Tag: stadiumin

  • LIVE/ Momenti për të shkruar histori, Shqipëria zbret në stadiumin e Serbisë, shihni pamjet

    LIVE/ Momenti për të shkruar histori, Shqipëria zbret në stadiumin e Serbisë, shihni pamjet

    19:24 Shqipëria ka zbritur në stadiumin e Serbisë. Kuqezinjtë janë shoqëruar me forca të shumta policie dhe kanë hyrë në dhomat e zhveshjes.?18:00 Shqipëria dhe delegacioni ynë ka lënë hotelin në Serbi dhe është nisur drejt stadiumit në Leskovac. Vetëm pak minuta më parë është bërë nisja, ndërsa së shpejti pritet që i gjithë stafi ynë të zbarkojë në stadiumin ku mund të vijë fitorja e madhe e historisë. /Sport Ekspres/

  • Jo thjesht një ndeshje futbolli/ Kombëtarja mbërrin në stadiumin e Leskovacit nën siguri të paprecedentë

    Jo thjesht një ndeshje futbolli/ Kombëtarja mbërrin në stadiumin e Leskovacit nën siguri të paprecedentë

    Ekipi kombëtar mbërrin në stadiumin e Leskovacit, pak orë para supersfidës kundër Serbisë.
    Stadiumi i vogël duket se do jetë i mbushur jo më shumë se gjysma e kapacitetit të tij prej më pak se 7000 vetësh, për shkak të masave të rrepta të sigurise, që lidhen edhe me situatën e keqe politike në Serbi, pas protestave masive kundër presidentit Aleksandër Vuçiç.
    “Kanë qenë 7 makina policie para autokolonës, së delegacionit të kombëtares shqiptare”. Kjo është situata për momentin. Ne sapo kemi mbërritur nës tadium”, raportoi në një lidhje telefonike gazetari Bledar Kuka.
    Ndërkaq, është publikuar edhe formacioni zyrtar i kombëtares për ndeshjen.
    Trajneri Sylvinho ka befasuar me formacionin, pasi ka hedhur në fushë tre sulmues.
    Në majë të sulmit do të jetë Rey Manaj, ndërsa nga krahët janë Armando Broja dhe Myrto Uzuni.
    Formacioni zyrtar: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Asllani, Shehu, Laçi, Broja, Uzuni, Manaj.

  • Serbët nuk kanë nga t’ia mbajnë, detyrohen të “flasin” shqip në Leskovc

    Serbët nuk kanë nga t’ia mbajnë, detyrohen të “flasin” shqip në Leskovc

    Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushën e lojës pas pak në orën 20:45 në stadiumin “Dubočica”. Kuqezinjtë do të përballen me Serbinë në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
    Në prag të nisjes së këtij dueli, në stadiumin e Leskovcit është ndezur dhe monitori i madh i stadiumit. Teska shihen logot e Serbisë dhe Shqipërisë, vendasit janë detyrar të shkruajnë në gjuhën shqipe.
    Në monitor i urohet mirëseardhja tifozëve dhe të pranishmëve të tjerë në stadium. Në ekranin e madh është shkruar edhe në gjuhën shqip, “Mirë se erdhët”.

  • Federata Serbe rikthen flamurin shqiptar në stadiumin ku do të luhet ndeshja, e hoqën për të shmangur incidentet.. (FOTO) 

    Federata Serbe rikthen flamurin shqiptar në stadiumin ku do të luhet ndeshja, e hoqën për të shmangur incidentet.. (FOTO) 

    Federata Serbe ka rikthyer flamurin shqiptar në stadiumin “Dubocica” ku do të luhet takimi mes Serbisë dhe Shqipërisë. 
    Një ditë më parë, gjatë stërvitjes së Kombëtares shqiptare në këtë stadium, flamuri kuqezi nuk ishte vendosur. 
    Të pyetur nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, Federata reagoi duke thënë se nuk vendosën flamurin në mënyrë që të shmangnin ndonjë incident të pakëndshëm dhe që do ta vendosnin ditën e ndeshjes. 
     
