Tag: stacioni

  • Shpërthim i fortë pranë një stacioni policie në Meksikë/ Raportohet për 5 viktima, mes tyre dhe 2 policë

    Shpërthim i fortë pranë një stacioni policie në Meksikë/ Raportohet për 5 viktima, mes tyre dhe 2 policë

    Një shpërthim i fortë ka ndodhur pranë një stacioni policie në Meksikë.

    Të paktën pesë persona kanë humbur jetën. Autoritetet meksikanë njoftuan se një makinë shpërtheu, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

    Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, dy prej viktimave ishin oficerë të policisë lokale.

    Shpërthimet ishte shumë I fortë duke shkaktuar panik te banorët.

    Meksika është përfshirë nga dhuna dhe përplasje të forta në vend. Më herët në vend shpërthyen protesta masive, pas vrasjes së kryetarit të bashkisë së Uruapanit, Carlos Manzo në Michoacan, ku të rinjtë të revoltuar I vunë flakën ndërtesave dhe u përplasën me policinë.

  • Stacioni i trenit kthehet në Tiranë, ja sa do të kushtojë

    Stacioni i trenit kthehet në Tiranë, ja sa do të kushtojë

    Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë do të kushtojë 18 mln euro, dhe me ndryshimet e fundit buxhetore, janë akorduar 3.7 mln euro, për të financuar zbatimin e projektit.
    Traseja brenda kryeqytetit është 4 km, e cila nis nga terminali i transportit publik pranë kthesës së Kamzës dhe përfundon aty ku ka qënë më parë stacioni trenit.
    Ndërkohë, si linja zgjatuese janë Rinasi e Durrësi që përfundojnë vitin e ardhshëm, dhe pritet të vihen në funksion të udhëtarëve në fillim të vitit 2027.
    Aktualisht, për përfundimin e kësaj linje janë duke u zbatuar 2 kontrata, një për ndërtimin e linjës dhe një për stacionet. Për kontratën e parë, që përfshin punimet civile Hekurudha Shqiptare thotë se 90% e punimeve është mbyllur dhe kanë mbetur instalimet e brendshme që lidhen me godinat e stacioneve.
    Paralelisht, për këtë vepër hekurudhore është duke u zhvilluar tenderi me 2 faza për elektrifikimin, një procedurë që drejtohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

  • “Stacioni i fundit i saj do jetë burgu i grave në Pojskë”, Bardhi ironizon vizitën e Ballukut në Bullgari:Po ikën për..

    “Stacioni i fundit i saj do jetë burgu i grave në Pojskë”, Bardhi ironizon vizitën e Ballukut në Bullgari:Po ikën për..

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe një nga zërat më kritikë ndaj numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku me denoncime dhe kallëzime konkrete për të në SPAK, ka reaguar pas fletëthirrjes nga Prokuroria e Posaçme.
    Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Balluku për t’iu shmangur akuzës së ngritur ndaj saj, lidhur me vjedhjet e shumta që ka bërë, po përdor vizitat zyrtare për t’iu shmangur përgjegjësisë.
    ‘Belinda Balluku raportohet se ka sajuar një vizitë në Bullgari. Atje me siguri do të mbajë një “masterclass” për përvojën e saj të pasur me tenderat’, shkruan Bardhi.
    Sipas tij, sa do që Balluku të shmanget përmes akrobacive nëpër trena dhe avionë, stacioni i saj fundor do të jetë vetëm një: burgu i grave në Pojskë.
    ‘Dhe përpara se të mbërrijë stacionin final, herët a vonë, një ndalesë do ta bëjë së shpejti patjetër në SPAK’, përmbyll reagimin Bardhi.
    Statusi
    Ashtu siç paralajmërova, për të mos shkuar të hënën në SPAK, ku duhet të njihet me akuzën penale për vetëm një nga shumë vjedhje të saj, Belinda Balluku raportohet se ka sajuar një vizitë në Bullgari. Atje me siguri do të mbajë një “masterclass” për përvojën e saj të pasur me tenderat:
    – Si të zhdukësh 50 milion € si në tunelin e Llogarasë;
    – Si të vjedhësh 180 milion € në shit-blerje energjie;
    – Si të vjedhësh 5 milion € në një digë hidrocentrali, si në rastin e Zadejës; dhe
    – Si të avullosh 80 milion € me anije termocentral, që s’u vunë kurrë në punë.
    Belinda Balluku mund ta shtyjë edhe pak me akrobacitë nëpër trena dhe avionë, por stacioni i saj fundor do të jetë vetëm një: burgu i grave në Pojskë. Dhe përpara se të mbërrijë stacionin final, herët a vonë, një ndalesë do ta bëjë së shpejti patjetër në SPAK!

