Tag: stadiumin

  • “Politikanët janë armiqtë më të mëdhenj të futbollit”! De Laurentis shpërthen për stadiumin: Si një grumbull mbeturinash

    Presidenti i Napolit komentoi gjendjen e stadiumit të klubit në mënyrën e tij të veçantë, duke e quajtur atë një “grumbull mbeturinash”. “Stadiumi ynë, Diego Maradona, është një tallje, një grumbullim mbeturinash,” tha De Laurentiis, siç raportohet nga CalcioMercato.
    “Thashë të njëjtën gjë kur erdhi Ancelotti. PSG paguan të njëjtën qira për stadiumin e tyre si ne, por ata kanë ekskluzivitet të plotë dhe fitojnë 100 milionë euro në vit. Ne kemi qasje vetëm për tre ditë: para, gjatë dhe pas ndeshjes.
    Është një stadium i vjetër, me një pistë atletike dhe një hendek që i mban tifozët tanë jashtë.” De Laurentiis gjithashtu fajësoi burokracinë italiane për pengimin e progresit: “Autoritetet këtu janë armiqtë më të mëdhenj të futbollit. Ata nuk e kuptojnë se ka 25 milionë votues potencialë që interesohen për këtë sport.” /Sport Ekspres/

  • FSHF del me njoftim të rëndësishëm për biletat e sfidës Andorrë-Shqipëri

    FSHF del me njoftim të rëndësishëm për biletat e sfidës Andorrë-Shqipëri

    9 Nëntor 2025

    15:50

    Telesport

    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin ku do të luhet ndeshja Andorra – Shqipëri janë shitur.
    Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kombëtarja shqiptare renditet aktualisht në vendin e dytë me 11 pikë. Takimi do të zhvillohet më 13 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës.
    Ndërkohë që tri ditë më pas, Shqipëria do të presë Anglinë në “Air Albania” në ndeshjen e fundit për këto kualifikuese.

  • Inagurimi i stadiumit, Laporta hedh idenë: Do të ishte bukur nëse do ishte edhe Messi

    Inagurimi i stadiumit, Laporta hedh idenë: Do të ishte bukur nëse do ishte edhe Messi

    Rikthimi i Barcelonës në Camp Nou tani është çështje kohe, teksa vetë Presidenti Laporta ka treguar së fundmi një ide mjaft interesante. Laporta shprehet se do të ishte mënyrë e bukur për të inaguruar stadiumin me një nderim për Leo Messin.
    “Do të ishte një mënyrë e bukur për të inauguruar ‘Camp Nou-n’, me një nderim për Messin dhe stadiumin plot. Do të isha i lumtur të organizonim një ndeshje homazhi për Lionel Messin”, tha Laporta.

  • Abissnet Superiore dhe Kategoria e Parë: Duele të forta, të ndara në 3 ditë. Ja kalenadri i plotë

    Abissnet Superiore dhe Kategoria e Parë: Duele të forta, të ndara në 3 ditë. Ja kalenadri i plotë

    Java e 11-të e “Abissnet Superiore” nis të premten, më 7 nëntor, me duelin e parë të javës, Bylis – Flamurtari, që do të luhet në stadiumin “Flamurtari”, pas dakordësisë së arritur mes klubeve në fazën e parë të kampionatit. Ndeshja do të startojë në orën 17:00.
    Të shtunën janë të programuara dy takime të tjera. Tirana – Vora do të luhet në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa pasdite, në orën 17:00, në “Loro Boriçi” do të zhvillohet superdueli Vllaznia – Dinamo City.
    Një tjetër përballje shumë e fortë mes ekipeve kryesuese në renditje do të luhet të dielën në “Elbasan Arena”, ku AF Elbasani do të sfidojë kampionët në fuqi të Egnatias, në orën 17:00. Në të njëjtën orë, në “Niko Dovana”, do të zhvillohet ndeshja Teuta – Partizani.
    Java e 11-të e Kategorisë së Parë do të luhet e ndarë në tre ditë, duke nisur të premten me duelin Burreli – Pogradeci, që do të zhvillohet në orën 14:00. Katër takimet e tjera të kësaj jave do të luhen të shtunën, po në orën 14:00.
    Pas dy fitoreve radhazi, Kastrioti, që po kalon një moment shumë të mirë në kampionat, do të përballet me AF Luftëtarin. Korabi pret Kukësin në shtëpi, ndërsa Lushnja do të luajë ndaj Ilirisë.
    Në stadiumin “Luzi i Vogël” do të zhvillohet ndeshja Besa – Laçi. Java e 11-të do të mbyllet të dielën me përballjen Apolonia – Skënderbeu, që do të luhet në stadiumin “Loni Papuçiu”, në orën 14:00.

