Futbolli finlandez nuk shquhet për skena të huliganizmit ekstrem. Por ajo që ka ndodhur këtë javë në Finlandë po bën xhiron e rrjetit.
Klubi i FC Haka, një nga më të njohurit në vend me 9 tituj kampion dhe me prani të vazhdueshme në Europë, ka rënë nga kategoria pas një sezoni katastrofë, duke marrë vetëm 17 pikë. Ultrasit e kësaj skuadre kanë qenë shumë të inatosur, por ajo që ka ndodhur në natën e 7 dhjetorit, kalon ccdo limit.
Disa prej tyre i kanë vënë flakën stadiumit “Tehtaan Kenta”. Flaka është përhapur me shpëjtësi duke shkatërruar thuajse gjithë impiantin dhe fushën e lojës, teksa zjarrfikësit e kishin të vështirë të kontrollonin situatën.
Megjithatë, policia ka identifikuar edhe shkaktarët e ngjarjes në një kohë të shkurtër, pasi ka arrestuar një 15-vjeçar, i cili më pas ka pranuar fajësinë dhe ka përfshirë edhe dy bashkëmoshatarë. Stadiumi i qytetit të vogël prej pak më shumë se 20 mijë banorësh, kishte 3500 vende dhe ishte inauguruar në vitin e largët 1934.
Tag: stadiumit
-

E pabesueshme/ Ekipi bie nga kategoria, tifozët i vënë flakën stadiumit (VIDEO)
-

Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen
Policia e Tiranës ka marrë masa të rrepta sigurie për ndeshjen KF Tirana – Partizani në “Arena Kombëtare”.
Disa nga rrugët përreth stadiumit do të bllokohen nga ora 16:00, ndërsa tifozët do të lëvizin vetëm në itineraret e caktuara.
Policia njofton se do të ketë kontrolle për sende të ndaluara dhe futja pa dokument identifikimi ose për fëmijët nën 16 vjeç pa prind nuk lejohet.
Njoftimi i Policisë Tiranë
Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.
Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:
– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kthim tek ETC-ja, më pas drejt rrugës “Papa Gjon Pali 2” dhe t’i drejtohen stadiumit;
– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” ura “Vasil Shanto”, kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”, rruga “Sulejman Delvina”, Libri Univeristar, Presidenca dhe më pas t’u drejtohen hyrjeve të stadiumit.
Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.
Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.
Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).
Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara. -

Derbi Tirana–Partizani/ Policia publikon planin e masave, këto rrugë do të bllokohen
Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërmjet Tiranës dhe Partizanit, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Për shkak të aktivitetit, disa segment rrugor do të jenë të bllokuara nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes, përfshirë: Sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Lekë Dukagjini”, rrugën “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit.
Sipas policisë, tifozët e Tiranës do të lëvizin nga Teatri i Kukullave, bulevardi Dëshmorët e Kombit, kthim tek ETC-ja, më pas drejt rrugës Papa Gjon Pali II drejt stadiumit.
Ndërsa tifozët e Partizanit do të lëvizin nga kryqëzimi i rrugës Muhamet Gjollesha, ura Vasil Shanto, kryqëzimi i rrugës Komuna e Parisit, rruga Sulejman Delvina, Libri Universitar, Presidenca, dhe më pas drejt hyrjeve të stadiumit.
Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.
Njoftimi i policisë
Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.
Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kthim tek ETC-ja, më pas drejt rrugës “Papa Gjon Pali 2” dhe t’i drejtohen stadiumit;– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” ura “Vasil Shanto”, kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”, rruga “Sulejman Delvina”, Libri Univeristar, Presidenca dhe më pas t’u drejtohen hyrjeve të stadiumit.
Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.
Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.
Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).
Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara. -

Derbi Tirana-Partizani/ Policia merr masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, ja rrugët që do të bllokohen
Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes midis Tiranës dhe Partizanit, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.
Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kthim tek ETC-ja, më pas drejt rrugës “Papa Gjon Pali 2” dhe t’i drejtohen stadiumit;– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” ura “Vasil Shanto”, kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”, rruga “Sulejman Delvina”, Libri Univeristar, Presidenca dhe më pas t’u drejtohen hyrjeve të stadiumit.
Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.
Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.
Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).
Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.Top Channel
-

Rasti i rrallë/ Komentatori i stadiumit nuk thërriti emrin e Ernest Muçit pas super golit, ishte i shokuar?
Ernest Muçi është njeriu i momentit në Turqi! Të gjithë po flasin për të dhe veçanërisht te Beshiktashi janë të penduar që e lejuan ikjen e këtij futbollisti. Më saktë janë penduar tifozët që nuk shikonin një lojtar me shumë të ardhme te shqiptari pas disa luhatjeve të frikshme në performancat e tij.
Megjithatë Muçi e kishte thënë problemin e tij, fakti që nuk luante si numër 10 pas sulmuesit kryesor, por përdorej gjithmonë në krahë. Pas ardhjes te Trabzonspor, kishte sërish disa luhatje në performanca derisa sulmuesi shpërtheu me tre gola, dy nga të cilat ishin të një niveli tjetër.
Një detaj shumë i rrallë ishte fakti që komentatori i stadiumit nuk e përmendi emrin e Ernest Muçit pas golit. Pra gjithmonë jemi mësuar që pasi një lojtar shënon gol, komentatori thërret emrin e tij dhe e bën këtë njëzëri edhe me tifozët në stadium. Por në golin e Muçit kundër Konyaspor kjo nuk ndodhi.
Arsyeja? Tifozët e Trabzonspor shkruajnë se komentatori i stadiumit ishte shokuar nga ai gol dhe ngeli pa fjalë, duke harruar faktin se duhej të thërriste emrin e shqiptarit për shkak të golit. Por në fakt arsyeja ishte paksa më ndryshe. Në momentin kur u mor goditja e dënimit, mikrofoni dhe audio në stadium kishin një problem të vogël. E teksa problemi po rregullohej me shpejtësi, Muçi ishte akoma edhe më i shpejtë duke shënuar nga goditja e dënimit. Kur problemi u rregullua tërësisht, Ernest Muçi kishte përfunduar punë me golin dhe ishte shumë vonë për të thirrur emrin e shqiptarit.
Ndërkohë një detaji akoma edhe më i bukur ishte ai i shkrimit të ardhur nga media turke “61saat”. Pak fjalë, por që janë shumë për kuptuar përfundimin dhe mbi të gjitha për të bërë një vlerësim poetik. “E njëjta fjalë po përdoret nga fëmijët që gjuajnë me top rrugëve të Turqisë tani. “Muçiiiiiii”. Pasi golat e tij janë bërë viral në rrjetet sociale, fëmijët në Turqi dëshirojnë që të bëhen si lojtari i Shqipërisë. /Sport Ekspres/? -