  • Hekurudha Vorë – Hani i Hotit do të ketë 13 stacione, shtohet një i ri në Lezhë

    Hekurudha Vorë – Hani i Hotit do të ketë 13 stacione, shtohet një i ri në Lezhë

    Projekti i hekurudhës Vorë – Hani i Hotit parashikon13 stacione përgjatë saj, ku një pjesë e mirë e tyre janë në linjën ekzistuese por që mund të zhvendosen me pak metra për të përmirësuar qarkullimin në kontekstin që zonat ndodhen sot.Një dokument i hartuar nga konsulenti për llogari të Hekurudhës Shqiptare detajon se vetëm në Lezhë do të kemi dy stacione, ku një prej tyre është i ri.“Në projekt janë marrë në konsideratë gjithsej 13 stacione, nga të cilat vetëm një (Lezhë 2) është një shtesë e re, që kërkon si një vendndodhje të re ashtu edhe një ndërtesë të re.Stacionet e tjera janë ekzistuese; ato ose do të rindërtohen në vendndodhjet e tyre aktuale ose do të shemben dhe rindërtohen, me ndryshime të vogla të mundshme në pozicion brenda kufijve të zonës së stacionit në pronësi të HSH-së”, thuhet në dokument. Por cilat janë në fakt stacionet sipas detajeve që jepen nga projekti?Stacioni Budull Stacioni Budull do të zhvendoset afërsisht 160 metra në jug, i pozicionuar pak përtej km 28+488. Kjo zhvendosje i mundëson kalimit hekurudhor ekzistues, i cili do të sigurohet, të funksionojë jashtë kufijve hekurudhorë të stacionit, duke përmirësuar si sigurinë ashtu edhe rrjedhën e trafikut.Ishmi Stacioni i Ishmit do të zhvendoset afërsisht 250 metra në veri, duke lejuar që kalimi ekzistues në nivel i rrugës, i cili do të sigurohet, të funksionojë jashtë zonës së rrethuar të stacionit. Plani i përditësuar i stacionit do të përfshijë një linjë pasagjerësh prej 480 metrash dhe një linjë mbrojtëse.Mamurras Stacioni i Mamurrasit do të zhvendoset afërsisht 60 metra në veri duke lejuar që kryqëzimi ekzistues në nivel rrugor në km 43+667, i cili do të sigurohet, të mbetet jashtë zonës së rrethuar të stacionit.Gjorm Stacioni i Gjormit është një stacion i posaçëm për mallrat i cili do të jetë i pajisur me tre shina mallrash prej 750 metrash dhe një platformë 100 x 4 metra të projektuar për operacionet e ngarkesave. Plani i rrethimit të stacionit lejon shtimin e tre shinave të tjera të ngarkesave në të ardhmen, duke siguruar shkallëzueshmëri për të përmbushur kërkesën në rritje.Laç Stacioni i Laçit do të mbetet në vendndodhjen e tij ekzistuese duke ofruar një pistë pasagjerësh 400 metra. Planet përfshijnë një zonë të re parkimi dhe një platformë pjesërisht të mbuluar me përmasa 150 x 4 metra. Projekti i gardhit të stacionit do të përfshijë gjithashtu një pistë mallrash në të ardhmen duke lejuar zgjerim të mundshëm.Milot Stacioni kryesor i Milotit do të mbetet në vendndodhjen e tij aktuale, duke përfshirë një linjë pasagjerësh 650 metra, dy linja mallrash 750 metra dhe një linjë rezervë të posaçme për një lidhje të