Tag: stadiumin

  • “Abissnet Superiore”/ Luhet në fundjavë java e 16-të, njihuni me sfidat

    “Abissnet Superiore”/ Luhet në fundjavë java e 16-të, njihuni me sfidat

    Java e 16-të e “Abissnet Superiore” do të zhvillohet këtë të shtunë dhe të diel.
    Të shtunën në orën 16:30, Vora do të përballet me Elbasanin në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa Flamurtari do të luajë në transfertë në stadiumin “Arena e Demave” përballë Partizanit.

    Teuta do të presë në shtëpi Tiranën e vendit të fundit, me takimin që do të luhet në ora 19:30.
    Sakaq, të dielën do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera. Vllaznia pret Bylisin në “Loro Boriçi” në ora 16:30, ndërsa në ndeshjen përmbyllëse të javës së 16-të, Dinamo City luan kundër Egnatias në ora 19:00 në “Air Albania”.
    Java 16
    FK Vora – AF Elbasani, 13.12.2025 16:30
    Partizani – Flamurtari, 13.12.2025, ora 16:30
    Teuta – Tirana, 13.12.2025, ora 19:30
    Vllaznia – Bylis, 14.12.2025, ora 16:30
    Dinamo City – Egnatia, 14.12.2025, ora 19:00

  • Merret vendimi për Iliria-Skënderbeu pas dhunës, forcat speciale të policisë mbërrijnë në stadiumin “Redi Maloku”

    Merret vendimi për Iliria-Skënderbeu pas dhunës, forcat speciale të policisë mbërrijnë në stadiumin “Redi Maloku”

    Sfida mes Ilirisë dhe Skënderbeut nuk do të zhvillohet sot, prej orës 13:30 siç ishte programuar. Mesohet se ekipet nuk kanë zbritur në fushën e blertë në orarin e përcaktuar, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit mund ta anulojë zyrtarisht.
    Para ndeshjes, mësoi se ka patur dhunë në dhomat e zhveshjes. Siç edhe klubi i Skënderbeut pretendon, nga lojtarët e Ilirisë kanë goditur trajnerin Ernest Gjoka dhe futbollistët e ekipit korçar.
    Enea Jorgji ishte vendosur si gjyqtar kryesor për këtë sfidë. Forcat speciale të policisë ndërkohë kanë mbërritur në stadiumin “Redi Maloku” për shoqërimin e ekipeve respektive.

  • Presidenti Duka inspekton punimet në stadiumin e Vorës: Projekti po shkon drejt përfundimit, dikur dukej ëndërr, sot po bëhet realitet

    Presidenti Duka inspekton punimet në stadiumin e Vorës: Projekti po shkon drejt përfundimit, dikur dukej ëndërr, sot po bëhet realitet

    Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin e Vorës, ku po ndërtohet tribuna e re qendrore dhe po kryhen ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore.
    Gjatë vizitës, Presidenti Duka u shpreh i kënaqur me ritmet e punimeve dhe theksoi rëndësinë e këtij investimi të përbashkët mes FSHF-së dhe Bashkisë Vorë.

    “Ky projekt, që në fillim dukej që ishte një projekt shumë i mirë. Është një projekt që nuk ka filluar sot, por ka filluar me kohë, që me fushën që kemi investuar bashkë me Bashkinë e Vorës, me dy tribunat e tjera. Por realisht, tribuna e sotme dhe me të gjithë ambientet që duhen për një stadium të tillë, është me të vërtetë fantastike. Dua ta falënderoj kryetarin për bashkëpunimin dhe gjithashtu edhe klubin dhe Presidentin e Vorës. Realisht ka qenë iniciator dhe na ka shtyrë ne më shumë për t’u bashkuar në këtë investim dhe projekt. Ajo që i thashë Kryetarit është që realisht duket si një ëndërr një stadium i tillë në Vorë. Dikur mbase nuk është menduar, por sot është realitet dhe nuk është vetëm ky. Ne kemi bërë edhe një projekt tjetër të një fushe. Kemi realizuar një fushë stërvitje në Vorë. Do kemi dhe projekte të tjera për t’i shërbyer sa më shumë. Sot Vora është realitet ndryshe. Është një realitet me më shumë banorë dhe më shumë fëmijë, që ne duhet t’u krijojmë kushte sa më të mira për t’u edukuar dhe për të luajtur futboll. Jam shumë i lumtur që sot e shoh drejt përfundimit dhe uroj që të paktën në fillimin e vitit 2026 të shohim ndeshje të futbollit “Abissnet Superiore” këtu në stadium”, – u shpreh Presidenti Duka.
    Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera, falënderoi Presidentin Duka dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për mbështetjen e vazhdueshme.
    “President, shumë faleminderit. Gjej rastin t’ju shpreh mirënjohjen për të gjithë mbështetjen që keni dhënë. Jo vetëm në realizimin e parë të fushës stërvitore në Ahmetaq, por edhe në projektin e parë të stadiumit. Por kjo që është sot këtu nuk është më, siç e thatë edhe ju, ëndërr. U duk si e vështirë në fillim, por është një realitet që dita-ditës po merr formë dhe mezi presim që vetë klubi dhe të gjithë qytetarët të zhvillojmë ndeshjen e parë hapëse këtu në stadiumin e ri. Shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin që kemi bërë deri tani“, – tha Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera.
    Punimet në stadiumin e Vorës po vijojnë me ritme të larta. Investimi parashikon ndërtimin e tribunës së re qendrore, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ambienteve për stafet teknike dhe hapësirave të tjera funksionale, duke garantuar standarde bashkëkohore dhe kushte moderne për zhvillimin e futbollit.