     

  • Serbët nuk ndryshojnë, flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit

    Serbët nuk ndryshojnë, flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit

    10 Tetor 2025

    18:07

    Telesport

    Një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, sfidë që do të zhvillohet në stadiumin “Duboçiça” të Leskovcit, skuadra jonë kombëtare mbajti seancën e përgjithshme stërvitore.
    Në pamjet e siguruara nga mediat tregohet se në ambientet e stadiumit mungon flamuri shqiptar, ndryshe nga protokolli i zakonshëm sipas rregullave të UEFA-s.
    Ky gjest nga serbët është i papranueshëm dhe i shëmtuar. Serbët ende nuk kanë arritur ta ndajnë politikën nga sporti.
    Presim nëse UEFA dhe FIFA do të ndërhyjnë për këtë veprim skandaloz.

  • Serbia provokon sërish, flamuri shqiptar nuk vendoset në stadiumin e Leskovcit

    Serbia provokon sërish, flamuri shqiptar nuk vendoset në stadiumin e Leskovcit

    Teksa vetëm një ditë na ndan nga “finalja” mes Serbisë dhe Shqipërisë në Leskovc, skuadra kuqezi zhvillon këtë të premte seancën e fundit.

    Në stadiumin “Duboçiça”, nuk është vendosur flamuri shqiptar.
    Një gjest i shëmtuar ky nga ana e Federatës Serbe, duke mos e përjashtuar ende politikën nga futbolli.
    Pritet në orët në vijim nëse UEFA dhe FIFA do të ndërhynë për këtë gjest dhe të vendosin flamurin shqiptar në stadium.

  • UEFA njofton se kur do të jetë gati stadiumi “Kamp Nou” i Barcelonës

    UEFA njofton se kur do të jetë gati stadiumi “Kamp Nou” i Barcelonës

    Adriatik BALLA
    Dje u luajtën një pjesë e ndeshjeve në Champions League, në fazën e ndeshjeve të ligës. Sot në mbrëmje do të luhen të tjera, ku spikat dhe kryedueli i mbrëmjes mes Barcelonës dhe Paris San Zhermen. Kjo ndeshje do të marrë edhe vëmendjen e UEFA-s, pasi është takim mes kampiones në fuqi dhe një skuadre që synon të rikthehet tek titulli këtë edicion. Gjithçka duket e hapur, por katalanasit besojnë se do ta fitojnë ndeshjen, nisur dhe nga problemet që ka patur fizikisht dhe mentalisht Paris SG ditët e fundit. Ndërkohë, ka lajme të mira e pozitive për klubin blaugrana. Referuar mediave sportive spanjolle dhe atyre europiane në përgjithësi, Barcelona duket se është vetëm një muaj larg rikthimit në “Camp Nou”, pas dy vitesh punimesh rinovuese në stadiumin e tyre historik. UEFA ka konfirmuar se “Camp Nou” do të jetë gati për ndeshjen e dytë në shtëpi të katalanasve në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
    Fillimisht, Barça kishte planifikuar të rikthehej në “Camp Nou” që 11 muaj më parë, por vonesat e njëpasnjëshme e shtynë hapjen. Stadiumi do të hapet me kapacitet të kufizuar, duke lejuar vetëm 27 mijë tifozë në fillim. Sipas rregullores së UEFA-s, klubet duhet të luajnë në të njëjtin stadium gjatë gjithë fazës së grupeve, përveç rasteve të “forcës madhore”. Në këtë rast, institucioni europian ka bërë një përjashtim për Barcelonën, duke i dhënë leje të rikthehet më herët në shtëpinë e tyre. Plani ishte që ndeshja kundër PSG-së të zhvillohej në “Camp Nou” këtë javë, por blaugranat u detyruan të kthehen sërish në Montjuiç, pasi dy ndeshjet e para i kishin luajtur në stadiumin e vogël “Estadi Johan Cruyff” me kapacitet prej vetëm 6 mijë ulësesh. Sipas “Sport”, Barcelona është në rrugë për të pritur Olympiakosin në “Camp Nou” më 21 tetor, pasi UEFA ka dhënë dritën jeshile.
    Megjithatë, gjithçka varet nga licenca që duhet të lëshohet për të hapur stadiumin. Inspektimi i fundit i Këshillit të Barcelonës evidentoi mangësi në standardet e sigurisë, duke e refuzuar hapjen përkohësisht. Ndërkohë, La Liga ende nuk ka dhënë një vendim për ndeshjen e radhës në shtëpi të Barçës më 18 tetor kundër Gironës. Nëse licenca nuk merret në kohë, ekipi do të duhet të vazhdojë të luajë në “Estadi Olímpic Lluís Companys”. Pas premtimeve të dështuara të mëparshme, tifozët “culers” pritet të mbeten skeptikë derisa të shohin rikthimin e vërtetë në “Camp Nou”. Ky stadium para rikonstruksionit konsiderohej më i madhi impiant futbolli aktiv në Europë, me 100 mijë vende.