ardhshme me zonën industriale. Ndërtesa ekzistuese e stacionit të Milotit nuk do të shembet; përkundrazi, ajo do të rindërtohet për të përmirësuar funksionalitetin dhe pamjen e saj.Stacioni do të rrethohet me hapësirë të ndarë për linja shtesë mallrash dhe zhvillime të ardhshme. Planet përfshijnë gjithashtu një zonë të re parkimi dhe një platformë pjesërisht të mbuluar me përmasa 150 x 4 metra, duke përmirësuar operacionet e pasagjerëve dhe ngarkesave, ndërkohë që lejojnë hapësirë për zgjerim.Lezhë 1 Stacioni Lezhë 1 do të mbetet në vendndodhjen e tij aktuale duke ofruar një pistë pasagjerësh 650 metra dhe një pistë mallrash 750 metra. Planet përfshijnë një zonë të re parkimi, një platformë pjesërisht të mbuluar 170 x 4 metra dhe rindërtimin e ndërtesës ekzistuese për të përmirësuar mjediset e stacionit. Ndërtesa ekzistuese e stacionit Lezhë 1 nuk do të prishet; përkundrazi, ajo do të rindërtohet për të përmirësuar funksionalitetin dhe pamjen e saj.Lezhë 2 Një stacion i ri, Lezha 2, do të ndërtohet brenda Zonës së ardhshme Industriale të Lezhës, i cili do të përfshijë një linjë të kombinuar pasagjerësh/ngarkesash prej 450- 800 metrash për përdorim lokal dhe operacione mallrash, një linjë mallrash prej 950 metrash dhe parashikime për një lidhje të ardhshme me Portin e Shëngjinit. Lezha 2 është projektuar vetëm si stacion mallrash. Stacioni do të rrethohet me gardh për të siguruar tokën e HSH dhe për të lejuar një pistë shtesë mallrash në të ardhmen.Projekti përfshin një zonë të re parkimi, një platformë pjesërisht të mbuluar 150 x 4 metra dhe një ndërtesë të re stacioni. Fillimisht do të përdoret kalimi ekzistues rrugor, me një mundësi për ta zëvendësuar atë me një mbikalim në të njëjtin vend nëse është e nevojshme.Baqel Stacioni Baqelit do të ndërtohet në vendndodhjen ekzistuese, duke përfshirë një linjë pasagjerësh 460 metra dhe një linjë rezervë. Stacioni do të rrethohet me gardh për të siguruar tokën e HSH dhe për të akomoduar një linjë shtesë mallrash në të ardhmen.Planet përfshijnë një zonë të re parkimi dhe një platformë pjesërisht të mbuluar 150 x 4 metra. Kalimi ekzistues rrugor do të mbetet në përdorim, me një mundësi për ta zëvendësuar atë me një mbikalim në të njëjtin vend nëse është e nevojshme.Mjedë Stacioni i Mjedës do të mbetet në vendndodhjen e tij aktuale duke përfshirë një linjë pasagjerësh prej 570 metrash, tre linja mallrash me një gjatësi të dobishme prej 900 metrash dhe një linjë mbrojtëse, së bashku me mundësitë për një lidhje të ardhshme hekurudhore me Kosovën.Për të mbrojtur tokën ekzistuese në pronësi të HSH-së, stacioni do të rrethohet me gardh për të akomoduar shina dhe ambiente shtesë për ngarkesat në të ardhmen. Planet përfshijnë një zonë të re parkimi, një platformë pjesërisht të mbuluar me përmasa 200 x 4 metra dhe rindërtimin e ndërtesës