Federata Polake e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht se gjysmëfinalja e fazës playoff për në Kupën e Botës 2026, ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë, do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45 në stadiumin kombëtar PGE në Varshavë.
Një sfidë vendimtare për realizimin e ëndrrës amerikane për Kombëtaren shqiptare, por edhe për Poloninë, e cila do të kërkojë të shfrytëzojë epërsinë e faktit që luan në fushën e vet dhe do të ketë mbështetjen e tifozëve vendas.
Fituesja e kësaj ndeshjeje do të përballet me fituesen e takimit Ukrainë–Suedi, një përballje që gjithashtu premton intensitet dhe rivalitet të lartë.
Sipas orarit të përcaktuar nga FIFA, të gjitha gjysmëfinalet do të luhen më 26 mars, ndërsa finalet e play-off do të zhvillohen pesë ditë më vonë, më 31 mars 2026.
Tag: stadiumi
-

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
-

Poloni-Shqipëri, zyrtarizohet stadiumi ku luhet ëndrra amerikane
Federata Polake e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht se gjysmëfinalja e fazës playoff për në Kupën e Botës 2026, ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë, do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45 në stadiumin kombëtar PGE në Varshavë.
Një sfidë vendimtare për realizimin e ëndrrës amerikane për Kombëtaren shqiptare, por edhe për Poloninë, e cila do të kërkojë të shfrytëzojë epërsinë e faktit që luan në fushën e vet dhe do të ketë mbështetjen e tifozëve vendas.
Fituesja e kësaj ndeshjeje do të përballet me fituesen e takimit Ukrainë–Suedi, një përballje që gjithashtu premton intensitet dhe rivalitet të lartë.
Sipas orarit të përcaktuar nga FIFA, të gjitha gjysmëfinalet do të luhen më 26 mars, ndërsa finalet e play-off do të zhvillohen pesë ditë më vonë, më 31 mars 2026. -
Një stadium me 12 oxhakë, klubi anglez sheh nga e kaluara për të ndërtuar një të ardhme të ndritur
Birmingham City ka prezantuar planet madhështore për një stadium të ri me kapacitet 62000 vende, një projekt spektakolar që synon ta çojë klubin dhe qytetin “në një trajektore drejt madhështisë”.
Stadiumi, i quajtur “Birmingham City Powerhouse”, do të ndërtohet në zonën Bordesley Park dhe pritet të jetë gati për sezonin 2030-31. Investimi llogaritet deri në 2,5 miliardë paund, duke e bërë një nga projektet më ambicioze në futbollin britanik.Projekti i ri frymëzohet nga trashëgimia industriale e qytetit dhe krahinës Midlands. Stadiumi do të ketë 12 oxhakë gjigante, që kujtojnë fabrikat historike të zonës, ndërsa një prej tyre do të ketë ashensor që të çon në pikën më të lartë të Birminghamit.
Arenën do ta përshkojë një strukturë me pjerrësi të lartë, në mënyrë që atmosfera e ndeshjeve të jetë sa më intensive dhe imponuese për rivalët. Stadiumi do të ketë çati dhe fushë të lëvizshme, duke e bërë të mundur organizimin jo vetëm të ndeshjeve të futbollit, por edhe për koncerte të mëdha, evente sportive të llojeve të tjera, madje edhe ndeshje NFL.
Tom Wagner, kryetar i klubit dhe bashkëinvestitor amerikan, në prezantimin e projektit tha: “Së bashku po e çojmë klubin dhe qytetin drejt madhështisë. Stadiumi do të jetë zemra që rreh për Birminghamin, një monument për historinë e tij industriale dhe një shfaqje e asaj që mund të arrihet në të ardhmen”.Ky do të jetë një nga stadiumet më të mëdha në vend, me kapacitet 62 000 vende, stadiumi i ri do të jetë i dyti më i madh në Premier League, pas Old Trafford, duke lënë pas stadiume si ai i Tottenham Hotspur, Anfield dhe Emirates.
Birmingham City aktualisht luan në Championship dhe nuk ka qenë në Premier League që nga viti 2011, por me këtë projekt synon të rikthehet në elitë me stil dhe me një shtëpi që premton të hyjë në historinë e futbollit europian. -

