Muzeu i Luvrit në Francë do të instalojë 100 kamera në pjesën e jashtme deri në fund të 2026 si pjesë e masave për të shtrënguar sigurinë, pas vjedhjes spektaklore të muajit të kaluar.
Drejtori i muzeut tha gjatë një seance të parlamentit se do të thellonin bashkëpunimin me policinë duke instaluar një stacion të avancuar policor brenda Luvrit.
Vjedhja në mes të ditës e xhevahireve me vlerë 102 milion dollarë, ngriti dyshime mbi kredibilitetin e muzeut më të vizituar në botë si guardian i veprave të tij të paçmuara.
Ndërsa hetuesit kanë akuzuar 4 të dyshuar, thesaret nuk janë rikuperuar. Autoritetet kanë pranuar se ka pasur mangësi në mbulimin me kamera sigurie jashtë mureve të muzeut, dhe gjithashtu tek ballkoni nga ku hynë plaçkitësit.
Tag: stacion
-

Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor
-

Vranë 6 izraelitë në një stacion autobusi në Jeruzalem, ushtria izraelite lajmëron se do shkatërrojë shtëpitë e autorëve
Ushtria izraelite tha të hënën se do të shembë shtëpitë e 2 personave të armatosur palestinezë që qëlluan dhe vranë 6 persona në një stacion autobusi në Jerusalem në fillim të shtatorit.
Ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse në qytet në vitet e fundit dhe ndodhi në sfondin e gati dy viteve lufte në Rripin e Gazës.
Autorët e sulmit në Jerusalem u vranë në vend nga zjarri i forcave izraelite.
Shkatërrimi i shtëpive është një taktikë e zakonshme për Izraelin, i cili argumenton se janë një pengesë për sulmet e ardhshme.
Palestinezët dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se ato janë një formë ndëshkimi kolektiv e ndaluar nga ligji ndërkombëtar.
Në shtator, Izraeli urdhëroi prishjen e të gjitha shtëpive të ndërtuara pa leje në Qatana dhe Qubaiba, qytetet e lindjes së autorëve të krimit dhe tha se 750 banorë të qytetit do të humbisnin lejet e tyre të punës.Top Channel
-

Vranë 6 në një stacion autobusi në Jeruzalem, ushtria izraelite lajmëron se do shkatërrojë shtëpitë e autorëve
Ushtria izraelite tha të hënën se do të shembë shtëpitë e 2 personave të armatosur palestinezë që qëlluan dhe vranë 6 persona në një stacion autobusi në Jerusalem në fillim të shtatorit.
Ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse në qytet në vitet e fundit dhe ndodhi në sfondin e gati dy viteve lufte në Rripin e Gazës.
Autorët e sulmit në Jerusalem u vranë në vend nga zjarri i forcave izraelite.
Shkatërrimi i shtëpive është një taktikë e zakonshme për Izraelin, i cili argumenton se janë një pengesë për sulmet e ardhshme.
Palestinezët dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se ato janë një formë ndëshkimi kolektiv e ndaluar nga ligji ndërkombëtar.
Në shtator, Izraeli urdhëroi prishjen e të gjitha shtëpive të ndërtuara pa leje në Qatana dhe Qubaiba, qytetet e lindjes së autorëve të krimit dhe tha se 750 banorë të qytetit do të humbisnin lejet e tyre të punës.Top Channel
-

Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame, kryeministri Rama: Stacion kyç i historisë sonë si komb dhe kryeqytet
Konferencën ndërkombëtare për projektin e Muzeut të Artit dhe Trashëgimisë Islame, kryeministri Edi Rama e cilësoi si një stacion kyç i historisë së kombit tonë.
Kryeministri Rama theksoi se në Shkodër do të ketë një tjetër muze që do i dedikohet martirizimit të Klerit Katolik, duke plotësuar kështu mozaikun e munguar të fesë.
Rama: Ky është një stacion kyç i historisë sonë si komb, qytet dhe kryeqytet. Besoj se talenti i padiskutueshëm i arkitektit që është autor i një tjetër muzeu, Muzeut Marubi në Shkodër, që është dhe projektuesi i Muzeut të ri Kombëtar me ndërhyrje të rëndësishme arkitektonike është një garanci. Po punon për një tjetër muze në Shkodër që i dedikohet martirizimit të Klerit Katolik. Kështu plotësojmë mozaikun e munguar të fesë.Dua të falënderojë djemtë e institutit për dashamirësinë dhe kurajon për të nxitur këtë nismë dhe për të vënë në dispozicion koleksionin e tyre. Është e rëndësishme pjesëmarrja e tyre sepse një sfidë e madhe është dhe administrimi, organizimi i të përditshmes së tyre. Nuk është çështja thjesht të bëjmë një muze statik. Fjala është të kemi një muze të gjallë dhe aktivitete ekspozitash, performancash dhe diskutimesh. Pjesëmarrja e organizatës është garanci për një muze të gjallë.
/vizionplus.tv -