ekzistuese për të përmirësuar funksionalitetin e përgjithshëm.Shkodër Stacioni i Shkodrës do të mbetet në vendndodhjen e tij ekzistuese, duke përfshirë dy linja pasagjerësh 500 metra, një linjë mallrash 700 metra dhe një linjë mbrojtëse. Planet përfshijnë një zonë të re parkimi dhe dy platforma pjesërisht të mbuluara me përmasa 200 x 4 metra, të lidhura nga një nënkalim. Do të përfshihen rampa për të siguruar aksesueshmëri për individët me aftësi të kufizuara.Koplik Ndërtesa ekzistuese e stacionit të Koplikut do të shembet dhe do të ndërtohet një stacion krejtësisht i ri, duke përfshirë karakteristika të përmirësuara për funksionalitet dhe pamje më të mirë. Stacioni i Koplikut do të zhvendoset afërsisht 400 metra në veri, drejt stacionit të Bajzës, për të mundësuar sigurimin e kalimit në nivel të rrugës ekzistuese.Stacioni i ri do të ketë një linjë pasagjerësh prej 450 metrash, një linjë mallrash prej 750 metrash dhe një linjë rezervë, duke siguruar një lidhje me oborrin ekzistues të gurores hekurudhore. Përveç kësaj, planet përfshijnë një zonë të re parkimi, një platformë pjesërisht të mbuluar me përmasa 150 x 4 metra dhe një ndërtesë të re stacioni.Bajzë Stacioni i Bajzës do të ndërtohet në vendndodhjen e tij ekzistuese, duke përfshirë një linjë pasagjerësh prej 550 metrash, katër linja mallrash me një gjatësi të dobishme prej 750 metrash dhe një linjë tampon.Ndërtesa ekzistuese e stacionit të Bajzës nuk do të shembet; përkundrazi, ajo do të rindërtohet për të përmirësuar funksionalitetin dhe pamjen e saj. Për të mbrojtur pronën aktuale të HSH-së, stacioni do të rrethohet për të mundësuar shtimin e ardhshëm të linjave dhe objekteve shtesë për mallra.Planet përfshijnë gjithashtu një hapësirë të re parkimi dhe një platformë të pjesshme të mbuluar me përmasa 200 x 4 metra, së bashku me rindërtimin e godinës ekzistuese.Kalimi ekzistues rrugor do të mbetet në vend, me mundësinë për ta shndërruar atë në një mbikalim rrugor në të njëjtin vend në të ardhmen. Gjithashtu, parashikohet prania e doganës në këtë stacion.Projekti i hekurudhës Projekti Vorë – Hani i Hotit është në fazë prokurimi këtë vit, ku gjatë korrikut u zbulua edhe lista e kompanive që kaluan fazën e parë të përzgjedhjes ku bënin pjesë pesë konsorciume ndërkombëtarë.ALTINOK – DMEC – IPSA Joint Venture TurkeyDB E&C – Typsa – Abkons GermanyHill International N.V. – TUMAS Turkısh Engıneerıng Consultıng & Contractıng Co. – PLANET S.A. – SYSTEMA Consulting S.A. Netherlands (the)JV SUEZ Consulting (SAFEGE) and Eptisa Servicios de Ingenieria S.L., FranceSYSTRA – ARDANUYKosto totale e projektit është rreth 356 milionë euro, teksa do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare.       Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Investimet në rrjet, 3.2 milionë euro për energjinë në rajonin e Shkodrës