  • Vjen lajmi i madh për Barcelonën, mësohet kur katalanasit do rikthehen zyrtarisht në “Camp Nou”

    Vjen lajmi i madh për Barcelonën, mësohet kur katalanasit do rikthehen zyrtarisht në “Camp Nou”

    15 Shtator 2025

    18:04

    Telesport

    Barcelona fitoi mbrëmë 6-0 ndaj Valencia-s në La Liga, në sfidën e luajtur në stadiumin “Johan Cruyff”, i cili ka vetëm 6000 vende. Rikthimi i shumëpritur i Barcelonës në “Camo Nou” do të ndodhë shumë shpejt.
    Gazetari spanjoll Jose Alvarez zbuloi në emisionin e famshëm “El Chiringuito” se rikthimi i Barcelonës në “Camp Nou” do të ndodhë më 28 shtator, në sfidën ndaj Real Sociedad. Kjo do të thotë që edhe sfida e shumëritur në Champions League ndaj PSG-së do të luhet në “Camp Nou”.
    Edhe javën e ardhshme, ndaj Getafe, Barcelona do luajë në stadiumin e vogël “Johan Cruyff” dhe më pas do rikthehet në “Camp Nou”.

  • La Liga apo futboll amator, e pabesueshme çfarë ndodhi me lojtarët e Barçës pas ndeshjes me Valencia-n

    La Liga apo futboll amator, e pabesueshme çfarë ndodhi me lojtarët e Barçës pas ndeshjes me Valencia-n

    Fitorja bindëse e Barcelona-s ndaj Valencia-s pati një epilog të papritur për katalanasit. Ata u detyruan të largoheshin nga stadiumi pa dush.
    Në tunelin e stadiumit të vogël Johan Cruyff, u panë skena të çuditshme, me shumë lojtarë të Blaugranës që u larguan nga impianti në të njëjtën gjendje në të cilën ishin kur u larguan nga fusha.
    Kjo situatë vjen nga problemet në stadiumin Johan Cruyff, që ka vetëm 6,000 vende. Barcelona u detyrua të luante atje për shkak të punimeve të vazhdueshme të ndërtimit në Camp Nou, që po i afrohen përfundimit, dhe pamundësisë për të përdorur Stadiumin Olimpik Montjuïc, i cili ishte i zënë nga një koncert.
    Kështu, u dha leje e veçantë për të luajtur në stadiumin e vogël, i cili paraqiti disa probleme. Stadiumi Johan Cruyff nuk ishte gati për të pritur dy ekipet dhe për të garantuar shërbimet e zakonshme për një ndeshje futbolli.
    Skena të denja për futboll amator, me siklet të dukshëm edhe nga ana e atyre që ishin të përfshirë. Ndërsa disa prej tyre shkuan më pas në pjesë të tjera të ambienteve të klubit për t’u larë, të tjerë u kthyen në shtëpi pikërisht ashtu si e kishin mbaruar ndeshjen.
    Shkurt, një fundjavë padyshim e pazakontë për ekipin katalanas.

  • ‘Camp Nou’ pritet të presë Barça- PSG në tetor

    ‘Camp Nou’ pritet të presë Barça- PSG në tetor

    Pavarësisht pasigurisë që rrethon ndërtimin në Camp Nou, ndeshja e madhe e javës së dytë të Ligës së Kampionëve, përballja midis Barcelonës dhe PSG-së më 1 tetor, pritet të zhvillohet sipas planit në stadiumin kryesor të klubit katalanas.

    Barcelona deri më tani ka luajtur në stadiumin me 6,000 vende Estadi Johan Cruyff, i cili përdoret për ekipin e femrave dhe Barçaës B. Mbrëmë, ekipi i Hansi Flik mposhti Valencian me rezultatin 6-0 në javën e katërt të La Liga-s.

    Në fakt ndeshja e mbrëmshme ishte planifikuar në Camp Nou me një kapacitet të reduktuar prej 27,000 spektatorësh, por klubi ende nuk kishte marrë të gjitha lejet e nevojshme nga këshilli i qytetit.

    Vazhdo leximin