Në Policinë e Shkodrës është raportuar fillimisht për të shtëna me armë zjarri pranë Stacionit të Trenit. Forcat e rendit kanë reaguar menjëherë, duke krehur zonën dhe duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e një shtetasi të dyshuar.
Sipas burimeve, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 20-vjeçar, duke qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia e Shkodrës po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet e incidentit.
Tag: stacionit
-

Të shtëna me armë zjarri pranë “Stacionit të Trenit” në Shkodër/ Detajet e para
-

Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri pranë “Stacionit të Trenit”, arrestohet autori
Në Policinë e Shkodrës është raportuar fillimisht për të shtëna me armë zjarri pranë Stacionit të Trenit. Forcat e rendit kanë reaguar menjëherë, duke krehur zonën dhe duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e një shtetasi të dyshuar.
Sipas burimeve, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 20-vjeçar, duke qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia e Shkodrës po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet e incidentit.
-

KUJDES ! Vetem +18
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka risjellë në vëmendje një tregim të botuar nga Rama ne revisten “Perpjekja”, ne nr 9 te saj. Në shkrimin e mëposhtëm janë pasqyruar qartë disa nga mendimet dhe qëndrimet e Ramës që janë konfirmuar dhe më pas në politike.
Postimi
Ky me poshte eshte nje shkrim ne forme tregimi i botuar nga Rama ne revisten “Perpjekja”, ne nr 9 te saj.Mbreme pata tundimin per t’ju a lexuar ne sallen e Parlamentit deputeteve socialiste ne diskutimet per ligjin e ashtuquajtur te “barazise gjinore”, po problemin “e zgjidhen” po ata duke mos lejuar diskutime sic kane bere gjithe keto kohe.Mjafton te lexosh kete shkrim , ku vete autori tregon ne fund se cfare dilemash ka patur ky ne vete , per te kuptuar shume. Per te kuptuar cfare ndodhi mbreme ne Parlament dhe cfare po ndodh sot ne pergjithesi. Po per te kuptuar ne rradhe te pare se perse e rekrutoi Soros , Edvin Ramen, perse e financoi dhe promovoi ne politike. Ato perrallat se e gjeti Nano rastesisht ne varrimin e te atit dhe e beri minister le ti besojne ata qe ju pelqejne perrallat.Ne shkrimin e meposhtem jane pasqyruar qarte disa nga mendimet dhe qendrimet e Rames qe jane konfirmuar dhe me pas ne politike.
Se pari deshira per te poshteruar shqiptaret nepermjet personazheve te ketij shkrimi te cilet jo pa qellim e thekson se ishin “nga ata te 2 korrikut” . Ne te njejten linje eshte tallja me shqiptaret e Kosoves duke perqeshur dialektin dhe sjelljen e tyre, gje qe e ka bere shpesh dhe me dialektin e shqiptareve te veriut ne pergjithesi. E fundit eshte qershia mbi torte; dilema e vete Rames , dileme qe duket se e ka zgjidhur me ate cfare po ju ben shqiptareve sot.Lexojeni deri ne fund e perpiquni te mos neveriteni !Edhe nje here KUJDES +18
Edi Rama