    Investimet në rrjet, 3.2 milionë euro për energjinë në rajonin e Shkodrës

    Operatori i Sistemit të Shpërndarjes parashikon që të ndërhyjë në rajonin e Shkodrës për përmirësimin e rrjetit, ku peshën më të madhe duket se do ta mbajë Velipoja.Në dy procedura të çelura këtë të mërkurë në sistemin e prokurimeve, me një vlerë totale prej rreth 3.2 milionë euro, parashikohen investime në zhvillimin e linjës së tensionit të mesëm 20 kV.Konkretisht, bëhet fjalë për procedurën me objekt kontratë: “Zhvillim i linjës TM 20 kV nga N/Stacioni Velipojë deri në kabinën Box 15/F5, mbikalimi i lagunës, kabinat 20 kV dhe rrjeti TU me përcjellës me vetëmbajtje ABC për fiderin F5, N/Stacioni Velipojë 110/20 kV” me vlerë 204 milionë lekë dhe procedurën “Sistemim i segmentit TM të fiderit ekzistues F15, si dhe ndërtimi i fiderit të ri 20 kV, F3, N/St 110/20/6 kV Shkodra 2” me vlerë 117 milionë lekë.Lidhur me projektin e parë, zona Baks-Rrjoll, komuna Velipojë, do të furnizohet me tension 20 kV nga fideri nr. 5 i N/St Velipojë 110/35/20 kV. Gjatësia e këtij fideri është mbi 13 mijë metra linearë linjë kabllore, 700 metra linearë linjë e re ajrore dhe 880 metra linjë ekzistuese.Sa i takon projektit të dytë, në dokumente saktësohet se ai është hartuar për dy linja: njëra për rikonstruksionin e një segmenti të rrjetit ekzistues të fiderit F15 dhe tjetra për ndërtimin e fiderit të ri F3, 20 kV, nga N/Stacioni 110/20/6 kV Shkodra 2.“Linjat kabllore do të realizohen me kabëll alumini me izolacion 20 kV, tip XLPE, me seksion 1×240 mm² (flat). Fideri 3 do të ketë 14 kabina elektrike, nga këto 6 do të jenë kabina Box të reja, 4 kabina Box ekzistuese dhe 4 kabina muraturë ekzistuese. Gjatësia e këtij fideri është 11,600 ml, ku përkatësisht 8,340 ml do të jetë linjë e re dhe 3,260 ml linjë ekzistuese. Fideri 15 është fider ekzistues, por do të rikonstruktohet nga N/Stacioni Shkodra 2 deri në kabinën Zhuga 2. Gjatësia e linjës së re është 1,400 metra”, thuhet në projektin e zbatimit.Gjatë këtij viti, OSSH ka qenë aktive me investime në rrjet, me një fokus specifik në zonat turistike.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Vullnetarët shqiptarë në Luftërat Ballkanike 1912/13 në rrugën nga stacioni Sirkeci në Stamboll për në Shqipëri!

    Jahja Drancolli

    Foto e rrallë bardh e zi: Vullnetarët shqiptarë në Luftërat Ballkanike 1912/13 në rrugën nga stacioni Sirkeci në Stamboll për në Shqipëri!

    Stacioni hekurudhor Sirkeci është një terminal hekurudhor në Stamboll, Turqi. Terminali ndodhet në majë të gadishullit historik të Stambollit, pranë Bririt të Artë dhe në veriperëndim të Pallatit Topkapı. Terminali Sirkeci në anën europiane të ngushticës së Bosforit u ndërtua në vitin 1890 nga hekurudha e Orientit si terminali me famë botërore Orient Express që dikur operonte midis Parisit dhe Stambollit midis vitive 1883-2009! /InforCulture.info

  • Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

    Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

    Autoriteti i Pavarur për të Ardhurat Publike (AADE) ka bërë me dije se Stacioni i Kontrollit Doganor Mavromati në kufirin greko-shqiptar do të funksionojë me orar të zgjatur shërbimi nga 4 gushti deri më 30 shtator.
    Sipas njoftimit të AADE, sqarohet se stacioni do të qëndrojë i hapur çdo ditë nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 11 të mbrëmjes për të lehtësuar kalimin e kamionëve dhe linjave të rregullta të autobusëve.
    Përveç orarit të zgjatur të funksionimit të stacionit të Mavromatit, kalimet mund të lehtësohen edhe përmes Stacionit Doganor të Kakavijës.
    Ky vendim vjen pas arrestimit të 14 doganierëve grekë, mes të cilëve edhe shefi i tyre, në fillim të muajit korrik.
    Doganierët grekë u arrestuan me akuzën e grupit të strukturuar kriminal, për ryshfet pasiv në bashkëpunim. Dosja e çështjes përbëhet nga mbi 2,000 faqe dhe përfshin materiale video dhe fotografike, së bashku me biseda të regjistruara të të akuzuarve mes tyre dhe me persona të tjerë.
    Në njoftimin e Policisë thuhej se u shkatërrua një grup kriminal i përbërë nga punonjës të Autoritetit Doganor, të cilët merrnin përfitime të padrejta financiare për moskryerjen e kontrolleve.
    Kjo bëri që vetëm dy punonjës ta mbanin stacionin në funksionim ditët e mëparshme, duke rezultuar në vonesa të mëdha dhe radhë të gjata në pikën kufitare.

