Një operacion nga Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar që ka filluar nga mëngjesi i sotëm në Serbi, ka çuar në arrestimin e ish-ministrit të Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Tomislav Momiroviç.
Aksioni lidhet me shembjen e tendës së Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar, ku mbetën të vdekur 16 persona.
Prokuroria po ashtu po kryen një hetim financiar në lidhje me projektin e rindërtimit të stacionit Hekurudhor në Novi Sad.
Momirović mbajti postin e ministrit gjatë kohës kur po zhvilloheshin punimet në stacionin hekurudhor në Novi Sad.
Karriera e tij politike u shënua nga një sërë gafash, më e paharrueshme prej të cilave është fjalia se dy vezë për 22 dinarë mund t’i mbajnë njerëzit të ngopur gjithë ditën.
Që nga viti 2007, ai është punësuar në kompaninë familjare “Mona d.o.o.”, si këshilltar. Ish-Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme (2022-2024) dhe ish-Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës (2020-2022), trashëgimtari i perandorisë “Mona”, duke gjykuar nga harta e pronave të hartuara nga KRIK, së bashku me familjen e tij ka 87 milionë euro, vetëm në pasuri të paluajtshme.
Tag: stacionin
-

Tragjedia në stacionin hekurudhor në Novi Sad, arrestohet ish-ministri i Infrastrukturës në Serbi
-

Sudanezët nisin kthimin nga Egjipti mes shpresës për stabilitet në atdhe
Duke mbajtur valixhe të mëdha dhe çanta me sende personale, familjet sudaneze u mblodhën në stacionin kryesor hekurudhor të Kajros, me shpresën për të rifilluar jetën në një Sudan më të qëndrueshëm. Ata janë pjesë e mijëra të zhvendosurve që po kthehen nga Egjipti në zonat e rimarra nga ushtria sudaneze, pas muajsh të tërë përleshjesh me forcat paraushtarake të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).
“Na mungon çdo cep i Sudanit. Jam shumë i lumtur që po kthehem,” tha Malaz Atef për agjencinë Reuters, teksa priste trenin falas për në Asuan. Prej aty, ai dhe shumë të tjerë do të udhëtojnë me autobusë drejt Khartumit, kryeqytetit që po përpiqet të ringrihet mes rrënojave.
Që nga shpërthimi i luftës në prill të vitit 2023, mbi 4 milionë sudanezë janë larguar nga vendi, përfshirë më shumë se 1.5 milionë që kanë kërkuar strehim në Egjipt, sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Vetëm këtë vit, më shumë se 190,000 njerëz janë kthyer në Sudan nga Egjipti – pesë herë më shumë se i gjithë viti 2024.
Në një vizitë simbolike në stacionin hekurudhor, ambasadori i Sudanit në Egjipt, Emad el-Din Adawy, e përshkroi këtë valë kthimesh si “një fazë të rëndësishme për rindërtimin dhe rikthimin e stabilitetit”. Megjithatë, ndonëse Khartumi po përjeton një qetësi relative, luftimet midis ushtrisë dhe RSF-së vazhdojnë në Kordofan dhe Darfur, veçanërisht në qytetin strategjik al-Fashir.
Lufta, që shpërtheu si pasojë e mosmarrëveshjeve mbi kalimin në një qeverisje civile, ka zhvendosur më shumë se 12 milionë njerëz dhe ka çuar gjysmën e popullsisë në uri të thellë. Ndërsa kthimi i refugjatëve sjell një rreze shprese, rruga drejt paqes së qëndrueshme në Sudan mbetet e gjatë dhe e pasigurt.
-