Nga lulet e fushës së luftës për krijimin e Njeriut të RiNjë muzg i verdhë akull i bëhej kornizë godinës së murrme të stacionit të trenit Milano – Centrale. Ishim një dërgatë prej shtatë a tetë intelektualësh që qysh prej mëngjezit prisnim në lulishten përpara stacionit veturat e disa vëllezërve kosovarë, të cilët do të vinin nga Zvicra për të na marrë e shpënë në Bernë me rastin e një mbledhjeje ku ata vetë na kishin ftuar të merrnim pjesë. Nnandëegjys kemi me qenë me kerrat ke stacioni i trenit n’Millano, na kishin siguruar vëllezërit, dhe ja ku po i afroheshim nandegjysës së darkës pa shquar ende ndonjë kerr në horizont. Përgjatë gjithë ditës vinim vërdallë lulishtes në mes të së cilës çantat tona formonin një mullar të vogël igeliti që kulmonte lart me dy brirët e dhisë së montuar në fund të bishtit të një çiftelie, shkonim e vinim nga stacioni ku kullosnim sytë nëpër vitrinat e dyqaneve, komentonim fytyrat e kalimtarëve apo surretërit e qenve që me kalimin e kohës na dukeshin përherë e më armiqësorë, pinim ujë në një shatërvan krah stacionit për të qetësuar stomakun që ankohej nga puna e rëndë e bluarjes së ushqimeve të thata që kishim marrë me vete, dhe prisnim, prisnim, prisnim.Sapo u çlirova nga radha ime e rojes së mullarit, i cili ishte rrethuar me eshtra pulash, shishe të boshatisura vere të Kombinatit Ali Kelmendi, kuti të zbrazëta sardelesh, lëvozhgë vezësh të ziera e kikirikësh të papjekur, qese plastike që shkëlqenin nga yndyra e djathit, qofteve a byreqeve të përtypura në orët e pritjes, i dhashë këmbëve edhe njëherë për nga stacioni gjithë duke shpresuar se do të ishte vajtje-ardhja ime e fundit në atë copë lulishteje të mirëmbajtur që ishte katandisur brenda një dite si Syri i Kaltër në Sarandë pas një pikniku të kolektivit punonjës të Fabrikës së Gozhdë-Bullonave Kavajë.Në kapërcyell të njërës prej portave të mëdha dëgjova emrin tim, dikush më thërriste. Ktheva kokën nga zëri me shpresën e madhe që, më në fund, kerrat mbrritën, por nja dhjetë metra larg meje shquajta një djalë të panjohur që po vinte buzëgaz për nga unë. Që ishte shqipo i Shqipërisë këtë e kuptova menjëherë nga fytyra e tij e sidomos nga një balluke romantike që i derdhej si trëndafil mbi ballë. Ç kemi profesor?, më zgjati dorën shqipua, të vumë re nga larg, vazhdoi duke më treguar një grup tre-katër vetash që shihnin nga ne dhe na e bënin me dorë të afroheshim. Duke bërë për andej njoha njërin syresh, tiranas, ish-sportist, pak më i madh në moshë sesa unë. U përqafuam patriotikisht dhe ia filluam muhabetit. Ishin nga të 2 korrikut. Ndërkohë që më bombardonin me pyetje për Shqipërinë, një veturë e bukur na frenoi përballë, buzë trotuarit, dhe njëri nga djemtë u largua nga grupi e u fut në veturë pasi më dha dorën e më tha, Ciao.Shkojmë pijmë një kafe brenda në stacion se thamë, i ftova djemtë. Ata më panë me habi, kurse ish-sportisti m’u përgjigj, Do t’ju kishim ftu vetë se na ke ardh mik, po ne jemi t’u punu e s’lujm dot prej knej. Romantiku me balluke qeshi. Mos u çudit profesor, ekonomi tregu është kjo. Kërkesë-ofertë!’. Do të kisha dhënë gjithshka që ta kisha kuptuar vetë se çfarë ofronin ata djem rrëzë murit të lartë të stacionit të trenit e të mos ua kisha bërë pyetjen idiote: Po çfarë ofroni ju këtu? , sepse mënyra sesi Romantiku më tha, Sumën, më ngjethi mishtë. Hë mër Ed mo, shtoi ish-sportisti për të më ndihmuar të dal nga shtangia, se mos kemi noi far sume ne qi ta majm me kimet! Na e qiu Enveri sa i desh suma e s’na dha asi lek s’nadha, kurse italionit jep pare o vlla!E di si është puna o profesor, vuri qershinë mbi tortë Romantiku, ti nuk më mban mend. Unë kam qirë kokën me trombë në Institut të Arteve, e ç’fitova nga gjithë ajo frymë që nxorra duke i rënë trombës? Ika në Greqi, punova si shkërdhatë në ndërtim e ku të duash ti dhe