzgjidhet projekti për shndërrimin e zonës së stadiumit

    Shpallet fituesi i Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”.

    Juria ka vendosur që ekipi i udhëhequr nga OMA të shpallet fitues.
    “Kemi edhe disa sugjerime që do donim t’i shihnim në projektin e përfunduar, për të rafinuar formën e fasadave si për ndërtesat tregtare dhe për stadiumin. Do donim që ndërtesa që ju thatë se shënjon këtë ndërtesë, të jetë më pak ndërtesë dhe më shumë në formën e një kulle sahati dhe një obelisku. Ishim jo fort të bindur për aktivitetin publik në tarracë dhe sugjerojmë që përdorimi për energji diellore të jetë aty”, u shpreh kryetarja e jurisë ndërkombëtare Amanda Levete.
    OMA është një firmë arkitekturore ndërkombëtare me zyra në Roterdam, Nju Jork, Hong Kong, Doha dhe Australi.
    Në eventin e shpallja e fituesit të Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”, 5 skuadrat finaliste prezantuan përpara Jurisë, konceptet arkitektonike për një Stadium krejtësisht të ri sipas standardeve të UEFA-s, kategoria IV.

    Top Channel

  • Shpallet fituesi për projektin e ri të stadiumit Dinamo (video)

    Shpallet fituesi për projektin e ri të stadiumit Dinamo (video)

    SHPALLJA E FITUESIT të Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”, ku 5 skuadrat finaliste prezantuan sot përpara Jurisë, konceptet arkitektonike për një Stadium krejtësisht të ri sipas standardeve të UEFA-s, kategoria IV, i cili bashkë me zhvillimin përreth do ta kthejë atë zonë në një tjetër qendër të re të Tiranës

  • Milani shpalos projektin e stadiumit të ri “San Siro”, do të ketë 71.5 mijë vende dhe kushton 1.2 miliard euro

    Milani shpalos projektin e stadiumit të ri “San Siro”, do të ketë 71.5 mijë vende dhe kushton 1.2 miliard euro

    Adriatik BALLA
    Italia ka një prej 3 ligave më të forta në botë. Dy dekada më parë kampionati italian ishte më i forti në botë, por ra disi ndjeshëm në cilësi pas skandalit”Calciopoli” në vitin 2006. Më tej disa klube janë përmirësuar, sikurse ndodhi me Interin dhe Napolin, por pas vitin 2007 ka rënie të Milanit dhe Juventusit, si dhe klubeve të tjera që nuk po arrijnë të rivalizojnë për trofe në Europë. Gjithsesi, futbolli italian mbetet sërish ndër më të mirët në botë dhe një futboll tërheqës. Ndërkohë, operacioni për ndërtimin e stadiumit të ri të Milanos në zonën e “San Siro”-s kap vlerën e 1.2 miliardë eurove. Një objekt që do të ketë një kapacitet prej afërsisht 71,500 vendesh dhe do të funksionojë 365 ditë në vit. Kështu thuhet në dosjen e paraqitur nga Interi dhe Milani në Bashki dhe që në 250 faqe shpjegon se si do të transformohet zona pas blerjes nga klubet.
    Vetëm ndërtimi i stadiumit, i cili sipas projektit do të nisë të funksionojë në vitin 2031, kap vlerën e rreth 700 milionë eurove. Vlerësohet se zonat ndihmëse (restorante, dyqane, palestra) do të hyjnë në funksion mes viteve 2033 dhe 2035. Stadiumi do të ndërtohet në perëndim të zonës, ndërsa në lindje do të mbetet një pjesë e “San Siro”-s aktuale, e cila do të ripërdoret. Rizhvillimi i pjesshëm i objektit përfshin heqjen e plotë të çatisë, tribunave të unazës së tretë dhe të parë, një pjesë të stendave të unazës së dytë dhe afërsisht 70% të rampave që karakterizojnë fasadën ekzistuese. Sa i përket Milanit, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me terrenin e blerë pak muaj më parë për 15 milionë euro në një zonë në periferi të Milanos, ku duhej të ndërtohej edhe impianti i ri, nëse nuk gjendej një akord me Bashkinë e qytetit. Ndërkohë, trajneri i përkohshëm kroat i Juventusit që e zëvendësoi Thiago Motën, Igor Tudor, është shprehur shumë i lumtur që ka nisur punën te “zonja e vjetër” dhe ka bërë shaka duke thënë se do të dëshironte kontratë 10-vjeçare.
    Tudori e zëvendësoi Motën të dielën, ndërsa puna e tij me futbollistët nisi menjëherë të hënën. Ndërkohë, konferencën e parë për shtyp, Tudori e mbajti të enjten dhe i falënderoi të gjithë punonjësit e klubit për pritjen që i është bërë. “Ka shumë emocione natyrisht. Të gjithë duan të jenë trajnerë të Juves. Por më e rëndësishmja është që kemi një punë për të bërë, një punë që duhet bërë mirë dhe kemi synime për t’i arritur”, ka deklaruar Tudori. Tekniku ka karrierë së fundmi si trajner ka bërë te Lacio, ndërsa ka udhëhequr edhe disa skuadra tjera të njohura. Një nga lajmet më të rëndësishme nga konferenca e parë për shtyp e Tudor ishte konfirmimi i kapitenit të ri të skuadrës.
    Mota ishte kritikuar për vendimin e tij për të ndarë shiritin e kapitenit mes disa lojtarëve të ekipit të parë, gjë që sipas disa kritikëve dëmtoi vazhdimësinë dhe hierarkinë brenda ekipit. Për të shmangur të njëjtat gabime, Tudor e bëri të qartë se Lokateli do të jetë kapiteni kryesor i Juventusit në të ardhmen. “Të gjithë duhet të marrin përgjegjësi. Kapiten do të jetë Lokateli. Do të caktojmë edhe dy ose tre të tjerë në ditët në vijim. Manuel është një djalë i ndershëm dhe i përkushtuar. Ai ka cilësitë e duhura për ta bërë këtë detyrë,” u shpreh Tudor.