“Më lësho”! E pabesueshme ajo që ndodh në Kosovë, Xhaka vërshëllehet dhe kapet me shqiptarët
Në kufijtë e së pabesueshmes është ajo që ka ndodhur dje në “Fadil Vokrri”. Granit Xhaka është vërshëllyer nga stadiumi dhe tifozët shqiptarë sa herë që prekte topin në ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës. Pamjet
Pamjet nuk kanë nevojë për shumë koment, sa herë që Granit Xhaka prekte topin i gjithë stadiumi vërshëllente duke krijuar një situatë të pakëndshme dhe duke ngjallur shumë polemika në përfundimin e takimit. Disa kohë më parë Granit Xhaka coi peshë shqiptarët me shqiponjën në Serbi, ndërsa tani pritet me vërshëllima nga ana e tifozëve shqiptarë. Por përse ndodhi një skenë e tillë? E kemi thënë edhe më parë që jo vetëm Granit Xhaka, por të gjithë lojtarët e tjerë tanët që luajnë te Zvicra luajnë me dy porta.
Një tjetër intervistë japin në mediat shqiptare dhe një tjetër intervistë në mediat e tyre, në këtë rast të Zvicrës. Ishte e disata herë radhazi që Granit Xhaka shprehej se lojtarët që janë te Kosova dhe kishin mundësinë të vinin te Zvicra, e morën këtë vendim pasi nuk mund të luanin dot te Zvicra, duke “ofenduar” në një farë mënyre cilësinë dhe futbollistët dardan.
Por njëkohësisht kjo shërben edhe si një thirrje për lojtarët e tjerë që duhet të zgjedhin Zvicrën para Kosovës apo Shqipërisë. Në këto kushte, ishin të shumtë tifozët që e vërshëllyen Granit Xhakën sa herë prekte topin, ndërsa në momentin e zëvendësimit të tij, stadiumi u nda mes duartrokitjeve dhe vërshëllimave. Menjëherë pas ndeshjes, Granit Xhaka tregoi gjithë habinë e tij në mediat zvicerane. “Unë u surprizova shumë ashtu si edhe ju. Kjo ishte gjëja e fundit që unë prisja të ndodhte, vecanërisht në shtëpi. Më dhemb, por duhet të jem i sinqert, më duhet ta pranojë, pavarësisht se nuk më pëlqen, ky është futbolli. Jam i lumtur për çdo minutë dhe për çdo tifozë të Zvicrës që erdhi këtu. Sot kemi bërë shumë zviceranë që të ndihen të lumtur”, tha Granit Xhaka.
Gjithashtu mesfushori shqiptar e shprehur të gjithë nervozimin e tij pas përfundimit të ndeshjes. Xhaka ka pasur një diskutim shumë të ashpër dhe me nerva me kryetarin e tifogrupit të Dardanëve, duke i kërkuar shpjegime për vërshëllimat që ishin në drejtim të tij. Një bisedë e bërë në gjuhën shqipe, ndërsa pranë Xhakës ndodhet edhe një zyrtar i Zvicrës. Duke parë tensionet e larta dhe pa e kuptuar gjuhën, zyrtari i Zvicrës kërkoi të kapte Xhakën për ta hequr pasi mendonte se situata mund të shkonte akoma edhe më rëndë. Por Xhaka i ka kërkuar që ta lëshojë duke vazhduar diskutimin, për të shfaqur të gjithë mllëfin dhe befasinë e tij për mënyrën sesi u prit në Kosovë. /Sport Ekspres/? -