nuk fitoja as çerekun e asaj që fitoj me këtë punë. I vetmi problem është babai, e shikon që i dërgoj goxha para dhe kujton se i kam nga puna në ndërtim. Më gjej një vend edhe mua se erdha – më thotë sa herë flasim në telefon. Po ti e kupton vetë o profesor që plaku im s ka bythë për këtë punë! Nuk merrja dot veten dhe ashtu kot, siç ndodh ndonjëherë kur do të dalësh nga situata dhe në fakt e qelb më keq muhabetin, i pyeta gjysëm me fjalë e gjysëm me duar, Po kryesisht bëni punën pasive apo aktive?Aty e mori fjalën i treti, një lushnjar trupvogël dhe gjithë pika në faqe: Edi si, ja mendoje vetë, a është më mirë ta lësh bythën aty e të fluturosh me mendje ku të të dojë bytha dhe të fusësh paratë në xhep apo të lodhesh duke shtyrë mut me loqe e në fund të fundit të marrësh po ato para?! . *(disc error)********(disc not able to read this text) **********************************(please stop!)*(mission impossible)*
**************************************************************** ***************** *********************** ************ **
Vërtet, si është më mirë?!, përsërisja si i dehur vetmevete teksa kthehesha për të kushedisesatën herë tek mullari.
Botuar në revista Perpjekja Nr.9 -

‘Shihemi nesër dhe çdo ditë tjetër derisa të bëhet drejtësi’ 39 mijë serbë morën pjesë në protestën kundër Vuçiç!
Dhjetëra mijëra protestues u mblodhën të shtunën (1 nëntor) në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë, një vit pas shembjes së çatisë së stacionit hekurudhor që vrau 16 persona, duke shfaqur pakënaqësi mbi korrupsionin e supozuar dhe mungesën e llogaridhënies, të cilat shumë i fajësojnë për tragjedinë.
Tubimi përkujtimor filloi në stacionin hekururdhor në orën 11:52 të paradites – në të njëjtën orë kur ndodhi tragjedia. Në këtë orë protestuesit – shumica të rinj – mbajtën 16 minuta heshtje, një për çdo viktimë
Njerëzit vendosën lule dhe qirinj përgjatë gardhit të përkohshëm pranë hyrjes së dëmtuar të stacionit, ku 16 njerëz humbën jetën kur çatia u shemb më 1 nëntor 2024.
Tubimi më pas u mbyll rreth orës 20:00 me sërish 16 minuta heshtje dhe me një pankartë të madhe me mbishkrimin.
“Shihemi nesër dhe çdo ditë tjetër derisa të ketë drejtësi.”
Studentët përsëritën kërkesën e tyre për thirrjen e zgjedhjeve, ndërsa Dijana Hrka, nëna e njërit prej viktimave, shpalli grevë urie.
Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi mbrëmjen e sotme se në kulmin e këtij tubimi përkujtimor, nga ora 11:52 deri në 12:08, kan qenë të pranishëm rreth 39,000 qytetarë nga i gjithë territori i Republikës së Serbisë
Protestat që vijojnë prej muajsh në të gjithë Serbinë janë nxitur nga zemërimi për mosndëshkimin e përgjegjësve për shembjen e çatisë, kanë tronditur qeverisjen afatgjatë të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe kanë rritur thirrjet për zgjedhje të parakohshme.
Protestuesit mbërritën në qytetin verior të Novi Sad, ku ndodhi katastrofa, me makina, autobusa ose këmbë, disa kishin bërë në këmbë distanca të gjata, thanë dëshmitarët. Një nga bulevardet kryesore të Novi Sadit ishte i mbushur me njerëz.
Protestuesit mbanin në dorë zemra të mëdha të kuqe me emrat e viktimave, lule të bardha dhe vendosën kurora para stacionit hekurudhor.
Babai I njërit prej viktimave, me lot në sy dhe i veshur me të zeza qëndroi për orë të tëra duke parë emrin e vajzës së tij të shënuar në gardhin përreth stacionit.
