Tag: stadiumin

  • Rama njofton ndërtimin e tre stadiumeve të rinj, ja në cilat qytete

    Rama njofton ndërtimin e tre stadiumeve të rinj, ja në cilat qytete

    Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi vizionin e tij për sportin tha se tre stadiume do të ndërtohen me Partnerit Publik Privat. Bëhet fjalë për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe të Durrësit, që tashmë janë në fazën e garave për investitorët.
    Po ashtu Rama premtoi edhe transformim të Pallatit të Sportit, me qëllim për të pritur -siç tha ai- finale të nivelit ndërkombëtar.
    “Ne kemi çuar përpara tre projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit që tani janë në fazën e garave për Partnerin Privat, sepse të treja do të zhvillohen me PPP. Ndërkohë ka mbaruar edhe konkursi për stadiumin “Selman Stërmasi”, që po ashtu do zhvillohet me PPP. Ndërkohë kemi filluar procesin për Pallatin e Sportit që të transformohet në një pallat që të presë finale të nivelit ndërkombëtar.
    Besoj që nuk mund të rrime në vend numëro vetëm me një pistë atletike, por duhet të gjejmë rrugë alternative dhe duhet të krijojmë hapësirë edhe për atletikën. Është mbretëresha e sporteve”, tha Rama.
    Kryeministri po ashtu tha se tashmë është zgjidhur problemi i kampioneve, të cilët nuk do të enden më rrugëve pasi FA kanë ndërtuar një sistem gradash që i kthen ata në asete.
    Kreu i qeverisë premtoi edhe rritje për buxhetin në komitetin olimpik dhe miratimin e ligjit të sponsorizimeve.
    “Vitin e ardhshëm do ta fillojmë me rritje të buxhetit të komitetit olimpike. Ka ardhur koha që të ulemi dhe të mbyllim edhe çështjen e ligjit te sponsorizimeve. Nuk ka qenë e lehtë për ne nga ana financiare, por sot është e mundur. Më e mira është përpara dhe besoj se kështu është. Nëse sot ne kemi”, deklaroi Rama.
    Kryeministri u shpreh se Durrësi do të shndërrohet një kompleks akademish sportive, pasi aty pritet që përveç akademisë së Manchester City të krijohet edhe akademia e tenisit dhe ajo e NBA.
    “Nëse sot ne kemi këtu një shembull që nuk mund të imagjinohej deri disa vite më parë të fëmijëve që mësojnë të luajnë në skuadër në një nga shkollat më të famshme të futbollit që është shkolla e Manchester City, shumë shpejt do kemi gjithë infrastrukturën e akademisë dhe shkollës në Durrës ku ashtu siç e kemi dhe biseduar me pronarët dhe drejtuesit teknik të Manchester City do krijojmë një destinacion rajonal për talentet e futbollit.
    Jemi duke hedhur hapat për të ndërtuar edhe akademinë e tenisit akademinë e Rafa Nadalit po në Durrës. Kemi filluar edhe diskutimet me NBA për akademinë e NBA. Atyre u pëlqen që akademia të vendoset në Shqipëri. Kanë parë edhe zonën atje. Kështu që Durrësit do ta bëjmë një destinacion të një kompleksi akademish sportive”, deklaroi Rama.

  • Euro U-17, FSHF investon në stadiumin e Shijakut

    Euro U-17, FSHF investon në stadiumin e Shijakut

    Finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” po afrojnë dhe gjithçka duhet të jetë gati për të pritur këtë event madhor në muajin Maj.Federata e Futbollit ka intensifikuar punën për përmirësimin e infrastrukturës në disa prej terreneve stërvitore në të gjithë vendin.
    Një nga impiantet ku po kryhen investime të rëndësishme është stadiumi “Tofik Jashari” në Shijak, që është drejt përfundimit të punimeve.Në këtë impiant janë përmirësuar sistemi i vaditjes dhe po kryhen punime intensive për mirëmbajtjen e fushës përmes korrjes dhe mbjelljes së farës me qëllim që fusha të jetë në kushte të mira për zhvillimin e Europianit U-17.
    FSHF është e angazhuar maksimalisht dhe po punon me ritme të larta për të garantuar organizimin e një turneu dinjitoz dhe të suksesshëm europian në vendin tonë.

  • U tha se do të luhet në Elbasan Arena, UEFA zyrtarizon se ku zhvillohet Shqipëri-Serbi në 7 qershor

    U tha se do të luhet në Elbasan Arena, UEFA zyrtarizon se ku zhvillohet Shqipëri-Serbi në 7 qershor