  • 43°C në hije dhe pa energji elektrike! Belshi “shkrihet” nën vapë, 2,351 abonentë pa drita për 8 orë rresht!

    43°C në hije dhe pa energji elektrike! Belshi “shkrihet” nën vapë, 2,351 abonentë pa drita për 8 orë rresht!

    Në kulmin e një vale të nxehtit përvëlues, ku temperaturat në gjendjen e Belshit janë duke qenë deri në 43°C, banorët u përballur me këto ditë me një tjetër sfidë, ndërprerjen e ndryshimeve të tjera për të kaluar orë, nga ora 06:00 deri në 14:00.

    Sipas njoftimit zyrtar të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), ndërprerja është bërë me kërkesat teknike për të garantuar sigurinë gjatë punimeve të sigurisë në projektin e ndërtimit të ndërtimit të Linjës së re 400kV Fier – Elbasan – Qafë Thanë.
    Punimet teknike kane perfshire,shtrimin e përcjellësve elektrikë në kampatat e shtyllave nr. 125–136,stakimin dhe shkaktimin e linjave të tensionit të mesëm (10kV) në Fiderët F1, F2 dhe F3 të Nënstacionit Kajan.Fideri F1 (10kV) ,N/Stacioni Kajan.Sipas burimeve zyrtare edhe për disa ditë nuk do të ketë energji nga ora për 04:00 abonentë që i përkasin zonave,Grekan, Guras, Rrenas, Cartallos.Fideri F2 (10kV) ,N/Stacioni Kajan, nga ora 06:00–14:00,do lërë pa energji,10 abonentë në realitet,Uji i pijshëm Elbasan,Fideri F3 (10kV) .Gjithashtu në N/Stacioni Kajan do ndërpritet energjia nga ora 06:00–14:00 dhe do të mbetet pa energji,1,593 abonentë në zonat,Kajan, Gjolene, Turbull, Gjinuk, Lisshi,
    Në total 2,351 abonetë pa energji në të gjithë qarkun e Elbasanit. Autoritetet kanë bërë të ditur se pajisjet elektrike nuk janë të sigurta dhe të sigurta për të siguruar sigurinë e tyre.
    Punimet do të jenë edhe në ditët në vijim, me ndërprerje të përkohshme në fashat orare të miratuara.

  • Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, bombardohet stacioni i metrosë në Kiev ku po strehoheshin qindra qytetarë

    Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, bombardohet stacioni i metrosë në Kiev ku po strehoheshin qindra qytetarë

    Një tjetër natë e frikshme ka goditur Ukrainën, ku Rusia lëshoi një valë dronësh dhe raketash mbi disa qytete, duke shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme.

    Të paktën një person humbi jetën dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi të natës në kryeqytetin Kiev, ku u godit edhe stacioni i metrosë Lukianivska, ku qindra qytetarë ishin strehuar.
    Pamjet nga vendngjarja tregojnë tym të dendur dhe pluhur që mbushin platformën e metrosë, ndërsa njerëzit qëndronin të tmerruar.
    Sipas autoriteteve, dëme u shënuan edhe në dyqane, biznese dhe një kopsht fëmijësh. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se ekipet e emergjencës po punonin në katër lagje të qytetit.
    Sulmi zgjati përreth tre orë, nga ora 2 e mëngjesit deri rreth orës 5. Banorët e Kievit e përshkruan natën si një “ferr mbi tokë”, duke theksuar se stacioni i Lukianivskës është bombarduar të paktën pesë herë që nga fillimi i luftës.
    Edhe qyteti perëndimor Ivano-Frankivsk, shumë larg vijës së frontit, u godit rëndë. Kryetari i bashkisë, Ruslan Martsinkiv, e cilësoi këtë si sulmin më të madh që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022. Raportime për shpërthime pati edhe në qytetin Kharkiv.
    Sulmet ndodhën disa ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se kishte propozuar një raund të ri bisedimesh paqeje me Moskën. Deri më tani, dy raunde bisedimesh në Stamboll nuk kanë sjellë rezultate konkrete për një armëpushim.
    Ndërkohë, Kremlini ka lënë të kuptohet se është i gatshëm për negociata të mëtejshme, sidomos pas deklaratës së Presidentit amerikan Donald Trump, i cili i ka dhënë Rusisë 50 ditë afat për të arritur një marrëveshje paqeje. Megjithatë, kërkesat maksimale të Vladimir Putin mbeten të pandryshuara – përfshirë pushtimin e mëtejshëm të territorit ukrainas dhe largimin e qeverisë së Zelenskyyt.
    Bashkimi Europian, në reagim ndaj zhvillimeve, ka miratuar paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila godet sektorin bankar dhe ul çmimin tavan për eksportet ruse të naftës – përpjekje për të frenuar financimin e luftës nga ana e Moskës.