Tubimi përkujtimor ishte I qetë ndryshe nga protestat e tjera gjatë verës kur policia përdori dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë tubimet.
‘Mjaft’
“Kjo është tragjedia më e madhe për popullin serb. Nuk mund t’i rikthejmë këta njerëz, por mund të ndajmë dhimbjen me familjet e tyre dhe të themi mjaft,” tha Sladjana Burmaz, ekonomiste 51-vjeçare nga qyteti i mesëm Valjevo.“Këta njerëz nuk u vranë aksidentalisht, vdekjet e tyre ishin rezultat i një sistemi të dobët, politike të dobët… Drejtësia do të kryhej nëse përgjegjësit do të viheshin para përgjegjësisë,” shtoi ajo.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një postim në Instagram, publikoi një foto ku shihej në një kishë duke mbajtur një qiri gjatë një ceremonie përkujtimore për viktimat në kryeqytetin Beograd.
“Le të jenë emrat e të vrarëve një kujtesë se jeta njerëzore është mbi çdo ndarje në shoqëri,” shkroi Vuçiç. Ai shtoi se qeveria kishte shpallur të shtunën ditë zie kombëtare.
Lëvizja protestuese, e udhëhequr nga studentë, akademikë dhe liderë opozitarë, akuzon Vučiç dhe partinë e tij nacionaliste populiste për korrupsion, shërbime publike të dobëta, nepotizëm dhe kufizime të lirisë së mediave, por ata mohojnë akuzat.
Korrupsioni vrau
Një komision i pavarur i përbërë nga profesorë, gjyqtarë dhe ekspertë teknikë, i cili hetuar katastrofën, raportoi javën e kaluar në Parlamentin Evropian se kishte gjetur korrupsion në nivele të larta shtetërore, që çoi në standarde të dobëta ndërtimi dhe punësimin e nënkontraktorëve të papërshtatshëm.
Zyrtarët qeveritarë kanë mohuar këto akuza. Kohët e fundit, Vuçiç dhe Kryetarja e Parlamentit, Ana Brnabic, deklaruan se shembja e çatisë mund të ishte një akt terrorist.
Prokurorët kanë ngritur akuza ndaj disa zyrtarëve të lartë shtetërorë për rrezikim të sigurisë publike, por një gjykatë ende nuk ka konfirmuar aktakuzën, duke penguar nisjen e gjyqit, shkruan Reuters.
-

Novisadi kundër Vuçiç, Berisha publikon videon e protestës kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra serbë u mblodhën sot për të përkujtuar viktimat e shembjes tragjike të stacionit hekurudhor një vit më parë — një ngjarje që ndezi ndjenjat kundër qeverisë dhe që vazhdon të rrezikojë pozitën e presidentit Aleksandar Vuçiç.
Lëvizja e udhëhequr nga studentët organizoi tubimet në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i vendit, ku më 1 nëntor 2024, çatia e stacionit hekurudhor të saporikonstruktuar u shemb papritur.
Tubimi përkujtimor i së shtunës nisi në ora 11:52, pikërisht në momentin kur çatia ra, dhe pjesëmarrësit mbajtën 16 minuta heshtje për 16 viktimat që humbën jetën. Njerëzit vendosën lule dhe qirinj përgjatë rrethimit të përkohshëm pranë hyrjes së dëmtuar të stacionit, ndërsa mijëra të tjerë mbushën sheshin përballë.
Kjo tragjedi frymëzoi lëvizjen më të madhe rinore në Serbi që nga rënia e Sllobodan Millosheviçit, ish-udhëheqësit autoritar që vdiq në vitin 2006 nga një atak në zemër, ndërsa po gjykohej për 66 akuza për krime kundër njerëzimit, përfshirë edhe gjenocidin.
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale një video të kësaj proteste me mbishkrimin
“Novisadi kundër Vuçiç, autokratit, patronit të Ramaduros!”
Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PD-së Berisha deklaroi se opozita do të nisë një proces që synon të ngrejë zërin e qytetarëve kundër narkoregjimit.
Berisha theksoi se energjia dhe entuziazmi qytetar janë përgjigjja e vetme ndaj pushtetit actual I lidhur kartelet e drogës dhe që manipuloi zgjedhjet
“Vetëm zëri, energjia, entuziazmi i tyre është përgjigja e vetme ndaj këtij narkoregjimi” deklaroi Berisha. -

16 minuta heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë, mijëra qytetarë e studentë mblidhen në Novi Sad
Në Serbi shënohet sot Dita e Zisë Kombëtare, me rastin e përvjetorit të tragjedisë së rëndë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku një vit më parë humbën jetën 16 persona, ndërsa një tjetër u plagos rëndë pas rënies së tendës së stacionit.
Që në orët e para të mëngjesit, dhjetëra mijëra qytetarë dhe studentë janë mbledhur pranë vendit të ngjarjes për të nderuar viktimat. Nga 16 pika të ndryshme të qytetit, kolona njerëzish janë nisur drejt Stacionit Hekurudhor, ku po mbahet programi qendror përkujtimor.
Në vendngjarje mbizotëron heshtja dhe emocionet e forta.
Qytetarët vendosin kurora me lule të bardha, ndezin qirinj dhe qëndrojnë në 16 minuta heshtje, një për çdo jetë të humbur.
Studentët e Universitetit të Novi Sadit kanë organizuar gjithashtu një takim përkujtimor dhe kanë njoftuar bllokadë simbolike në shenjë respekti.
Shumë qytetarë janë ndalur që herët rrugës për në punë për të bërë homazhe. Para stacionit është ngritur një skene përkujtimore, ku do të mbahen fjalime dhe interpretime artistike në kujtim të viktimave të tragjedisë që tronditi të gjithë vendin.
-

Aktakuzë ndaj 13 personave për aksidentin në Novi Sad, mes tyre ish-ministri Goran Vesiq
Prokuroria e Lartë në Novi Sad ka ngritur aktakuzë kundër trembëdhjetë personave në lidhje me shembjen e mbulesës së stacionit hekurudhor në këtë qytet, ku humbën jetën 16 persona dhe një tjetër u plagos rëndë.
Në mesin e të akuzuarve është edhe ish-ministri i Ndërtimtarisë, Goran Vesiq.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer vepra penale të kualifikuara si “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” sipas Kodit Penal.
Prokuroria i ka propozuar Gjykatës së Lartë në Novi Sad që të caktojë paraburgim për të akuzuarit, duke u thirrur në shqetësimin e madh publik që mund të cenojë zhvillimin e qetë dhe të drejtë të procesit gjyqësor, si dhe për shkak të rrezikut të përsëritjes së veprës penale.
Aktakuza përfshin ish-zyrtarë të Ministrisë së Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, ish-drejtorë të kompanisë “Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë”, projektues të konstrukteve, inxhinierë përgjegjës për projektin e lejes së ndërtimit, mbikëqyrës të punimeve, si dhe persona përgjegjës për kontrollin teknik dhe ekzekutimin e punimeve.
Sipas aktakuzës, përgjegjësit kanë lejuar përdorimin e objektit publik – ndërtesës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, krahu B – edhe pse punimet e rindërtimit ishin ende në zhvillim dhe objekti nuk kishte marrë lejen e përdorimit. Përveç kësaj, ata akuzohen për mosmirëmbajtjen e strukturës para rindërtimit dhe për parregullsi gjatë fazës së projektimit dhe ekzekutimit të punimeve.
“Për mbrojtjen e interesave të të dëmtuarve, prokuroria ka propozuar që gjykata t’u njohë kërkesat pasurore-juridike palëve të autorizuara. Gjithashtu është propozuar që të gjithë të akuzuarve t’u ndalohet ushtrimi i funksioneve dhe veprimtarive përkatëse, si dhe të detyrohen të mbulojnë shpenzimet e plota të procedurës penale”, thuhet në njoftim.