Ndjehen lëkundje tërmeti në zonën e stadiumit, panik para supersfidës mes pretendentëve në Serinë A
Momente paniku para fillimit të ndeshjes mes Napolit dhe Atalantës në Serinë A. Një tërmet i cili ka rënë në Italinë e Jugut, është ndjerë shumë edhe në qytetin e Napolit, ku sot në darkë luhet suspersfida mes ekipeve.
Mediat italiane bëjnë të ditur se dy dridhjet e tokës, të regjistruara pak sekonda nga njëra-tjetra, kanë krijuar panik në disa pjesë të Italisë Qendrore dhe të Jugut dhe raportohet se në Napoli, kanë qenë të shumtë banorët që kanë dalë në rrugë.Shumë sinjalizime në fakt kanë ardhur nga persona në zonën pranë stadiumit, ku gjithsesi pritet të zhvillohet normalisht ndeshja.
-

VIDEO / Bledi Çuçi i vjen në ndihmë tifozes që humbi ndjenjat para stadiumit ‘Air Albania’
Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, i ka dhënë ndihmën e shpejtë një tifozeje pranë stadiumit Air Albania, ku Kombëtarja shqiptare po zhvillon ndeshjen me Anglinë.
Burime bëjnë me dije se tifozja kishte rënë në gjendje pa ndjenja, ndërkohë që i ka shkuar në ndihmë Çuçi.
Kujtojmë se ndeshja e sotme e Kombëtares shqiptare me Anglinë zhvillohet për eleminatoret e Botërorit 2026.
Anglia e ka siguruar me kohë kualifikimin në Botëror, ndërkohë që Kombëtarja shqiptare arriti të kualifikohej në Play-Off, pas fitores së arritur në ndeshjen me Andorrën. -

Sot, përballja në “Air Albania”/ Shqipëria “mat forcat”, Anglia kërkon të mbajë rekordin, “blindohet” Tirana
Foto ilustruese
TIRANË- Stadiumi “Air Albania” pret sot në orën 18:00 duelin Shqipëri-Angli, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Kjo është sfida e fundit për të dyja përfaqësueset në Grupin K, që kryesohet nga Anglia, e ndjekur nga ‘kuqezinjtë’ të cilët tashmë janë kualfikuar për në fazën e “play off”-it si vend i dytë.
Në kuadër të ndeshjes, autoritetet kanë njoftuar masa të forta sigurie para, gjatë dhe pas sfidës, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit. Policia ka organizuar shoqërimin e futbollistëve anglezë nga aeroporti i Rinasit, drejt hotelit, në stadium dhe në kthim. Përveç sigurisë së lojtarëve, do të sigurohet rendi publik jo vetëm pranë stadiumit, por edhe në të gjithë qytetin e Tiranës.
Kontrolle të hollësishme do të kryhen në hyrje të stadiumit për të parandaluar hyrjen e sendeve të ndaluara, banderolave me përmbajtje raciste dhe lëndëve piroteknike. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit, ndërsa do të sigurohen rrugëkalimet për shërbimet e emergjencës.
NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:
Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Anglisë, që do të zhvillohet më datë 16 nëntor, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, duke u mbështetur dhe në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash.
Në këtë kuadër janë marrë masa për shoqërimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Anglisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;
-Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;
-Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;
-Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;
-Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.
Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, Shoqëritë private të sigurisë (stjuardët dhe personeli i sigurisë), Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.
Janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Anglisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, më datë 16 nëntor nga ora 14:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit dhe konkretisht:
* Rruga “Papa Gjon Pali II”;
* Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
* Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;
* Rruga “Themistokli Gërmenji”;
* Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;
* Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
* Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
* Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
* Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;
* Rruga “Skerdilajd Llagami”;
* Rruga “Faik Konica”.
Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e hyrjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.
Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.
Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet.
Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Hyrja në stadium e tifozëve dhe e sportdashësve që kanë blerë biletë, fillon në orën 15:00.
Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, duke filluar nga kjo orë, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’ju ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit./ZËRI -

75% e stadiumit me tifozë shqiptarë/ Andorra “vishet” kuqezi, ja sa bileta janë shitur
Shqipëria do të përballet me Andorrën në orën 20.45, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e botërorit.
Për shkak të rëndësisë së ndeshjes, interesimi nga tifozët shqiptarë për këtë takim ka qenë mjaft i lartë.
Në Estadi de la FAF (Encamp), 75% e stadiumit do të jenë tifozë kuqezi. Stadiumi ka kapacitet mbi 5000 vende, por është vendosur që 2100 të shiten. Me fjalë të tjera, 1600 mbështetës nga Shqipëria do të ndjekin sfidën nga afër.