    Top Channel

  • Energjia, OSSH investim 6 milionë euro për linjën e re 35kv në nënstacionin Elbasan

    Energjia, OSSH investim 6 milionë euro për linjën e re 35kv në nënstacionin Elbasan

    Një linjë e re tensioni 35 kilovolt që nis nga nënstacioni 220 NË Elbasan si dhe rikonstruksioni i disa nënstacioneve të tjera të këtij rajoni pritet të zënë vend së shpejti.Ky investim synon që të përshtate rrjetin me zhvillimet në terren që lidhen me projektet e burimeve të reja gjeneruese si në hidro edhe fotovoltaikë. Një procedurë e hapur këtë të hënë në Agjencinë e Prokurimit Publik që ka në objekt kontrate këtë projekt parashikon një fond limit prej 599 milionë lekë apo 6 milionë euro.“Ky projekt ka si qëllim idenë e ndërtimit të linjës së re 35kV me shtylla 110kV, me dy qarqe dhe do të fillojë nga N.Stacioni Radio – Elbasan, Banjë – Cerrujë – Gramsh dhe përfundon në Mjekës – Elbasan dhe fuqizimi rikonstruksion në N.Stacionet Gramsh, Cërruje Banjë.Ideja dhe qëllimi i kësaj linje të është gjithashtu edhe mundësia në perspektivë për kalimin e një qarku me nivel tensioni 110kV duke u përshtatur me zhvillimet dhe rritjen e prodhimit të energjisë elektrike si nga HEC ashtu edhe nga impiantet fotovoltaik në këtë zonë. Ndërsa N.stacionet do të rikonstruktohen dhe fuqizohen me trakteve 35kV ne N.Stacionet Gramsh, Cërruje, Banje”Linja do të ndërtohet në trasë të re, do te jetë me dy qarqe 35kV, me shtylla 110kV” thuhet në relacionin teknik të projektit. I njëjti nënvizon se qarku i parë 35kV do të jetë me përcjellës ACSR 120/20mm2 , dhe qarku i dytë me përcjellës ACSR 1×240/40mm2Kështu qarku i parë 35kV nga N.Stacioni 35kV Radio në drejtim te N.Stacionit Banjë – N.Stacionit Cërruje dhe do të përfundojë në N.Stacionin Gramsh. Qarku i dyte i ri 1×240/40mm2, nga Gramshi deri në afersi të N.Stacionit Banjë do të jetë në shtylla 110 kV dhe do të vazhdojë me tek qark deri ne N.Stacioni Mjekes Elbasan.“Traktet 35kV ne N.Stacionet Gramsh dhe Cerruje do të jenë të rinj, hyrje dalje, me cela të brendshme 35kV dhe ne N.Stacionin Banjë do të ndërtohet një portal i ri 35kV dhe ndarës i ri 35kV. Qarku i dytë 1x 240mm2 , ne N.Stacioni 35/6kV Mjekes – Elbasan do të lidhet aty ku hyn linja ekzistuese nga N.Stacioni i Banjës” thuhet në relacion. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.