  • Sllovaki- Kosovë në stadiumin e Slovan Bratislavë

    Sllovaki- Kosovë në stadiumin e Slovan Bratislavë

    Sekterati i Përgjithëshëm i Federatës së Sllovakisë Peter Palençik njoftoi në faqen e Federatës Sllovake të Futbollit se ndeshja e Play Off e vlefshme për Botërorin 2026 më 26 mars 2026, do të zhvillohet në stadiumin e Sllovan Bratislavë (22 mijë vende) “Tehelne Pole”.

    Palençik:

    “Ne morëm në konsideratë stadiumet në Bratislavë, Trnavë dhe Kosice. U analizuan të gjitha rrethanat, kushtet, kapaciteti, logjistika për të dy ekipet dhe mundësia për ndërhyrje në raste të paparashikuara. Në fund, vendosëm që ndeshja me Kosovën të zhvillohet në Bratislavë dhe këtë informacion ia përcollëm edhe UEFA-s”-deklaroi Peter Palençik për faqen zyrtare të Federatës Sllovake./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Java e 12-të/ Renditja në Kategorinë e Parë

    Java e 12-të/ Renditja në Kategorinë e Parë

    Java e 12-të e Kategorisë së Parë u mbyll sot me ndeshjen e fundit, Kastrioti – Besa. Në stadiumin “Redi Maloku”, Kastrioti triumfoi me përmbysje 2-1.
    Në ndeshjet e tjera të luajtura një ditë më parë, Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme ndaj Burrelit në transfertë me rezultatin 1-2. Me të njëjtin rezultat 1-2 fitoi edhe Pogradeci në stadiumin “Roza Haxhiu” ndaj Lushnjes.
    Apolonia mundi Kukësin 2-0, ndërsa dy ndeshje u mbyllën në barazim 1-1, Laçi – Iliria dhe Korabi – AF Luftëtari.
    Skënderbeu kryeson kampionatin me 31 pikë, nëntë pikë më shumë se Laçi që ndodhet në vendin e dytë.

  • Skënderbeu nuk ka rivalë, garë e fortë për vendin e dytë. Situata në Kategorinë e Parë, pas 12 javësh

    Skënderbeu nuk ka rivalë, garë e fortë për vendin e dytë. Situata në Kategorinë e Parë, pas 12 javësh

    24 Nëntor 2025

    17:52

    Telesport

    Java e 12-të e Kategorisë së Parë u mbyll sot me ndeshjen e fundit, Kastrioti – Besa. Në stadiumin “Redi Maloku”, Kastrioti triumfoi me përmbysje 2-1.
    Në ndeshjet e tjera të luajtura një ditë më parë, Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme ndaj Burrelit në transfertë me rezultatin 1-2. Me të njëjtin rezultat 1-2 fitoi edhe Pogradeci në stadiumin “Roza Haxhiu” ndaj Lushnjes.
    Apolonia mundi Kukësin 2-0, ndërsa dy ndeshje u mbyllën në barazim 1-1, Laçi – Iliria dhe Korabi – AF Luftëtari. Skënderbeu kryeson kampionatin me 31 pikë, nëntë pikë më shumë se Laçi që ndodhet në vendin e dytë.

     

  • Vendimi/ UEFA lejon Barcelonën të luajë ndeshjet e veta në “Kamp Nou”

    Vendimi/ UEFA lejon Barcelonën të luajë ndeshjet e veta në “Kamp Nou”