  • Tensione dhe sherr masiv në stadiumin Flamurtari, ndërhyn policia

    Tensione dhe sherr masiv në stadiumin Flamurtari, ndërhyn policia

    Java e 10-të e Abissnet Superiores vijon këtë të hënë me dy ndeshjet e tjera Flamurtari-Elbasani dhe Dienamo Teuta.
    Në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Flamurtari”, të qytetit të Vlorës, edhe pse ndeshja deri në ato momente ishte në barazimin e baradhë 0-0, ka patur një tension që të paktën për momentin është i paqartë. Në grupimin e tifozëve të tribunës karshi veç tymueseve, filloi edhe një sherr masiv për të cilin u desh ndërhyrja e policisë për ta qetësuar situatën.
    Kjo situatë e tensionuar solli edhe ndalimin e ndeshjes për disa minuta deri sa u rikthye qetësia dhe më pas takimi rifilloi.

  • Nga dy finalet e Kombëtares, te turnetë kualifikues të moshave. Kalendari i plotë për gjithë ndeshjet e Shqipërisë në nëntor

    Nga dy finalet e Kombëtares, te turnetë kualifikues të moshave. Kalendari i plotë për gjithë ndeshjet e Shqipërisë në nëntor

    Muaji nëntor rikthen emocionet kuqezi. Ndeshje shumë të rëndësishme për ekipet Kombëtare janë të programuara, duke nisur nga Kombëtarja A që është më pranë se kurrë sigurimit të objektivit “play-off”, për të vazhduar ëndrrën drejt Botërorit 2026.
    Kuqezinjtë do të zbresin në fushë më 13 nëntor në përballjen ndaj Andorrës në transfertë, në stadiumin “Andorra National”, në orën 20:45. Shqipëria do të mbyllë edicionin kualifikues më 16 nëntor me ndeshjen ndaj Anglisë, në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:00.
    Pasi siguroi qëndrimin në Ligën B, Kombëtarja e vajzave ka në program dy ndeshje miqësore ndaj Turqisë. Sfida e parë do të luhet më 28 nëntor në stadiumin “Necmi Kadıoğlu”, në orën 14:00. Takimi i dytë do të zhvillohet më 1 dhjetor, në stadiumin “Yusuf Ziya Öniş”, në orën 14:00.
    Edhe Kombëtarja U21 do të zbresë në fushë për dy ndeshje miqësore. E para në transfertë ndaj Moldavisë më 13 nëntor, në “Sports Complex Sheriff”, në orën 15:00. Më pas, kuqezinjtë do të rikthehen në shtëpi dhe më 17 nëntor do të luajnë ndaj Ukrainës, në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00.
    Federata e Futbollit do të organizojë në nëntor dy turne kualifikues, Euro U19 për djem dhe Euro U19 për vajza.
    Turneu për djem nis më 12 nëntor dhe marrin pjesë Shqipëria U19, Mali i Zi U19, Sllovakia U19 dhe Ukraina U19. Kombëtarja U19 do të luajë ndaj Ukrainës U19 ndeshjen e parë në stadiumin “Niko Dovana”, më 12 nëntor, në orën 14:00.
    Takimi i dytë, Sllovakia U19 – Shqipëria U19, do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”, më 15 nëntor, në orën 14:00. Ndeshja e tretë kualifikuese, Shqipëria U19 – Mali i Zi U19, është programuar më 18 nëntor, në “Niko Dovana”, në orën 14:00.
    Turneu U19 për vajza nis më 25 nëntor dhe Shqipëria është pjesë e grupit B2, së bashku me Sllovakinë, Lihtenshtejnin dhe Luksemburgun.
    Ndeshja e parë, Shqipëri U19 – Luksemburg U19, do të luhet në “Air Albania”, më 25 nëntor. Ndeshja e dytë, Sllovaki U19 – Shqipëri U19, do të zhvillohet më 28 nëntor, sërish në “Air Albania”. Turneu do të mbyllet më 1 dhjetor me sfidën Lihtenshtejn U19 – Shqipëri U19, që do të luhet në “Air Albania”. Oraret e ndeshjeve do të përcaktohen nga UEFA.
    Kombëtarja U17 do të luajë në turneun kualifikues Euro U17, që do të zhvillohet në Kroaci. Shqipëria është pjesë e grupit 8 së bashku me Kroacinë, Kazakistanin dhe Holandën.
    Ndeshja e parë, Shqipëri – Holandë, do të luhet më 11 nëntor, në orën 13:45, në “Sportski Park NK Graničar”. Ndeshja e dytë, Kroaci – Shqipëri, është programuar më 14 nëntor, në orën 11:30, në “SRP Trate Nedelišće”. Ndeshja e fundit, Shqipëri – Kazakistan, do të zhvillohet më 17 nëntor, në orën 11:30, në “SRP Trate Nedelišće”.
    Në ditët e para të muajit nëntor do të mbyllet turneu UEFA Development U15, që po organizohet nga Federata e Futbollit. Ndeshjet e fundit janë programuar më 3 nëntor. Shqipëria do të përballet me Kosovën, në orën 14:00, ndërsa Armenia – Maqedonia e Veriut do të luhet në orën 10:00. Të dyja takimet zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.