    Gjithmonë e më shumë po afrojnë emocionet e derbit të madh të Ballkanit, Shqipëri-Serbi. Në anën sportive, kështu konsiderohet kjo përballje e cila do të tërheq një vëmendje të madhe edhe të mediave botërore, veçanërisht për ngjarjen e ndodhur në mbrëmjen e Beogradit. Ndërkohë nga ndeshja e kthimit nuk kemi shumë kujtime të mira në Elbasan Arena pasi humbëm nga serbët në shifrat 0-2.
    Këtë herë historia mund të flas tërësisht në favorin tonë pasi Serbia nuk do ta organizojë ndeshjen kundër nesh në të njëjtin stadium, në Beograd. Ndeshja do të spostohet në stadiumin ku Serbia u përball me Zvicrën për arsye sigurie, atje ku situata është shumë më e qetë edhe për lojtarët tanë, me presionin që është fare i vogël për ta, ndryshe nga ai i Beogradit.
    Në ditët e fundit, në rrjetet sociale ishte folur shumë sa i përket një lëvizje të ngjashme që do të bënte edhe Shqipëria. Pra ishin disa media që kishin folur se Shqipëria dhe Serbia do të luanin në Elbasan Arena në mbrëmjen e 7 qershorit dhe se ky spostim do të bëhej po për arsye sigurie.
    Megjithatë kjo nuk rezulton të jetë e vërtetë. Faqja zyrtare e UEFA-s ka bërë të ditur stadiumin se ku do të luhet kjo ndeshje dhe atje shihet se përfundimisht derbi i Ballkanit do të zhvillohet në Air Albania. Pikërisht në stadiumin që jep një emocion ndryshe, mban më shumë tifozë dhe njëkohësisht ka akustikën në një super nivel krahasimisht me Elbasan Arenën.?Një frikë që ka shoqëruar tifozët shqiptarë, por tani mund të jenë më të qetë. Sigurisht që kalimi në Elbasan do t’i ulte shumë shije kësaj ndeshje pasi atmosfera që prodhohet në Air Albania është e një tjetër niveli. Serbia do ta ketë këtë ndeshjen e parë në grup, ndërsa për Shqipërinë është e tretë pas humbjes me Anglinë dhe fitores me Andorrën.
    Kjo ndeshje mund të quhet si një finale e madhe për Shqipërinë, pasi nëse fitojmë, shanset për të dalë në vendin e dytë kalojnë ato të Serbisë dhe jemi më shumë favoritë se armiqtë e përjetshëm. Ndërkohë në rast barazimi apo humbje, Serbia thellon gjasat për të qenë ajo në vendin e dytë dhe Shqipëria duhet të pres për një edicion tjetër kualifikues të Botërorit. /Sport Ekspres/
     

  • Shqipëri-Serbi, UEFA konfirmon stadiumin për duelin

    Shqipëri-Serbi, UEFA konfirmon stadiumin për duelin

    Shqipëria do të presë Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo është konfirmuar nga UEFA në faqen zyrtare.Ndeshja është planifikuar për t’u luajtur më 7 Qershor, në orën 20:45. Pritet një duel i zjarrtë, për shkak të rivalitetit të madh.
    Dy kombëtaret janë pjesë e Grupit K, për kualifikueset e Botërorit 2026. Kombëtarja kuqezi do të kërkojë më çdo kusht fitoren, në garën për dy vendet e para, për ëndrrën e madhe, që është kualifikimi në Botëror.Pjesë e të njëjtit grup janë edhe Anglia, Andorra e Letonia. Shqipëria ka luajtur dy ndeshjet e para në kualifikuese, ku fillimisht u mposht 2-0 nga Anglia në transfertë, ndërsa fitoi 3-0 ndaj Andorrës.
    Ashtu si të gjitha ndeshjet e Kombëtares, edhe takimin ndaj Serbisë keni mundësinë ta ndiqni në ekranin e televizionit kombëtar Klan.

  • UEFA zyrtarizon stadiumin ‘Air Albania’ për duelin Shqipëri-Serbi

    UEFA zyrtarizon stadiumin ‘Air Albania’ për duelin Shqipëri-Serbi

    UEFA ka zyrtarizuar stadiumin ‘Air Albania” për duelin e shumëpritur Shqipëri-Serbi. Përmes një publikimi në faqen zyrtare të saj, stadiumi pritës bëhet me dije se është “Air Albania në Tiranë.
    Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në orën 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026.
    Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga Sylvinho, ndodhet në vendin e dytë me 3 pikë, pasi u mposht në ndeshjen e parë nga Anglia në Ëembli dhe fitoi në “Arena Kombëtare” kundër Andorrës.

  • UEFA zyrtarizon stadiumin për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja ku do luhet derbi i Ballkanit

    UEFA zyrtarizon stadiumin për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja ku do luhet derbi i Ballkanit

    UEFA ka zyrtarizuar stadiumin “Arena Kombëtare” për duelin e shumëpritur Shqipëri-Serbi. Në publikimin në faqen zyrtare të saj, stadiumi pritës është shënuar “Arena Kombëtare” në Tiranë.
    Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në orën 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026. Megjithatë, edhe pse UEFA e ka zyrtarizuar, në pritje të asaj date mund të ketë ndonjë të papritur, ku për shkak të shqetësimeve të sigurisë ndeshja mund të spostohet në ndonjë nga stadiumet e tjera në vend.