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb
Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame, një qendër e re kulture, që do të ndërtohet në një godinë historik në qendër të Tiranës, pritet të jetë gati brenda vitit 2030, tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të projektit këtë mbrëmje.
Në këtë muze do të ekspozohen objekte e libra me vlerë të rrallë dhe për kreun e qeverisë, ky do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb dhe i historisë së kryeqytetit në veçanti.
Rama vlerësoi arkitektit që do të punojë për këtë muze, Jesus Hernandez.
“Ajo që është e rëndësishme është se ky është një stacion kyç i historisë sonë si komb, i historisë së kryeqytetit. Kështu që, besoj se talenti i padiskutueshëm i arkitektit që është autor i një tjetër muzeu shumë të bukur, Muzeu Marubi në Shkodër, projektues i muzeut të ri kombëtar, është një garanci dhe më vjen mirë që paralelisht po punon edhe për një tjetër muze në Shkodër, muzeun që i dedikohet martirizimit të klerit katolik. Kështu plotësojmë edhe një mozaik të munguar të historisë së fesë në Shqipëri, që do të ketë hapësirën e vetë edhe në Muzeun Kombëtar”, tha Rama.
Kreu i qeverisë foli edhe për muzeun që pritet të hapet së shpejti e ku do të ekspozohet koleksioni i Artan Lames, që u nda nga jeta pak muaj më parë.
“Muzeu tjetër që është në ndërtim e sipër me koleksionin unikal të të ndjerit Artan Lame, na japin mundësi ta shohim të nesërmen e Tiranës të pasur me stacione, arti, kulture, historie, që do të shkojnë duke u shtuar”.Top Channel
-

Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame/ Rama: Stacion kyç i historisë sonë si komb tone
Në Konferencën ndërkombëtare për projektin e Muzeut të Artit dhe Trashëgimisë Islame, kryeministri Rama tha se ky është një stacion kyç i historisë së kombit tonë.
Më tej, Rama tha se në Shkodër do të ketë një tjetër muze që do i dedikohet martirizimit të Klerit Katolik duke plotësuar kështu mozaikun e munguar të fesë.
Sakaq, Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame do të jetë një qendër e re kulture që i mungon kryeqytetit, ku do të ekspozohen objekte e libra me vlerë të rrallë.
“Ky është një stacion kyç i historisë sonë si komb, qytet dhe kryeqytet.
Besoj se talenti i padiskutueshëm i arkitektit që është autor i një tjetër muzeu, Muzeut Marubi në Shkodër, që është dhe projektuesi i Muzeut të ri Kombëtar me ndërhyrje të rëndësishme arkitektonike është një garanci.
Po punon për një tjetër muze në Shkodër që i dedikohet martirizimit të Klerit Katolik. Kështu plotësojmë mozaikun e munguar të fesë.
Dua të falenderojë djemtë e institutit për dashamirësinë dhe kurajon për të nxitur këtë nismë dhe për të vënë në dispozicion koleksionin e tyre.
Eshtë e rëndësishme pjesëmarrja e tyre sepse një sfidë e madhe është dhe administrimi, organizimi i të përditshmes së tyre.
Nuk është çështja thjesht të bëjmë një muze statik. Fjala është të kemi një muze të gjallë dhe aktivitete ekspozitash, performancash dhe diskutimesh. Pjesëmarrja e organizatës është garanci për një muze të gjallë.” -