Gaz lotsjellës, tifozë të lënduar dhe kaos në metro! Mynihu në gjendje të jashtëzakonshme përpara finales së Champions League
Atmosfera festive e finales së Ligës së Kampionëve midis Paris Saint-Germain dhe Inter Milan, e cila do të zhvillohet sonte në Allianz Arena (ora 21:00), është shoqëruar nga tensione të forta dhe incidente të dhunshme në qytet.Reklama në FieriWeb
Policia gjermane është vënë në gatishmëri të lartë pasi situata në Mynih është përshkallëzuar në disa zona të qytetit, përpara fillimit të ndeshjes.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Gaz lotsjellës dhe kaos në metroReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Një incident serioz ndodhi në linjën U6, në stacionin “Universität”, ku është raportuar përdorimi i gazit lotsjellës në një prej trenave. Për pasojë, u aktivizua frena e emergjencës, duke shkaktuar vonesa të mëdha dhe konfuzion në rrjetin e transportit publik. Roja e metrosë nuk arriti të ndërhynte për shkak të situatës së tensionuar. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Tifozë të lënduar në stacionin FröttmaningReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Tensione u raportuan edhe në stacionin “Fröttmaning”, pranë stadiumit, ku disa tifozë të Interit mbetën të lënduar, madje edhe të mbuluar me gjak, sipas raportimeve. Fatmirësisht, një gardh sigurie mes shinave ndaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.
Përleshje dhe hedhje gurësh mes tifozëve
Përplasjet vazhduan me hedhje gurësh nga tifozët e Interit në drejtim të atyre të PSG-së në të njëjtin stacion, ndërsa përleshje fizike ndodhën edhe në stacionin qendror të trenit. Policia ndërhyri me shpejtësi për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës. Sipas burimeve nga terreni, grupet ultras kanë nisur marshimin drejt stadiumit nën mbikëqyrje të fortë të forcave të rendit.
Finalja, e cila pritet të ndjekë një spektakël futbolli në fushë, ka përballë dy nga klubet më të mëdha në Europë, por tensionet jashtë stadiumit po errësojnë atmosferën sportive.
-

Gaz lotsjellës, tifozë të lënduar në Mynih para finales së Championsit (VIDEO)
Festimet për finalen e shumëpritur të Champions League midis Paris Saint-Germain dhe Inter, e cila do të luhet sonte në Allianz Arena në orën 21:00, janë errësuar nga përplasje të dhunshme dhe tensione të forta në rrugët e Mynihut.
Policia gjermane ka ngritur nivelin e alarmit pasi situata është përshkallëzuar në disa pjesë të qytetit, vetëm pak orë para nisjes së ndeshjes.Incident në metro: gaz lotsjellës dhe panik
Një nga episodet më serioze u shënua në linjën U6 të metrosë, në stacionin “Universität”, ku është raportuar përdorimi i gazit lotsjellës brenda njërit prej trenave. Incidenti çoi në aktivizimin e frenës emergjente, duke shkaktuar ndërprerje dhe kaos në lëvizjen e pasagjerëve. Stafi i metrosë nuk arriti të ndërhynte për shkak të situatës së tensionuar.
Tifozë të lënduar pranë stadiumit
Tensione të tjera u regjistruan në stacionin Fröttmaning, pranë stadiumit ku do të luhet finalja. Disa tifozë të Interit kanë mbetur të lënduar, madje disa raportime flasin për tifozë të gjakosur pas përplasjeve fizike. Për fat, një gardh sigurie mes shinave ndaloi që dhuna të përhapet më tej.
Gurë dhe përleshje mes tifozëve
Përplasjet kanë vazhduar edhe në pika të tjera të qytetit. Në stacionin Fröttmaning, tifozët e Interit raportohet se kanë hedhur gurë në drejtim të tifozëve të PSG-së. Përleshje fizike janë regjistruar edhe në stacionin qendror të trenit, ku policia ndërhyri me shpejtësi për të shmangur përshkallëzimin e dhunës.🚨 Torcidas de Inter e PSG entram em conflito antes da final da UEFA Champions League! #CasaDaChampions
Vídeo: X/ParisByMatch pic.twitter.com/NVeYVxS34N
— TNT Sports BR (@TNTSportsBR) May 31, 2025🚨 Tensão nos arredores da Allianz Arena na chegada das torcidas de PSG e Inter! #CasaDaChampions pic.twitter.com/fnPlUM0XXu
— TNT Sports BR (@TNTSportsBR) May 31, 2025 -