    Kujtojmë që për shkak të sigurisë, dueli Shqipëri–Serbi i vitit 2015 për eliminatoret e Kampionatit Europian u spostua nga Stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës dhe u zhvillua më 8 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”. Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga Sylvinho, ndodhet në vendin e dytë me 3 pikë, pasi u mposht në ndeshjen e parë nga Anglia në Wembli dhe fitoi në “Arena Kombëtare” kundër Andorrës.

  • Panik në stadiumin e Rrogozhinës, një tifoz bie nga lartësia e Tribunës gjatë ndeshjes Egnatia-AF Elbasani

    Panik në stadiumin e Rrogozhinës, një tifoz bie nga lartësia e Tribunës gjatë ndeshjes Egnatia-AF Elbasani

    Ndeshja mes Egnatias dhe AF Elbasanit është ndërprerë pasi në minutën e 78-të një nga tifozët vendas u rrëzua nga tribuna. Menjëherë lojtarët njoftuan arbitrin dhe më pas shkoi dhe një ekip mjekësor.Autoambulanca transportoi tifozin në spital për mjekim më të specializuar, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij. Lojtarët e Egnatias nuk pranuan të nisin ndeshjen pa mësuar për gjendjen e tij.
    Për momentin dueli është ndërprerë dhe lojtarët janë pranë kampeve respektive.

  • Shpallet fituesi i projektit për stadiumin “Selman Stërmasi”

    Shpallet fituesi i projektit për stadiumin “Selman Stërmasi”

    Shpallet fituesi i Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”.
    Juria ka vendosur që ekipi i i udhëhequr nga OMA të shpallet fitues.
    Pak ditë para se të niste zyrtarisht fushata elektorale, qeveria i hapi rrugë edhe transformimit të stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, duke zhvilluar edhe zonën përreth. Të tilla projekte, si në Tiranës ashtu edhe në Vlorë, Durrës dhe Korçë, sipas Kryeministri Rama janë pjesë e segmentit të zhvillimit urban.

  • 20 mijë shqiptarë mbushin stadiumin në Londër për Kombëtaren (VIDEO)

    20 mijë shqiptarë mbushin stadiumin në Londër për Kombëtaren (VIDEO)

    Vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i ndeshjes së parë Kualifikuese të Botërorit 2026, mes Anglisë dhe Shqipërisë. Tifozët shqiptarë kanë mbushur stadiumin e Wembleyt, me mbi 20 mijë kuqezinj që priten në mitikun anglez.
    TCH ka publikuar pamje nga brenda stadiumit dhe atmosferën e krijuar nga tifozët shqiptarë në Wembley.
    Shqiptarët e nisën herët atmosferën e tyre në rrugët e Londrës. Me daulle, këngë e valle, ashtu siç e do tradita, tifozët shqiptarë po e përgatisin këtë takim me festë.
    Kësaj feste i janë bashkuar gjithashtu dhe vetë anglezët, me disa prej tyre që janë futur në valle, duke kërcyer së bashku me shqiptarët, ku atmosfera festive nuk kishte fund.

    Albanian fans start their manifestation in Wembley ahead of England vs Albania football match.#England #Albania pic.twitter.com/QdSyNtYzG0
    — Gezim Hilaj (@gezim_hilaj) March 21, 2025

  • Sfida me Andorrën, Kombëtarja stërvitet në Londër. Shqetëson Strakosha

    Sfida me Andorrën, Kombëtarja stërvitet në Londër. Shqetëson Strakosha

    Kombëtarja shqiptare është i është rikthyer përgatitjeve në fushë pas ndeshjes me Anglinë, të luajtur një natë më parë në stadiumin “Wembley”.
    Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin “The Hive” të Londrës, që ka zgjatur pak më shumë se 60 minuta.
    Lojtarët të cilët nuk u aktivizuan dhe ata që luajtën si zëvendësues kanë zhvilluar stërvitje me ngarkesë të plotë, ndërsa titullarët kanë punuar vetëm në palestër.
    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se portieri Thomas Strakosha, i cili u zëvendësua gjatë ndeshjes me Anglinë për shkak të një goditjeje që mori gjatë lojës, është duke u mbajtur nën monitorimin e vazhdueshëm nga stafi mjekësor kuqezi.
    Gjendja e tij paraqitet e mirë dhe mjekët janë optimistë që ai mund të rikuperohet për ndeshjen e të hënës ndaj Andorrës në Arena Kombëtare.
    Pjesa tjetër e lojtarëve nuk kanë shfaqur probleme fizike dhe janë të gjithë të gatshëm për sfidën e dytë të kualifikueseve. Pas seancës stërvitore Kombëtarja do të udhëtojë drejt Shqipërisë, ku do të mbërrijë gjatë orëve të pasdites.
    Ditën e diel, në orën 16:45 do të zhvillohet konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe në 17:30 do të jetë stërvitja zyrtare, që do të jetë e hapur 15 minutat e para për mediat.
    Ndërsa, Andorra do të zhvillojë konferencën në orën 18:15 po në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe seancën stërvitore në orën 19:00.