Pak ditë pas shembjes së mbulesës, Goran Vesiq dha dorëheqje, duke deklaruar se nuk ndihej fajtor, por se po vepronte si “njeri i përgjegjshëm”. Ai tha se gjatë mandatit të tij ishte përgatitur vetëm projekti përfundimtar i punimeve në stacionin hekurudhor, i cili, sipas tij, nuk miratohej nga ministria që ai drejtonte.
Vesiq dhe zyrtarë të tjerë kishin theksuar menjëherë pas tragjedisë se mbulesa e shembur nuk ishte përfshirë në projektin e rekonstruksionit të stacionit.
Vetëm katër muaj pas përfundimit të punimeve dhe hapjes solemne, në nëntor 2024, shembja e mbulesës së ndërtesës së stacionit hekurudhor shkaktoi vdekjen e 16 personave dhe plagosjen e rëndë të një tjetri.
Kjo tragjedi ndezi një valë protestash masive kundër qeverisë në mbarë Serbinë. Gjatë nëntë muajve të fundit, qindra mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë me kërkesën kryesore që të vendoset përgjegjësia penale dhe politike për këtë ngjarje.
Në qendër të protestave kanë qenë akuzat se shembja e mbulesës ishte pasojë e korrupsionit./ REL/
-

Aktakuzë ndaj 13 personave pas shembjes së çatisë së Stacionit Hekurudhor, mes tyre ish-ministri Goran Vesiç
Prokuroria e Lartë në Novi Sad ka ngritur aktakuzë kundër trembëdhjetë personave në lidhje me shembjen e mbulesës së stacionit hekurudhor në këtë qytet, ku humbën jetën 16 persona dhe një tjetër u plagos rëndë.
Në mesin e të akuzuarve është edhe ish-ministri i Ndërtimtarisë, Goran Vesiç.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer vepra penale të kualifikuara si “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” sipas Kodit Penal.
Prokuroria i ka propozuar Gjykatës së Lartë në Novi Sad që të caktojë paraburgim për të akuzuarit, duke u thirrur në shqetësimin e madh publik që mund të cenojë zhvillimin e qetë dhe të drejtë të procesit gjyqësor, si dhe për shkak të rrezikut të përsëritjes së veprës penale.
Aktakuza përfshin ish-zyrtarë të Ministrisë së Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, ish-drejtorë të kompanisë “Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë”, projektues të konstrukteve, inxhinierë përgjegjës për projektin e lejes së ndërtimit, mbikëqyrës të punimeve, si dhe persona përgjegjës për kontrollin teknik dhe ekzekutimin e punimeve.
Sipas aktakuzës, përgjegjësit kanë lejuar përdorimin e objektit publik – ndërtesës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, krahu B – edhe pse punimet e rindërtimit ishin ende në zhvillim dhe objekti nuk kishte marrë lejen e përdorimit. Përveç kësaj, ata akuzohen për mosmirëmbajtjen e strukturës para rindërtimit dhe për parregullsi gjatë fazës së projektimit dhe ekzekutimit të punimeve.
“Për mbrojtjen e interesave të të dëmtuarve, prokuroria ka propozuar që gjykata t’u njohë kërkesat pasurore-juridike palëve të autorizuara. Gjithashtu është propozuar që të gjithë të akuzuarve t’u ndalohet ushtrimi i funksioneve dhe veprimtarive përkatëse, si dhe të detyrohen të mbulojnë shpenzimet e plota të procedurës penale”, thuhet në njoftim.
Pak ditë pas shembjes së mbulesës, Goran Vesiç dha dorëheqje, duke deklaruar se nuk ndihej fajtor, por se po vepronte si “njeri i përgjegjshëm”. Ai tha se gjatë mandatit të tij ishte përgatitur vetëm projekti përfundimtar i punimeve në stacionin hekurudhor, i cili, sipas tij, nuk miratohej nga ministria që ai drejtonte.
