Gjendet një bakter i ri në stacionin hapësinor Kinez Tiangong. I pahasur ndonjëherë në Tokë, u gjet në një tampon të vitit 2023 dhe pas dy vitesh studime shkencëtarët kanë kuptuar sjelljet.
Pas analizave të shumta, është vërejtur se ka karakteristika të tilla që mund të mbijetojë në kushte mjedisore ekstreme, duke e etiketuar me një rezistencë që nuk është ndeshur deri më sot.
Gjatë qëndrimit në stacionin hapësinor, ekipi i astronautëve i nënshtrohen analizave rutinore të shpeshta me tampone, për të analizuar mikrobet. Gjatë analizave të kryera para dy vitesh u gjet një mikrobiomë me përbërje të re, por edhe funksione të ndryshme.
Nuk është ende e qartë nëse ky bakter është rritur në mënyrë autonome në stacionin hapësinor dhe nuk është përcaktuar nëse përben rrezik për shëndetin e astronautëve. Quhet “niallia tiangongensis” dhe përbërja kimike që ka e bën të rezistojë ndaj stresit ekstrem, shumë herë më tepër se kushte të ashpra që mund të gjente në Tokë çdo lloj mikrobi.
Një bakter i ngjashëm me të në planetin tonë, shkakton zakonisht infeksion të plotë në organizëm, që është vdekjeprurës.
Vijojnë ndërkohë studimet mbi këtë bakter dhe po punohet për të garantuar mbrojtje për astronautët dhe mjetet hapësinore për të mos qenë të kërcënuar nga baktere aliene.