DETAJE nga ngjarja në stacionin e trenit në Hamburg/ 17 të lënduar, katër në gjendje të rëndë, arrestohet 39-vjeçarja
Të paktën 17 persona u plagosën në një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit të Hamburgut të premten (23/5).Reklama në FieriWeb
Policia njoftoi se katër nga 17 të plagosuri janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa pjesa tjetër ka marrë lëndime të lehta.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Disa nga të lënduarit morën ndihmën e parë në tren, ndërsa të tjerët u dërguan menjëherë në spitale.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Incidenti i përgjakshëm ndodhi në platformën 13/14, rreth orës 18:00. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Ndërkohë grua 39-vjeçare u ndalua në vendngjarje dhe u arrestua nga policia.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Autoritetet dyshojnë për një incident i izoluar dhe se gruaja veproi e vetme.
Ende nuk është zbuluar asgjë rreth identitetit të gruas apo motivit të mundshëm.
Një grua që ishte dëshmitare e sulmit i tha Abendblatt: “Për fat të mirë, nuk mbaja kufje, kështu që i dëgjova të gjithë duke bërtitur. Pastaj të gjithë ikën me vrap.”
Stacioni kryesor i trenit i Hamburgut është një nga më të populluait në Gjermani, me mbi 500,000 njerëz që kalojnë në të çdo ditë. Pasditja e së premtes është një nga orët e pikut.
-

S*lm me th*kë në stacionin e trenit në Hamburg / Raportohet për 12 persona të lënduar
Të paktën 12 persona u plagosën në një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit të Hamburgut të premten pasdite. Policia tha se tre viktima janë në gjendje kritike, tre të tjerë janë plagosur rëndë dhe gjashtë kanë lëndime të lehta.Reklama në FieriWeb
Gjithashtu Bild raporton se një grua u arrestua nga policia federale.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
-

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg të Gjermanisë, plagosen disa persona
Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Stacionin Qendror të Hamburgut.
Sipas informacioneve të mediave gjermane, mësohet se kanë mbetur të plagosur 12 persona.
Policia ka arrestuar një grua si autore të dyshuar të sulmit.
Shërbimi i trenave në stacionin kryesor është pezulluar plotësisht.
Fillimisht është folur për tetë persona të lënduar, më pas policia ka sqaruar: tre të plagosur janë në gjendje kritike për jetën, tre të tjerë janë lënduar rëndë, ndërsa gjashtë persona janë në gjendje më të mirë shëndetësore.
Policia ende nuk ka zbardhur shkaqet e këtij sulmi, por janë duke kryer hetime.
Ndërkohë ekipet e ndërhyrjes së Kryqit të Kuq kanë mbërritur për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve. -

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg! 12 të lënduar, 6 prej tyre në gjendje kritike për jetën
Të paktën 12 njerëz janë lënduar në një sulm me thikë në stacionin hekurudhor në qendër të Hamburgut të premten, njoftuan autoritetet.
Gjashtë nga të lënduarit janë në gjendje kritike për jetën, sipas autoriteteve.
Shërbimi i zjarrfikësve në Hamburg tha se tre njerëz pësuan lëndime të rënda, dhe tre të tjerë lëndime të lehta, raportoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.
I dyshuari për sulmin u arrestua në vendngjarje, tha policia gjermane në X.
Autoritetet nuk dhanë asnjë informacion për të dyshuarin apo hollësi rreth sulmit.
Stacioni në qendër të Hamburgut, qyteti i dytë më i madh në Gjermani, është ndër më të dendurit. /RELTop Channel