Kalendari në vijim, Superioria mëson axhendën e 4 javëve
Përcaktohen datat dhe oraret e katër ndeshjeve të ardhëshme në Abissnet Superiore.
Java e 12:
E shtunë, 22 nëntor
Vora – Teuta, stadiumi “Niko Dovana”, ora 16:00
Egnatia – Bylis, stadiumi “Arena Egnatia”, ora 16:00
Dinamo – Elbasani, stadiumi “Air Albania”, ora 19:00
E diel, 23 nëntor
Partizani – Vllaznia, stadiumi “Arena e Demave”, ora 16:30
Flamurtari – Tirana, stadiumi “Flamurtari”, ora 16:30
Java e 13
E premte, 28 nëntor
Elbasani – Partizani, stadiumi “Elbasan Arena”, ora 18:00
Vllaznia – Teuta, stadiumi “Loro Boriçi”, ora 18:00
E shtunë, 29 nëntor
Tirana – Egnatia, (e pa vendosur)
Bylis – Dinamo, stadiumi “Adush Muçaj”, ora 13:30
Flamurtari – Vora, stadiumi “Flamurtari, ora 16:30
Java 14
E mërkurë, 3 dhjetor
Teuta – Elbasani, stadiumi “Niko Dovana”, ora 16:30
Partizani – Bylis, stadiumi “Arena e Demave”, ora 16:30
Dinamo – Tirana, stadiumi “Air Albania”, ora 19:30
E enjte, 4 dhjetor
Vora – Vllaznia, stadiumi “KF Vora”, ora 13:30
Egnatia – Flamurtari, stadiumi “Arena Egnatia”, ora 16:30
Java e 15
E diel, 7 dhjetor
Bylis – Teuta, stadiumi “Adush Muçaj”, ora 13:30
Tirana – Partizani, stadiumi “Air Albania”, ora 18:00
E hënë, 8 dhjetor
Egnatia – Vora, stadiumi “Arena Egnatia”, ora 16:00
Elbasani – Vllaznia, stadiumi “Elbasan Arena”, ora 19:00
Flamurtari – Dinamo, stadiumi “Flamurtari”, ora 19:00
Vazhdo leximin
-

“Pjesëmarrja e ulët në Vlorë, jo mesazh për PS”- Çuçi: Kur nuk ke kundërshtarë, stadiumi mbetet bosh dhe rezultati dihet
Drejtuesi i qarkut të Vlorë, Bledi Çuçi e justifikoi pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e pjesshme me mungesën e një kundërshtari. Pas fitores së Brunilda Mersinit, ai tha për mediat se pjesëmarrjen e ulët nuk e shikon si një mesazh për PS.
“Jo nuk mendoj kështu, ju e patë që edhe nga përqindja e votave ishin socialistët që kishin dalë për të votuar”, tha ai për gazetarët.
Ai i krahasoi këto zgjedhje si një ndeshje futbolli me kundërshtar të dobët, ku rezultati dihet dhe stadiumi mbetet bosh.
“Pjesëmarrja varej nga shumë fenomene që lidhen me faktin që ishin zgjedhje të pjesshme, ishin zgjedhje që nuk kishin kundërshtarë të fort dhe kur je pa kundërshtarë, është si në futboll që kur nuk ke një kundërshtar të fortë dhe dihet rezultati, stadiumi mbetet bosh”, tha Çuçi për mediat”. -

“Stadiumi mbetet bosh kur…”, Çuçi Pjesëmarrja e ulët në Vlorë, jo mesazh për PS
Drejtuesi i qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, e komentoi pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e pjesshme me mungesën e një kundërshtari. Pas fitores së kandidates së Partisë Socialiste, Brunilda Mersini, a tha për mediat se pjesëmarrjen e ulët nuk e shikon si mesazh për PS-snë.
“Jo nuk mendoj kështu, ju e patë që edhe nga përqindja e votave ishin socialistët që kishin dalë për të votuar”, tha Çuçi për gazetarët.
Ai i krahasoi këto zgjedhje si një ndeshje futbolli me kundërshtar të dobët, ku rezultati dihet dhe stadiumi mbetet bosh.
“Pjesëmarrja varej nga shumë fenomene që lidhen me faktin që ishin zgjedhje të pjesshme, ishin zgjedhje që nuk kishin kundërshtarë të fort dhe kur je pa kundërshtarë, është si në futboll që kur nuk ke një kundërshtar të fortë dhe dihet rezultati, stadiumi mbetet bosh”, tha Çuçi për mediat. -