E rëndë në Itali! I riu afrikan përdhunon dy gra në një stacion autobusi pranë Romës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një stacion autobusi në Via Prenstinë, Romë të Italisë.
Një 26-vjeçar është arrestuar nga autoritet italiane për përdhunim e dy grave, një 60-vjeçare dhe një 44-vjeçare. Autori është nga Gabmia e Afrikës së Jugut dhe ka leje qëndrimi të vlefshme, pasi i është dhënë mbrojtje ndërkombëtare. Emri i tij nuk është bërë ende i ditur.
44-vjeçarja dëshmoi para policisë ngjarjen. “Më kërkoi një cigare, pastaj më tërhoqi zvarrë në një rrugicë pas Via Prenestina dhe më përdhunoi mbi një grumbull mbeturinash”, tha 44-vjeçarja.Top Channel
-

Nxehtësia ekstreme ‘pushton’ Europën e veriut, temperaturat alarmante arrijnë deri në 30 gradë C
Vendet e ftohta nordike po përvëlohen nga një nxehtësi e ‘paparë’ ndonjëherë.
Një stacion meteorologjik në pjesën norvegjeze të Rrethit Arktik regjistroi temperatura mbi 30 gradë Celsius për 13 ditë në korrik, ndërsa Finlanda ka pasur tre javë radhazi me nxehtësi 30 gradë Celsius.
Shkencëtarët thonë se kjo është seria më e gjatë e të dhënave që daton që nga viti 1961 dhe 50% më e gjatë se rekordi i mëparshëm.
“Një valë e paparë vape është ende në kulmin e saj, me një maksimum sot rreth 32-33 gradë Celsius. Edhe rajonet e Arktikut kanë parë tre javë mbi 25 gradë Celsius dhe mund të rivalizojnë nesër rekordet e tyre të nxehtësisë në gusht”, tha Mika Rantanen, një shkencëtare e klimës në Institutin Meteorologjik Finlandez.
Instituti Meteorologjik Norvegjez tha se temperaturat mbi 30°C u regjistruan për 12 ditë në korrik nga të paktën një stacion në tre qarqet e tij më veriore. Edhe pse vendi pati një pushim të shkurtër javën e kaluar ndërsa moti i nxehtë u zhvendos në veri dhe lindje, instituti tha se priste që temperaturat prej 30°C të arriheshin përsëri gjatë fundjavës.
Në Suedi, meteorologët thanë se valë të nxehta afatgjata u vunë re në disa stacione në veri të vendit, me një stacion meteorologjik në Haparanda që matte 25 gradë Celsius ose më shumë për 14 ditë rresht. Në Jokkmokk, Lappland, vala e të nxehtit zgjati 15 ditë.
Një vapë përvëluese përfshiu Evropën veriore në mesin e korrikut, e nxitur nga ujërat e nxehta pranë bregdetit verior norvegjez dhe një zonë kokëfortë me presion të lartë që solli temperatura në vendet nordike 8-10 gradë Celsius mbi normat sezonale. Rajoni është goditur gjithashtu që atëherë nga stuhitë dhe rrufetë që kanë shkaktuar zjarre.
Moti i nxehtë i ka zënë në befasi njerëzit në një pjesë të kontinentit që është përshtatur më mirë me të ftohtin. Studiuesit kanë zbuluar se vende si Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe Zvicra do të përballen me rritjen më të madhe relative në ditët e nxehta të pakëndshme, ndërsa planeti ngrohet dhe kanë paralajmëruar se infrastruktura e tyre nuk është e përshtatshme për t’u përballur.
Të mërkurën, një pistë akulli në Finlandën veriore hapi dyert për njerëzit që kërkonin strehim nga vapa, pasi ata mbushën dhomën e urgjencës së spitalit lokal, sipas mediave finlandeze. Të enjten, barinjtë paralajmëruan se drerët e tyre ishin në prag të ngordhjes nga vapa.
Top Channel
-