  • “Abissnet Superiore”, sot dhe nesër luhen takimet e javës së nëntë

    “Abissnet Superiore”, sot dhe nesër luhen takimet e javës së nëntë

    Java e 9-të e kampionatit “Abissnet Superiore” dhe e fundit e fazës së parë do të luhet sot dhe nesër.
    Ndeshja e parë e ditës është Bylis – Vora, që do të luhet në stadiumin “Adush Muça”, në orën 14:00. Po sot luhet edhe takimi Egnatia – Teuta, në stadiumin “Egnatia Arena”, në orën 17:00.
    Tre ndeshjet e tjera të javës së 9-të janë programuar të mërkurën. Flamurtari – Vllaznia do të luhet në stadiumin e Vlorës, në orën 17:00.
    Dy takimet e fundit do të zhvillohen në mbrëmje, në orën 19:30. Në “Elbasan Arena”, Dinamo City do të përballet me Partizanin, ndërsa në “Air Albania” do të luhet dueli Tirana – AF Elbasani.

  • “Thirrjet ‘Sali Berisha, Sali Berisha’ në stadiumin serb”/ Kreu i PD-së i përgjigjet Ballës: Motivuan lojtarët tanë

    “Thirrjet ‘Sali Berisha, Sali Berisha’ në stadiumin serb”/ Kreu i PD-së i përgjigjet Ballës: Motivuan lojtarët tanë

    “Thirrjet ‘Sali Berisha, Sali Berisha’ në stadiumin serb i motivuan lojtarët tanë për të fituar”.
    Kështu i komentoi Sali Berisha deklaratat e bëra dje nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në sallën e Kuvendit. Berisha tha se vërteta në stadiumin e Leskovcit ishte ndryshe.
    “E dëgjuat ju vetë Taon? E vërteta është se në stadiumin e Leskovcit, i mbushur me ultranacionalistë të përzgjedhur nga Vuçiçi, për t’u dhënë zemër lojtarëve të vet, ka shpërthyer me histeri thirrjet Sali Berisha, Sali Berisha. Vetëm e vetëm që të motivonin lojtarët e ekipit kombëtar. Dhe çfarë thoshte ai? Serbët na fyejnë ne duke na thënë Sali Berisha. I shihni ju çfarë vasalësh janë këta? Tao thotë në parlament se serbët na fyejnë ne duke na thënë Sali Berisha. E kuptoni se çfarë skllevërish janë këta, qenie të shpërfytyruara. Në fakt ndeshja u fitua dhe për herë të parë Serbia humbi, mori atë që meritonte në tokën e vet. Ai slogan në vend që të motivonte ekipin, motivoi kundërshtarët dhe aty morën një disfatë të turpshme. Le që ishin fare të dobët njëherë, ishte një ekip ndër më të dobëtit. Nuk shihej në fushë.”, tha Berisha.

  • Shqipëria U-17 për vajza, gati për përballjen me Greqinë në kualifikueset e Euro 2026

    Shqipëria U-17 për vajza, gati për përballjen me Greqinë në kualifikueset e Euro 2026

    Kombëtarja shqiptare U-17 për vajza do të luajë nesër në orën 14:00 ndaj Greqisë, ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Kampionatin Europian 2026 të kësaj grupmoshe.
    Skuadra e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj është përgatitur maksimalisht gjatë ditëve të fundit në Durrës dhe të gjitha futbollistet janë në dispozicion të stafit teknik për këtë sfidë.

    Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa takimi tjetër i grupit, Izraeli – Estonia, do të luhet po nesër në orën 12:00 në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Kualifikueset për Euro 2026: Vajzat e Shqipërisë do të ndeshen me Greqinë, hyrja falas

    Kualifikueset për Euro 2026: Vajzat e Shqipërisë do të ndeshen me Greqinë, hyrja falas

    16 Tetor 2025

    19:41

    Telesport

    Kombëtarja shqiptare U-17 për vajza do të luajë nesër në orën 14:00 ndaj Greqisë, ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Kampionatin Europian 2026 të kësaj grupmoshe.
    Skuadra e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj është përgatitur maksimalisht gjatë ditëve të fundit në Durrës dhe të gjitha futbollistet janë në dispozicion të stafit teknik për këtë sfidë.
    Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa takimi tjetër i grupit, Izraeli – Estonia, do të luhet po nesër në orën 12:00 në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës.
    Hyrja në stadiume do të jetë falas. Ndeshja Shqipëri – Greqi do të transmetohet live në FSHF TV.