Pjesëmarrje e ulët në votime, Çuçi: Kur nuk ke kundërshtar të fortë stadiumi mbetet bosh
Blendi Çuçi e ka justifikuar mungesën e lartë të votuesve në zgjedhje me mungesën e një kundërshtari të fortë.
Në fjalën e tij krah Brunilda Mersinit, pas shpalljes së fitores së kësaj të fundit për Bashkinë Vlorë, ai u shpreh se pjesmarrja nuk ëshzë mesazh për PS pasi nga përqindjet u pa që shumica e votuesëve ishin socialistët.
Pjesëmarrja nuk është mesazh për PS, nga përqindja e votave u pa se shumica e votuesve ishin socialistët. Pjesëmarrja varet nga shumë faktorë, kjo mes të tjerash varet edhe nga fakti që nuk kishim një kundërshtar të fortë, është si në futboll që kur nuk ke një kundërshtar të fortë dhe dihet rezultati, stadiumi mbetet bosh.Kjo u vu re edhe në bashkitë e tjera. Gara në të gjitha bashkitë kishte ulje të pjesëmarrësve. Kjo nuk më shqetëson. Jam i lumtur që për herë të parë kemi në krye të Bashkisë Vlorë një grua. -

Pritet dyndje shqiptarësh, shiten të gjitha biletat e Andorrë-Shqipëri
Biletat e ndeshjes Andorrë-Shqipëri kanë avulluar në më pak se 48 orë.
Federata e Futbollit ka njoftuar se stadiumi “Nou Estadi” do të jetë i mbushur plot dhe nuk ka më bileta në shitje për këtë sfidë.
Stadiumi i ri i Andorrës ka kapacitet 5,600 vende dhe nuk duket e vështirë që për një ndeshje ndërkombëtare të ketë pjesëmarrje masive nga ana e tifozëve. Por, interesant është fakti që për herë të parë në vitet e fundit Andorra njofton “Sold Out” biletash, në një kohë që për duelin e një muaji më parë kundër Serbisë tribunat ishin bosh dhe prezentë ishin më pak se 1 mijë tifozë.
Nuk është çudi që të enjten në mbrëmje stadiumi të jetë i mbushur me tifozë shqiptarë, që do të shkojnë aty për të mbështetur ekipin kombëtar në ndeshjen vendimtare për fatet e kualifikimit.
Mbrëmja e 13 nëntorit mund të jetë historike për Shqipërinë në rast se fiton dhe, paralelisht, Serbia do të mundet me Anglinë, pasi do të siguronte zyrtarisht vendin e dytë.
Kombëtarja shqiptare do të grumbullohet ditën e hënë në Barcelonë dhe aty do të vijojë përgatitjet deri një ditë përpara ndeshjes për t’u transferuar në Andorrë. Pas duelit me këta të fundit, kuqezinjtë do të presin Anglinë më 16 nëntor në “Air Albania”. -

Shpë*then De Laurentiis: Stadiumi “Maradona” është si tualet, mafia synon të kontrollojë klubet
8 Nëntor 2025
8:43
Alfred Lleshi
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka shpërthyer, duke e quajtur stadiumin “Diego Armando Maradona” një katastrofë: “Stadiumi ynë është si tualet. Milani dhe Interi fitojnë deri në 14 milionë euro në një mbrëmje Champions-i, ndërsa unë, në atë tualet, arkëtoj maksimumi 3 milionë. Si mund të blej lojtarë prej 50-60 milionë euro për të konkurruar kështu?”
Ai theksoi se problemet datojnë që nga “Italia 1990”, kur “te ‘San Paolo’ bënë një katastrofë dhe vodhën para”. Sipas tij, rinovimi i stadiumit do kishte “një ndikim ekonomik shumë të madh” për klubin.
De Laurentiis kërkoi një stadium të ri “brenda qytetit dhe me shumë parkime”, duke ironizuar idenë e transportit publik: “Kush thotë se tifozët vijnë me mjete publike, gënjen. Ata duan të vijnë me makinën e tyre dhe ta gjejnë atë të sigurt pas ndeshjes”.
Ai sulmoi politikën që “nuk kupton asgjë nga futbolli” dhe paralajmëroi për rreziqet mafioze: “’Ndrangheta, mafia dhe Kamorra duan të marrin klubet”. Në fund, paralajmëroi UEFA-n dhe FIFA-n: “Nëse dobësojmë kampionatet kombëtare, më mirë të bëjmë një kampionat europian e të ndryshojmë rregullat e lojës”.