    Adriatik BALLA
    Në Spanjë dy klube e bëjnë diferencën në futboll. Ata janë Reali i Madridit dhe Barcelona. Edhe pse kampionati anglez është më cilësori sot për sot në botë, klubet angleze kur garojnë në kuadër të UEFA-s vetëm dyshen spanjolle kanë frikë. Në fakt, Reali ka dominuar skenën e futbollit për klube gjatë 15 vjetëve të fundit, duke fituar një numër të madh trofesh të Champions League, ndërsa Barcelona ka pasur më pak triumfe në Europë dhe ato kryesisht kur në gjirin e ekipit luante Lionel Mesi.
    Tashmë klubi katalanas është përfshirë nga zhvillimet infrastrukturore që pritet të kenë ndikim në të ardhmen. Në fakt, referuar informacioneve të fundit, UEFA i ka dhënë Barcelonës dritën jeshile për të zhvilluar ndeshjet e Ligës së Kampionëve në “Camp Nou”-n e rindërtuar pjesërisht, njoftuan gjigantët e La Ligës të mërkurën. Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi Barça njoftoi rikthimin e shumëpritur në ndeshjet e kampionatit në stadiumin e tyre, i cili ishte përballur me kaos ndërtimi, pas më shumë se dy vitesh në mërgim. Kampionët e Spanjës do të presin Eintraht Frankfurt-in në “Camp Nou” më 9 dhjetor, pak më shumë se dy javë pas rinaugurimit të stadiumit kundër Athletic Bilbaos në ndeshjen e La Ligës më 22 nëntor. Barcelona tha në një deklaratë se “UEFA e ka pranuar kërkesën, duke konsideruar se të gjitha kërkesat e nevojshme janë plotësuar”. Rikthimi në Camp Nou i jep fund një sage të ndërlikuar, në të cilën Barcelona ka qenë e detyruar të shtyjë disa herë hapjen e stadiumit për shkak të vonesave në ndërtim dhe mosmarrjes së lejeve të sigurisë. Katalanasit u detyruan në mënyrë të turpshme të luanin dy ndeshje në stadiumin e tyre stërvitor “Johan Krujf” me kapacitet 6 mijë vende, në javët e para të sezonit, pasi nuk kishin marrë lejen e nevojshme për “Camp Nou” për arsye sigurie.
    Që atëherë, ata kanë luajtur në stadiumin Olimpik me 55 mijë ulëse në kodrën Montjuiç. Barcelona do të hapë “Camp Nou”-n kundër Bilbaos me një kapacitet të përkohshëm prej 45,401 spektatorësh, ndërsa kapaciteti përfundimtar do të arrijë në 105 mijë kur të përfundojë plotësisht rrethimi i sipërm. Stadiumi u hap për 23 mijë tifozë për të ndjekur një seancë stërvitore në fillim të nëntorit, si pjesë e procesit të testimit për rihapje. Vonesat në punime përfaqësojnë një humbje të madhe financiare për klubin, i cili ka nevojë për të ardhurat e stadiumit për të rikthyer stabilitetin. Barcelona, që po përballet me vështirësi të rënda financiare, pritet të shpenzojë 1.5 miliardë euro (1.74 miliardë dollarë) për rindërtimin.

  • VIDEO / Përballja me “Tre luanët”, mijëra tifozë ‘elektrizojnë’ Tiranën

    VIDEO / Përballja me “Tre luanët”, mijëra tifozë ‘elektrizojnë’ Tiranën

    Ditën e sotme, në orën 18:00 luhet në stadiumin ‘Air Albania’ ndeshja e Kombëtares shqiptare me Anglinë.
    Atmosfera në Tiranë është elektrizuar para kësaj sfide, ku mijëra tifozë me simbolet kuqezi dhe me këngë patriotike i janë drejtuar stadiumit, në mbështetje të Kombëtares.
    Kujtojmë se në ndeshjen me Andorrën, Kombëtarja shqiptare ja doli të triumfonte me rezultatin 0-1, duke arritur që të bëhet pjesë e fazës së PalyOff-it të Botërorit.

    Kjo ishte një arritje e madhe për Kombëtaren shqiptare, e cila nuk kishte arritur kurrë më parë në këtë fazë.
    Më herët, Kombëtarja shqiptare korri fitore edhe në stadiumin e Leskovacit kundër Serbisë, duke arritur një fitore 0-1, me golin e shënuar nga Rey Manaj.

  • “Air Albania”/ Tifozët e parë të Anglisë mbërrijnë në Shqipëri

    “Air Albania”/ Tifozët e parë të Anglisë mbërrijnë në Shqipëri

    Shqipëria do të presë Anglinë të dielën, ndërsa ndeshja do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Ky takim është projektuar për në orën 18:00 dhe mbyll fushatën kualifikuese në Grupin K.
    Tifozë të shumtë priten edhe nga Anglia për këtë takim. Të parët kanë mbërritur tashmë në Rinas, ndërsa kanë publikuar një foto që tregon se mbështesin Kristal Palas në Premier Ligë.
    Fakt është se grupimi “Tifozat Kuq e Zi” do mungojë sërish, për shkak se nuk ka ndarje biletash për ta. Kështu ekziston mundësia që në stadium gjatë ndeshjes të dëgjohen këngë vetëm nga sektori mik.
    Do të ishte e pazakontë për një ndeshje të kuqezinjve në Tiranë, që koret e tifozëve miq të pushtojnë stadiumin. Të dyja përfaqësueset ndërkohë i kanë arritur objektivat në Grupin K. Anglia si vend i parë dhe Shqipëria e pozicionuar e dyta.

  • Laporta: Spekullim, Mesi nuk vjen te Barcelona

    Laporta: Spekullim, Mesi nuk vjen te Barcelona

    Pas fotos në stadiumin e ri “Camp Nou”, tifozët e Barcelonës filluan të ëndërronin për një rikthim të Leo Mesit te skuadra ku bëri historinë e madhe.

    Megjithatë, presidenti i “Blaugranave”, Joan Laporta, e përjashtoi me vendosmëri këtë mundësi: “Është një mungesë respekti për Mesin, lojtarët tanë, menaxhmentin tonë: kjo nuk është koha për të spekuluar mbi skenarë jorealistë.”

    Vazhdo leximin