Vesiq dhe zyrtarë të tjerë kishin theksuar menjëherë pas tragjedisë se mbulesa e shembur nuk ishte përfshirë në projektin e rekonstruksionit të stacionit.
Vetëm katër muaj pas përfundimit të punimeve dhe hapjes solemne, në nëntor 2024, shembja e mbulesës së ndërtesës së stacionit hekurudhor shkaktoi vdekjen e 16 personave dhe plagosjen e rëndë të një tjetri.
Kjo tragjedi ndezi një valë protestash masive kundër qeverisë në mbarë Serbinë. Gjatë nëntë muajve të fundit, qindra mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë me kërkesën kryesore që të vendoset përgjegjësia penale dhe politike për këtë ngjarje.
Në qendër të protestave kanë qenë akuzat se shembja e mbulesës ishte pasojë e korrupsionit./RELTop Channel
-

Hetimet për korrupsion në aksidentin e stacionit hekurudhor në Serbi marrin tjetër rrjedhë
Për muaj të tërë, masat në Serbi kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër qeverisë së Presidentit autokratik, Aleksandar Vuçiç.
Shkaku ishte shembja e tendës së stacionit të trenit të rinovuar rishtazi në Novi Sad më 1 nëntor 2024, e cila mori jetën e 16 personave. Ekspertë të pavarur dhe figura të opozitës, fajësojnë për katastrofën pakujdesinë dhe korrupsionin e autoriteteve. Tani, hetimi për katastrofën e Novi Sadit është ndërprerë.
Njëmbëdhjetë arrestime deri më tani
Siç raporton revista javore Radar, Drejtori i Policisë Dragan Vasiljević informoi Zyrën e Prokurorit Special për Krimin e Organizuar një javë më pare, se nuk do të lejonte më 17 oficerë policie të merrnin pjesë në task-forcën, që më parë kishte hetuar korrupsionin e dyshuar gjatë rinovimit të stacionit të trenit.
Task-forca arrestoi njëmbëdhjetë persona më 1 gusht, përfshirë dy ish-ministra të infrastrukturës dhe ndërtimit, Tomislav Momirović dhe Goran Vesić. Ata dyshohet se kanë kryer makinacione financiare me vlerë totale 115 milionë dollarë (98.2 milionë euro). Momirović dhe Vesić janë nën arrest shtëpiak.
Fatkeqësia e Novi Sadit ka shkaktuar një krizë të thellë politike në Serbi. Për muaj të tërë, demonstruesit kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Presidenti Vuçiç e refuzon këtë. Kohët e fundit, policia ka marrë masa gjithnjë e më të ashpra ndaj kundërshtarëve të regjimit. Në fillim të vitit të ri shkollor, disa drejtorë shkollash dhe mësues që mbështetën demonstruesit u pushuan së fundmi nga shërbimi publik./ Der Standard.
-

Zjarr pranë stacionit të ujësjellësit në Gjirokastër, forcat zjarrëfikese në vendngjarje
Zjarr në afërsi të stacionit të pompomit të ujit të pijshem për Gjirokastrën. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrefikese ku konstatuan se flaket kishin marrë përmasa të mëdha.
Pas nderhyrjes me shpejtesi për izolimin e flakëve ku po perhapeshin drejt pompës së ujit, vreshtave dhe pemtarive perreth saj, u arrit të vihej nën kontroll duke mos lejuar perhapjen e tij. Zjarri kishte rënë në një siperfaqe rreth 3000 m2 ku brenda saj ndodhej një magazine ku kishte automjete të parkuara brenda dhe jashtë saj.
Magazina ishte rreth 50m2 ku brenda saj ndodheshin materiale bujqesore dhe nje automjet tip “Opel” kabriole i vitit 2005 me targa AA841VF dhe ngjitur me murin rreth një metër larg ndodhej një “Benz 2400” i vitit 1984 pa targa si dhe brenda perimetrit të djegur nga flakët u dogjën edhe 20 pemë frutore.