Shkurtimet e fondeve për transmetuesit publikë në SHBA, Axios: Ja çfarë do të ndodhë me stacionet televizive lokale
Shkurtimet në fondet federale për transmetuesit publikë të SHBA-së pritet të çojnë qindra prej tyre në reduktimin ndjeshëm të operacioneve të tyre ose mbylljen në të gjithë vendin, veçanërisht në zonat rurale ku nuk ka burim tjetër lokal lajmesh, sipas një analize të Axios.
Siç vëren raporti, transmetuesit publikë ofrojnë jo vetëm lajme, por edhe informacione kritike që mund të nënkuptojnë “jetë a vdekje” për komunitetet lokale. Pasi një transmetues mbyllet, nuk ka gjasa që licenca të kthehet ndonjëherë në një stacion lajmesh të komunitetit, shpjegoi CEO e PBS, Paula Kerger, në një intervistë me Washington Post.
“Mund ta imagjinoj se ato do të shiten në ankand për çfarëdo qëllimi dhe nuk do të ketë më kurrë një stacion televiziv lokal në një komunitet”, tha ajo.
Nga 206 qarqet që janë përcaktuar si “shkretëtira gazetareske” nga Projekti i Lajmeve Lokale të Universitetit Northwestern, 67 shërbehen nga sinjale lokale të radios publike, sipas NPR.
Shumica e këtyre stacioneve janë të vendosura në komunitete rurale që varen shumë nga financimi i qeverisë federale për të mbijetuar.
Senatorja republikane Lisa Murkowski, e cila votoi kundër shkurtimit, postoi një shembull se si transmetuesit publikë në shtetin e Alaskës vepruan si një litar shpëtimi jetësor pas një tërmeti me magnitudë 7.3 ballë.
“Si banorët vendas ashtu edhe vizitorët ishin në gjendje të evakuonin zonën falë paralajmërimeve federale për cunami të transmetuara përmes stacioneve lokale të transmetimit publik. Ky është realiteti”, tha ajo.
Stacionet lokale të radios janë gjithashtu përgjegjëse për përhapjen e një sërë paralajmërimesh për sigurinë publike, duke përfshirë Alarmet Amber dhe Alarmet Silver.
“Sistemi i ndërlidhur i transmetimit publik është i vetmi sistem i aftë të transmetojë këto paralajmërime në çdo cep të vendit tonë dhe në nivel qarku dhe shteti ne e përdorim atë shpesh gjatë gjithë vitit”, shkruajnë dhjetëra zyrtarë lokalë të sigurisë publike dhe menaxhimit të emergjencave në një letër të kohëve të fundit drejtuar Kongresit.
“Edhe nëse një banor dëgjon një paralajmërim emergjence në një stacion radiofonik komercial, ai paralajmërim shpesh transmetohet nga një sinjal i mirëmbajtur nga një stacion radiofonik publik”, shtuan ata.Top Channel
-

Veliaj: Zjarrfikësit janë heronjtë tanë, ndërtuam një stacion të ri pas 40 vitesh
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për punonjësit zjarrfikës, të cilët i cilësoi si “heronjtë e një qyteti”. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj tha se kontributi i zjarrfikësve është i pazëvendësueshëm, veçanërisht gjatë situatave të jashtëzakonshme si tërmeti apo pandemia. Ai solli në vëmendje ndërtimin e një stacioni të ri zjarrfikës në zonën e Kinostudios, një investim që, sipas tij, nuk ishte bërë prej 40 vitesh në kryeqytet.
”Zjarrfikësit janë heronjtë e një qyteti. Për Tiranën dhe secilin prej nesh, mes ngjarjesh të jashtëzakonshme si ajo e tërmetit apo pandemisë, ata kanë qenë dhe janë më shumë se kaq: njerëz të sakrificës!Jam krenar që prej ditës së parë në detyrë, kemi ditur të bëjmë gjënë e duhur për kolegët zjarrfikës, qoftë duke investuar në mjete më moderne për ta, në uniforma të reja dhe më shumë staf, qoftë duke i trajtuar me shtesa në pagë apo shpërblime për punën e tyre super të vështirë.
Ajo që më jep më shumë kënaqësi është fakti se arritëm të ndërtonim një stacion të ri zjarrfikës, nga themelet, në Kinostudio, një investim që s’kishte ndodhur në Tiranë prej 40 vjetësh, e që sot e ka bërë edhe më të sigurtë qytetin ku jetojmë.
Me dalje në Unazën e Re dhe i pajisur me të gjitha mjetet dhe kushtet e nevojshme për një stacion modern, kjo godinë është prova e punës së bërë në një dekadë për ta çuar qytetin përpara. Mirënjohje për të gjithë punonjësit zjarrfikës që kanë punuar dhe punojnë në shërbim të komunitetit të Tiranës”.